Drejtësia, a ka emaile të Lu-së që i “rezervon” vende Berishës?

anazapta

Pikërisht kur mazhoranca bëri një tërheqje të fortë dhe kryeministri Rama pranoi që anëtarët e organeve të reja drejtuese të sistemit të drejtësisë që vendosin për prokurorët dhe gjykatësit e ardhshëm të zgjidhen me 2/3 e votave (94 vota në Kuvend), nga PD erdhi kërkesa e re. As më pak e as më shumë, PD kërkoi që këta drejtues të mos zgjidhen as me 94 vota, por pakica të ketë vende të rezervuara.

Çfarë është kjo formulë? Shkurtimisht ky model parashikon që në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Posaçëm në Gjykatën Kushtetuese të ketë vende të “taksura” për kandidatët e opozitës që në krye të herës. Le të kujtojmë se edhe me modelin e 94 votave në Kuvend për zgjedhjen e këtyre drejtuesve, ndikimi dhe përzgjedhja e pakicës mbi kandidaturat është e padiskutueshme.1

Lidhur me vullnetin e PD-së për kryerjen e reformës në drejtësi nuk kishim ndonjë iluzion. Ishte gati e pritshme që edhe përpara lëshimit më të madh të mazhorancës, PD dhe Berisha të dilnin në çast me një pretendim tjetër. Të mendosh tjetërsoj është fyerje për inteligjencën e çdo shqiptari që ndjek zhvillimet politike.

Ajo që është në pikëpyetje në këtë rast, është mungesa e një përgjigjeje pas deklaratave të Berishës dhe Bashës. Konkretisht, sipas tyre, formulën e vendeve të rezervuara e ka propozuar eksperti i OPDAT që në nëntor. Në 25 janar në një drekë në rezidencën e Lusë me Berishën e Bashën, këtyre u është thënë të zgjedhin një nga opsionet e propozuara “dhe ne do e detyrojmë Ramën ta pranojë”. Në 3 shkurt Lu çoi email ku ofroheshin 5 opsione ndër të cilat dhe vendet e rezervuara. Në 14 shkurt i kthehet përgjigje me email Lusë në favor për vendet e rezervuara dhe në 17 shkurt i komunikohet PS.

“Të gjitha janë me e-mail me Lu dhe nëqoftëse është e nevojshme do publikohen”, tha Basha.

Pra, PD pretendon se ambasadori i SHBA-së e ka patur të qartë kërkesën e opozitës për vendet e rezervuara, këtu e 4 muaj përpara. Dhe kishte marrë përsipër të bindte kryeministrin për këtë formulë. Madje ekzistojnë edhe emaile për këtë.

Ajo që të çudit dhe do ishte tejet diskretituese nëse rezulton e vërtetë, është që z.Lu të jetë investuar realisht për këtë opsion. Pra, për një opsion ku Berisha prenoton vende në kupolën e “drejtësisë së re”, si në një motel buzë rruge ku zihen dhoma me qera nga kushdo që kalon atypari. Por edhe përtej emrave të përveçëm, – apo kush është, e çfarë i ka bërë Berisha këtij vendi, – nëse një ambasador investohet që “drejtësinë e re të pavarur nga politika”, të një vendi si i yni ta ndajë sërish në llokma… po kjo politikë, atëherë përse gjithë ky mundim?

Modelin e vendeve të rezervuara, e ka patur vetëm Kroacia më herët, dhe akualisht veç Malta e vockël i zgjedh kështu krerët e drejtësisë.

Me këtë “model” është detyruar të funksionojë vetëm Kosova e re dhe e dirigjuar nga ndërkombëtarët, kur erdhi puna për vendet fikse në Kuvend, të akorduara për pakicën serbe, dhe ato në qeveri.

Nëse vjen puna deri këtu, artificat janë të kota: S’kemi pse mundohemi për t’ja hequr drejtësinë nga thonjtë e Berishës, për t’ja lënë në prehër Berishës. Le të rrijë siç është.

Por ndërkaq, ambasadori do ishte e udhës të sqaronte deklaratat e Berishës dhe Bashës: Vërtet ka emaile ku ai e dinte që në shkurt se çfarë kërkonte konkretisht PD? Vërtet ai ishte dakord me këtë?

 

23

******

Ç’parashikon modeli i “vendeve të rezervuara”

Propozimi aktual parashikon që Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të kenë secili nga 11 anëtarë: gjashtë nga rradhët e profesionistëve dhe pesë nga rradhët e jo-profesionistëve të cilët do të jenë profesorë të së drejtës, nga Shkolla e Magjistraturës, avokatë, noterë dhe nga shoqëria civile.  Njëri nga anëtarët e Komisionit të Venecias sugjeroi një model sipas të cilit disa vende (pozicione) në Këshillin Gjyqësor dhe në atë të Prokurorisë të rezervohen për pozitën ose opozitën.  Më konkretisht, ai sugjeroi që maxhoranca mund të plotësojë tre vende dhe opozita të mund të plotësoje dy vende, por nga një listë e personave të kualifikuar e propozuar nga një trupë ekspertësh. 

Ky nuk është një model votimi proporcional, por mund të quhet modeli i “Vendi të Rezervuar”.

Ky model duhet të merret në konsideratë me mjaft kujdes, pasi disa devijime të tij mund të sjellin pasoja negative :

  • Në qoftë se partive u lejohet të përzgjedhin dhe të emërojnë të gjithë anëtarët jo-profesionistë (jo-gjyqtarë ose jo-prokurorë), kjo gjë do të politizojë tej mase të dy këshillat. Në qoftë se grupime, si për shembull shoqëria civile, dhoma e avokatisë, profesorët e së drejtës, ose vetë këshillat mund të propozojnë ose dalin me një listë të detyrueshme të kandidatëve të kualifikuar prej të cilës mazhoranca dhe opozita mund të zgjdhin, kjo gjë do ta pakësonte riskun.
  • Pritshmëria e standarteve ndërkombëtare bashkëkohore është që për anëtarët jo-profesionistë (jo-gjyqtarë ose jo-prokurorë) të ketë transparencë dhe përgjegjshmëri, normalisht duke përfshirë avokatët, akademikët apo nga shoqëria civile. Disa nga këto modele thjesht rezultojnë në emëriminin në këto Këshilla të politikanëve, gjë e cila përsëri nënkupton një shkallë të papranueshme të kontrollit politik.

Modeli i “Vendit të Rezevuar” duhet të përzgjedhë nga rradhët e kandidatëve më të kualifikuar

Komisioni i Venecias, në shumë opinione të tij, vë theksin se është tejet e rëndësishme që përbërja e këshillave të jetë e tillë që të shërbejë edhe si roje (gardian) kundër korporatizmit dhe politizimit.   Korporatizmi rrjedh nga fakti që kemi shumicë gjyqtarësh ose prokurorësh, por në përbërje duhet të ketë një numër të konsiderueshëm edhe nga rradhët e profesionistëve.  Në qoftë se anëtarët jo-profesionistë (jo-gjyqtarë ose jo-prokurorë) do të zgjidhen vetëm nga politika, kjo gjë do të çonte në politizim.

Modeli i “Vendit të Rezevuar” duhet të sigurojë shumëllojshmëri

Komisioni i Venecias rekomandon që anëtarët jo-profesionistë (jo-gjyqtarë ose jo-prokurorë) duhet të zgjidhen me shumicë të cilësuar (ose përmes mënyrave/mjeteve të tjera që sigurojnë balancën politike, siç mund të jetë për shembull votimi proporcional).  Ai gjithashtu rekomandon që anëtarët jo-profesionistë duhet të jenë “përdorues të sistemit të drejtësisë,” siç mund të jenë avokatët, akademikët apo shoqëria civile.

 Modeli i “Vendit të Rezevuar” është i rrallë në Evropë

Një variant i ndryshëm nga ky egziston vetëm në dy vende evropiane: Kroaci dhe Maltë.

  • Në Kroaci, Këshilli Kombëtar Gjyqësor ka në përbërje 7 gjyqtarë, 2 profesorë të së drejtës, dhe 2 deputetë (një nga maxhoranca dhe një nga opozita).
  • Në Maltë, Komisioni për Administrimin e Drejtësisë ka në përbërje 4 gjyqtarë, 4 anëtarë ex-officio, dhe 2 anëtarët jo-profesionistë (njëri emërohet nga Kryeministri dhe njëri nga kryetari i opozitës).

Komisioni i Venecias nuk ka dhënë ndonjë opinion për asnjërin nga këto variante.  Sipas këtyre dy modele evropiane, shumica e anëtarëve janë apolitikë, me vetëm dy prej anëtarëve të cilët zgjidhen në mënyrë politike tejet të hapur.  Në Kroaci, ata janë deputetë të parlamentit, ndërsa në Maltë ata thjesht emërohen nga Kryeministri dhe kryetari i opozitës.  Nuk është e qartë nëse Komisioni i Venecias do të mund ti aprovojë këto modele për Shqipërinë.  Gjithashtu, nuk është e qartë se si do të përcaktohet se kush do ta përfaqësoje opozitën, pasi në të ardhmen, mund të ketë shumë parti të cilat do ta pretendonin këtët të drejtë.

Variante të mundshme të modelit të “Vendit të Rezervuar”

Një variat mund të jetë që secili këshill të ketë në përbërje pesë anëtarë jo-profesionitë (jo-gjyqtarë ose jo-prokurorë), dy të jenë profesorë, dy avokatë dhe një nga shoqëria civile. Por, duhet të ketë një proces apo procedurë që të sigurojë se kandidatët janë të kualifikuar, siç mund të jetë për shembull procesi i rishikimit i bërë nga këshilli i emërimeve apo përzgjedhja/miratimi nga ana e Këshillave respektivë.

DITA

 

Share This Article
3 Comments
  • Me vogla qe duhet te thuhet per Donald Blu-ne eshte se ka dale nga kontrolli…DIKUSH DUHET TI SHKRUAJE KONGRESIT AMERIKAN PER KINEZERITE E TIJ…SI KAPTERR I PODESTAVE…

    Me e vogla per shoqerine shqiptare eshte te kerkoje largimin si non grata te ketij berishisti dhe lulbashisti qe po deklarohet hapur ne favor te krimeve te tyre te perbindeshme

    Me kujtohet dipllomati amerikan Filip Riker qe per nje gafe te vogel antigreke…greket mblodhen 2 miljon firma (kryesisht diaspra ne amerike) dhe e cuan pulle poste nga Shkupi ne shtepi…

    Me kujtohet thenia lapidare e spiunit te mire Prec Zogaj kur Rajersoni,Blerimi dhe Saliu futen Fatos Nanon ne burg ne 1993 sikur te ishte terroristi me I madh ne bote duke thene:

    ME SHUME DUA SHQIPTARN FATOS SE SA AMERIKANIN RAJERSONIN..

    Imagjinoni..lul qelbasha ka vjedhur rreth GJYSEM MILIARDI DOLLARE TE RR.K dhe u shpall YLL NE NGJITJE nga I palavdishmi ARVIZU….qe e pritem si general dhe iku si ushtar nga bordello Arjan Canit.

    PSE AMERIKA MBRON ME CDO CMIM KRIMBERISHEN??

    sepse ne nuk kemi guxim te themi te verteten me te madhe:

    SEGMENTE TE DIPLLOMACIE AMERIKANE QE MERREN ME SHQIPERINE AKOMA MBAHET NE TEORINE ME IDIOTE..SE ATA ME BERISHEN DHE ELEZ BIBERIN HODHEN KOMUNIZMIN NE 1990.
    KJO JO VETEM QE NUK ESHTE E VERTETE POR BIE ERE KANIBALIZEM SE BERISHA I TYRE ESHTE NJE KANIBAL QE KA NGRENE DHE PO HA KOMUNIZMIN E VDEKUR…

    Kam pershtypjen se ai fare komunizmi kishte rene te pakten qe ne 17 dhjetor 1981 kur vrau veten apo e vetvra Mehmet Shehu dhe vazhdonte per inerci por ne vdekje klinike.

    Pra me pak fjale “gjeneralet “ qe erdhen atehere nga amerika si Rajerson,Elez Biberaj e ndonje tjeter bashke me banden kriminale te tropojes Berisha-Hajdari dhe me rezerviste te genjyer keto student te dhjetorit vetem mundet kufomen e komunizmit..PRA KETO GJENERALE MUNDEN NJE USHTRI TE VDEKUR..

    Ishte turp atehere qofte per ameriken qofte per europen qe kurre nuk folen ne vitet 90 per nje:

    Pajtim kombetar

    Per ndonje plan Marshall

    por u burra ti hame kockat Enver hoxhes qe vazhdon dhe sot me te njejten oreks si ne kohen e Skenderbeut
    Pra nga ajo kohe Shqiperia eshte ne vdekje klinike

    Por si mund te rregullohet ai vend

    se pari:
    SHBA duhet te kerkoje falje per fushten e gabuar te “dekomunistifikimit” te zbatuar qe nga 1991 nga dyshja Rajerson-Biberaj.Kjo sepse ne ato kohe ai system kishte vdekur dhe lufta kunder tij ishte nje beteje me kufoma .

    se dyti
    Ne 1993 ndodhen tre ngjarje me rendesi: 1-denohet si terrorist k/opozitari Fatos Nano per shuma qesharake.2- zhvillohet gjyqi I kafeve te nexhmijes.3- Rajersoni dhe ndihmesi I tij Berisha menaxhojne ne menyre ilegale floririn e Londres.

    Pra I nderuar DL qe ketu duhet te filloje investigimi I SHBA; ishte legal marrja dhe shperndarja e ketij floriri nga nje president dhe nje ambassador…keni guximin zoti DL te hapni keto letra

    se treti
    ka segmente ne SHBA dhe BE qe e kane mbrojtur ne kohen qe ate e priste litari..psh
    ne 1997 kur pritej egzekutimi I monsters Berishe erdhi dikush (kolege tuaj) dhe e coi ne nje luftanije me helicopter..dhe pastaj u detyrua forcerisht qe te amnistoheshin krimet e ketij Satanai…Hapni letrat I nderuar DL.

    se katerti
    pas grushtit te shtetit te te 14 shtatorit 1998 koleget tuaj I nderuari DL ne vend te kerkonin arrestimin spektakular te kesaj monster…..e falenderuan pse ktheu mbrapsht armatimin e rende qe pushtoi institucjonet.
    Ironia juaj ndodhi me vone kur I bête presion Majkos,Metes dhe Nanos jo vetemqe te mos e arrestonin kriminelin tuaj te perkedhelur por u tallet duke I marre nje interviste brenda mureve te ambasdes.
    Kam mendimin se ngjarja e 14 shtatorit 1998 dhe tolerimi qe I bête kesaj BISHE eshte nje poshtrim qe I keni bere atij kombi qe eshte me I rende se cdo pushtim….

    se pesti
    Cfare ndodhi me 21 janarin 2011 eshte folur shume ..por mendoj se njeriu me I fuqishem ne shqiperi ne ate Aleksander Arvizu eshte pergjegjsi kryesor per veprimet dhe mos veprimet e tij.
    Shikoni cfare tolerimi kozmik ju be ketij perbindeshi nga kolegu juaj Arvizu qe kerkonte si ju nje aksion ACT NOW dhe nga ana tjeter gjakatari berishe arriti ti perdhose kufomat dhe jetimet e tyre

    1- akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
    2-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
    3-ktheu k/m ne spital fushor
    4-refuzoi dorzimin e gardisteve
    5-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
    6-perdhosi k/prokuroren di lavire
    7-ofendoi k/shikasin si pucist
    8-kercenoi ramen me egzekutim
    9-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
    9-u fshine filmimet
    10-u ndrruan tytat e armeve
    11-u dekorua burri shtetit
    12-u dekorua ylli ne ngjitje
    13-u menderosen ekpertizat e FBI
    14-u zevendesua presidenti
    15-u zevendesua k/prokurri
    16-u zevendesua k/bashkiaku
    17-u zevendesua k/shiku
    18-u terrorizuan gazetare
    19-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
    20-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
    21-demshperbleu te gjithe vrasesit
    22-poshtroi Arvizune e Obames
    23-perdhosi familjet e jetimeve disa here
    24- akuzon dhe sot ramen per vrasjet e 21 janarit etj….
    ………………..
    se gjashti

    doktrina juaj I nderuar DL per “dekriminalizimin” duke perfshire me te drejte disa politikane kriminele ordinere e perseris ORDINERE duke harruar me dashje kriminelin Berishe tingellon shume keq ne opinionin dhe shoqerine shqiptare ku disa me te drejte I quajne Kinezerirat tuaja..
    ‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
    Cfare duhet beje sot SHBA me DL eshte teper e thjeshte

    -duhet te kerkoje te falur per instalimin e berishizmit ne 1992-2013

    -duhet te mos e shohe shqiperine akoma me syzet e mykura te WW2 te Wisnerave,Rajersoneve,Elezbibereve

    -duhet te zevendesoje doktrinen e dekriminalizimit me DEBERISHIZMIN
    =DERAJERSONIZIM
    +DELEZBIBERIZIM
    +DEDONALDLULZIM…
    +DEILIRMETIZIM

  • KUSH DUHET TE BEJE ‘NOTE PROTESTE,DASH APO MINISTRIJA E JASHTEME E ‘SHTETIT’ KUJSLING I BATHORES!?
    ——————
    Bushati nese ndihet si minister i nje qeverrije legjitime e nje shteti qe ka bere betimin para kushtetutes duhet te beje dy levizje urgjente:Thirrjen e ambasadorit urgjent dhe njoftim urgjent DASH.
    Nese qendrojne thenjet e agjentit dixhital Basha prej Hollande nese ‘ambasadori’ dixhital nuk ka ardhur si perfaqesues diplomatik po si bashkepunetor i superagjentit serb dixhitalit Sali Berisha —DUHET TE KERKOHET MENJEHERE LARGIMI I TIJ ME MOTIVACION: ‘Destabilizim te shtetit te se drejtes te republikes se Shqiperise ku kerkon qe krriminelet me imunitet te kene si AVOKATURE sistemin gjyqesor ndersa shqipetaret te gjykohen nga KALI I NIPIT SERB XENI!

  • pershendetje moderatore !

    kam bere nje koment para 12 oresh ne kete faqe ku pasqyroja heroizmat e arvizuse per te mbrojtur super krimet e sali monstres

    po ne kete rruge po ecen dhe ky Donald blu-ja…biles po e diskretiton me shume ameriken se enver hoxha

    nuk kemi kohe te tepert

    thjesht ju ndihmojme juve dhe shqiparet per sensibilizimin per clirimin e shqiperise nga Nazi berishizmit..dhe ti themi Donald blu-ve

    boll se po na duket fashizmi dhe komunizmi lule perpara berishizmit dhe luleve te tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *