Redaksia e kronikës në DITA ka marrë dje një letër reaguese nga zoti Artan Hajdari, avokat i studios ligjore Haxhia & Hajdari lidhur me shkrimin e botuar në datën 09 dhjetor 2013 me titull: “Denoncimi i gazetarit: Nxjerrin flori duke u fshehur pas ndërtimit të HEC-it”, një intervistë me gazetarin Aleksandër Ndoja. Z.Hajdari përcjell në redaksi një reagim në dy gjuhë të shoqërisë turke që përmendet në intervistën me zotin Ndoja. Po e botojmë të plotë këtë reagim. Redaksia kontaktoi dje edhe me zotin Ndoja i cili pasi u njoh me reagimin e shoqërisë turke, dha edhe ai një reagim. Më poshtë, dy reagimet:
Reagimi i Shoqërisë Aydiner Insaat A.S.:
“…Në datën 09.12.2013 gazeta Dita dhe gazeta Tema kanë publikuar një lajm i cili dëmton rëndë imazhin e shoqërisë Aydiner Insaat A.S. në Shqipëri. Sipas pretendimit të gazetës Dita, e cila ka publikuar një lajm të gazetarit Aleksandër Ndoja nëpërmjet një interviste të lëshuar për gazetaren Aida Nako, shoqëria Aydiner Insaat A.S. është akuzuar për vjedhjen e mineralit të bakrit dhe floririt në Mirditë. Kjo akuzë e rëndë, e cila në vetvete përbën edhe vepër penale, nuk mund të kryhet pa pasur më parë prova të forta dhe fakte të verifikueshme. Akuza është akoma më e zhveshur nga vërtetësia nëse përmendim faktin që në intervistë flitet për kamionë të tërë me mineral bakri dhe floriri të cilët ngarkohen nga shoqëria dhe nisen për eksport në drejtim të Portit të Durrësit dhe megjithatë është e pamundur të sillet nga gazetari as edhe një provë e vetme në mbështetje të një pretendimi të tillë. Në shoqërinë e sotme e cila është tejet e informatizuar dhe ku teknologjia lejon marrjen e provave audiovizive në mënyrë mjaft të lehtë, nuk mund të pranohet përhapja e lajmeve të tilla mjaft të rënda të cilat përbëjnë shpifje në kuptimin e plotë të fjalës dhe duke u justifikuar nga ana tjetër mungesa e provave me pamundësinë e marrjes së tyre. Mungesa e këtyre provave, qoftë foto me aparat celular etj., përveç paraqitjes së një kampioni mineral e cila mund të ketë pasur çfarëdolloj prejardhjeje, përbën shkelje të etikës profesionale të gazetarit duke e shndërruar profesionalizmin dhe të drejtën për informacion në sjellje amatoreske dhe nevojë për publicitet mbi bazën e “llafeve të barit”. Gazeta Tema nga ana e saj, pa asnjë verifikim shtesë, ka përhapur këtë intervistë të publikuar në gazetën Dita dhe është mjaftuar me një copy-paste të rëndomtë që ka shtuar fajin dhe përgjegjësinë e këtyre dy subjekteve të cilët janë përfshirë në mënyrë direkte duke e zgjeruar akoma më tej përhapjen e shpifjes. Nëpërmjet kësaj deklarate për shtyp, shoqëria Aydiner Insaat A.S. përgënjeshtron kategorikisht lajmin e publikuar në këto dy gazeta dhe është e bindur në qëllimin ekskluzivisht spekulativ të tij për të dëmtuar imazhin e shoqërisë për arsye që gazetari i mban të fshehura. Kërkojmë të informojmë opinionin që kjo shoqëri është e ngarkuar me kryerjen e punimeve për ndërtimin e hidrocentraleve në Gojan, Gjegjan, Peshqesh, diga e Urës së Fanit dhe hidrocentrali i Fangut, të cilat do të ndërtohen në rrjedhën e lumit Fan i Madh dhe Fan i Vogël, investim me vlerë 146 milionë euro. Projekti bazohet në bashkimin e dy lumenjve, Fanit të Madh dhe të Vogël, me një tunel 32 kilometër të gjatë dhe të një dige të lartë prej 84 metër me një fuqi totale prej 111 MË dhe prodhim vjetor deri në 7.1 përqind të nevojave të vendit. Ky projekt është nga të vetmit projekte serjoze që parashikohet të zgjidhin problemin prej disa dekadash të energjisë elektrike në Shqipëri dhe përhapjen e lajmeve të tilla konfirmon faktin që, akoma sot, interesat personale dhe të fshehur të disa individëve kërkohen që të vendosen mbi interesin e përgjithshëm të popullit shqiptar. Shoqëria Aydiner Insaat A.S. informon subjektet e përfshira dhe opinionin publik që do të fillojë menjëherë ndjekjen dhe zgjidhjen e çështjes nga Institucionet kompetente me qëllim mbrojtjen e imazhit të saj dhe të personelit të përgojuar në mënyrë të padrejtë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për goditjen e lajmeve false dhe dënimin e drejtë të autorëve të tyre…”
Për shoqërinë Aydiner Insaat A.S.,
Z. Iskender Itah
Reagimi i gazetarit që denoncoi ngjarjen, Aleksandër Ndoja:
“…Theksoj edhe një herë se janë disa punonjës të firmës që kanë sjellë kampione të mineralit që kanë një pamje të veçantë dhe mjaft vezulluese, në ndryshim total me gurët e zakonshëm të trevës së Mirditës. Një kampion i tillë posedohet nga unë si gazetar dhe jam i gatshëm ta vendos në dispozicion të çdo eksperti për të parë origjinën e tij, i cili në mënyrë eksplicite verifikon faktin se është pjesë e nëntokës së tuneleve që po hapen rishtas në Mirditë, në afërsi të Rrëshenit. Nga verifikimi i ekspertëve, njohës të mirë të metaleve të nëntokës së Mirditës, vërtetohet katërcipërisht se ai metal është i një cilësie të lartë me përqindje bakri, e për rrjedhojë me përqindje floriri. Në kontratën që ka kompania dhe çdo kompani në Shqipëri është e detyruar të njoftojë menjëherë autoritetet vendore dhe shtetërore, kur haset në metale të rralla, apo objekte të tjera që kanë të bëjnë me historinë apo kulturën e trevës ku kryhen punimet. Me përgjegjësi të plotë konfirmoj se çfarë është brenda intervistës së “Ditës” është e vërtetë, janë deklarime të punonjësve të ndryshëm që kanë sjellë gurët e çmuar, deklarime që janë “qethur” nga disa fakte të tjera sipas të cilave punonjësit shqiptarë janë të diskriminuar në vendin e tyre, pasi paguhen deri në tre herë më pak se çaushët e ardhur, ndërkohë që jo pak prej tyre ankohen për kushte të rënda në punë, pasi janë të pa sigurtë në tunelet e nëdheshme, madje në kushte skandaloze ku uji i tuneleve si në dimër dhe në verë derdhet mbi kokat e tyre. Kjo përsa i përket deklarimeve për gazetën “Dita” ndërsa çfarë mund të jetë deklaruar apo ekzagjeruar në media të tjera është përgjegjësi e tyre, dhe aspak deklarim i gazetarit si burim i këtij informacioni...”
Aleksandër Ndoja
************
Artikulli i 09 dhjetor 2013:
Denoncimi i gazetarit: Nxirret flori, duke u fshehur pas ndërtimit të HEC
Aleksandër Ndoja është një gazetar i vjetër, korrespondent i Mirditës. Pak ditë më parë, ai ka denoncuar atë që e quan si “një skandal për të vënë Kujën”. Ndoja dëshmon se disa punonjës shqiptarë të një kompanie turke e kanë kontaktuar pak ditë më parë duke i dhënë tre kampionë mineralesh me përmbajtje të lartë floriri. Sipas Ndojës punonjësit në fjalë i kishin dëshmuar atij se nuk dëshironin që emrat e tyre të bëheshin publikë duke ia besuar Ndojës denoncimin e kësaj çështje. Më pas Ndoja ka bërë fillimisht publike në faqen e tij në “Facebook” këtë episod duke kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve shtetërore duke ofruar dhe pamje të mineraleve që ai posedonte tashmë. Ndoja shprehet i bindur se kompania turke ndërsa ka hapur tunele për ndërtimin e hidrocentraleve, gjatë punimeve në tunele ka siguruar dhe mineral me përqindje të lartë floriri të cilin po e nxjerr ilegalisht jashtë Shqipërisë.
Zoti Ndoja ju keni denoncuar disa ditë më parë vjedhjen e asaj që ju e quani vjedhjen e rezervave të bakrit dhe floririt në Mirditë nga një kompani që po ndërton një hidrocentral. Mund të na thoni se si është kjo histori?

Unë kam bërë publike me aq mundësi sa kam pasur një episod tepër interesant që më ka ndodhur disa ditë më parë. Disa punonjës të një kompanie turke që ndërton disa hidrocentrale në lumenjtë Fan i Madh dhe Fan i vogël më kanë sjellë disa copëza mineralesh ku duket qartë përmbajtja tepër e lartë e bakrit. Punonjësit janë shqiptarë dhe të nxitur edhe nga vonesa e pagave dhe diskriminimi nga ana e kompanisë turke erdhën tek unë duke sjellë këto kampione mineralesh që të denoncoja si gazetar faktin që kompania turke nën koperturën e ndërtimit të një hidrocentrali në fakt ishte duke bërë vjedhje të floririt dhe të bakrit.
Po ç’lidhje kanë hidrocentralet me mineralet? Hidrocentralet janë mbi tokë, mineralet janë nën tokë apo jo?
Nuk është kështu. Pjesë e projektit për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve nga firma turke është dhe hapja e një tuneli që çan malin dhe që lidh Fanin e Madh me Fanin e Vogël. Kompania është duke operuar aktualisht në zemër të tunelit në fjalë dhe punonjësit më kanë dëshmuar se kompania po ngarkon kamionët me këto minerale.
Po përse nuk shkuan në prokurori këta punonjës?
Arsyeja e parë mendoj unë është sepse kanë frikë. Ata dhe mua më përsëritën disa herë që të mos bëja publikë emrat e tyre pasi kanë frikë se rrezikojnë vendet e punës në mos edhe më tepër se kaq.
Sa kampionë të tillë ju sollën këta punëtorë?
Më sollën tre kampionë të tillë aktualisht kam vetëm një në posedim pasi dy të tjerë i kam çuar në ekspertë për t’i analizuar dhe shkencërisht. Ndërkohë siç edhe mund ta dini këtu në Mirditë ka shumë ekspertë të bakrit dhe të floririt që menjëherë sa e kanë parë kampionin kanë thënë se bëhet fjalë për flori madje me një përqindje tepër të lartë.
Sa peshojnë mesatarisht këto kampionët që keni ekspozuar?
Këto variojnë nga 300-400 gramë.

floririt të siguruara nga punonjësit e firmës turke
Në qytet flitet nën zë për këtë çështje? Qarkullon si fjalë që ka vjedhje të floririt në tunelet e hapura për hidrocentralin?
Problemi është se janë vetë punëtorët shqiptarë të kompanisë turke që e denoncojnë nën zë këtë punë dhe disa persona të lidhur me industrinë e bakrit prej vitesh me siguri që kanë një farë informacioni.
Kur ka nisur puna për këto hidrocentrale?
Ka disa muaj, nuk ka shumë kohë, por kompania në fjalë edhe disa vite më parë ka qenë e implikuar në skema të tilla të shfrytëzimit të punimeve publike në këtë zonë me qëllimin e vërtetë nxjerrjen e paligjshme të floririt.
Si quhet kompania turke?
Kompania quhet “Aydiner Insaat”
Ju thoni që ka vetëm disa muaj që ka nisur punimet, po më parë si ka mundur kjo kompani që të njëjtën gjë të ketë bërë edhe vite më parë?
Kam shkruar për këtë gjë edhe në medie. Kompania turke që ju përmenda ka qenë e angazhuar si nënkontraktore edhe për kryerjen e punimeve dhe hapjen e tuneleve ose kryerjen e gërmimeve të thella për ndërtimin e aksit Rrëshen-Kalimash. Kjo kompani diku tek 4-5 vite më parë madje ndërsa ishte duke hapur një tunel, njoftoi bllokimin e tunelit si pasojë e një rreziku që u kanosej punëtorëve nga një shkarje në tunel, por të dhënat që vinin nga punëtorët shqiptarë flisnin se ky bllokim ishte i qëllimshëm pasi kompania kishte konstatuar prezencë të mineraleve të çmuara gjatë gërmimeve dhe natën këto minerale ngarkoheshin dhe niseshin për në Durrës. Për këtë çështje kam shkruar dhe si gazetar.
Mendoni se fakti që jeni vetëm ju që e thoni këtë gjë dhe që asnjë institucion ligj-zbatues si SHISH, prokuroria apo policia nuk duket se ka marrë dijeni për këto zhvillime mund të vërë në dyshim këtë që ju pretendoni?
Unë kam bërë thirrje publike që këto institucione që ju përmendni të nisin urgjentisht hetimin dhe verifikimet për këtë që po ju them. Ju nuk e njihni realitetin në Mirditë. Policia dhe organet hetimore këtu nuk janë funksionale njësoj si në kryeqytet dhe shumë aktivitete këtu mbulohen dhe me bashkëpunimin e tyre. Unë ju siguroj se çdo hetim i drejtë dhe i paanshëm do vërtetonte këtë që unë kam denoncuar pak ditë më parë.
Njoftim i Kryeministrisë i datës 10 Maj2013
Kryeministri Berisha ishte sot në rrethin e Mirditës ku mori pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e hidrocentraleve në Gojan, Gjegjan, Peshqesh, diga e Urës së Fanit dhe hidrocentrali i Fangut, të cilat do të ndërtohen në rrjedhën e lumit Fan i Madh dhe Fan i Vogël nga kompania turke Aydiner, investim me vlerë 146 milionë euro, Ky projekt bazohet në bashkimin e dy lumenjve, Fanit të Madh dhe të Vogël, me një tunel 32 kilometër të gjatë, por dhe të një dige të larte prej 84 metër. Fuqia totale e instaluar e tyre është 111 prej MË dhe prodhimi vjetor i 7.1 për qind të nevojave të vendit.. Në këto projekte tepër të mëdha në fushën e energjetikës pritet të hapen 950 vende pune. Në rrethet Pukë, Shkodër e Lezhë po ndërtohen 27 HEC-e me fuqi të instaluar 243 MË dhe prodhim vjetor të energjisë 1210 GËH.
