Të fitojë Berisha,
E ka të pamundur,
Por vetë po bën Rama,
Gjithçka për të humbur!
Ndaj tani më duket,
Mundim krejt i kotë,
Kur kërkoj me ngulm,
Votë e nga një votë!
Kokërr e një kokërr,
Porsi milingona,
Kur ky Edi votat,
I heq me kamiona!
Çdo ditë kryetari,
Shton e shton minuse,
Dhe listë e PS-së,
Është demotivuse!
Se vërtetë më duket,
Një punë krejt’e pistë,
Kur shumë luftëtarë,
Nuk i shoh në listë!
Edvin do të mbetesh
Prap’ te bishti i urës?
Një mandat të sigurt,
E humbet në Durrës!
Një eufori,
S’di se nga e nxjerr
qindra në mos mijra,
humbet dhe në Fier!
Nastradini tha:
Nesër ke muzikën.
LSI-ja ka,
Sa këta që ikën!
Do themi ku ishim?
Hiç dhe asgjëkundi!
Ç’mund, të rregullohet,
Sa pa ardhur fundi.
S’di nga kush i merr,
Këshillat o mik,
Kjo është shumë e thjeshtë,
Veç arithmetikë!
I kam thënë të gjitha,
Po pa thënë më mbeti,
Mendoj se Edvini,
Ka frikë nga pushteti!
Po le të na thotë,
Se s’jemi me bisht,
Mos i marrim zgjedhjet,
Dhe kaq seriozisht!
Kur i zot’i punës,
Çdo ditë bolet tall,
Sikur s’ka kuptim,
Të bëhem tellall!
Kur ai partisë,
Vetë po i kall flamën,
Ç’vlerë ka thirrja ime:
“Votoni për Ramën!”
Shenjat janë që s’do,
ta heqi Berishën,
Lidheni Edvinin,
Se ju vuri pishën!
EDVINI siq i thua me shume te drejte ti shoku Duka,nuk u be sot ky qe thua ti.I tille ka lindur,formuar ,gatuar,skalitur e brumosur.Ti s’paske qene kerkushi qe nuk e paske njohur deri sot, ose e ke njohur po je qorruar nga indoktrinimi ne sherbim te partise.Gjithesesi e gezofsh dhe i pash hajrin.
Me dhimbset atdhe
qe po vuan nga prej vitesh
ndaj dua ndryshimin
ne ket shtet banditesh
Besen nuk ja kam
Edvin xhirafes
se po ben cdo dite
gaf mbas gafes.
Ka mbet veç nje shpres
qe me mbush plot gezim
quhet FRD-ja
e Presidentit BAMIR.
Me qe nuk po ja mbaka njeriut po flas une, te lumte goja o Arben Duka!
Dua te di nje gje, kush eshte Milena Harito? Cfare ka bere per PS-ne? Eshte e vertete qe eshte kusherire e Rames?
Sa miq personale te Rames ka ne lista, dhe sa veprimtare te partise? Si qendron raporti midis tyre?
Z Duka!
Ate qe beri Edi ne Durres.
Ate qe beri ne Vlore,duke hyre vete e perzene vlonjatin Malaj.
E ate qe desh te beje me Braçen.
Na ka bere te gjitheve per te vjelle.
Jam i skandalizuar nga politika.Pisllek,papergjegjesi e inkopetence e papershkruar.
Kur nderkohe:
Berisha me shpikje e sistemit AMFIB te multialeances e ka akoma me telehte te fitoje zgjedhjet.
Betejen nga ajri e fitoi,duke i hequr nga dora Edit.Kreshnikun e AK-se.
Betejn ene Toke e ka te fituar se i ka te dyja kembet ne toke.
Ka mbetur vetem 1/3 e betejes per tu bere,ajo ne terenin e ngjalve,ne uje.
Ku berisha me SISTEMIN AMFIB,i ka futur profesionistet e ujit.
Keshtuqe mandat i 3-te per Berishen.
Pasi me cpo shohim,paska per te qen shume me mire se aleanca e ngjalve,qe u be me bekimin e de-lugateve nga jashte,qe kishin shkatteruar me pare vendet e tyre.
Ti Fleks je nje provokator i ndyre.
Ti je Zagar i Sali Mashtrusit dhe hiqesh sikur te vjen keq per socialistet.
——————————-
Dy fjale per Poetin, Arben Duken.
Në kete poezi je radhitur ne anen tjeter te barrikades.
Në se ke simpati per Agron Duken, nga platforma personale nuk mund te sulmosh keshtu Kryetarin e Opozites.Ti e kupton shume mire qe nje autoritet i tille ka hapsira shume te medha per te perfaqsuar gjykimin e Partise se vet dhe per te arritur ne konkluzione te drejta.
Me modest, byrazer, me modest.
Do shkruaja me ashper, por me vjen keq se kam respekt per vepren tende pergjithsisht.
Je shume i sakte miku im N.V. Natyrisht tipa si ky Fleks, apo ky qe kerkon te perdhose nje figure te luftes nac.çl. duke dale me emrin e tij, jane nga ata lloj provokatoresh te ndyre dhe te paskrupullt qe ruajn me qiri rastin per te vjellur helm ndaj popullit opozitar dhe jo vetem forces politike apo drejuesi te saj ne opozite. Kjo eshte nje lloj lemerie apo panik ne ikje, grahmat e fundit te nje pushteti te degjeneruar dhe e marre fund.
E ndersa per sa i perket Arben Dukes, qe me kete poezi kerkon te fluturoje me presh nga pas, ia ke thene shume sakte. Se Arbeni jo per Agron Duken, por dhe per “disidentin” e PD Nikoll Lesi nuk e ka kursyer talentin e tij, kundrejt “gjetheve” te rrapit. Atehere me duhet t’i bashkohem zerit te Kozma Dushit, ndonese e urrej vendimin e tij per t’i sherbyer partise se shkaterimit te Shqiperise , por vetem fjaleve qe i drejtohet Arbenit dhe ne rasttin konkret per kete paçavure-poezi, si nje ish i njohuri i tij i vjeter:Turp per ty Arben Duka, qe furnizon me uje mullirin e Sali mullixhiut!
O Ben, po mbaje veten…je shume emotiv…
Para se te flasesh, mendo pak, shikoji ne total punet, e mos reago kaq pa pergjegjesi…jo per gje po ky mikrofoni qe te ve gazeta ne goje, te ngarkon pak me pergjegjesi…jo cdo p…rdhe qe te vjen, duhet ta leshosh ne eter… mos pretendo se i di te gjitha, dhe po thua mendimin me te peshuar, merre me qete, mos mu bej si Ben Malaj, ne fund te fundit nuk eshte kaq kollaj kjo pune, do pak pergjegjesi tek te gjithe, dhe largpamesi (per ata qe munden).
Edi Ramo ka shkaterruar perfundimisht politiken e vjeter.
Lidheni, por duart lerjani zgjidhur, ndersa truri nuk lidhet, eshte biologjik eshte personal dhe shyqyr qe zoti e ka bere te tille….
Zoti Duka (Arben). Kam frike se nga nje poet po kthehesh ne nje bejtexhi. Nuk ke fare koherence ne poezite (tanime bejtet) e tua.. Ke kaq kohe qe I thur lavde Edi Rames dhe tani na thua qe ta lidhkemi. E di qe je I zhgenjyer nga moskandidimi I Agron Dukes ne PS dhe per kete thua qe fajin e ka Edi Rama (dhe une jam dakort me kete). Por kurrsesi nuk jam dakort qe Duka te kandidonte per partine republikane. Per mua edhe Edi ka faj ne kate rast por edhe Agroni ka faj. Ku do ti çosh poezite qe ke shkruajtur per Mediun dhe Gerdecin ? E them vazhdimisht me miqte e mij, qe nje rol te rendesishem per permbysjen e regjimit te Saliut (qe do te ndodhe me 24 Qershor) ka luajtur dhe luan Emisioni “Fiks Fare” , gazeta e Mero Bazes “Tema” dhe poezite e Arben Dukes.!!!!! Kam frike se per hir te nje mirenjohje qe ke kundrejt Dukeve ( qe e meritojne) mos te kthehesh ne nje poet oborri, ( qofte ky dhe oborri I Dukes).
Do isha dakort me Duken , do isha dakort me kedo , por jam dakort vetem me ate qe thote ISARAJ.
Do me perkulte ne mendim Agron Duka nese pas mosvenies ne liste do vazhdonte te luftonte ne radhet e socialisteve per idene e tij e jo te kalonte ne nje parti te kundert, do isha dakort me Islamin nese bindjet e tij te majta do mbeteshin te majte, do isha dakort me Malajn nese nuk do ngrihej kunder fitores se mundshme te PS. Por jo. Te gjithe kane qene as me pak as me shume por kameleone te cilet nepermjat mashtrimit politik kane arritur te bejne biznes por jo karriere. Karriere duke kaluar nga nje parti ne nje tjeter nuk behet.
I nderuar poet kesaj radhe i thure lavde vetvetes . Ti besoj je poet se ashtu je e jo se je bere poet se keshtu fitohet. Po qe per te fituar do te ta kishte zene vendin DUKA I KRIMIT, Arben Malaj, Kastriot Islami e te tjere. Po jo. Prandaj ja ke fiute kot plako.
Ore nga i shpikni keto koncepte ju? C’do kontribuosh ne parti mbasi te heqin karrieren? Te rrish te pish kafe te Vienna me shpresen se do te rikthej Rama? Po jo o mik se ky eshte servilizem jo kontribut.
Atehere largohu nga politika dhe mos lepi ate qe ke peshtyre dikur. kjo tregon se me shume per keta persona ka rendesi te fituarit material se sa ideali apo kombi.
Me dukesh Arben
Je pak i nxituar
Per ate qe sot
Ne gazet ke shkruar
Ben pune emocioni
Te kuptoj i dashur
Por me ca ‘kendeze”
Buza na ka plasur
Nje pjese te larguar
Disa te pa shpallur
Sot u erdhi dita
Te jene te pavarur
Koha ka treguar
Kush e le ‘kopene”
Humbet i vetmuar
Iken e merr dhene
Ky vargu i fundit
Me kujton Naimin
Po c’jane te pavarur
Do marrin shperblimin
Se ky popull hiqet
Gjoja si pa mend
Po per te pa bythet
Ka vetem nje vend
Dhe e di se ku?
Jo ne maje te krese
Por kur meritojne
Perjete ne harrese
Mbaji ne pellembe
Keta nuk kenaqen
Si tu japesh doren
Dhe tu japesh faqen
Ndaj dhe Edi Rama
Besoj u a ka thene
Te jemi bashkuar
Pa ofiq su leme
Ne mos deputet
Do kete vende plot
Ca do je ministra
E ca neper bote
Ndaj nga ty Arben
Neser pres habere
Per fitoren tone
Ne prag te kesaj vere.
Se nga kjo fitore
Do fitoje e mira
Te ikin kusaret
Te iki e liga.
Rama me largimet e fundit shpartalloi klanin nano brenda PS se. Duka dhe Malaj, por edhe Bello ishin treshja e fundit. Fatosi qe ishte terhequr, por qe nuk e mbyllte syne, priste qe pas zgjedhjeve te krijonte partine, duke i terhequr deputetet e tij dhe duke u bre keshtu menjehere parti parlamentare. Mirpo ne momnetin e fundit dikush e sinjalizoi te gjatin qe gjithesesi gjate kesaj kohe e mendonte kete.
Histori konspiracionesh.
Arkivat do te hapen shume shpejt dhe nuk do te presin 50 vjet.
Berisha ka ditur qe ne kete periudhe postkomuniste te levize mire qe te gjithe fijet duke patur gjithmone ne krah te tij here njerin grup dhe heren tjetrin me te pabesueshmin. Thjesht ka ditur te mbreteroje ne ate kaos qe ka mbjellur.
A do te vazhdoj me keshtu.
Largimi i tij perfundimisht nga politika do te jete ne fakt nje mision krejt i pamundur, sepse pas tij jane edhe sherbimet sekrete fqinje te cilat e duan shqiperine keshtu siç eshte, pa stabilitet dhe krejtesisht te rrenuar.
Po Gramoz Ruci? Jo vetem qe eshte i Nanos por eshte edhe kryekrimineli i jugut? Pse nuk e spastron pak edhe ate?
Sa per largimin e sales nga politika,kete e vendos populli dhe jo Rama ose agjenturat e huaja. Po u cua populli dhe nuk ja ngroh krahet PS sic bere ne kohen e Nanos, Sali Berishen nuk e shpeton dot Zoti lart ne qiell e jo me agjenturat e huaja qe sot u sherben e neser te hedhin ne puset vet. Pas 97 Gerdecit dhe 21 Janarit te jete ne parlament si ligjevenes? Je ne terezi ti? Sali BErisha e ke vendin ne VARR, as ne burg jo se burgjet mbahen me taksat tona e sja vlen ti harxhojme per te mbajtur sales ne burg! Keshtu qe nga ato qe ke thene ti me lart nuk qendron asgje. Madje eshte Rama qe na nxjerr Meten e Tosin si shpetimtar.
Gramoz Ruci kriminel,Sali Berisha Skenderbeu i II-te.Keto skizofreni mendore vetem geget jane ne gjendje ti prodhojne.
Gramoz Ruci kryekrimineli jugut, ndersa Sala eshte krykrimineli shqiperise, vrases e tradhtar. Ate fjalen Skenderbe e ke permend ti labi jo une. Ne fakt ste vej faj kur mundohesh te mbrosh te pambrojturen, arsyetim skizofreni si ky i joti do besh. Ahh edhe sa per informacion, jam le e rrit ne Tirane e me origjine nga jugu nga te dy prinderit. Madje 50% jam nga Vlora 🙂 Gramoz Ruci, krahu djathte i Nanos fali Salen ne 97, jo Tropoja (veriu) ku edhe sot e kesaj dite ai sguxon te shkel. mos u mundo te fusesh percarje thjesht sepse sdi si te justifikosh Parine mafioze kriminale te Tiranes. Hajt shendet
Poeti i talentuar Arben Duka eshte gjithsesi njeri. Njeriu ka huqet e veta, Keshtu ndodh dhe me “Shefqet Musarajin e Diteve Tona”.
Lexuesi i nderuar duhet ta dije se z. Arben ka qene kryetar i shtabit elektoral te Agron Dukes ne vitin 2005, ku humbi perballe Sokol Olldeles me urdher te Nanos.
Gon Duka ka goxha reputacion ne Shijak, por jo ne SHBA, qe nuk i kane dhene vize amerikane kur ishte minister bujqesie i Nanos.
Edi Rama eshte urdheruar te mos fuse ne lista as Duken as Koken, ndonese i ka miq.
Keshtu, i nderuari Arben. Keshtu i nderuari Thano. Keshtu e nderuara “Dita”!
Mua me pelqeu opinioni i rimuar i Dukes. Por “fisheket” e bukur poetike vetem sa bejne zhurme sikurse fisheket mesimore.
Te lutem zoti Ben, mos u streso. Shqiperia ka nevoje per rimat e tua. Mos u semur emocionalisht nga mosperfshirja e Gonit ne lista.
Edhe mua me vjen keq nga mosnominimi i Gonit, por, tek e fundja, nuk behet qameti. Goni eshte OK me biznesin. Edhe Ter Koka eshte OK.
Ti o mavri Beni, une mavri Idrizi jemi troke dhe do te jemi troke, pavaresisht kush fiton.
M’i bej te fala Spartak Poçit, o Ben, se ai e ka zgjidhur problemin, duke mos u perzier me ne politike.
Me respekt.
Hahahaha. Ti je per te ardhur keq Arben Duka! Kulmin tend e ke pasur dikur kur shkruaje tekste per kenget e festivali. Pastaj….. Por per here te pare bie dakort me ty. Po i bie qe ti nuk je me rilindes apo jo?
Me moskandidimin e DUKES ps humbet nje mandat ne durres.mE KANDIDIMIN E KOCO KOKEDHIMES HUMBET VOTA NE FIER SE KOCUA ESHTE NJE ORDINER QE NE CDO NDESHJE FUTBOLLI SHAHEJ 90 MINUTA NE FIER DHE ESHTE NJERIU ME I URRYER NE FIER.MORI 300000 EURO NGA BASHKIA E FIERIT PER FUTBOLLIN DHE VETE THOTE KAM HARXHUAR EDHE 900000 EURO NGA TE TIJAT PRA ME 1200000 EURO SIPAS KOCOS FIERI DOLI I FUNDIT KUR DHE KORCA QE ESHTE KAMPIONE KA HARXHUAR ME PAK.
Kocua 9-n e ben 900 o te keqen 🙂
I ke qare keto rrjeshta! I ke qare! 4 rrjeshtat e para i thone te gjitha! Edi Rama ka punuar sistematikisht keto vite per te rrenuar e shkaterruar PS. Eshte e njetja loje qe ka bere Nano ne 96 qe futi sherr kur i thoshte jo guraleca jo terci verci. Fiks i njejti skenar! Shkaterrohet PS, pecahet vota. Ai ka bere nje opozite tradhtare qe ka falur pasurite shqiptare dhe gjakun e derdhur nga krimet shteterore te Saliut. Ndryshoi kushtetuten, ligjin e zgjedhjeve e ndyshoi – pra u be bashkepunetore aktiv i venies se dikatutres. Dhe sot, kur Berisha eshte i mbaruar ne te gjitha kuptimet, ai po i jep goditjen e fundit shkaterruese PS dhe gjithe elektoratit te majte, qe Sala ta ket me te lehte te vjedh vota sepse vota do percahet. Ah edhe listat ja ka keshilluar Sala nepermjet Metes, e ke me 100 firma kete, nese se ka kuptuar akoma njeri. Ne kete gjendje qe eshte sot Shqiperia nuk ka nevoje qe PS te dal per programe arsim, shendetesi e terci verci. Thjesht duhet te ishte e bashkur dhe 80% te popullit i kishte me vete, por sdo/ smundet sepse kur i eshte dhene detyra, i jane dhene urdhra te tjera Ed GELAZEs
Une e di, fitoren
Mezi po e pret
Por gjakftoht o Ben
Se mendjen “humbet”
Nje pyetje kam une
Pegjigje jep ti,
Me delfinet e Nanos
Mban dot qeveri?
Ata dhe opoziten
Per pak e shkatrruan
Nga hajdut Berishen
Qingj e lauruan
Ti qe dje i the
Kacit zemer zi,
Ky adashi jot
Kur doli “flori” ?
Se Kac zemer ziu
Faj te madh nuk ka,
Opozite ishe
Opozite te la
Jo se s na demtoi
Kaci jon i zi,
Po nje “nder” na beri:
Iku porsi mi.
Po cdo thoshe neser
O Arben me det,
Kur adashi jot
Te qe deputet?
Kur kartoni Malajt
O Arben o drite,
Ty nga maxhorance
te kthen opozite?
Nuk do qe e tmershme
More shpirt njeriu,
Qe si maxhorance
Te mburej Saliu?
Meraku per socialistet
Malajn nuk e ha,
Pazaret me Nanon
Te vjetra i ka.
Malaj edhe Nano
gjithmone aspirojne,
Pas dy javesh Ramen
ne toke ta rrezojne.
Pastaj shpejt e shpejt
Te marrin partine,
As u behet vone
Se lene qeverine.
Dhe shpejt me Berishen
pazarin e bene,
“Ti rimerr qeverine,
Ne marrim PS-ne”.
Do thone:Pune e madhe
Jemi opzite,
Pushteti patjeter
Do na vije nje dite.
Ne djall socialistet
Do thone neper dhembe,
Mjafton Edi Ramen
E hodhem nder kembe.
Po je kunder Sales
Quhesh Komunist,
Po je vec me Nanon
Quhesh socialist.
Kete situate
Sala mezi pret,
Nanon mbi PS
Vete ne pushtet.
Dhe keshtu beteja
Ne PS vazhdon,
Dhe pas Sales Gita
Hipur ne timon.
Si thua o Ben
Mos e kam gabim?
Me thuaj nje fjale
Per gjykimin tim
Por nje fjale te fundit
Po ta them me ze:
“Me mire djepi bosh,
Se djalli ne te”.
Nuk te kuptojne Profet, kur te te kuptojne do jete vone. Nuk te kuptojne qe kjo eshte satire dhimbjeje dhe jo satire goditese. C’tu besh turmave militante poet. Ato nuk kuptojne as nga politika e as nga matematika !? Ato dine vetem kaq : O me ne o kunder nesh.
ARBEN,O LAB I THEKUR ,
ME DUKET PASKE VDEKUR ,
KUR MBRON ARBEN E MALAJVE
KODOSHN E NANO-SALAJVE.
PO PSE KESHTU MOR BEN,
SE NJOHE ATE QEN,
QEPARTIN E KAFSHONTE,
KUR ISHTE KEQ LENGONTE.
TI DI NJERIU I MIRE
PROVOHET KUR ESHTE VESHTIRE,
SEPSE KUR GJITHE KANE MIRE,
BEHET I PESHTIRE.
NESE BEN VEC SERVILE
QE TE LEPIJE BIRBILE.
ARBEN ME MOS GABO.
NE SE NE POPULLIN DO.
Njerez mos u ligeshtoni , mos humbisni ne tym por mundohuni qe te kontriboni te gjithe ne Fitoren e Madhe .Nje gje eshte e rendesishme ikja e BASTARDIT qe ka bllokuar frymemarrjen ekonomike, zhvillimin,demokracine,te drejtat e te gjitheve prandaj ka vetem nje zgjidhje fitore PS me kocon pa arbenin , me edin pa agroni ne se duhet te fitojme mosdezertoni nga perpjekja per ti dhene rilindje ekonomike politike dhe sociale vendit tone qe lengon prej vitesh. Prandaj i uroj shendet dhe energji Arben Dukes .
Shume e sakte.PS eshte e tradhetuar,por do e kuptoni me 24 Qershor,kur edhe Iliri duke pare qe nuk ka fituar PS do shkoje perseri me Saliun.
Ata qe do ikin, kurre s’do kerkojne falje.
Dhe ata qe do vijne,
s’kerkojne pergjerim.
Te varferit do ankohen gjithmone
se kjo bote eshte nje tallje,
loja e pushtetit nuk eshte leter me vrime.
PS i kishte te gjitha mundesite per te fituar.Ka gabuar rende me Malaj ne Vlore dhe Duka ne Durres,pra utomatikisht ka humbur dy deputete. Eshte per te ardhur keq se PS eshte kthyer ne kompani private te Edit, i mbeti vetem te nxjerre niptin prane Qendres Kombetare te Regjistrimit, te pakten te paguaj taksat.
O Ben shikoj qe ta ka kapur “emocioni” I momentit. Lufta ndaj sundimit dhe shkrime te tilla qe corjentojne mendjet e elektoratit te corjentar nuk shkojne bashke. Ne kete situate, shkrime te tilla dekurajuese e turbulluese nga ju, muc nano e mero baze s’jane gje tjeter vecse shkalle levizese qe ndihmojne sundimtarin per tu ringjitur nga humnera ne cilen do ta hedh vota e populli ne poltronit e sundimit!!
frank: Po Gramos Rucin ish sekretar I pare I komiteti te partis dhe minister I mbrenshem I PPSH.