Sot është 16 vjetori i “8 Dhjetorit”, një ditë simbol që PD e përkujton pa simbolin e saj, Azem Hajdarin. Ai u vra në portën e PD, i nxjerrë në pritë, pasi u thirr për një “mbledhje të kryesisë së PD”, organizuar befasisht prej Sali Berishës, ndërkohë që në oborrin e PD ndodheshin një grup i armatosur burrash.
Për aq vite sa ishte gjallë Azemi jetoi brenda PD i denigruar prej Berishës, i etiketuar si “hajdut e spiun”. U përjashtua prej kupolës së PD, u përballë “me gjyqe” e akuza në parlament prej grupit parlamentar të PD. U përjashtua edhe prej këtij grupi dhe u tentua të arrestohej e të burgosej me prapaskena e urdhër të Berishës. Iu hoq imuniteti u provokua dhe iu rrezikua jeta, në disa atentate. Çuditërisht, pikërisht ata që nuk e donin Azemin, pas vrasjes së Azemit, Saliu i riktheu në PD si udhëheqës të lartë e i bëri miq të afërt.

Marjan Gryka, është ish-truprojë, njeriu më i afërt i Azemit deri në fund të jetës, mik i familjes Hajdari dhe kreu i Shoqatës Nacionaliste Mbarëkombëtare “Azem Hajdari”. Sipas zotit Gryka ajo që ndodhi në 12 shtator 1998, kishte nisur qysh prej kongresit të parë të PD në 12 Dhjetor 1990, kur Berisha e spostoi Azemin nga kryesimi i PD me ndihmën e ish-sigurimit të shtetit. Marjani beson me forcë se Berisha e dëshiroi dhe e ideoi eleminimin e Azemit, liderit të Dhjetorit 1990. Më poshtë, biseda e zhvilluar me të për këtë 8 dhjetor që përkujtohet sot:
Marjan, PD përkujton dhe feston “8 Dhjetorin”, pa Azem Hajdarin. Po të ishte gjallë ai, a do të ishte sot pjesë e PD?
Nëse Azemi do të ishte lënë gjallë, ua them me siguri, që historia e PD-së do ishte krejt ndryshe dhe ndoshta Sali Berisha nuk do të ishte sot ky që është. Azemi ishte rival potencial i Saliut dhe kishte mbështetjen totale të demokratëve. Po ju them vetëm një fakt: Sa herë që dilte fillimisht në mitingje Sali Berisha, demokratët i sillte vetëm thirrja e Azemit, madje ia kërkonte vetë Saliu, që të mblidhte njerëz në sheshe, të cilët i vinin Azemit vetëm me një kushtrim.
Por Saliu u soll si Jago me Azemin. Nuk e ka dashur kurrë Azemin, ka bërë gjithçka të ndyrë, për ta spostuar e larguar prej kësaj partie. E kam thënë dhe e përsëris me bindje që ai inskenoi skenarin e eleminimit fizik të Azemit, pas 7 vitesh lufte morale, politike e fizike kundër tij.
– Disa herë kohët e fundit ju, një njeri i afërt me Azem Hajdarin kini akuzuar publikisht Sali Berishën për vrasjen e tij. A ka prova të tjera veç atyre që janë thënë?
Po, kam! Sa për dijeni të drejtësisë dhe opinionit publik do të paraqes në kohën më të afërt 4 video filmike ku ka biseda e fakte që tregojnë kush ka patur interes, në lidhje me vrasjen e Azemit. Në këto video, tregohet qartë, që Sali Berisha është personi që ka “dorë” si i interesuar dhe skenarist në këtë krim politik. Opinioni publik do kuptojë pse Berisha nuk ka dashur, nuk ka lejuar e madje ka luftuar ekstremisht, që të mos zbardhë vrasjen e Azem Hajdarit. Zbardhja e të vërtetës do të çonte në zbardhjen e implikimit të vetë udhëheqjes së atëhershme të PD në atë vrasje.
Pse nuk e donte Berisha, Azemin sipas jush?
Azemi ishte i panënshtrueshëm, i papërpunueshëm dhe i paspostueshëm politikisht. Ajo që Azemi ka deklaruar atë kohë tashmë është vërtetuar. PD është uzurpuar dhunshëm e me intriga.
Janë vërtetuar plotësisht, ato që ka parashikuar, analizuar dhe deklaruar Azemi, Aktualisht është fakt, që PD me Berishën në krye është tjetërsuar në parti kupolë mafioze, pa moral dhe tradhëtare e idealeve demokratike të “Dhjetorit ‘90”. Shikoni se në ç’gjendje është katandisur kjo PD, në pronë private, pronë e trashëguar formalisht nga familja mafioze “Berisha”, në duart e Lulzim Bashës, një anonim në historinë e Partisë Demokratike që nuk ka ditur ku binte selia e PD veç kur e solli vajza e Sali Berishës, nga zyrat e bizneseve serbe të Kosovës.
Sa afër dhe sa larg idealeve të 8 dhjetorit 90 është PD e sotme në analizën tuaj?
Sot PD nuk është as parti e idealeve demokratike të Dhjetorit 1990, as e simbolit të saj Azem Hajdari, as e programit të mbështetjes së pronarëve, as e respektimit dhe velrësimit të ish-të përndjekurve politikë, as e rrugës së integrimit europian.
Ajo është parti e interesave private të familjes “Berisha”. Vitet e fundit në pushtet dhe këto pak muaj në opozitë, e treguan plotësisht këtë “profil” të PD. Fatkeqësisht, PD nuk më është më një parti, por një bandë e strukturuar qartë e cila sposton dhe eleminon politikisht e fizikisht, cilindo që rrezikon interesat e saj.
* * *
“Kishin ardhur për Berishën, po të donin Azemin e vrisnin që kur hyri…”
Gryka akuzon se truproja i Azemit i qëlluar gjatë vrasjes së Azemit para PD-së, sot në azil politik, i ka dorëzuar Sali Berishës dhe Ylli Rakipit një kasetë ku ai tregon me zë dhe figurë debatet e grupit të armatosur me Azemin në momentet para vrasjes. “Këtë kasetë e ka edhe sot Sali Berisha, ku është pse nuk e dorëzon kasetën?

Deshmoreve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat “Deshmoret e Kombit”.
LSA 12 Shtator 2013
Marjan Gryka është ish-truprojë e deputetit të vrarë Azem Hajdari dhe njeriu më besnik i tij për shumë vite. Në vitin 2008 ai u plagos në Shkodër, por policia tha se e kishte kryer vetë plagosjen. Tashmë ai jeton jashtë vendit. Në një intervistë para disa muajsh (në mars) për radion kosovare “Zëri i Mitrovicës” ai ka dhënë një dëshmi të fortë për natën e vrasjes së Hajdarit.
Gryka thekson se “në çdo atentat, se janë bërë 9 atentate, ka pasë dorë Partia Demokratike”.. Gryka shprehet se natën e vrasjes Haklajt kanë shkuar për të varë Berishën dhe Azemi është thirrur me shpejtësi nga Fieri.
“Në atë kohë, ditën që është rrethuar PD-ja, pra gjoja për të varë Azem Hajdarin, sepse Haklajt nuk kanë ardhur për të varë Azem Hajdarin. Haklajt e kanë deklaruar, e kanë ri-deklaruar madje e kanë kërkuar edhe në gjyq Sali Berishën. Sepse ata kanë ardhur me vra Sali Berishën dhe jo Azem Hajdarin. Se e dinte e gjithë Shqipëria që Azemi ishte në miting në Fier dhe po të donin vrasësit mund t’i bënin prita kudo nga Fieri në Tiranë. Por nuk kishin ardhur për Azem Hajdarin. Por skenaristët e PD-së telefonuan Azem Hajdarin me porosi të Doktorit që duhej të vinte urgjent në Tiranë pasi kishte mbledhje kryesie. Unë fola me të dhe i thashë, madje iu thashë edhe çunave të Fierit, çunat që sot janë pronarët e turizmit, janë sot dëshmitarë të gjithë…”, sjell në vëmendje Gryka.
Ai tregon se me mbërritjen e Azemit tek PD-ja, edhe vrasësit janë habitur dhe kanë thënë “çfarë do ky budalla këtu”.
“Kur ka hyrë Azemi në PD, PD-ja ishte një kufomë e gjallë, nuk kishte më njeri. Në korridor ka dalë Genc Pollo me tre vetë të armatosur, ishin tropojanë. Kanë takuar Azem Hajdarin dhe më pas kanë kaluar tre minuta dhe Azemi ka dalë dhe ka komunikuar gjoja me ata që kishin ardhur të vrisnin Azem Hajdarin. Po e përsëris, kur erdhi Azemi nga Fieri, vrasësit ishin aty, nuk kishin nevojë ta linin të futej brenda. Përse nuk e goditën? Absolutisht nuk kanë pasur punë me Azem Hajdarin. Por Azemi nga sedra, burrnia, e qitën të komunikojë me vrasësit e Sali Berishës. Doli dhe u përlesh me ta sepse dihet se çfarë bisede është bërë…”
Gryka akuzon se truproja i Azemit i qëlluar gjatë konfliktit para PD-së, sot në azil politik, i ka dorëzuar Sali Berishës dhe Ylli Rakipit një kasetë ku ai tregon me zë dhe figurë konfliktin me armë dhe debatet me Azemin në momentet para vrasjes. “Këtë kasetë e ka edhe sot Sali Berisha, ku është pse nuk e dorëzon kasetën?
* * *
Pardesytë e bardha të dhjetorit ‘90
Nga Xhevdet Shehu*
Prej 8 dhjetorit 1990 e në vazhdim nuk mund të flitej më për qetësi. Ajo dukej se kishte humbur përfundimisht. Tirana (dhe jo vetëm Tirana) ngrysej e gdhihej nën krismat e armëve, nën një terror dhe ankth të vazhdueshëm, ndërsa për autorësinë e një gjendjeje të tillë ishte gjetur një emërtim gati i papërcaktuar “forcat e errëta, vandaliste”. Ishin bërë të zakonshme, thuajse të përnatshme lajmet që fillonin në këtë mënyrë: “Mbrëmë natën forcat e errëta dogjën një magazinë në X qytet”, ose “Forcat vandaliste shkatërruan dje një kopësht fëmijësh….” etj., etj., pa folur dhe pa u zbuluar asnjëherë autorët e vërtetë të tyre. Dukej se edhe vetë shteti ishte kthyer në rolin e një kronikani të rëndomtë që vetëm konstatonte dhe e tregonte haptaz paaftësinë për të ndalur të tilla akte të shëmtuara dhe të frikshme.
Por, ndërkohë opozita akuzonte pareshtur vetë shtetin dhe organizmat e tij si nxitës dhe organizator i të tilla akteve.
Në ato ditë dhjetori 1990, udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, së bashku me Berishën, dalloheshin lehtësisht për shkak të një lloj pardesyje të bardhë që mbanin veshur thuajse të gjithë. Me këto pardesy veshur, pa iu trembur syri e pa iu prekur asnjë fije floku, pa provuar asnjë shkop policie, pa le më qelitë e komisariateve e burgjet, ata e udhëhoqën me sukses të plotë Partinë Demokratike drejt marrjes së pushtetit!…
Por enigma e ‘pardesyve të bardha’ (në fakt, ato kishin një ngjyrë gri të hapur, por qytetarët i identifikonin ata si ‘pardesybardhët’) ka ngelur një nga enigmat e mëdha e të padeshifruara edhe sot e kësaj dite.
Ndonjë muaj pas themelimit të Partisë Demokratike, në mesin e janarit 1991, në një miting para stadiumit “Qemal Stafa”, Sali Berisha me pardesynë e bardhë karakteristike do t’u kërkonte oratorëve të mos e përmendnin (domethënë, të mos e sulmonin) Enver Hoxhën. Nuk asht momenti, – kishte thënë… Shkrimtari Kasëm Trebeshina, i ftuar nga publicistët Edi Rama dhe Ardian Klosi, për të folur në atë miting, i befasuar nga kjo kërkesë, kishte shtangur. Pastaj, qetësisht dhe pa asnjë mëdyshje, siç e ka në natyrë ai, i ka zgjatur dorën Berishës, duke i thënë pamëshirshëm këto fjalë profetike, të ngjashme me ato të Promemories së vitit 1953:
– Doktor, fëmija ka lindur i vdekur! Unë po largohem…
Më tej, gjatë viteve të pushtetit, duke parë mënyrën se si Berisha monopolizoi pushtetin në duart e tij, kultin që deshi të krijonte, sjelljen ndaj kundërshtarëve dhe dyshimin e përhershëm paranojak ndaj bashkëpunëtorëve, bindesh se idhulli i tij i vetëm ka qenë Enveri. Ai ishte, ndoshta padashje, modeli që deshi t’i ngjante, por edhe që e shante dhe e mallkonte më shumë nga të gjithë, në të njëjtën kohë. Dhe modeli shahet e përbuzet, zakonisht, kur nuk arrihet…
E kaluara ish-komuniste i ka munduar dhe i mundon këta lloj njerëzish. Dhe, për të qenë të pranueshëm e të besueshëm në sytë e të huajve, ata “janë bërë më katolikë se Papa”, janë deklaruar më antikomunistë se antikomunistët tradicionalë.
Po të përdorim një metaforë, të hiperbolizuar paksa, mund të themi se në gjoksin e këtyre politikanëve fle një Enver i vogël, domethënë një minidiktator me etje të madhe për pushtet dhe sundim mbi të tjerët…
*Nga libri i autorit: “Ambasadori VOA”

Perpara drejt burgut Sb dhe banda e tij,,,drejtesia jone duhet te beje drejtesi dhe per kete duhen reforma dhe largimi i Kosit dmth Llalles y Jar kapterit me keta ne krye te drejtesise nuk mund te vihet drejtesia e mungur e 22 viteve tranzicion
M’ndigjoni mue ju se siç thomi katnaret …” MUTI nuk mbulohet me SHURRE”
Jo erdhen me vra Salushin,po ju doli Azemi.
Kto jon PALLAVRA.
Azemi Hajdari,kur PD e Sales erdhi n’pushtet,ai degjeneroi,i hypi vetja n’qef dhe i pati duret e lyme me pune t’zeza ene t’pista fare.
Demukracia erdhi se donte Ramizi,çdo gjo tjeter osht groshe e fergume, pa salce.
Ky 8 Dhjetor i para 23 viteve,kur shikon se ku osht katandis Shqipnia,ma mir t’mos kishte ardhun kurr,kshtu siç erdhi na ka bonum si komb ene si shtet,..TELEF fare.
Tek ajo dicitura floket e Sales jane ne forme Revole hahahahhaaha I madh ai qe e ka bere
Per Muç Nanon: Nuk eshte se fyhen grate o Muç me “çiqitemizmin” tend, por se nuk ju ben mire shoqerise dhe çka ne te(ka dhe me te rinj se 18 vjeç), te hasin dhe lexojne shprehjen tende ne media! Se je intelektual dhe gazetar i njohur dhe njerezit mesojne prej jush! Se, ja ti e the nje fjale, dhe u duke se e arrite deri diku qellimin per t’u dukur jo si intelektual agresiv provincial dhe kurajoz, por sikur te thote dhe Mero Baze si ti: “varikarizem”; por sikur te thote edhe Andrea Stefani: “futjapordhizem”; po sikur te thote dhe Fahri Balliu: “bythqirizem”; po sikur te thote dhe Skender Minxhozi si ti: pithsëmizëm”; por sikur te thote dhe tjetri: “shtrengimbythizem”…etj, behet nami! Pra, sikur te thone nga nje fjale te vetme te gjithe gazetaret dhe intelektualet e njohur, behet nami! Behen shume fjale, dhe do te duhet nje fjalor i veçantë. Duke mesuar prej ketij fjalori, nuk eshte çudi qe ne te ardhmen fjalimet e tyre ne mbledhjet me administraten e tyre kur te behen drejtore te fillojne me: “…Ne situatat çiqitëmiste që po kaloni ju si administratë, dhe tejet varikariste, duhet te filloni te mendoni se shume shpejt do te kaloni ne pithsëmizëm, pra do te pushoheni nga puna! Keshtu qe duhet te beni nje shtrëngimbythizëm te madh per t’ja dale mbane! Mos u merrni gjithe diten me futjapordhizem, dhe hiqni dore prej bythqirizmit tuaj, duke spiunuar njeri-tjetrin….”. Mblidh mendjen Muç se e ke gabim!
ore kur i ke keto kaseta pse flet ne gazete dhe nuk i dorzon apo don te besh dhe ti shou po te jesh burre dorzoj dhe leri llafet
Nqs shteti dhe qeveria e sotme nuk marrin masa per keta banda kriminelesh shteti shqiptare ka mbaruar dhe nuk funksionon,keta horra duhet te varen ne mes te Tiranes,ashtu sic kane bere pabesi me te ndjerin Mandelen e dyte Azem Hajdarin.
Bordi serb e ka bere punen e vet qe ne fillim e para fillimit. Enver Hoxha pat mbaruar, uhdezimet qe mirrte nga bordi serb nuk mbaruan dhe vazhdojne. Ashtu “ndihmuan” serbet me krijimin dhe forcimin e partise komuniste shqiptare me 1941, ashtu bene ato edhe pas 50 vjeteve me 1991 me partine demokratike shqiptare. Agjentet e serbeve, E. Hoxha e S. Berisha kryenin e kryejne detyra kriminelesh, por neveria iu perket kopeve te enveristeve dhe te saliereve.
…KETO JANE SHKRUAR E RISHKRUAR,JANE THENE E STERTHENE,POR BERISHA NE PUSHTET! KASTRIOT ISLAMI NE PUSHTET,FARI BALLIU,QEMAL SAKAJEVA,E ME RADHE E ME RADHE..ATEHEREN CFARE ESHTE??? KESHTU DO TE VAZHDOJME NEVE?? SHKRUAJ E HARRO?FOL E VRITU?MOS VALLE NA E KA FAJIN,SALIHU,FARIU,FATOSI E SHEJTANI ME TE BIRIN?? JO!! UNE MENDOJ SE FAIN E KEMI VETE NEVE POPULLI!! NEVE BERTASIM NEPER MITINGJE,NEVE NGJITIM POSTERA E RUAJME ATO SE MOS LAGEN!..NEVE…NEVE…NEVE TE GJITHA,KURSE ATA E KANE PUNE,E KANE INTERES,E KANE PASURI……A KENI DEGJUAR KUR THONE SE FILANI OSE FISTEKU KA NJE KARIERE TE MADHE POLITIKE, “ai’ ose “ajo” ESHTE PJEKUR POLITIKISHTE! FCARE ESHTE KJO??? KJO DO TE THOTE QE “AI” OSE “AJO” KA MESUAR TE GENJEJE SA ME SHUME TE MASHTROJE E TE VJEDHE SA ME SHUME E TE BEJE LLOJ-LLOJ POSHTERSISE PA JU FUTUR GJEMB NE KEMBE.UNE DO TE MENDOJA KESHTU!!!!….OSE HESHTNI E RUANI KOKEN,OSE HAJT TE NGRIHEMI TE GJITHE BASHKE E TE ZHDUKIM ME RRENJE E BINA KETE KLASE TE DEGJENERUAR QE PO NA SKLLAVERON CDO DITE E ME SHUME.
O Marjan nuk ka vlere te mbash ende sekrete ….
Pse janë mbajtur një kohë kaq të gjatë kasetat,apo që t’ua nxinte jetën shqiptarëve me një djall si SB.Ti more zotni je po aq fajtor sa dhe padronet e tu nëse vërtet ekzistojnë ato kaseta.
Rrefim shume trondites .Nje pastrim tipik mafjozesh.Besoje se ky skenar ka qene motua e Saliut jo per te sunduar,ne kushtet e sotme nuk ka sundimtare te perhershem, por qellimi i tije fshihet diku gjetke .Nu ka as lidhje me Katovicen por me detyra per ta lene Shqiperine dhe shqiptaret mes kaosit ne Ballkan .Plan qe duket qarte dhe nga vete rruga jone ne keto 23 vjete.
Shqiperia,pamvarsishte komplimentat qe bejne ,eshte vendi me i prapambetur ne rajon pa shtet ,pa ekonomi ,pa intelektual ,pa mbrojtje e siguri ,pa sistem arsimor e shendetsor me nje popullsi shume here me te varfer se vitet 80 .Nje vend qe deri me sot eshte mbajtur nga vete lehtesirat Evropjane e konjukturat boterore .Arsyeja dihet dhe ka qene e qarte si para gjate 97 e deri me sote .Jete lluksoze e klanit Berishjan dhe shkaterim total i ekonomise dhe strukturave shtetrore .Jam shprehur dhe me pare :Misjoni i tije eshte ta ktheje Shqiperine e shqiptaretne nje grope te zeze qe askush te merret me te .Ky kriminel dhe tradhetar eshte pa vullnet qe ne te ngrem koken e te kemi vendin qe na takon ne Evrope. Kam parsysh opinjonet e shume analistve dhe figurave Evropjane qe flisnin me shume besim se Shqiperise i duhen vetem 15 vjete te rreshtohet ne krahun tone duke i kapur te gjithe treguesit politiko -ekonomik .Jo vetem pozicjoni gjeografik por dhe nentoka e pasur, ku gjen cdo gje per nje shtet te zhvilluar, jane garanci qe populli te mos perpelitet per tu ushqyer. Kete e kemi dhurate nga Berisha e jo me paknga Nano qe ne sinfoni me njeri tjetrin, njeher ma hipe dy here ta hipa ,na kane katandisur ne kete fare gjendje .
Por si ka mundesi qe ky kriminel te kete kete jetgjatsi ! Dihen dobesit e shqiptarve dhe Berisha i mire instruktuar ka eksperimentuar per te qene ne pushtet gjithe varjantet ozurpuese dhe mashtruese te ndodhura shekuj me pare neper bote .Asnjeher nuk ka marr pushtet por i eshte dhene duke mashtruar .93 ja dha R.Alia qe dhe sote e kesaje dite nuk dihen fijet e brendshme qe e lidhnin .Sigurishte qe dyshohen te jene urdhera nga agjenturat e huaja .Ne 2005 .Mbasi Nanua e degjeneroje Ps pregatiti terenin qe te vite ne pushtet krimineli i 97.Nga 2005 dhe deri ne Qershore te 2013 vuri nen kontroll cdo qelize te shtetit Shqiptare duke kuar me kocka te majme politikane dhe pushtetare me qellim qe ti sherbenin atije ne pavdeksi.
Sot gjykojme pse ky nuk eshte mbrapa hekurave .Kush e mbane kete pergjegjsi qe nuk shlyet me koken e Saliut .Tja varim popullit .Do te ishte gabim .Ne kete raste nuk ze vende shprehja .Si eshte vete ka dhe kapelen .Populli e ka treguar gjate 23 vjetve se nuk ka votuar per te .Saliun sic thash me latre e kane favorizuar politikane te dyshimte qe sjane shqiptare te pastert por bastarde qe nuk i lidh shpirterisht vendi yne .Merrni figurat e Pd dhe te aleatve te saje e i analizoni .Ata qe kishin gjak shqiptari si Hajdari i eliminoje me poshtersira duke i ngren pas kraheve .Shume te tjere u spostuan pa u vene re e pa rezistence .Gjysen goje hapi Olldashi dhe u paketua .Saliut i thyhen hundet duke i rrezistuar deri ne perplasje per ta spostuar .Ketu perfiton nga dobesit e shqiptarve qe shume shpejte te lene ne balte per te shpure ne vende ate qe duhet .Tadhetia eshte mallkimi qe ky popull ka trasheguar dhe ka ne gen .
kjo eshte nje RRENE e MADHE TIPIKE SLLAVO-SERBE dhe realiteti eshte se ILIRE META me FATOS NANON e organizuan atentatin kunder AZEM HAJDARIT.
.po kushe e vrajti kolonelin AHMET KRASNIQI ne TIRANE regjimi famkeq i partis socilaste ne pushtet ate kohe.
.te gjthe e dijme se me 1998-99 ten gjate kohes se luftes ne KOSOVE 1500 espihuna e agjenta serbe kane qene ne tirane tu bashkupunuar ngushte me presidentin REXHEP MEJDANI.
Eshte per tu habitur qe Sali Berisha asnji here nuke reagoje ndaje ketyre akuzave!
Kure une vendosa qe te intervistoja z.Marjan Gryka ne Radio-Mitrovicen shume miqe me keshilluan qe mose e beje.
Une duke falnderuar z.Marjan Gryka per kete interviste bombastike,te drejteperdrejte,me fakte dhe prova,prita qe z.Berisha do reagonte!
Kjo heshtje flete hapure dhe qarte qe Berisha eshte ideatori i likujtimit te A.Hajdarit dhe shume demokrateve tjere,pse jo nuke eshte atentatori i likujdimit edhe te z.Olldashi!.
Prokuroria e Republikes pse heshte? c’fare prete?kujte i frigohet? imunitetit te Berishes! gabone rande.
Berisha ka nji seri akuzashe te cilat prokuroria dhe drejtesia duhet ti beje publike,duhet te ndricohen te gjitha.
Heshtja perpara ketyre akuzave do thote qe shteti dhe drejtesia nuke funksionojne….deri kure keshtu?
Z. Gjin Musa, Adriatik Llalla ka marre detyren e Prokurorit te Pergjithshem pikerisht per te mos u prekur Ali Baba Saliu dhe 40 kriminelet e hajdutet e tij. Vetem korigjimi i nderhyrjeve te Sali Berishes ne Kushtetuten e RSH mund te bej te mundur qe shumica qeverisese me 85 vota ne Kuvend t’i heqe kukllat e berishes dhe te vere njerez patriote e demokrate te vertete per te bere gjyqin e Ali Baba Saliut dhe 40 krimineleve e hajduteve te tij.
Pirthni pirthni qe te shvryheni.keshtu do kalojm ne duke komentuar e duke u mar me fjal se per gje tjeter nukjemi.
Haklajt thone: ” Cdo ky budallai ketu?”, por pse vrasin Azemin kur kishin ardhur per Saliun?
ktu u mbyten duke i thyer dhembet me shkrime e komente se VOJA e ka bere PULEN apo PULA VONE dhe cila jane me e vjeter VOJA apo PULA.
-po kjo eshte nje RIDIKYLE e STUPIDE dhe njerzit foline e komentojne po si te ishte SHQIPERIJA afer KORES dhe mos ta njofim REALITETIN e HISTORIN atje.
-zgjonu nga GJUMI ore SHQIPETAR.
-qyshe se nga qeveria ISMAIL QEMALE,LUIGJ GURAKUQI etj KURR-KURRE me vone dhe deri tani nuk ka pasure QEVERI SHQIPTARE qe perbehet nga te gjithe antaret e ministrat SHQIPTAR,por PARTI e QEVERI MULTI-ETNIKE deri tani.
-mos te harrojme se ne qeverin ENVER HOXHA ka pas ETNI e kombesi MULTI-ETNIKE TURKOFNE e MULTI-GREKO-SERBE por me emra e mbiemra te RREJSHUM si SHQIPTAR,por ENVERI i gjurmojke e studiojke dhe e PASTROJKE QEVERIN duke ja u dhane nga nje plumb mbas koke.
-pra me partine P-S L.SI vetem nje arterje e P.S-se dhe P.N kurre mos pritni diqka POZITIVE sepse jane PARTI-MULTIETNIKE de fare nuk ju intereson per SHQIPETARET e SHTETIN SHQIPTAR multietniciteteve TURKO-SERBO-GREKE.
kerkoje falje se kame bere nje GABIM ne SHKRIM ku kame dashur ta shkruaje per partine P.D dhe kame gabuar P.N.mirkuptim nga lexuesite.
Po cojeni ne prokorori se na shpifet.Prokororin dhe te gjitha pushtetet i ka PS ne dore.Ju lutem cojeni sa ma pare,se nuk duroheni se keni marr edhe rolin e zagarve si ju dhe shume te tjer.Pra behu burre nje here ne jeten tenda,dhe jepja prokororis dhe nese eshte e vertet te kalbet ne burk per jet.
Malsoret kane nje thenie lapidar. Kur e qet pushken, o qello o fute ne by… Marjan Gryka eshte malsor e kaluar malsorit. Ose ti qese kasetat, ose mender…Se pastaj del perseri fjala:- Kur ke bisht ta presin… Kur nuk ke ta qesin.
I gjith populli shqipetare e di kush e vrau Azemi.Kur e pyeten zotin Abaz Ermenjin:”A duhet ta dinte Berisha qe do vritej Azemin Abazi?” ju pergjigj:”Kurrë nuk vritet i dyti i partisë pa e ditur i pari”.
Besmir Lika, te lumte dora per ç’ka ke shkrujt! Nji gje do desha te shtoja: Ju lutem shume mos i quani me Pardesyte e Bardha por PARDESYTE E LYROSURA!!!!
Azem Hajdari ishte po aq kriminel sa edhe SALI BERISHA dhe BUJAR BUKOSHI .
AZEMI mori ate qe meritonte .
Edhe AHMET KRAS-NIQEN ,SALIU e ka vrare !
Saliu per mua ne do qe te shpetoje ,ka vetem nje rruge :
Te hyje ne BURG ,,permdryshe SALIUN do ta eleminojne ata qe u ka thare buzen .
Ketu ,ketu ,ne kete bote lahen qe te gjithe ,nuk lihen per ne ate Boten Tjeter .
Nako Spiru thoshte une di shume,por nuk i them,; azem Hajdari thoshte une di shum,por keto do me vrasin;,ky Marjan Gryka thote kam 4 kaseta por nuk i tregoj.Jam i nje mendje me komentuesin Rrapo,qe vetem Serbia i di te gjitha.
Te vertetat flasin vete.Ato nuk duhet te vertiten “si por…ne per te mbathura”por te te rimeren ne analize nga organet lihjore per te nxjere pergjegjesine ligjore ndaj atyre qe kane organozuar dhe zbatuar vrasjen e Azem Hajdarit.Ne radhe te pare rivleresimin e tyre duhet ta beje PD,organet drejtuese te saj por ato skane kellqe sa kohe aty sundon fjala e Berishes.
SE KUSH ESHTE VRASESI I VERTETE,TE GJITHE E DINE.ZOTI GRYKA,THOTE SE I KA DOREZUAR SALI BERISHES DHE YLLI RAKIPIT NJE KASETE.KJO ESHTE PAK PER TU BESUAR SEPSE PO TE ISHTE E VERTETE,YLLI RAKIPI TANIME DO ISHTE SEBASHKU ME AZEMIN.E PERSA I PERKET KATER KASETAVE TE TJERA,QE DISPONON Z.GRYKA,DO I BEJA KETEPYETJE:SI MIK I FAMILJES SE AZEMIT,A JA KE TREGUAR DJALIT TE AZEMI,KIRIT(NUK FLAS PER TE SHOQEN,SE AJO E KA POSHTERUAR SHUME HERET FIGUREN E AZEMIT),E NESE JO,PERSE?
I madh Trebeshina: ” – Doktor, fëmija ka lindur i vdekur! Unë po largohem…”
Bodikarlleku juaj,u fshehet te gjithe karagjozet qe mbante Azem Hajdari me vete.Vetem nje gje te besoj une ty,fjalet e Haklajve;Cdo ketu ky budalli! Azem Hajdari nuk donte te ishte lider politik,por bodigard i pare i Berishes dhe si i tille u vetsakrifikua.Doktorri ka lozur me Azemin si macja me miun.I vetmi burre qe ia ka perplasur ne surrat ne KPD e tij Sali Berishes eshte avokat Ngjela.