* * *
Si u degradua industria e bakrit në Shqipëri
Sipas raporteve të vendburimeve të njohura për bakër në Shqipëri ekzistojnë rreth 17 milionë ton rezerva (industriale dhe gjeologjike ) nga i cili afro 2 milionë ton me bakër të pasur.

Para viteve ’90, si ndër industritë më të vjetra në vend, industria e bakrit ka funksionuar me cikël të plotë, duke realizuar një shfrytëzim kompleks të lëndës së parë dhe një gamë të madhe produktesh e konkretisht: mineral dhe koncentrat piriti, bakër elektrolitik, bakër vajerbars, tela dhe kabllo, aliazhe bakri, tunxh dhe bronz bllok, fletë tunxhi, acid sulfurik, ar dhe argjend, selen teknik dhe të rafinuar, sulfat bakri, skorje furre e granuluar dhe fraksionuar etj. Treguesit e rentabilitetit të saj varionin 4 deri 6%, ndërsa në fund të vitit 1990, vlera e tij ishte në nivel më të ulët.
Në ketë periudhë prodhohej çdo vit rreth 1 milionë ton mineral bakri e piriti, 50 mijë ton koncentrat bakri, 12 deri 15 mijë ton bakër elektrolitik, 8 deri 10 mijë ton tela dhe kabllo, 20 deri 25 mijë ton acid sulfurik, 3 deri 4 mijë ton tunxhe dhe bronze, etj. Përqendrimi i saj ishte në Veri te vendit, në rrethet Mirditë, Pukë, Kukës, Shkodër, Kurbin, ku ziheshin me punë rreth 12 mijë veta, pa përfshirë këtu shërbimin gjeologjik.
Dhe përveç plotësimit të nevojave të vendit, kjo industri ofronte disa produkte të saj në eksport, si mineral piriti, bakër elektrolitik, katankë dhe disa dimensione të telave të bakrit, selen teknik dhe skorje të granuluar dhe fraksionuar. Vetëm nga metalet e çmuara realizoheshin çdo vit të ardhura neto rreth 1,5 deri 2 milionë dollarë, pa marrë parasysh faktin se disa sektorë të ekonomisë, e në veçanti industria e prodhimeve artistike, furnizohej me fletë tunxhi e argjend, nga Uzina e Bakrit Rubik, prodhimet e të cilës ishin mjaft të preferuara për tregun vendas dhe eksport. Niveli i prodhimit të bakrit ishte optimal, krahasuar edhe me vende të tjera prodhuese, po të përdorim indeksin e prodhimit për frymë të popullsisë e konkretisht Polonia, si prodhuese e dytë në Evropë, me rreth 400 mijë ton në vit, realizon 1 ton bakër për 100 banorë, ndërsa vendi ynë rreth 1 ton për 200 banorë.
Nga viti 1991, nis “strategjia” shkatërruesve e industrisë së bakrit
-Në periudhën 1991-1992 aplikohet pagesë papunësie në masën 80%.
-Nga viti 1992-1997 kemi veprimtari të industrisë në pothuajse tërë sektorët, me një nivel prodhimi në kufijtë e vetëm 30% të kapaciteteve përpunuese, mungesë strategjie për ecuri të degës, mungesë e investimeve për mirëmbajtje e rinovime teknologjike, kosto tepër të lartë përballë një konjunkture tregu të ulët etj.
-Viti 1997, e gjen të konservuar këtë industri, veprim ky i mirë, referuar ngjarjeve të asaj periudhe, megjithatë nuk shpëtoi pa u shkatërruar Uzina e Bakrit në Laç, e pjesërisht disa sektorë të tjerë.
Më tej kemi një eufori të qeverisë së majtë, duke u mbështetur në një “këshilltar të djathtë”(!), e cila menjëherë, në bazë të një programi joreal dhe pa asnjë oponencë, fillon punë në Uzinën e Bakrit Rubik. Mungesa e sinkronizimit të sektorëve, e në veçanti të minierave dhe fabrikave të pasurimit, me atë të shkrirjes dhe rafinimit, rivënia në punë e disa sektorëve jo rentabël, si dhe mos finalizimi i produktit në tela e kabllo, solli atë që paralajmërohej nga specialistët, dështim total, brenda një periudhe disa mujore. Ky program i kundërshtuar edhe nga specialistët, “groposi” plot 2,5 milionë dollarë të siguruar nga qeveria nga kontrata me kompaninë kanadeze “NEBEX”, duke humbur shansin për një riaktivizim gradual të atyre sektorëve që mund të përballonin konkurrencën në treg.
-Në një periudhë të shkurtër, mars 1998 deri në shkurt 1999, është punuar më tepër në gjendje “avarie: me programe provizore të improvizuara, duke thelluar detyrimet financiare, deri në fund të deklarimit të mbylljes së veprimtarisë.
-Maj 1999, struktura administruese “ALBAKER” rezultonte me rreth 8 milionë dollarë borxhe.
-Në vitin 2002 u arrit të jepen me koncesion disa sektorë të industrisë së bakrit, kompanisë turke “BER-ONER”. Kjo kompani dyshohet për shkelje të rënda të kontratës që ka lidhur me shtetin. E njëjta kompani ka në koncesion dhe vendburimin e ri të Munellës, i cili është studiuar nga shërbimi gjeologjik i Pukës dhe llogaritë kanë dalë shumë të dobishme, ai përfaqëson vendburimin më të madh polimetalor në Shqipëri. Në të, përveç trupave të bakrit e të zinkut, përvijohen edhe trupa te metaleve të çmuara duke i rritur shumë vlerën.


Keshtu vidhen pasurit e ketij vendi nga te huajt sebashku me pushtetaret dhe fitimet i ndajne pergjysem. Populli mbetet fukara i perhershem.
DERI KUR!!!
Gazeta Dita,qe po lufton neper naten…Ne mbeshtetje te deshmise te gazetarit Ndoja ( ne numurin e sotem: 09) per floririn e rrembyer nga hajdutet e huaj dhe vendes, ju kujtoj se dikur, nga Elektroliza, e uzines se bakrit, nxirreshìn shufra floriri per te cilat vinte nje furgòn sekret nga Tirana nje here ne jave per ti shpur ne thesarin e shtetit..?! kam degjuar se ate uzine e kane zhdukur vandalet e “terapis se shokut”!! Nese qeverria e re do vere dore mbi minierat, 70 perqind te halleve tona jane te zgjidhura.
O siri po nuk e sheh qe keta “politkanet” e sotem e mbajne popullin akoma em ato qe u la Enveri? Keta kane prodhuar vetem ..pordhe. Dhe pasuri per pjellat e tyre. Qelbesira!
prandaj jane turrur te gjithe andej nga minierat biznesmenet e tiranes…
Per ne eshte fatkeqsi te kemi pasuri natyrore se keta qe kemi ne krye ua falin te huajve
,
Keta qe na udhehqein jane ca servile te te huajve dhe ua lejojne te huajve ti vjedhin , mjafton qe keta te sigurojne pushtetin e tyre
Ja shikoni ju __Shqiperia prodhon nafte vete, nderkaq cmimi i naftes ne Shqiepri eshte me i alrti ne Europe……
Ne prodhojme nafte per te pasuruar te huajte —
Vjedh ajo firma kandeze me metoda kriminale , dhe aksush nuk i thote gjys fjale
Ky pordhaci qe erdhi ne pushtet e ka mendjen vetem per tu tundur ,
Ky qe ka ne krye PS-ja nuk eshte i majte , ky eshte nje delenxhi
Po te ishte i majte duhej qe te gjitha pasurite nentokesore te shpalleshin prone e shtetit shqiptar
dhe ti kishte shteti ne zoterim –Ndersa keta qe jane ne kyre
jua lene naften te huajve, mineralet ua leme bandidteve …dhe si perfundim pasurohen te huajte dhe banditet …ndersa ne vuajme
Ka 23 vjet qe keta politkanet tane e trjatojne popullin shqiptar ne menyre poshteruese ,sikur jemi zezaket e Europes
Eshte skandalzoe ta mendosh qe vjen nje firma nga Kanadaja dhe nxjerr qindra milione dollare nga nafta jone duke shkaktuar termete ne zonen naftembajtese …..Kjo eshte nje tmerr i vertete
Populli ajte duhet te ngrihet ne protesta te fuqishme
Se kanadezet mire qe ju vjedhin naften, por ata ju shakterojne vendin tuaj –Rezik atje mund te shkaktohet ndonje termet i fuqishem qe do ju beje gjemen banoreve ……….
Aleksander Ndoja gazetar?!!!!!!!!
O Dede, akoma ne shtylle je ti, po zbrit o njeri nga shtylla se ka kohe qe ka shkrire bora e mbase ti nuk e din. Aleksander Ndoja eshte prej 15 vitesh prezent aktivisht ne shtypin shqiptar. Kerko mire ne google per kete emer dhe do shikosh se sa ka bere ai per Mirditen, sa e ka ngritur zerin ai per shkeljet qe i jane bere Mirdites, nuk e ka bere njeri deri me tani. Pra zbrit nga shtylla se prej aty vetem turqit mund te shikosh o turkoshak.
Per bakrin ke shkrue o Aleksander, po zemren e paske çelik!!!
Qe kjo firma turke vjedh mineralin nuk ka asnje dyshim _-Eshte fatkeqsi te futesh bizneset e ketyre ne Shqiperi more, se keta jane njerez te piste
Pastaj , si ka mundesi qe ky i kalon ato kamione memineral ne Doganen e Durresit
Ca ben Spiropali qe na mburret lart e poshte ? Pse si kontorllon keto makina me mineral q ei nxjerr turku jashte Durresit ?
Ky turku ka ardhur per te ndertuar HEC-et , c’ne ky qe degon kamione me minerale , apo me gjera te tjera jashte Shqiperise ?
Nuk ka asnje justifikim __Pastaj te gjitha keto ndermarjet turke ne Shqiperi kane edhe nje sjellje te piste shume me punetoret shqiptar –Ndaj keta duhen ndjekur fare nga Shqiperia
Shporrini more jashte Shqiperise keto mbeturina aziatike
Edhe nje gje me cudit me shqipot qe punojne ne ndermarjet e ketyre te turqve
Ju fyen turku dhe nuk del ndonje shqipo tja fusi kokes,apo shqipot gjithe inatin e kane me njeri tjetrin
Nje italian ofendoi ne Vlore nje punetor para ca viteve , por i futen nje te rrahur ata cunat atje ….qe ja futnin me shqelma kokes italianit qe behej si i forte
Ndaj edhe juve qe punoni atje me turkun, po u soll keq , i dilni ne nje cep dhe i fusni nje te rahur te forte …qe tju beje shoke pastaj
Rajmond shpesh flet kot. Akuzon turqit pa te drejte, nderkohe qe jane te vetmit investitore qe po vene ne pune industri qe kishin vdekur prej kohesh. A po fitojne turqit ne Shqiperi? Normal qe po fitojne, sepse askush nuk vjen per bamiresi, por po japin dhe ekonomine shqiptare. Mijera vende pune dhe taksa te paguara.
Une edhe para 2 ditesh e kam thene qe lajmi eshte farse, sepse duhet te kete nje konspiracion te madh per te levizur gjithe ato metra kub dhera me mineral te paperpunuar dhe kompania ne prononcimin e saj me te drejte ka ngritur pretendimin e vet qe as edhe 1 foto me celular nuk ka gazetari si deshmi per “tregtine e paligjshme” qe po ben.
Sa per komentin shtese qe ben gazetari qe punetoret keqtrajtohen eshte perseri nje spekullim, per me teper eshte nje reagim me nota raciste kur i quan turqit “çaushe”.
Kjo eshte nje kompani private qe ka marre persiper te ndertoje nje veper publike me paret e veta dhe ta shfrytezoje me koncension per nje periudhe te caktuar vitesh. Per aq kohe sa i ka paret e veta, di ajo si dhe sa i paguan punetoret e vet. Nese punojne ne tunel shqiptare, punojne dhe “çaushet” turq po ashtu qe jane 1 mije kilometra larg familjes se vet, kane vite qe punojne me kompanine meme dhe jane me te disiplinuar se punetoret shqiptare.
Une e njoh mire ate zone, ata njerez kane mbi 20 vjet pa pune dhe ne momentin qe u ofrohet nje shanc perseri ankohen e qahen. Kur i heq nga puna per thyerje disipline fillojne e tregojne per varferine e tyre ekstreme ne familje e me pas kur ky “vajtim” nuk pi uje, kercenojne per hakmarrje personale.
Me teper se kushtet e punes e gjithcka tjeter qe mund te ankohen, per mirditoret eshte “sedra e semure” problemi me i madh qe i shqeteson. Duke rrahur gjoksin me historine se turqit otomane s’kane mundur t’i thyejne per 5 shekuj me rradhe me ane te luftrave, eshte e “turpshme” per ta qe tani ata po arrijne te depertojne ne viset e tyre kaq lehtesisht nepermjet ekonomise. Turqit po jetojne ne ato vise, po socializohen ne marredhenie me vendasit, shpesh po krijojne familje me vajza katolike te Mirdites. Kete ata s’e kaperdijne dot kaq kollaj dhe ngrejne tymnaja te tilla sikur ata po bejne namin me flori.
Per gazeten Dita miqesisht do thosha qe eshte shume me teper serioze te marre prononcimin e te gjitha paleve kur del me nje artikull kaq te forte akuzues.
Ne vitin ’70 me nje klase maturantesh te shkolles se mesme profesionale shkuam te vizitojme Uzinen e Telelave Elektrik (UTE) Shkoder. Vecas K/Inxhinieri me shpjegoi se kishin kontrate shitjeje me 60 firma Europiane per Tela Bakri Elektrolitik. Njera nga Firmat merrte tela me diameter 1 dhe 2 mm. dhe ne merrnim prej saj tela avolxhimi me diameter 0.1 dhe 0.2 mm. per aparate dhe Uzinen e Televizoreve Dures, por tela Bronxi (jo baker elektrolitik)! Ne vitin pasardhes kjo firme kerkoi perseri tela…UTE ofroi tela me diameter me pak se 1 mm. Ajo firme refuzoi t’i marre dhe kushtezoi se nuk do na jepte tela me diameter 0.1 e 0.2 mm.! Pergjigja e UTE ishte se keto tela I prodhonte VET!!! Shtoj se UTE prodhoi Kabel Elektrik te Armuar qe u perdor per Linjen Nen Ujore nga N/Stacioni Vlore ne Ishullin e SAZANIT. Keto ishin Arritjet e Kohes se “DIKTATURES”!!!
nuk e mora vesh o Dike Mullai per cfare arritjesh te Diktatures po flisje?
Te kishte mineral me aq permbajtje ari dhe ne ate thellesi aq te paket shpimi, do ishte bere Mirdita Afrike e pergjakshme. Sa studime gjeologjike jane bere ne kohen e xhaxhit e pas tij, do e kishin zbuluar “thesarin” qe e gjeten turqit me tunele.
Te njejten gje thane edhe kur germonte Bechtel-Enka qe hapte rrugen e Kombit, “kamionet ngarkohen dhe nisen per ne Durres”, te gjitha pallavra sepse ato hidheshin ne trase dhe pjesa tjeter hidhej ne krahe te autostrades.
Thjesht ai mineral eshte baker dhe ajo zone dihet qe e ka me shumice sa dhe skarpatet e autostrades ne Gziq vezullojne nga minerali.
Eshte pikerisht e njejta histori Eri. Behet fjale per te njejten zone. Perderisa perseritet dicka duhet te kete aty
fiks. turqit kane punu edhe atje
Do doja dhe une te ishte i vertete si lajm, por eshte thjesht nje farse. Nuk mund te nxirret nje pasuri e tille jashte vendit sikur te ishte nje kile droge.
E para ajo zone eshte tejet e studiuar gjeologjikisht dhe s’ka shance te gjendet ar aq kollaj, nderkohe qe minerali i bakrit gjendet ne siperfaqe.
E dyta, askush nuk e merr ate risk te beje nje tregti te tille pa patur lishence per ate pune, leje nga AKBN si dhe nje sere procedurash te tjera. E zeme se do e coj ne Durres kamionin, po si do e hipi materialin ne vapor kaq fshehurazi, kur aty behen analiza, kontrolle e ku ta di une sa konspiracion duhet te kete per te realizuar nje proces te tille. E zeme se kaloi nje kamion, po te dytin dhe te tretin e me radhe si? Eshte e pamundur.
E treta, kompania turke Aydiner eshte nje nga gjigantet me te medhenj te energjetikes, me e fuqishmja ne Turqi dhe shume potente ne rajon. Ne Shqiperi do investoje 146 milione Euro te vetat per te realizuar HEC-et. Askush nuk mund te renoje nje biznes te tille te ngritur ne dekada per dicka ilegale dhe kaq evidente sikurse presupozohet ne artikull. Duhet te punosh ne kompani te medha te kuptosh se ca kode te etikes ne te berin biznes nuk cenohen per asnje arsye, qofte ajo dhe nje miniere ari.
Per keto jam i bindur qe kjo histori nuk eshte e vertete.
Gazetari eshte nisur nga deshira e mire per te ruajtur pasurite kombetare pas nje sinjali qe ka marre, por po te pyeste 2-3 gjeologe ne Rreshen do e mesonte qe ajo zone eshte krehur nga studimet meter me meter.
Ju nuk e kuptoni se 23 qershori eshte vazhdimi i telenovelave te saliut nanos dhe te edvinit , per sa koh njerzit nuk do te ragojne per te ardhmen e tyre keshtu do te shkojne punet njerez te uritur pa pune pa te erdhme , prandaj rrini o njerze se do vij vete mirqenja keta qe jene dhe ata qe iken gjasme do te ndergjegjesohen dhe do kene meshir per ne pika qe sju bie qe shikoni vetem pragun e dres te tjerat nuk jane te miat prandaj rrini e beni sehir se mire e keni .
ketu te gjithe per te vjedhur kane ardhur.
Edhe keta qe jane “shqiptare” jane me nga tre psaporta ne xhep.
Ke kryetarin e Bashkise se Tiranes qe familjen e ka hollandeze dhe vete ka nja 7 pasaporta qe i kane dale gjate fushates se zgjedhjeve lokale.
Ke politikane qe kane familjen ne SHBA dhe vete rrine ketu sa bejne “ndonje leke”.
Ke politikane qe kane prona ne Vjene, nga kokedhimat e rames me gjithe Rame te zamirat e Saliut em gjith Sali.
Mendoni se ndonje nga keta qelbesira po mendon per pasurite shqiptare?? A me rente pika mua! U interesojne vetem ne sensin nese mund te nxjerrin ndonje gje per vete, ne asnje sens tjeter zhvillimi
Nje gazetar denoncon me kuraje, ne menyre vullnetare,patriotike. Me qindra punonjes qe vegjetojne ne agjensite ligjzbatuese qe e kane detyre kushtetuese qe paguhen me taksat e shqiptareve heshtin ose jane jashte loje per faqen e zeze. Ata duhen zhdukur nga faqe e dheut.Reformim rrenjesor i tyre dhe ne mos shkrirje siç beri M.B. me krimin e konomik.
Shkrimi eshte kodra mbas bregut. Nuk ka fabrike pasurimi te bakrit ne Rubik.
o Mark, po ti nga e mor evesh apo nga Durresi? Shko dhe na provo te kunderten, meqe je kaq i sigurte
kete histori e kam degjuar nga nje trafikant ikonash disa muaj me pare. Nuk e di sa eshte e vertete por em tha qe turqit kane harta nga arkivat osmane, dhe nuk kerkojne vetem en ate vend por ne disa. Eshte nje histori nga ato qe nuk para dalin neper gazeta. Do sugjeroja autorin qe te sjelle me shume prova
Fabrikat e pasurimit i shkaterroi Saliu,ashti si fabriken e telave ne shkoder,fabrikat e shkrirjes dhe gjithe zinxhirin e nxjerrje perpunimit.Tani bota vjen e i grabit falas dhe fshehurazi, po ka llogjike kjo qe industria e bakrit te jete jo rentabel,kur cmimi i bakrit ne bote eshte 10 fishuar?
Kjo eshte shume e vertete, pasi Turqit kane perlare gjithe sektorin mineral ne zonen e Veriut. Ate qe turqit nuk e bene dot as ne kohen e pushtimeve me tehun e shpates dhe zjarrit, po e bejne sot me firmen e Saliu, duke shtene ne dore pothuajse gjithe sektorin e ekonomise strategjike te Shqiprise, duke rrembyer Telekomin, Bankat, HEC-et, rruget, dhe se fundi minierat. Me skandal se kaq per nje shtet nuk mund te kete, ndaj kerkojne tu marrin edhe mirditoreve edhe Arin…. Ngrehuni o bijte e Skenderbeut dhe shporreni kete race te keqe nga trupi i Shqiperise!
nuk eshte puna te ngrihet populli. Populli ka votuar. Dhe e ka deleguar pushtetin e tij. Keta qe kane marre 1 milion vota, si do verprojne me keto raste? Kete e di gjithe Mirdita, ka jave qe jane hapur fjale
populli ka votuar vlla po vullneti i tij eshte ende ne hava. Vazhdon na i kendon kengen qyqja e Saliut
PO C’NE TE VIHDTE FLORIRI TEK NE… BAHHH.. NUK KA BERE VAKI KURRE. JA PYESNI ILIR METEN, PERSHEMBULL
OSE SALIUN SE AI RRUFJAN SE CAR DI PER FLORIRIN E KRRABES…
pyesni gjeologet e i ndermarjes gjeologjike NE TIRANE dhe ata e dine te verteten e bakrit shqipetar
Nuk jane shume23 vjet,qe te mund te harrohet nxjerrja e floririt ne minierat e bakrit,Mirdite.
Jane ekstremisht shume 23 vjet zhvatje dhe shitje Shqiperie ,nga perverset me te ndyre politike qe njeh historia 100-vjecare e shtetit shqiptar.
Edhe per kete rrevolte votuan shqiptaret,ne shumice te cilesuar,me 23 qershor.Keshtu qe shqiptaret jane perballe qeverise,duke e monitoruar qeverisjen e pasurive tone te shtrenjta minerare.
Ta dinte Skenderbeu qe ne do tu lepinim b.then Turqve duke i lene te na vjedhin pasurite kombetare sipas qejfit, nuk do kishte luftuar fare me Turqit.
Shkrimi i gazetarit eshte per tu lavderuar dhe analizuar. Ajo qe me terheq vemendjen eshte kombinimi i punes. Kjo shoqeri turke e kontraktuar per ngritje Hidrocentrali perse nxjerr mineral ? A ka kjo shoqeri kontrate per kete pune?
Ne faqen e internetit te firmes Aydiner thuhet;
Firma jone ka shume kontrata per ndertimin e Digave, ndertesave, rrugeve e autostradave si dhe infrastrukturen si investitor me vule qe prej vitit 1970.
Pra kjo firme nuk ka license per nxjerrjen e mineraleve.
Tuneli hapet per hidrocerntral perse te brendshmet shkojne ne Turqi dhe me cfare emri shkojne ato. Pra Firma duhet te kete 2 licensa per Hidrocentrel dhe nxjerrje minerali. am pershtypjen se bie ere kjo pune. Para se te vrisni mendjen me filozofira mire eshte te shikohen letrat.
ari eshte gjeja qe greket vdesin fare ,kurse . uma eshte per turqit kur i hyjne punes .Me nje fjale mos e rruani matrapikun se gjithcka qe shkelqen nuk eshte flori.
Kur shkencen e gjeologjise po e bejne injorante te fushes ne keto pika do te arrijme