BASHA SI BUMERANG NË KOKËN E PROTESTËS

anazapta

Do të protestoj edhe unë në 8 dhjetor kundër korrupsionit 200 milionësh të rrugës Durrës-Kukës! Edhe unë do protestoj kundër krimit të përbindshëm dhe të pandëshkuar të 21 janarit! Do protestoj edhe unë për faljen tradhtisht të një pjese të ujërave detare Greqisë! Këto janë disa nga ironitë e shpërndara nëpër internet lidhur me protestën e sotme të PD. Dhe të gjitha shigjetojnë liderin e protestës Lulzim Basha. Sepse në të gjitha këto korrupsione apo krime, ai ka qenë protagonist kryesor. Është ky një rast i rrallë në historinë e politikës kur një lider që organizon një proteste është bumerang i kësaj proteste.

***

Kur figura në lidershipin e PD si Eduard Selami, apo dhe Arben Imami vetëm dje, pohojnë se opozita nuk ngjall shpresë, kanë parasysh pikërisht këtë kundërthënie, këtë konflikt të së kaluarës së afërt të Bashës me idealet që pretendon të ndjekë. Basha ankohet kundër asaj që e quan arrogancë e qeverisë por nuk mund të fshehë dot faktin e arrogancës ekstreme, mishërim i së cilës ai vetë është. Arroganca nuk është gjë tjetër veçse besimi i verbër se njerëzit do t’i nënshtrohen vullnetit apo kapriçiove të tua. Dhe është arrogancë të besosh, si Basha, që shqiptarët do të të ndjekin pas në protestë “kundër korrupsionit” kur jo vetëm je i diskredituar në një super-skandal korruptiv prej qindra milionë eurosh, por edhe nuk je në gjendje të justifikosh pasurinë tënde personale. Dhe flet për luftë kundër “diktaturës së padrejtësisë” t’i që ju shmange gjykimit me lloj lloj trukesh dhe procedurash, t’i që je vetë produkt i kësaj diktature të padrejtësisë?! Është arrogancë të shpallësh se “gjithë populli shqiptar” po të ndjek në luftën për dekriminalizimin kur je vetë i përfshirë në krimin më të rëndë të tranzicionit, atë të vrasjes nga qeveria të protestuesve të pafajshëm në 21 janar. Por arroganca e lidershipit të PD kulmoi dje me kërcënimet e Berishës për revolucionin që sot do përmbysë qeverinë. Një arrogancë që cilësimin “demokratik” për revolucionin, e përdor vetëm si gjethe fiku për të maskuar dhunën antidemokratike. Një provë se shpresa e vetme e kësaj opozite që nuk ngjall shpresë, nuk është demokracia por dhuna dhe incidentet e dhunshme destabilizuese. Një zanat naziskin që Berisha ka treguar në këto 25 vjet se e njeh shumë mirë.

***

“Gjithë populli në protestë”! – ngjiret Basha. Po a ka gënjeshtër më totalitare se kjo?! Edhe vetë regjimi totalitar i diktaturës së proletariatit nuk pretendonte se i merrte 100 për qind të votave apo të mbështetjes, megjithëse pushtetin e vet e quante “popullor”. Ndaj e zhvillonte dhe luftën e klasave. Një lidership i përgjegjshëm dhe koshient për pluralitetin e pikëpamjeve dhe organizimeve në një shtet demokratik liberal, nuk mund ta pretendojë që t’i shkojë pas i gjithë populli. Por Basha dhe Berisha e pretendojnë jo vetëm sepse nuk janë çliruar kurrë nga mendësitë totalitare, por edhe pse janë arrogantë dhe të papërgjegjshëm. Dhe po të mos qenë të tillë nuk do firmosnin, pa e vrarë shumë mendjen, faljen Greqisë të një pjese të ujërave detare të Atdheut.

***

Protesta e sotme e PD nuk është asgjë tjetër veçse vazhdim i strategjisë së lidershipit të saj të shpallur që ditën që humbi pushtetin: Rrëzimi sa më i shpejtë dhe me çdo kusht (madje duke aluduar edhe për dhunë dhe revolucion) i qeverisë Rama. Një përmbysje që Basha dhe lidershipi i PD e kërkon ankthshëm jo sepse merakoset për korrupsionin, taksat e larta, papunësinë apo “gremisjen e Shqipërisë”. E kërkon për krejt tjetër gjë. E kërkon që të obstruktojë dhe të shtyjë për në kalendat greke atë që e tremb më shumë, reformën në drejtësi që po afron dhe që, për shkak të mbështetjes së fuqishme që kjo reformë po merr nga ndërkombëtarët, e ndjen që nuk e frenon dot. “Antikomunizmi”, si lajtmotiv i protestës, është, ndër të tjera, vetëm maska e vjetëruar, streha e fundit e këtyre sharlatanëve të korruptuar dhe të diskredituar.

***

Asnjë qeveri nuk është e imunizuar nga korrupsioni. Përfshi edhe qeverinë Rama. Por është e pamundur të gjesh, duke vënë në punë edhe fantazinë e opozitës, në bilancin e kësaj qeverisje 2 vjeçare superskandale si ai i Gërdecit, i rrugës Durrës-Kukës apo si krimi i 21 janarit. Dikush mund të thotë se Gërdeci apo rruga Durrës-Kukës janë histori të kaluara. Një gjë e tillë është e pavërtetë sepse drejtësia nuk ka folur. Të korruptuarit që vodhën dje janë akoma në kokën e politikës dhe nuk mund të mos vjedhin edhe nesër në kokë të qeverisë. Aq më tepër kur nuk kanë vuajtur as edhe ndëshkimin më të vogël nga drejtësia. Ndaj nuk ka më keq se kur demokracia, e lënë pa drejtësi, keqpërdoret me sukses për të risjellë në pushtet një klan politik të korruptuar. Shqiptarët e panë sesi klani politik i Berishës, u korruptua edhe më rëndë gjatë qeverisjes së dytë. Kuptohet lehtë se ç’mund të ndodhte për herë të tretë. Do të qe “e treta e vërteta” e diktaturës së korrupsionit që do ta mposhtte përfundimisht Shqipërinë.

***

Prandaj edhe zgjedhjet e parakohshme, që kërkon Basha, do i ofronin shqiptarëve ose përsëri qeverinë që kanë sot ose, në rastin më të keq, qeverisjen e Bashës dhe Berishës që mbetet, e provuar me fakte, më e korruptuara e tranzicionit. Ndaj detyrohemi të përsërisim se pa kryerjen e reformës në drejtësi, pa spastrimin e politikës prej të kriminalizuarve dhe të korruptuarve (spastrim që mund ta bëjë vetëm një pushtet i pavarur drejtësie), çdo rotacion pushteti nuk mund të sjellë asnjë përmirësim. Madje, në momentet e tanishme, mund ta kalonte pushtetin në duar shumë më të korruptuara dhe të kriminalizuara. Si ato të Bashës dhe Berishës. Shumica e shqiptarëve e di këtë. Prandaj Basha është pika më e dobët, bumerangu i protestës së një lidershipi të pashpresë.

Share This Article
1 Comment
  • nqs se ky monster LUL bASHA SI MINISTER KUKELL vret 4 veta dhe nje nenpunes i rendomte i nje ambasade i thote YLL NE NGJITJE……………………………………………………………………..atehere enverhoxha nuk ka nevoje per monument gjgand se kemi arkitektet e monumentit enverit…Lune dhe Lulin

    Nga 1991 deri ne deri tani kane aq shume dokumenteve kompromentuese qe eshte turp te thuash ate fjali.

    I perkas atij grupi shoqeror qe kemi dhene nje kontribut te vyer per nderrimin e sistemit shume kohe para 1991 dhe jam larguar I lemerisur kur kam pare se 99 perqind e tyre ishin sit e thuash qe djemte po luftonin baballaret dhekishte nje pjese tjeter spiunesh te brendshem dhe te jashtem qe tashme dihen por pak flitet per ta.
    Qofsha I gabuar por levizja e dhjetorit ishte nje abuzim criminal ne dem te studenteve midis atyre qe po linin pushtetin me ato qe do ta merrnin.Vlen per tu theksuar se ne 2 prill 1991 u fut ne loje hapur fare dhe udb jugosllave me lobin serbo-kosovaro-malezez ne amerike qe dhe keto dihen kush jane.
    Kam pershtypjen se ai fare komunizmi qe thote autori kishte rene te pakten qe ne 17 dhjetor 1981 kur vrau veten apo e vetvra Mehmet Shehu dhe vazhdonte per inerci por ne vdekje klinike.
    Pra me pak fjale “gjeneralet “ qe erdhen atehere nga amerika si Rajerson,Elez Biberaj e ndonje tjeter bashke me banden kriminale te tropojes Berisha-Hajdari dhe me rezerviste te genjyer keto student te dhjetorit vetem mundet kufomen e komunizmit..PRA KETO GJENERALE MUNDEN NJE USHTRI TE VDEKUR..
    Ishte turp atehere qofte per ameriken qofte per europen qe kurre nuk folen ne vitet 90 per nje:
    Pajtim kombetar
    Per ndonje plan Marshall
    por u burra ti hame kockat Enver hoxhes qe vazhdon dhe sot me te njejten oreks si ne kohen e Skenderbeut
    Pra nga ajo kohe Shqiperia eshte ne vdekje klinike

    Por si mund te rregullohet ai vend

    se pari:
    SHBA duhet te kerkoje falje per fushten e gabuar te “dekomunistifikimit” te zbatuar qe nga 1991 nga dyshja Rajerson-Biberaj.Kjo sepse ne ato kohe ai system kishte vdekur dhe lufta kunder tij ishte nje beteje me kufoma .

    se dyti
    Ne 1993 ndodhen tre ngjarje me rendesi: 1-denohet si terrorist k/opozitari Fatos Nano per shuma qesharake.2- zhvillohet gjyqi I kafeve te nexhmijes.3- Rajersoni dhe ndihmesi I tij Berisha menaxhojne ne menyre ilegale floririn e Londres.
    Pra I nderuar DL qeketu duhet te filloje investigimi I SHBA; ishte legal marrja dhe shperndarja e ketij floriri nga nje president dhe nje ambassador…keni guximin zoti DL me zotin Mero Baze (MB) te hapni keto letra

    se treti
    ka segmente ne SHBA dhe BE qe e kane mbrojtur ne kohen qe ate e priste litari..psh
    ne 1997 kur pritej egzekutimi I monsters Berishe erdhi dikush (kolege tuaj) dhe e coi ne nje luftanije me helicopter..dhe pastaj u detyrua forcerisht qe te amnistoheshin krimet e ketij Satanai…Hapni letrat I nderuar DL.

    se katerti
    pas grushtit te shtetit te te 14 shtatorit 1998 koleget tuaj I nderuari DL ne vend te kerkonin arrestimin spektakular te kesaj monster…..e falenderuan pse ktheu mbrapsht armatimin e rende qe pushtoi institucjonet.
    Ironia juaj ndodhi me vone kur I bête presion Majkos,Metes dhe Nanos jo vetemqe te mos e arrestonin kriminelin tuaj te perkedhelur por u tallet duke I marre nje interviste brenda mureve te ambasdes.
    Kam mendimin se ngjarja e 14 shtatorit 1998 dhe tolerimi qe I bête kesaj BISHE eshte nje poshtrim qe I keni bere atij kombi qe eshte me I rende se cdo pushtim….
    se pesti
    Cfare ndodhi me 21 janarin 2011 eshte folur shume ..por mendoj se njeriu me I fuqishem ne shqiperi ne ate Aleksander Arvizu eshte pergjegjsi kryesor per veprimet dhe mos veprimet e tij.

    Shikoni cfare tolerimi kozmik ju be ketij perbindeshi nga kolegu juaj Arvizu qe kerkonte si ju nje aksion ACT NOW dhe nga ana tjeter gjakatari berishe arriti ti perdhose kufomat dhe jetimet e tyre
    1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
    2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
    3-ktheu k/m ne spital fushor
    4-refuzoi dorzimin e gardisteve
    5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
    6-perdhosi k/prokuroren di lavire
    7-ofendoi k/shikasin si pucist
    8-kercenoi ramen me egzekutim
    9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
    9-u fshine filmimet
    10-u ndrruan tytat e armeve
    11-u dekorua burri shtetit
    12-u dekorua ylli ne ngjitje
    13-u menderosen ekpertizat e FBI
    14-u zevendesua presidenti
    15-u zevendesua k/prokurri
    16-u zevendesua k/bashkiaku
    17-u zevendesua k/shiku
    18-u terrorizuan gazetare
    19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
    20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
    21-demshperbleu te gjithe vrasesit
    22-poshtroi Arvizune e Obames
    23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
    24- akuzon dhe sot ramen per vrasjet e 21 janarit etj….
    ………………..
    se gjashti
    doktrina juaj I nderuar DL per “dekriminalizimin” duke perfshire me te drejte disa politikane kriminele ordinere e perseris ORDINERE duke harruar me dashje kriminelin Berishe tingellon shume keq ne opinionin dhe shoqerine shqiptare ku disa me te drejte I quajne Kinezerirat tuaja..
    ‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
    Cfare duhet beje sot SHBA.eshte teper e thjeshte

    -duhet te kerkoje te falur per instalimin e berishizmit ne 1992-2013

    -duhet te mos e shohe shqiperine akoma me syzet e mykura te WW2 te Wisnerave,Rajersoneve,Elezbibereve

    -duhet te zevendesoje doktrinen e dekriminalizimit me DEBERISHIZMIN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *