E vërteta e Ben Blushit dhe një kapriçio e Ramës ?

anazapta

E kam kritikuar dhe kam debatuar në “Opinion” me Ben Blushin kur pas zgjedhjeve të vitit 2009 kërkonte, në përputhje me statutin e PS, që Edi Rama të dorëhiqej edhe pse Sali Berisha refuzonte të hapte kutitë, një indicie kjo se zgjedhjet kishin qenë të grabitura. E kam kundërshtuar edhe kohë më vonë kur i është rikthyer kërkesës që Edi Rama, në funksionin e kryetarit të PS, duhet t’i nënshtrohet zgjedhjeve, po sipas statutit.

Jo se kërkesa nuk qe e drejtë, por sepse pas saj shquaja, intuitivisht, qëllime që pak kishin të bënin me një shqetësim të vërtetë për demokracinë në PS dhe më gjerë. Madje në funksion të kësaj të fundit, e kam kritikuar Blushin nga se ka qenë një ndër mbrojtësit më të flaktë të ndryshimeve antidemokratike të Kushtetutës në vitin 2008 që kanë rezultuar, dhe siç e kanë pranuar edhe autorët e tyre (përveç Berishës), qartazi në frymë autokratike. Shqetësimi për demokracinë në parti në një kohë që mbështet prishjen e balancave institucionale që pengonin degradimin e demokracisë në shtet?!

 

*****

Të shpalosura thuajse paralel me pozicionime jo në favor të një demokracie të shëndetshme në shtet, shqetësimet e Blushit për demokracinë e brendshme në parti (PS) flisnin, në rastin më të mirë, për një ambicie konkurruese por jo për një shqetësim parimor. Por nuk mund të shmanget një dozë spekulative në supozimet se çfarë fshihet pas kësaj. Por gjithsesi, pa e neglizhuar edhe këtë optikë, nuk mund të themi se Blushi nuk ka të drejtë në problemin që ngre. Ai vepron gabim kur, për shembull, akuzon se deputetët socialistë po vjedhin pa dhënë asnjë fakt, as edhe një emër. Të pa shoqëruara deri edhe me denoncime në prokurorie, këto deklarime janë në stilin e “llafeve të kazanit” të Berishës.

Por nuk mund të thuash se Blushi vepron gabim kur kërkon zbatimin e statutit. Madje, i shkëputur nga gjithë atmosfera e intrigës që mbështjell politikën, mund të themi se aksioni i tij është, në vetvete, i dobishëm për demokracinë në PS. Sepse vërtet demokracia në një parti është inferiore përballë demokracinë në shtet, sepse vërtet partitë janë të prirura natyrshëm për nga oligarkia dhe, në një masë ose në një tjetër, për ta butaforizuar demokracinë e tyre të brendshme por, pikërisht për këtë, përpjekja për t’i mbajtur ato sa të jetë e mundur më demokratike, është një mundim që ja vlen.

 

*****

Dhe lëvizja e Blushit, pavarësisht nga motivet që e shtyjnë atë, i shërbejnë këtij qëllimi ndërkohë që mund të thuhet e kundërta për reagimet thuajse në bllok ndaj kritikave të tij. Uniteti i shtabeve drejtuese të PS rreth kryetarit të saj, për më tepër haptas kundër statutit të partisë që vetë e kanë miratuar, shfaqet shqetësues për të mos thënë i neveritshëm.

Në një nga librat e tij, Henri Kisinger (Henry Kissinger), jep të kuptohet se detyrë e politikës nuk është kontrolli i poshtërsisë por që t’u vërë kufij atyre liderëve që mendojnë se përherë kanë të drejtë dhe epërsi morale mbi të tjerët, se janë të virtytshëm. Këta janë njerëzit më të rrezikshëm.

Kisingeri përdor termin “righteousness” një term i huazuar nga fetë që ka shërbyer për të treguar një mënyrë të jetuarit pëlqyeshëm nga Zoti. Por pikërisht politikanët, aq më tepër ata me natyrë autoritare, kanë prirjen ta quajnë veten “righteous”. Dhe kur një lider e merr veten për të tillë, do të këmbëngulë të ndjekë objektiva të pa kufizuara nga asgjë, madje edhe nga statuti i partisë apo kushtetuta e një shteti.

KopertinaNë këto rast nuk ka shpëton dot demokracia. Ajo është indiferente, inerte ndaj vlerave. Por na shpëtojnë pikërisht institucionet që, sipas Fukajamës (Fukuyama), janë rregulla që drejtojnë sjelljen tonë, në radhë të parë të liderëve. Na shpëtojë institucione si statutet, rregulloret, kushtetutat shkak i lindjes së të cilave është ligësia jonë.

Se po të mbretëronte virtyti nuk do kishim nevojë as për parti e jo më për statute dhe kushtetuta. Prandaj kudo që ato dhunohen, duhet të alarmohemi sepse janë sinjale që na tregojnë se ka mbirë lideri i pagabueshëm (righteous) si dhe, kuptueshëm, edhe oborri i servilëve përreth tij.

Dhe liderë të tillë nuk janë shpëtimi por shkaku i katastrofave në demokraci. Nëse shqiptarët nuk e kanë mësuar kaq gjë pas 45 vjet diktaturë dhe 25 vjet demokraturë liderësh të pakufizuar në vullnetet dhe kapriçiot e tyre, nuk do të mësojnë kurrë nga pësimet!

 

*****

Rama, dhe të tjerë në lidershpin e PS, kundërshtojnë të bëjnë zgjedhje për kryetarin me sofizmin se kështu vepron edhe Partia Laburiste britanike kur është në qeveri. Një mbrojtje e dobët që nuk e fsheh konformizimin, e të gjithë atyre që e zhvillojnë këtë avokati, me vullnetin apo më saktë, kapriçion e Ramës (sepse aty ku nuk ka një arsye ka një kapriçio ndërsa është e vështirë të gjesh fillin se përse, edhe pse është e sigurt që rikonfirmohet si kryetar, Rama këmbëngul të mos bëhen zgjedhje) për të mos respektuar një rregull statutor.

E vërteta është se duke mos bërë zgjedhje për postin e kryetarit të partisë ndërsa ky është kryeministër, pra fitimtar në zgjedhje, Partia Laburiste respekton një kërkesë të statutit të saj në të cilin shkruhet: “Kur Partia Laburiste Parlamentare është në qeveri dhe lideri i saj apo zëvendësi i tij është kryeministër ose pjesë e kabinetit qeveritar, zgjedhjet mund të mbahen vetëm me kërkesën e shumicës votave përfaqësuese në konferencën e partisë”.

Ndërkaq nuk është fare kjo situate në PS. Statuti i saj kërkon prerë që Kongresi të mblidhet një herë në 4 vjet dhe, në një tjetër nen të tij, sanksionohet që kryetari i PS zgjidhet po një herë në 4 vjet. Prandaj mund ta dyshosh sa të duash, por, në këtë rast, nuk mund t’i thuash Blushit se kërkesa e tij është e padrejtë. Përkundrazi, i padrejtë është reagimi i partisë ndaj Blushit. Një reagim që nuk justifikohet dot as me huazimin e përvojën angleze të Partisë së Toni Blerit (teknikë që na kujton edhe spekulimin e dikurshëm të Berishës dhe Bashës për të shmangur tenderimet për rrugën Durrës-Kukës duke përdorur legjislacionin britanik) dhe as me faktin që PS ka fituar dy palë zgjedhje rresht.

 

*****

Dallimi është i qartë: Laburistët nuk bëjnë zgjedhje për kryetarin e partisë, kur ky i fundit është kryeministër, duke zbatuar statutin e partisë ndërsa socialistët shqiptarë, e dhunojnë statutin e PS duke mos bërë zgjedhje! Reagimi në PS kundër një kërkese të bazuar në statut, është shenjë e fillesës së një tiranie të shumicës absolute të themeluar në unitetin rreth liderit. Por statutet janë shpikur që liderët të mos bëjnë çfarë të duan edhe kur mbështeten nga shumicat.

Statutet aprovohen demokratikisht pikërisht që, në emër të disa parimeve universale dhe të paprekshme, të shpërfillin kontingjencat e liderëve dhe shumicave, që ata të mos kultivojnë ambicie të pakufizuara. Shkurt, statuti është bërë që, në një farë mënyre, të “shpërfillë demokracinë”! Si një Bankë Qendrore që po të zbatojë “demokratikisht” dëshirat e publikut, do çonte në rrënimin e ekonomisë pra edhe të publikut vetë. Të njëjtin funksion kanë edhe kushtetutat në shtet apo statutet në parti.

