Me lejen e babit

anazapta

Barriera me emrin Sali Berisha

Nga Alqi Koçiko

 

Pasi përfundon kryeveprën e vet, i bindur se tani nuk ka mbetur më asnjë penel për t’u hedhur, asnjë goditje dalte për të dhënë, asnjë notë për të shtuar, artisti rri e kundron i kënaqur produktin. “Ja një punë e paqme”, thotë ai dhe tërhiqet pas me nge, për ta vështruar më mirë. I tillë ishte reagimi i deputetit të PD-së Sali Berisha me “kryeveprën” e vet të fundit, Partinë e re Demokratike pas Kuvendit të sapombyllur të saj. “Këshilli i ri Kombëtar është ndër më përfaqësuesit, janë të rinjtë që hyjnë për herë të parë në PD, me një kurrikul shumë të mirë, si dhe ata që kanë kontribute të shumta në PD. Ka një spektër shumë të gjerë dhe me tërësi elitare të spikatur”, tha Berisha para gazetarëve, duke hequr më në fund edhe velin e misterit jo dhe aq misterioz, për angazhimin politik të fëmijëve të tij: “Barriera me emrin Sali Berisha është hequr. Tani nuk i pengoj dot më, e kanë rrugën të hapur”.

Në fakt, që kryevepra berishiane me emrin PD-ja e Re do të merrte këtë trajtë, nuk kishte asnjë dyshim dhe të gjithë pritshmëritë të çonin në këtë drejtim. Siç analizoi DITA fill pas mbylljes së Kuvendit demokrat dhe daljes së emrave të rinj anëtarë të Këshillit Kombëtar, kryetari i telekomanduar Lulzim Basha e formatoi partinë fiks si një tapet i shtruar për të pritur krahëhapur pinjojtë e kryetarit historik. I cili mbetet po kryetar, e për fat të keq do mbetet edhe në histori për traumat që i ka shkaktuar këtij vendi.

Por le të merremi pak me barrierën e pakapërcyeshme që kreu i PD-së u paskësh vënë fëmijëve për t’u angazhuar në politikë, sa kohë ai ishte në krye. Duke lënë mënjanë kohën kur ata ishin të vegjël ose duke u shkolluar, momenti potencial kur vajzë e djalë mund të angazhoheshin në strukturat e PD-së dhe të bënin përpjetë në “karrierë”, ishte pas fitores elektorale të 3 korrikut 2005. Ç’nevojë kishin ata të merreshin me kokëçarje mbledhjesh, fjalimesh e diskutimesh, kur në fakt ishte pikërisht koha për të vjelë frytet e pushtetit që ishte në dorën e hekurt të babait? Dhe ndërsa kjo ka ndodhur rregullisht për tetë vjet, pa qenë nevoja të biem në përsëritje, kumbari i PD-së kishte vetëm një mision sa i takon partisë: Të mos lejonte çarje, devijime, konkurrencë, dalje kandidatësh të dytë apo të tretë për të drejtuar partinë në të ardhmen, përveç atij që kishte caktuar ai vetë si mëkëmbës, Lulzim Bashës. Zaten, kjo ishte e vetmja vijë e palëkundur e Berishës që në 1991-in. Se ku janë sot këta kandidatë potencialë, e dimë mirë. Të tjerët afërmendsh janë përshtatur, bindur, konformuar e nënshtruar, duke u mjaftuar me “kap ç’të kapësh” nën hijen e kumbarit. Po, disa tani reagojnë e kritikojnë, pasi janë bindur se kanë mbetur përfundimisht në rrugë të madhe.

Padyshim, do të ishte e ekzagjeruar edhe për realitetin shqiptar, që Berishën në PD ta pasonte nominalisht e bija. Duhej një zëvendësues besnik, mjaftueshëm elastik, i bindur, elokuent në fraza dhe bosh në përmbajtje, aq më mirë dhe fotozhenik, për të kryer tranzicionin. Ky Jakomon me emrin Lulzim Basha, ende e entuziazmon Berishën kur paraqet “platforma dhe vizione” si në tryezën presidenciale për reformën në drejtësi. Por këtej e tutje duhet të marrë masat, sepse nga shefi i tij e mori mesazhin: Barrierat për fëmijët janë hequr!

***

Berisha: Argita dhe Shkëlzeni, e kanë rrugën e hapur në PD

Nga Erion Habilaj

Pasi dështoi për një “skenar Papandreu” në ekonominë shqiptare, Sali Berisha ka nisur të vërë në jetë “modelin Micotaqis”, për të krijuar traditën e trashëgimisë së partisë, ashtu siç bëri ish- kryeministri grek me vajzën e tij, Dora Bakojanis. Kur u pyet mbi lidhjet farefisnore të anëtarëve të Këshillit të ri Kombëtar të PD-së në zgjedhjet e fundit, Berisha gjeti rastin dhe foli dhe për familjarët e tij. Ai pohoi dje për të parën herë publikisht, se familjarët e tij janë të lirë të konkurrojnë dhe të ndjekin karrierën brenda Partisë Demokratike. Asnjëherë më parë Berisha nuk kishte dalë kaq hapur, nuk ishte artikuluar kurrë në mbështetje të promovimit të fëmijëve në hierarkinë e PD-së. “Unë e kuptoj se prania e tyre është e vonuar, por absolutisht se i kam penguar unë, se ata kanë kontribut që në ditën e themelimit të PD, deri më sot. Ka qenë një qëndrim i imi, të vazhdojnë kontributin, sepse ka pasur raste që ndihma e tyre ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme për mua, në fushata e në të gjitha këto, por unë kam mbajtur këtë qëndrim. Ndonëse ka politikanë të tjerë që nuk kanë penguar pasionin politik të fëmijëve, unë e kam bërë këtë dhe e kam gjykuar më të rëndësishme. Tani ata e kanë rrugën të hapur, kur të duan të konkurrojnë në çdo forum të PD-së, njëlloj si të tjerët të votohen, ose të mos votohen. Kështu që ka marrë fund barriera që ata kishin nga Sali Berisha”, theksoi ish-Kryeministri. Nëse hedh vështrimin mbi qeverisjen 8-vjeçare të Partisë Demokratike, bëhet e qartë se fëmijët e ish-kryeministrit Berisha kanë pasur një akses dhe ndikim të pazakontë në resurset publike të vendit. Në disa raste ata janë bërë objekt skandalesh të bujshme për disa afera, ç’ka bëhej e qartë se fëmijët e tij, në kuptimin e aktivitetit RROT KARI2ekonomik nuk kanë pasur kurrfarë pengese nga Berisha. Përkundrazi, kanë qenë më të pushtetshmit në kontrollin e resurseve publike dhe ndikimin mbi politikat ekonomike për 8 vite me radhë. Por, ndonëse me një ndikim të padiskutueshëm në resurset publike, madje dhe mbi zyrtarët dhe qeveritarët demokratë, fëmijët e Berishës kanë mbajtur një profil të tërhequr për publikun, u qëndronin larg posteve, e aq më shumë ekspozimeve në publik, intervistave apo debateve. Maksimumi reagonin me ndonjë deklaratë kur në media u dilte emri si të implikuar në ndonjë aferë. Kjo nismë e Berishës bën që Argita Malltezi të shihet si një kandidate për deputete në zgjedhjet e vitit 2017, dhe pse jo, si aspirante për kryetare, nëse Basha dështon në garën elektorale.

Konferenca e Berishës

Në konferencën për mediat Berisha komentoi tryezën e një dite më parë për reformën në drejtësi, situatën ekonomike, por edhe raportin mbi azilkërkuesit në vendet e Bashkimit Europian. Ish-kryeministri Berisha paralajmëron rikthimin e vizave për shkak të numrit të lartë të azilkërkuesve nga Shqipëria. “Lajm më dramatik, përveç recensionit, ishte ai i azilkërkuesve. Në mënyrë absolute po ecim drejt rikthimit të vizave. Mekanizmi i kthimit të vizave është i gatshëm. Kuadri është i përgatitur. Ju garantoj se Shqipëria do të jetë vendi i parë. Nga një vend jo problematik, sot zë vendin e dytë me mbi 8000 azilkërkues”, tha Berisha, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos kërkojnë azil politik, por të dalin të largojnë këtë qeveri. “Koha fton për një protestë të fuqishme popullore për t’u ndarë sa më shpejt nga aleanca e qelbësiravedhe që vazhdon të kundërmojë në skenën politike shqiptare dhe më gjerë në mënyrën më të paimagjinueshme”, tha Berisha. Në lidhje me tryezën e organizuar nga Presidenti Bujar Nishani për reformën në drejtësi, Berisha e konsideroi si skandaloze fjalën e Kreut të Qeverisë, për të cilin tha se i ngjante një personi që sapo kishte dalë nga spitali psikiatrik. “Reforma në drejtësi duhet të jetë e bazuar në parime të shëndosha evropiane, që ta bëjë drejtësinë më transparente, më të përgjegjshme. Por fjala e Kryeministrit dje ishte skandaloze. Fjala e një të sëmuri psikik, sikur vinte direkt nga spitali psikiatrik”, tha Berisha. Në vijim Berisha tha se Kryeministri Rama ka në grupin e tij parlamentar vrasës dhe përdhunues, duke marrë shkas nga akuzat e bëra dje nga kreu i qeverisë për vendimet e gjyqtarëve. Më tej, ish-kryeministri i bëri apel ndërkombëtarëve të mbajnë qëndrim të prerë ndaj Ramës, ndërsa socialistëve u këshilloi ta dërgojnë në spital.

***

Trashgimtarët që shtruan tapetin për Argitën

Kopertina e DITA-s 1 tetor 2014
Kopertina e DITA-s 1 tetor 2014

Një javë më parë, pasi doli lista e fituesve për Këshillin Kombëtar të PD-së, DITA botoi artikullin ,“Këshilli i Kombëtar i PD-së, tapeti për Argitën”, ku vihej re se në listën e organit drejtues të PD-së ishin disa fëmijë politikanësh të së dajthtës që më shumë se një kontribut real, përfitonin nga emri i prindit. Emri më i spikatur është ai i Jamarbër Malltezit, dhëndri i Sali Berishës. Basha do t’ia shpërblente Berishës duke e përfshirë në jetën aktive të politikës Jamarbrin, që një vit më parë. Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha ka qenë një nga rreth 40 koordinatorët e Partisë Demokratike që monitoruan procesin e regjistrimit të ri të anëtarëve demokratë për kryeqytetin, si dhe organizuan zgjedhjet në grup-seksione. Emri i tij ka dalë nga mbledhja që kryetari i PD-së, Lulzim Basha, zhvilloi me strukturat e kësaj partie për Tiranën, me rastin e nisjes “de jure” të procesit të anëtarësimeve për kryeqytetin. Një tjetër emër që bie në sy është Kiri Hajdari, djali i Kryetarit të parë të PD-së, Azem Hajdari. Ky i fundit ka pasur disa herë mosmarrëveshje me Berishën gjatë aktivitetit të tij politik. Siç thonë edhe personazhet e asaj kohe, ka pasur gjithmonë një dualitet midis Berishës dhe Azemit. Djali i Azemit ka qenë aktivizuar fillimisht pranë strukturave të PD-së në zonën e “Qytetit Studenti” dhe Saukut. Një tjetër pasardhës i deputetëve të PD-së është Bardh Spahia. Ky i fundit është djali i Ali Spahisë, ish-deputetit të Shkodrës. Gjatë qeverisjes së demokratëve, Bardh Spahia ka mbajtur pozicione të rëndësishme në pushtet, duke qenë Sekretar i Përgjithshëm i Presidentit Nishani për 7 muaj, ndërsa ka ushtruar edhe detyrën e Zv/ministrit te Shëndetësisë. Të djathtët nuk kanë harruar as kontributin e dhënë për këtë subjekt politik të Bashkim Gazidedes. Ky i fundit ka qenë edhe deputet i Partisë Demokratike, ndërsa do të mbahet mend për mënyrën se si drejtoi Shërbimin Informativ Kombëtar në vitet kur Berisha ishte President. Djali i tij, Besar Gazidede, është një nga prurjet në Këshillin Kombëtar të PD-së. Një tjetër emër i ri në listën e anëtarëve të Këshillit është nusja e të ndjerit Ferdinand Poni, i cili ka mbajtur funksione tepër të rëndësishme në zgjedhje, ndërsa është konsideruar gjithmonë si “truri” i strategjisë dhe përgatitjeve elektorale në kampin e PD-së, kjo për shkak të besimit absolut të Berishës. Këta janë disa nga emrat që vijnë në linjë trashëgimie, që mesa duket do të shtrojnë tapetin për të katapultuar në politikë edhe Argita Malltezin, vajzën e madhe të Sali Berishës. Më këto zhvillime, e djathta po hap një precedent të ri në politikën shqiptare, atë të trashëgimisë së pushtetit brenda partisë, që do të jetë si një alternativë nesër për marrjen edhe të pushtetit ekzekutiv.

familja-berisha

Share This Article
24 Comments
  • Edi Rama ka lindur me kemishe,hahaha…ose ndonje magjistar po influencon ngjarjet ne favor te tij…ose eshte aq i zgjuar sa ka kuptuar qe ne 2005 qe sa te jete Sala ne politike, e ka karrieren politike te sigurte, hahaha…

  • une jam i mendimit qe te bejme GITEN kryetare dhe ZENIN zevendes , kurse luli dhe zhozi pastrues hahahhaahah

  • Po qe se femijet e Berishes qe vrau e shkatrroi Shqiperine keto 24 vite kane te drejte te kanditojne ne forumet e PD ather kete te drejte e kane dhe femijet dhe niperit e Enver Hoxhes.
    Ka ardh koha qe Saliu ti shperblej femijet e Enverit duke i ftu qe te miltojne ne PD.

  • Para ca kohesh te gjthe thojshin se askush nuk e pjerdh lulin, te gjithe pjerdhin salen. Nashti edhe salen nuk po pjerdh kush.

  • Haga dhe te burgosurit nga Ruanda te dalin ne enderr sic i dalin Ratko Mladic pas kaparosjes monster.Koha po te vjen.

  • MONARKI-MONARKI o i semure mendore qe kurohesh me HALOPERIDOL,monarkia eshte dhe do vdese endrra jote or plere serbije,vidh-vrit+prit-ca e perca ke 24-vjet qe i ben dhe i mbyll me procedura me gjyqtare plera te plepave.

    • Toni ti qenke i fiksuar me Haloperidolin si Edi Rama me Rilindjen. Te semure mendore jane qe te dy si Edi si Sala e me te semure jane ata qe i shkojne mbrapa e i mbajne ison.

  • Ke goje e flet mor edepsez , o horri horrave, na plasi ne per familjaret e tu e pame babane c’beri, tani te provojme edhe ata mutrat e tjere qe ndihmuan babane -sic e pranon edhe vet baba muti, dhe si lluster mendoke per kthimin e vizave reformat ne drejtesi, se te vjen keq gjasme per vendin, qe po e shkaterron aleanca e qelbesirave,.Nuk ke shok te dyte sa cinik , sa arrivist e sa malok I ndyre je , prandaj te hodhem poshte se je ti qelbesira e vertete e cduku andej nga vicidoli, zagar pa zot e pa zinxhir .!!!!!!

