Nga Koloreto Cukali
Ka një indinjatë të përligjur (nga frika për veten, kuptohet) të njerëzve që rrinë mbyllur nëpër shtëpi kur shohin fotot e tregut të Kombinatit. Fjalia e parë që dëgjoj është: ne “nuk bëhemi njerëz”, çka nënkupton që nuk do mund të civilizohemi dot kurrë.
Po u përgjigje që ata janë të varfër dhe nuk është faji i tyre që sfidojnë karantinën, fjalia pasuese është “pse, edhe për këtë e ka fajin Rama?” çka nënkupton që Kryeministrit po i veshin edhe përgjegjësi absurde, si mosqytetaria e popullit që ai qeveris prej 17 vitesh në rang lokal e kombëtar plus nja 3-4 vjet qeverisje kulturore.
Do doja t’ju argumentoja pse është thelbësisht faji i z. Rama që njerëzit sfidojnë distancimin në Kombinat.
Mund të ngjajë sikur kritikët e z. Rama, përfshirë dhe unë, e kemi kthyer në tabelë qitjeje në këto kohë kur lideri po “lufton” të na shpëtojë të tërëve. Nuk dua të flas për të tjerët, por unë kam 2 motive për t’u marrë personalisht me z. Rama.
Generalissimo R.
E para, kam vënë re një problem të madh në mënyrën si funksionon z.Rama në raport me pushtetin, dhe e kuptova vetëm falë COVID-it.
Z.Rama, beson që “ushtria” (lexo, mjeti i forcës) është një mjet për të trembur popullatën kur nuk bindet. Në perëndim, ushtria është një mjet ndihme i popullatës që futet vetëm në misione humanitare aty ku shteti nuk ka resurse e ku fatkeqësia godet fort e papritur. Ushtarët, kthehen në infermierë, zjarrfikës, shoferë, kujdestarë, madje edhe dado, për të ndihmuar popullin.
Në vendet ku pushteti merret e mbahet me dhunë, mashtrim, vjedhje e blerje votash, puçe e grushte shteti, ushtria në fakt shërben për të mbajtur popullin nën trysni frike. Z.Rama anoi nga këta të dytët.
E bëri në mënyrë instinktive ose jo kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që kuptuam mentalitetin që ka ai për shtetin. Shqipëria nuk ka nevojë për një Ramiz të dytë (meqë, ironikisht, ai nuk e ka as karizmën e Enverit që të mund ta përqasnim).
Sistemi, si fabrikë prodhimi anti-qytetarie
Problemi tjetër, që unë e konsideroj problem madhor të Shqipërisë faktin që z.Rama e ka personalizuar pushtetin në një masë të tillë, saqë po i afrohet asaj të Ramiz Alisë së viteve ‘86-‘90. Në të tilla raste, jo vetëm pushteti personifikohet tek një njeri, por dhe institucionet shndërrohen de facto në zgjatesa të egos së një personi; pasojat që lë ky akt mbi shoqërinë janë të lidhura drejtpërdrejt me vullnetin e një individi; dhe përgjegjësitë shkojnë përsëri tek ky njëshi.
Më i ndershmi nga e tërë kjo racë uzurpatorësh mbetet Hitleri, që mori përsipër personalisht gjithçka që kish ndodhur në Gjermaninë naziste. Ky i yni, Enveri, djallëzisht induktoi në popull idenë që “Enveri nuk di gjë”.
Në fakt, Enveri nuk kishte pse dinte me doemos çdo gjë, sepse kish ngritur një sistem sipas imazhit të tij. Levat, punonin për të. Edhe pse ka shumë indicie që Enveri dinte pothuajse çdo gjë!
Para se të vinte në pushtet si Kryeministër dhe të ikte nga pushteti dhjetëvjeçar si Kryetar Bashkie (ku u fut për të shpëtuar nga pushteti si Kryeinxhinier i Kulturës) z. Rama tha që faji “është i sistemit”.
Sikurse historia jonë na mëson, sistemin e bëjnë njerëzit. Ndaj, sistemi i ri i drejtësisë, pra reforma, është deformuar kaq keq pas ndërhyrjes së “inxhinierëve” shqiptarë të politikës, ku z.Rama është ai me ndikim më të madh, gati absolut.
Kjo përvojë, sikurse eksperimenti i Zogut me oborr, ai i Enverit me shokë apo ia i Berishës me klan, tregoi edhe një herë që sistemet më të mira në letër mund të shkatërrohen nga aplikimi përmes njerëzve të papërgjegjëshëm.
Aq më tepër që Shqipëria, për shkaqe jo vetëm historike por dhe strukture të trashëguar ekonomike e politike, ka një traditë vertikale të shoqërisë.
Z.Rama dhe pasqyra e borëbardhës
Kur z.Rama del para kamerave ai imagjinon popullin që po e dëgjon. Kamerat e Klanit, Vizionit e TCH, janë sot si pasqyra e Borëbardhës për kryeministrin. Ai dëshiron të dëgjojë atë që do nga pasqyra.
Në një farë mase, është e vërtetë që masa e popullit që ai imagjinon që po e ndjek, i ngjan atij. Sepse, në Shqipëri, ka kohë që liderët e formatojnë masën e popullit (ata që unë me dhimbje e trishtim, e disa me zemërim, i quajmë “dele”) sipas modelit të tyre.
Sot, shqiptarët janë bërë më arrogantë, sepse ky është modeli që ofron Kryeministri. Shihni mënyrën si komunikon me publikun, në rrugë, apo dhe në FB.
Sot, shqiptarët janë bërë më të dhunshëm, sepse e tillë është jo vetëm gjuha politike e Kryeministrit, por dhe mentaliteti i tij, dhe njerëzit që ai mban afër – një pjesë të kërkuar në Europë për përdhunime, vrasje e trafiqe. Shikoni dhunën me të cilën kalon ligje anti-kushtetuese, thjesht sepse “mundet”.
Sot, shqiptarët nuk e duan njeri-tjetrin, sepe kanë një Kryeministër që nuk do askënd vetëm vetes së tij dhe atyre 10 oligarkëve që ka rrotull. Shikoni tërë ligjet që ka bërë, që nga ai i faljes së taksës mbi dividentin, që i hoqi Shqipërisë miliona Euro për t’ua dhënë 10-15 oligarkëve e deri tek ai i marrjes së pronave në bregdet me dhunë, për t’ua dhënë “për zhvillim” po atij grushti njerëzish.
Të ecësh përpara pa meritë, por vetëm duke shërbyer është standarti që z. Rama ka vënë në Partinë e vet, në qeverinë e vet, në administratën e vet, në Parlamentin e vet. Them Parlamentin e “vet”, sepse është i veti. Sepse, kur i duhen votat ai vë në rresht edhe “opozitën e re” për të votuar atë që do ai.
Injoranca e mesatares së shqiptarëve është produkt i drejtpërdrejtë i cilësisë së programeve televizive, ku z. Rama është vazhdimisht protagonist, vetë ose përmes oborrtarëve të vet, por jo vetëm.
Interesi kulturor i masës së popullit është produkt i politikave kulturore të ish Ministrit të Kulturës, Kryeministrit aktual dhe atyre para tij, politika e të cilëve e thanë artin aq shumë sa i vetmi gjëmbaç që mbin në artin tonë është tallavaja. Në të gjitha fushat. Si dhe telenovelat turke.
Me fjalë të thjeshta, shqiptari i kombinatit është imazhi më i saktë psikologjik i z. Rama, por pa vilë në Surrel e pa kravata trendi.
Shqiptari i karantinës
Ndaj, pse prisni që Shqiptari i Kombinatit të respektojë rregullat, në një shtet që luhet pa rregulla? Pse kërkoni që Shqiptari i Kombiantit të vërë interesin e të tjerëve mbi atë të vetin, kur askush në majën e pushtetit nuk e bën këtë?
Pse prisni qytetari nga ai që tërë ditën ushqehet me imazhin e arrogancës Pse, ankoheni kur një qytetar i thjeshtë përdor aksiomën “e bëj, sepse mundem” kur kemi vite që bombardohemi me dhunën e Kryeministrave që e bëjnë diçka, sepse munden?
Pse befas, kërkoni nga një shqiptar i periferisë të sillet si Europian, kur vëllai politik i Kryeministrit shqiptar është një diktator lindor?
Shqiptari i Kombinatit është pasqyra psikologjike më e saktë e z. Rama, por jo vetëm.
Shteti i pak vetëve
Shqiptari i Kombinatit, gjithashtu nuk ka marrëdhënie me shtetin shqiptar.
Kur ka hall mjekësor, i duhet të bëjë derman vetë. Kush ka pasur të bëjë me sistemin shëndetësor, e di shumë mirë që shteti nuk të lë rrugë tjetër veç të plasesh te privati, ose, për të varfërit – të plasesh në shtet duke paguar nën dorë.
Njëjtë dhe me sistemin arsimor. Njëjtë me drejtësinë. Njëjtë me rendin. Njëjtë me ushqimin. Padrejtësitë e thella ekonomike e sociale, në këtë vend zgjidhen vetëm me para nën dorë, ose me njohje personale. Ndryshe vdes, ikën në Gjermani ose i bashkohesh krimit. Shteti shqiptar u përket vetëm atyre që kanë para.
Mund të vazhdoja gjatë, po ju këto i dini. Thjesht, jua rikujtova, për të treguar që shqiptari i Kombinatit është i tëhuajëzuar nga shteti i vet. Shteti shqiptar është në shumicën e rasteve diçka e huaj për qytetarin e thjeshtë të këtij vendi dhe jo rrallë, është armiku i tij. Këtu kanë kontribuar të tërë Kryeministrat nga pak, por z. Rama, është treguar ekselent në shkatërrimin e një shteti të shumicës në favor të shtetit të pakicës.
E vetmja gjë që ne presim nga shteti shqiptar është të bëjë rrugët. Kaq.
Këtu ka reduktuar shteti. Kaq ka kuptim shteti për ne. Për asgjë tjetër nuk na duhet, madje, në çdo hallkë të vetën na vjedh, grabit, dhunon, favorizon, abuzon në favor të atij që është më i pasur.
Shqiptari i Netflixit
Ndaj, pse prisni që qytetari i Kombinatit ta marrë seriozisht shtetin shqiptar? Pse shpresoni që Shqiptari i Kombinatit t’i japë diçka me dëshirë një shteti që vetëm merr e merr me dhunë? Pse doni nga një njeri i lënë mes katër rrugëve, të mendojë për ju që mbase e keni zënë një qoshe të ngrohtë?
Pse pretendoni që një shtetas që trajtohet non stop si qytetar i botës së tretë në vendin e vet, të sillet si qytetar suedez brenda 2 javësh? Pse kërkoni kulturë nga ata që (janë të detyruar) të hanë vetëm telenovelat e Sandrit, Vjollcës e Dulakëve, ndërsa ju keni hallin e sezonit të ri të Casa De Papel?
I keni parë kutitë e shkrepseve ku ata jetojnë, të zhytur në kredi, borxhe e veresi, pa mundësi për të blerë as portokaj e pa shanse për të jetuar me punë e dinjitet?
Ndaj, Shqiptari i Kombinatit nuk i ka borxh askujt, përkundrazi.
Nëse shtëpia juaj është e ngrohtë, shihni Netflix, shtrydhi limona e bëni fwd non stop meme për gallatë, mbylleni gojën e thoni faleminderit!
Sepse shqiptari i Kombinatit duhej të ishte jo duke bërë pazar, po duke i vënë flakën sistemit.
Thojini faleminderit, jo atyre në Kombinat, por zotit Rama, që ka modeluar qytetarë të tillë që vetëm e injorojnë shtetin, por nuk kanë guxim (as proteina mjaftueshëm) për t’i vënë flakën. Ai ju ka dhuruar dhe juve (që merrni proteina) një shënjestër për t’u ankuar: ata që janë shqiptarë, po në 30 vjet nuk kanë patur kurrë pjesë në Shqipëri.
Që dhe ju të rrini të qetë, me bukë e djathë e Netflix, e të mos lëvizni shumë nga divani.
*****
Botuar në DITA dhe Politiko.al. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa citimin korrekt dhe të dukshëm të burimit


SKIPETAR I KALIFATIT! EDVINI S’MUND TE BEHET SI MUSOLINI!
”Kur ylli im shkelqente,une mjaftoja per te gjithe,tani qe ylli im eshte venitur te gjithe nuk mjaftojne per mua’! B.Musolini
————-
Ne vend te paraDhenjes
Tragjedija e gjithe tragjedive qe perejeton ky popull per 30 vjet do te jete pasa termetit e pas kesaj epidemije!
PSE?
Sepse kemi 30 vjet qe jemi ne anarki e ne Anormalitet e nuk ka burre nene te na ktheje si gjithe vendet dhe popujt ne NORMALITET!
Dje per çdo qenje njerezore qe ka ngelur akoma me tru ne koke e zemer shqipetari dy do te ishin lajmet :
E para :Pse nuk u tha ASGJE per ‘Rezistencen’ e popullit shqiptar ndaj pushtuesit italjan !?
E dyta qe ‘Shkodra e moteve’ :”Nuk asht ma shqiptare’ po e pushtuar 30 vjet nga xhihadi ashtu si tan shqipnija e mesme dikur shteti islamiko xhihadist i Esad Pashe Toptanit!
Mbulimi i arkivolit te nje shkodrani ish djepi i kultures dijes me flamurin e xhihadit ne shekullin e 21-te e aqe me teper ceremoni e organizuar nga nje xhihadiste bashki e mbi te gjitha mbi trupin e pa jete te nje ARTISTI nuk ka nevoje per komente!
Buratin Edvini dhe Musolini!
——————–
Vetem nje informacion ZAGARESH qe s’kane te bejne fare,po ‘fare fare’ me informacionin as te Lire,as te pa varur e as profesionist meren ne kohe krrizash jo me epidemine,jo me fatkeqesite ,jo me vdekjet e mjerimin qe po ben kerdine por me EDVININ nje qenje ne krye te nje ‘qeverrije’ kukull-kujslinge anonime qe perfaqesonte para 4 vjetesh vetem 20 PERQIND TE elektoratit NDERKOHE QE SHQIPTARET VOTUAN VETEM 44 PERQIND OSE SHQIP 56 PERQIND NUK JANE TE perfaqesuar,shumica ndersa me 30 Qershor te nje viti qe sapo lame pas shqiptaret apo ‘zgjebesit’ qe ju drejtuan kutive te ‘votimit’ ishin vetem 20 perqind ose shqip 80 perqind e shqiptareve nuk i perfaqeson ASKUSH!
Bastarde Bolino dhe Bole!
————
Ndersa zagaret e racave FEV ZI bastarde 30 vjet ne sherbim te kalifit Sali e Like Flori qe jane pa perjashtim per ne BURG se kane propoganduar zjarrvenjen e nje ish Shqiperi vazhdojne neper bordellot -studjo te flasin per Honolulune EDVININ-SALINE e jo per mjerimin e TRAGJEDINE nje fare CUKALI ka gjetur momentin qe te ‘frikesoje’ popullin jo me me GOGOLIN ‘kamunizem’ si 30 vjet as me simbolin e KRIMIT apo karaxhixh Saline,as me simbolin e korrupsionit apo Like Florine por me GOGOLIN-Edvin se po na behet DIKTATOR!?
Cukale te Corrofjepsur!
A e kini te qarte tragjedine e nje vendi dhe populli 30 vjet pa shtet pa 3 pushtetet,pa asnje istitucion kushtetues te ndare e pa varur pa parlament pa pushtet gjyqesor po mbi te gjitha pa sistem ekonomik,pa baze ekonomike me infrastrukture te sdhkaterruar,me kapitale strategjike ne ARRATI e me kolonizator nje te ashtuquajtur A M E R I Q I!?
Si do behet ‘diktator’ nudisti EDVIN lakuriq me duar ne xhepa apo e kini fjalen si ‘piktor i deshtuar’ do luaje rolin e diktatorit si CHarlie Chaplin ne rolin e Hitlerit!
Kush TURME me tritol e molotov do ta ndjeke nga mbrapa kur TURMA e divizionit ‘Hajdari’ si dikur e regjimentit ‘Kosova’ apo divizionit ‘SS’ Skenderbeu kane qene 30 vjet dhe vazhdojne te jene ne duar te serbit Berisha apo Salise e Like Faalorise qe i ndjekin e behen kamikaze si paramilitare te ISIS ne emer te ‘alla akbar’ e sterviten ne JALE!?
Ndersa Bastardet e racave FEV ZI qe nderrojne si zagaret dhe agjentet padronet kerkojne ta bejne me zor Edvinin ‘mbret’ e ca ‘profet’ Cukalet dhe te Corrofjepsurit ‘diktator’ sikur te mos na mjaftonin tere gomaret qe na kane ngordhur vine dhe mizat e MUTIT qe nga Italija dhe AmeriQIja e sna lene rehat perfshi dhe nje BOLINO!
Bolino dhe Bolet e tjera!
———–
Zagaret e dizinformacionit ne kete vend 30 vjet pa shtet eshte tragjedija e vertete!
Zagaret e ndare ne grupe qensh bastarde qe nuk bejne informacion po lehin per padronet edhe ne kete epidemi qe me pas do kemi vertet tragjedi ne nje vend normal e me shtet do te ishin ‘subjekt’ e ‘objekt’ i sistemit gjyqesor dhe PROKURORI aqe me teper ne ‘gjendje te jashtezakoneshme’!
Dje ish 7 Prill kur 81 vjet me pare,Italija fashiste ne gare me gjermanine Naziste pushtoi nje vend mesjetar gjysem feudal nen mbreterine e Ahmet Zogollit simbolit te tradhetise,obskurantizmit,antishqiptarizmnmes e hajduterise e qe kish per shofer gjyshin e EDVINIT!
Bolino,dhe bolet e tjera,
Para se te sajoni ‘sondazhe’ ne kohe epidemije dhe tragjedije si alabake e ta beni EDVININ te fluturoje me presh ne bythe si te mos i mjaftonte droni i Ballist Morines,lexoni ne mos shkrimet e nje gazetari italjan nder me te medhenjte e Botes,Indro Montanelit, lexoni ditaret e ministrit te jashtem FASHIST kontit CIANO,dhenderrit te Musolinit!
Aty do te gjeni se ç’fare perfaqesonte Italija Fashiste,ç’fare perfaqesonte ‘ndihmat’ e Italise para dhe pas pushtimit e me von deri ne te mbyturit e Otrantos,ç’fare perfaqesonte ish regjimi obskurantist ZOGOLLJAN i njejti REGJIM qe jemi katandisur fale SALISE-EDVINIT dhe LIKE FLORISE-MESJETE!
Bolino,bole dhe Cukale te corrofjepsur!
Ju kane bere shpelarje truri dhe nuk njihni jo vetem te shkuaren,pa te cilen nuk ka te ardhme por tragjedija eshte se ashtu si tere kjo GLASE -KRRIMINALE politike perfshi dhe NUDISTIN-Edvin nuk dalloni dot PROGRESIN nga fjala ‘Zhvillim’!
‘ZHVILLIMI’ I KETIJ VENDI PAS 30 VJETESH PA SHTET,PA EMER TE FORMES SE SHTETIT SI NE TERE HISTORINE E NJEREZIMIT,PA EMER TE SISTEMIT EKONOMIK,PA PASURI KOMBETARE,PA INFRASTRUKTURE,PA ZHVILLIM,PA PRONE E PUNE ME POPULL 100 PERQIND TE SHPRONESUAR-KISHA-XHAMIJA-GRADAÇELA-BETONIZIM-PLLAKEZIM DO TE THOTE :
‘DREJTIM I DUHUR PO ME SENS TE KUNDERT’ OSE SHQIP: M J E R I M!!
Kete kerkoi te bente edhe Musolini ne Itali qe te ndertonte qendrat urbanistike e pllakezonte e betononte perfshi te shkaterronte dhe tere urbanistiken e Romes se Lashte duke thirruar nga gjithe Bota mbi 6000 arkitekte e urbaniste per te mbetur ne histori jo per MILIONAT e italjaneve te vrare per faj te tij por per ‘urbanistiken’ pallatet ‘lungo maret’!?
Ju zagare nuk jetoni dot pa padrone dhe ini shkaketaret kryesore qe 30 vjet po jetojme ne mes te Europes tragjedine si asnje popull i Ballkanit qe vuan per BUKE sepse ju asnjehere nuk i kini bere OPOZITE tere qeverrive kujslinge po mbi te gjitha kini pasur FRIKE si zagare apo ‘qen te rrahur’ te gjeni te KEQEN ne ate qe quhet A M E R I K E dhe tere ‘autostradat’,tere ‘stadjumet’ tere ‘unazat’ ‘rruget e autostradat’ e KRIM-Kombit nuk ka bythe ti ndertoje permes PPP-ve nudist Edvini por i ‘nderton’ per ti vjedhur parate ai qe ‘investon’ dhe zyrat nuk jane ne Bathore por ne AmeriQI dhe ketu jane vetem femije apo sporteliste me origjine skipetaro-amerikanre!
Alabake,kemi 30 vjet qe ne kete vend pa shtet tere istitucionet e antishtetit jane pushtuar nga xhihadi zogolljane zogiste bastarde,biberaj,berisha,bushate,blusha ‘çunat e bllokut’ e ‘çunat e TirOnes’ qe na degedisen ne mesjeten ZOGOLLJANE dhe mbas kesaj termet-epidemi fillon vertet ajio qe do quhet tragjedi:
TE KTHEHEMI NE NORMALITET KUR 30 VJET JETOJME ANORMALITET!
Zagaret e informacionit ne gare me njeri tjetrin njera turme per ta konsideruar ‘diktator’ e tjetra’ lider boteror’ nuk arrijne ta kuptojne se te paret i shtojne jeten nje qenjeje qe 7 vjet nuk po qeverris ndersa te dytet e bejne te fluturoje me presh ne bythe …Populli ekonomija,BUKA?’ZOTI TE DHASHTE!”
P.S ”Zogolli me origjine nga familje mafjozesh nga Mati kryesisht mereshin me blektori,ish njesoj si familjet tona mafjoze ne Kalabri,me shkolle te cunguar turke por me instiktet e intelekt te zgjuar nga ata qe te vrasin naten e qajne diten’INDRO MONTANELI
”Gjithe duane lirine
dhe pa te njeriu s’rron
ti shqiptar Shqiperine’
ne zgjedhe si e duron”!?
Myslimane e te krishtere
jemi keq
Te ngrihemi qe te tere
djem e pleq.
Te ngrihemi te luftojme
trimeri
Ja te vdesim ja te rrojme
per liri…”