Prandaj dhunimi i tyre është alarmant. Sepse na tregon që liderët, të mbështetur nga servilizmi i shumicave, po shkelin aty ku, për të mirën e demokracisë dhe lirisë të gjithsecilit, nuk është e lejueshme të shkelin.

 

*****

Por si duhej të vepronte Rama dhe PS në këtë rast? Kam mendimin se duhet të zbatonte statutin, të bënte zgjedhje (që me shumë gjasa do rikonfirmonin Ramën si kryetar të saj) dhe, më pas, Kongresi mund të adaptonte përvojë e Partisë Laburiste duke amenduar edhe Statutin. Por dhunimi i Statutit, sado të forta dhe të bazuara të jenë “arsyet” për një gjë të tillë është, në vetvete, një precedent i rrezikshëm që asnjë lider që vërtet preokupohet për të ardhmen demokratike të saj, nuk do ja këshillonte partisë së vet e aq më pak, ta udhëhiqte drejt një dhunimi të tillë.

Dhe më në fund, PS nuk duhet të ndjekë praktika që i japin rast madje edhe Berishës, varrmihësit më të palodhur të demokracisë në një parti, të ngrihet dhe ta kritikojë PS për mungesë demokracie! Rama duhet t’ia kursejë socialistëve situata të tilla groteske.

Share This Article
2 Comments
  • Shqipetaret po shperbehen nga serbe,greke dhe ÇOBENJ!
    ————–
    Fenomeni ‘BLUSH” qe po na servir nje ‘dizinformacion’ as i lire,as i pa varur por mbi te gjitha jo profesionist perbejne gerrhamat e fundit te nje vendi e populli 25 vjet pa shtet qe perjetojne agonine e vdekjes perfundimisht!
    Po ti hedhesh nje sy tere krimit e gjenocidit antishqipetar ne 25 vjet ai eshte drejtuar nga lobizmi antishqipetar SERBI-GREQI-AMERIQI dhe kujslinget apo dora gjakatare brenda vendit kane protagoniste ‘minoritare’JO DNA SHQIPETARI nga Berisha,tek Meksi,nga Nano tek Blushi,nga Dulet ,Tavot,Lubonjat Pandelinjte e kompani qe me gjenocidin qe u perdor ndaj ketij populli ja kalojne edhe krimeve kunder njerezimit nga nazizmi si per shpernguljen ashtu edhe numerin e viktimave sidomos ne gra dhe femije!
    Angazhimi pas 25 vjetesh shperberje i nje informacioni sa antishqipetar ,Gobbelsian qe 25 vjet i sherbeu krimit korrupsionit shperberjes ku si protagoniste kane patur ‘ÇOBENJTE’Blushi tregon se agjenturat ne trekendeshin SERBI-AMERIQI-GREQI ti japin perfundimisht shkelmin e fundit ketij gjysem populli ngelur ne trojet e te pareve te pa pune e te pa ngrene pa te ardhme e pa asnje pasuri kombetare mbi e nen tokesore tashme ne duar te te huajve:
    Minoritari ÇOBAN Blushi qe ska asgje te perbashket as me Kolonjaret por as me shqipetaret per momentin me MEGALLOMANINE e tij qe ne thelb perben semundje psiqike apo ‘delir madheshtije’ ,Me DEMAGOGJINE e tij ne nje sistem ku ka degjeneruar shteti e as lindi demokracija kerkon me pupulizem te shfrytezoje gjendjen kaotike e anarkine totale politike ekonomike e sociale fetare po mbi te gjitha MORALE per rimare pushtetin se pse e KA ate 25 vjet por per ta patur e mbajtur ate ne perjetesi!
    Dogmat e ketij minoritari ‘ÇOBAN’ si fjalet ‘demokraci’,’demokraci e brendeshme’,’statut’,’liberalizem’,’liri e fjales’zgjedhje ‘ ‘konkurence e shume fjale te tjera kane ne thelb ne vetevehte sa megallomanine aqe edhe demagogji e pupulizem qe per momentin demtojne shume me keq ‘rilindjen’ e shtetit se sa vete Serbi Sali qe i vurri zjarre sepse nese saliu eshte ne vvitet e fundit te jetes tokesore Blushi si protagonist e bashkezjarrvenes 25 vjet kerkon ta mbaje gjalle gjithmon ne emer te DemoKroacise!
    Minoritari apo ÇOBANI Blushi me gjendjen e tij psiqike si Megalloman,me demagogjine e tij qe shfrytezon njerez sa te pa mbrojtur e te pa shprese ne fakt ne vete vehte nuk e di se keto karakteristika nuk kane te bejne fare me moral te demokracise por mbarten nga njerez prepotente arrogante qe si pikesynim kerkojne pushtet ne perjetesi!
    Qe shqipetaret e aqe me teper ‘militantet’ apo ndjekesit e Blushit ta marin cvesh qe kjo qenje nuk flet me ‘gojen’ e tij por me mendje te te ‘TJEREVE’ mjofton te analizosh dogmat DEMOKRACI-STATUT:
    Kaqe injorante e mer popullin ky pupulist sa te preokupohen pas 25 vjetesh ngelur lakuriq e me femije te pa ngrene qe vuajne mjerimin migjenian se :Qenka shkelur statuti i partise se ‘TIJ’ qe 25 vjet ka qene thjesht nje ORGJI qe ska bere asgje si parti e Majte por e kane kthyer ne bordello te perdhunuar pa lindur nga kryeçobani Nano me eunuket Naçi.Baçi,Blushi e kompani e duke bere estrada direkt ne televizore sikur te ish klubi i Selanikut duke u futur gishtat ne Bythe tere ‘hajdareve’ te perjetshem ne strukturat e saj!?
    Kaqe idjote i mer shqipetaret ky ‘femije’ÇOBANI qe kerkojne ta fusin te tjeret ne ‘skene’ ‘te eci vete’ kur populli shqipetar nuk ka pare me sy 25 vjet as demokraci e STATUTI i shtetit qe quhet KUSHTETUTE eshte kthyer edhe prej TIJ ne leter higjenike e ne te meremi me statutin e ‘bordekllos’ PS!
    Kaqe antishqipetar e idjot eshte ky ÇOBAN sa te na ‘mallengjeje’ se nuk na qenka zgjedhur ish miku i tij EDVI sipas statutit kur SHQIPETAREVE 25 vjet ju jane mohuar te drejtat me humane e te shtetit te se drejtes qe AS VOTON E AS VOTOHET sepse parlamenti salisjano bajraktar eshte i pushtuar nga greket serbet e ÇOBENJTE!?
    Nese ne strukturat e kesaj partije kane ngelur akoma shqipetare te moralshem duhet ta reformojne radikalisht partine duke e kthyer ne parti te majte te perfaqesoje popullin shqipetar 60 perqind e te cilit nuk voton te beje ndryshime radikale ne strukture e ne njeres te qeverrisjes e si paresi urgjente :Reformen rradikale te sistemit elektoral ku kjo klase politike antishqipetare dhe e pa moraleshme te iki 100 perqind ne shtepi:!Per momentin qe kalon vendi e mbizoteron ANARKIJA TOTALE E VETEMJA RRUGE PER KETE SUBJEKT QEVERRISESH DO TE ISH ‘AUTORITARIZMI’ SI E ‘KEQJA E MIRE’ PER TE RILINDUR SHTETIN!

  • I ashur Andres! I pelqej analizat tuaja dhe kendveshtrimin qe keni! Por analiza juaj eshte gjysmake! Nuk e di arsyen! Nuk keni patur hapsiren e duhur ,pra ju kane kufizuar reshtat apo i ke rene shkurt! Situata eshte shume me komplekse! Pse Blushi ri ri dhe ben nje hajmali?! A jane keto vetem mendimet e Blushit apo prapa tyre qendrojne forca te tjera, qe sic larguan Kac Islamin po perpiqen te largojne Blushin per te treguar se Rama eshte diktator apo per te mbrojtur Berishen apo Bashen! Koha do ta tregoje! Por Blushi nuk eshte aq trim fizikisht sa eshte trim me goje! Keta Ngjela-ubonja -Blush jane llafazane te klasit te larte! Shqiperia sot per sot nuk vuan se Rama nuk po rizgjidhet me vote ne PS! Problemi sot eshte mungesa e drejtesise apo niveli i larte i korrupsionit dhe mosndeshkueshmerise! Pa u larguar Berisha dhe Meta shqiperia do te lundroje keshtu pa drejtim! Le te presim dhe te shohim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *