Dje guvernatori i Bankës Qendrore Ardian Fullani kaloi natën e parë në një mjedis paraburgimi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Me të gdhirë dita, shumë ngjarje “bankare” pasuan njëra-tjetrën, ai ishte ende në detyrë, dhe njerëzit e mediat, me kureshtje për të mësuar diçka më shumë, ndoqën çdo deklaratë, qëndrim, takim politik që bëri vaki lidhur me temën kryesore me emrin Banka e Shqipërisë.
Padyshim, tërhoqi vëmendje të posaçme aktiviteti tejet i ngjeshur i kryeministrit Edi Rama, i sapokthyer nga samiti i NATO-s në Uells: Takim që herët në mëngjes me aleatin dhe kryetarin Kuvendit Ilir Meta, kontakte e biseda me “partnerë dhe ekspertë ndërkombëtarë pranë qeverisë”, siç njofton deklarata për shtyp e selisë rozë, pa harruar edhe takimin me përfaqësuesit e FMN-së.
Gjithë linja e aksionit qeveritar dje ka qenë tranzicioni sa më normal (në një situatë kaq anormale) dhe mirëfunksionimi i Bankës së Shqipërisë, brenda parametrave të pavarësisë së saj institucionale.
Megjithë këto lëvizje, ajo që mbetet e pandryshuar nga dje në sot, është pyetja jonë: Kush e “trimëroi” organin e akuzës që vendosi të përshpejtojë etapat deri tani disi të ngeshme të hetimit, dhe të kërkojë nga gjykata firmosjen e urdhrit të arrestit?
Dje hodhëm tre opsione, por duket se e vërteta është më pranë opsionit të tretë: Vendimi është marrë nën presionin e jashtëm.
Zgjedhja e ditës kur kryeministri ishte i zënë me një agjendë madhore jashtë vendit, (thuhet se edhe kryeprokurori Llalla nuk ndodhej në Tiranë), nuk është e rastësishme.
Ashtu siç nuk ishte e tillë vizita në Tiranë dhe takimi me kreun e PD-së Basha, e një deputeti gjerman të partisë së kancelares Merkel, CDU.
Duke lënë mënjanë ndërkaq, thirrjet e vazhdueshme ndërkombëtare në vite, për luftë konkrete kundër korrupsionit, le të kujtojmë vetëm kërkesën e prerë të Merkelit ndaj kryeministrit shqiptar, “dekonspiruar” nga vetë Rama: “Keni korrupsion shumë të lartë dhe gjyqësor tejet problematik. Pa i luftuar ato, është e kotë të kërkoni investime serioze dhe mbështetje për anëtarësim në BE”.
Duhet thënë se në pohimin e paragrafit të mësipërm nuk ka asgjë “të keqe”. Dora-dorës që Shqipëria integrohet në struktura jetike ndërkombëtare, serioziteti me të cilin na trajtojnë, është baraz me seriozitetin që ne i japim vetes.
Nuk është më çudi sot, që Shqipëria si anëtare e NATO-s, i kërkon Aleancës të hapë një korridor partneriteti të veçantë për Kosovën, apo të qortojë Maqedoninë për trajtimin e shqiptarëve atje.
Nga ana tjetër, udha e vendeve të reja aspiruese për t’u integruar në BE është plot me shembuj të tillë. Kroacia, shembulli më i freskët, nuk ngurroi të burgosë kryeministrin e vet Ivo Sanader, i akuzuar për korrupsion dhe ryshfete. Dhe Sanader përtej kartelës së vet penale, ishte ndër arkitektët e hapave integrues të vendit të tij.
A është guvernatori Fullani, Ivo Sanaderi ynë? Sipas burimeve të gazetës, ai del sot, ditën e diel në orën 11 para gjykatës, pas natës së dytë në qeli. Por sido që të shkojë odiseja gjyqësore e porsafilluar, e sigurtë është se ai dhe Banka Qëndrore këtej e tutje do jenë dy kapituj të ndryshëm. Këshilli Mbikëqyrës e shkarkoi dje në darkë dhe tani ai është ish. Klasa politike shqiptare, me ca siklete e dha viston që ngërçi i BSH-së të zgjidhet, paçka se kreu i opozitës Basha, nxitoi të luajë prapë “politikanësh” dhe të anatemojë mazhorancën se gjithçka e bën për të shtënë në dorë Bankën e Shqipërisë.
I vetmi që nuk po ndihet, është deputeti Sali Berisha. Ish kryeministri që kishte paralajmëruar kataklizmë financiare nëse prekej guvernatori, postoi dje foto buzë plazhit me kalimtarë e dasmorë. Këta të fundit, duket se ja kanë marrë dorën dhe dinë ku ta hasin, ndaj nxitojnë të nxjerrin foto si me një monument shëtitës që duhet ta shfrytëzojnë për koleksionin e tyre fotografik sa kanë mundësi. Edhe ca ditë, sa të mbajnë temperaturat, e gjejnë “të paraburgosur” në rërën e Lalzit.

Ne burg,funderrrrinat!
MERRJAI SHPEJT LEKET PASURITE VILAT, TOKAT DYQANET PLEHUT fULLANI DHE pLEHUT sALI bERISHA, KRIMINELEVE TE GJITHE NE BURG HAJDUTET
Mos e shani salën se ju piu e zeza…
sanaderri shqiptar do te jete sali qeni,jo full hajni
C’jane keto tituj kot.! Per skandale te ketyre permasave perpiqen te fajesojne minjte e vegjel?
Presim nja dy koka turku, kalojne lumin. Shqiptaret aq e kane, tere jeten jane ngopur me luge bosh. Sanaderi eshte duke tall bythen me shqiptaret ne face buk, kurdis luluken te talli bythen me opoziten, ison e mbajne integruesit e bllokut, dhe RILINDJA lepin gishtin dhe krekoset.
Populli … si gjithmone ha pershesh, aq sa te kete fuqi te qahet neper forume apo kafene. KAQ.
Avokatet e Sali Berishes, nuk do te mund ta kishin shkruar me mire, nje artikull te tille.
Ata qe shohin tek figura e qokaxhiut Fullani, rolin e Ivo Sanader dhe fqinjit tone ballkanas, nuk kane kuptuar asgje nga ajo cfare kerkohet per tu bere ne kete vend.
Fullani eshte bishti i kavallit te hajduteve shqiptare. Lista e hajduteve me imunitet politik, eshte e gjate dhe drejtohet nga ai qe e istaloi kete sistem.!!!
SANADERI I KROACISE NUK MUND TE JETE SI FULLANI I SHQYPERISE
sepse ish Kryeministri kroat Ivo Sanader kishte pervehtesuar vetem fonde publike dhe nuk kishte vjedhur direkt me sekseret e tij Thesarin e Shtetit. Megjithe kontributin e tij per antaresimin e Kroacise ne BE Drejtesia e ketij vendi nuk nguroi asnje minute per ta kerkuar ne Brimen e Miut ku ishte fshehur Sanaderi ne Austri dhe ta ndeshkonte fort ate me forcen e Ligjit. Vetem pas kesaj Bota e pershendeti Kroacine dhe e pranoi ne gjirin e popujve te Civilizuar.
Ne kete fill llogjike Guvernatori Fullani ka 10 vjet qe zhvat shqyptaret me lloj-lloj murafetesh enveriste te kuserise makaber duke filluar qe nga BOSI plengprishes PIJANEC Fatos Nano, per te kaluar me pas tek BOSI RRYSHFETCI dhe hajdut i floririt te Bankes se Shtetit Ilir Meta, qe te perfundoje tek DEMONI komunist KRYE- BOSI i mafies me pushtet Sali Berisha, i cili e beri Fullanin nje BOS-KRYEBANKIER te paprekshem per te transformuar BSH dhe Buxhetin tone Kombetar si nje ARKE KURSIMI familjare. Prandaj me llogjike dhe me e drejte do te ishte qe gazeta DITA qe kete kryeartikull te sotem ta titullonte:
A ESHTE SALI BERISHA IVO SANADERI SHQYPTAR?
qe perseri nuk do te ishte afer te VERTETES, sepse Sanaderi vetem kishte vjedhur fonde publike ne vendin e tij, nderkohe qe Sali Krimineli ka vjedhur LEKA dhe ka vrare NJEREZ te pafajshem njesoj si mesuesi i tij, ANTIKRISHTI Enver Hoxha qe politika jone debile kombetare e mban akoma si HERO.
salehu ,like florini,lul shalengjituri,jane sanaderet kryesore te allvanise,fullani eshte maja e ajzbergut
nje gje me bene pershtyje ku eshte ndyresira djali dhendri super mbesa perse nuke dalin mose u erdhi fundi qelbesirave
Po bejne transferimin e plaçkave prandaj po heshtin.Thone qe Lirise(si Nexmija do ti japin shtepi ne Bathore se e gjithe pasuria do ti sekuestrohet).Sala ka vene koken jo per vehten e tij pasi edhe sikur te futet brenda atje ka me shume miq se jashte por eshte merzit per mbesen se iu prish krushqia me Fullhajnin.Prandaj po hesht e gjithe familja Berishjane ,hesht Jari!Pune e koklavitur,thone qe i kane thone te futet mrena ne biruc si Tos Nano e Luli te filloje protestat jashte per lirimin e Tij!Por Sala nuk ka besim se ka frike se nuk e nxjerrin me prej andej.
numri shumes Sanader RRet,guvernatori dhe politikanet ne pushtet ,qe heshten,ministria financave e deri te keshilli mbykqyres i 713milion lekeve te vjedhura,i kules, meksit e ushtarakur artilier prof,dr petraq milos,konfirmuar dhe gjykatesi i pafajsise se titullarit te arkes se teatrit te kukullve B.SH