  • po si do e luftosh korrupsionin kur te kooruptuarit po i mbron me Bashen i kushtezon thyerjen e bojkotit me ndalimin e hetimit per 2 anetaret e KLD-se.Apo sipas teje ata te dy sjane te kooruptuar dhe se korrupsioni eshte vetem tek “peshqit e vegjjel”. dhe me peshqit e vegjet ne kohen e qeverisjes tande nuk arrite ti luftosh, edhe kur more pushtetin ne 2005 the qe do jete qeveri me duart me te pastra ne bote, me duar me te pista po, po te pastra ;kurre.
    Populli i thjeshte ste beson ma,dhe prandaj sta dhane dhe skane per ta dhene voten kurre.

  • Po ti i kishe argat tu per hajdutri e kriminalitet,Andaj ata familjaret tauj,sio edhe shumica e verpimtareve te PD,Nuk jane per asgj tjeter,pos per poste ne PD e kriminalizuar ne gjitha fushat e jetes shqiptare dhe pertej shqiptare deri te Miloshi,bullatet e fazliqet me shoket e miqet e ty serbomalaziasit.

  • Sa neveri, të komentosh për këtë njeri, me emrin sali ? Asgjë të re nga sallata që grin përditë,mereni dhe ushqeni dhitë!? Tung!

  • Thone ,se me daljen ne treg te celularit I phone 6,ka dal edhe nje paisje qe vendoset ne goje te njeriut e filtron pislleqet qe nxier nga goja. I lutemi fondacionit tefemijeve qe drejton Liri Berisha , te blej nje paisje te tille,ose ta kerkoje dhurate ,si dhuratat e tjera e tja vendosim ne goje ,si cimbilin e lopes, ketij njeriu qe nuk pushoi se nxieri vetem pislleqe nga goja.

  • mjaft me me kete kriminel qe i beri shqiptaret te flasin me veten, tani po na e shisni si shpetimtarin popullit te tij, kur per tete vite e dhunoi jo vetem psikollogjikisht por edhe fizikisht. ky eshte per tu mbyllur ne manikomio. ketij njeriu po i behet publicita,reklame tamam si isis kur pret koka njerezish te pafajshem, keshtu eshte edhe ky kriminel i popullit te tij ky eshte per tu mbyllur ne manikomio ju na e shisni per te rinovuar, ky eshte i rimodeluar, por per akoma me keq!!!!!!!!!!!

  • Po si nuk ka turp ky HALE kur flet me kaq MLLEF per kundershtarin e tij politik.Nuk ka politikan ne bote qe ta beje nje gje te till.Ky njeri qe lindi ne skutat malsore te Viçidolit,trupin e ka ne Tirane,por mendesit i ka si te nje ÇOBANI derrash.Me e keqa eshte se keto mendesi te shpifjes i ka futur ne gjithe srukturat e PD,qe kundershtari politik e cilesojne ARMIK duke e luftuar me ARMEN e mendjes se semure & mandej me pushke e tritol,ku gjat 23 vjeteve ne pushtetin e pamerituar(me vota te vjedhura)vetem ka vjedhur e ka vrare ne kete vend.

  • Trusti i geshtenjave mund te kthehet ne nje biznes (shpk) familiar, nese elektortai nuk e voton. Po sikur, ta votojne kete PD perseri, kush do ta kete faljin, Saliu apo elektorati. “To be or not to be, this is question!” Dilemë e madhe eshte kjo!

  • normale qe shqiperine e komandojne turqite ne bashkpunim me serbete dhe grekete e italianete dhe keshtu kane vendose keta jane te zene keqe nese nuk zbatojne urdhrate zhduken fiseishte prandaje kane mbrojtjene e ketyrve dhe do ta zhdukine shqiperine sic beri sala qe e beri kasapane me sdihete sa jane vrare sa dhe komunizmi svra kaqe shume dhe ngriti injorantete ne pushtete dhe ekonomi mjere kete vende ce perete dhe dihet qe do telemndiste amerika kure te vjedhi votate qe do sjelle injorancene ne pushtete si solli bashkine me hajdutllike dhe poshterime te demokracis

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *