Izet Haxhia: Klosin e përgjuan me femra në zyrë! Reagon ish-kreu i SHIK

anazapta

Ish-­truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia ka folur për një intervistë të fundit të ish-­kreut të SHIK ku flet për vrasjen e Azem Hajdarit. Haxhia shprehet se, Fatos Klosi di të vërtetën e natës së vrasjes së ndodhur para selisë së PD­-së pasi gjithçka u regjistrua nga kamera e sigurisë vendosur në zyrën e Idajet Beqirit që ndodhej ngjitur.

Ish-­truproja e Berishës duke e akuzuar Klosin se ka shitur kasetën e regjistrimit, ka lëshuar dhe disa akuza të tjera për ish-­kreun e SHIK, ku mes të tjerash dhe për përdhunim kur ishte gjimnazist. Gjithashtu, Haxhia flet dhe për ekzistencën e një videoje ku Klosi është regjistruar në zyrë duke bërë orgji.1

Punonjësit e SHISH e kanë përdorur këtë video si shantazh për të më vonë. Haxhia e lidh Klosin dhe me vrasjen e Sali Tivarit, ku thotë se ish-kreu i shërbimit sekret ka shitur një bashkëpunëtor të CIA-s.

Statusi i plotë i Izet Haxhisë:

Dëgjova se kryespiuni Klosi na ishte tronditur nga rrëfimi im për librin e De Villers, dhe kishte kërkuar të prononcohej vetë në gazetë duke bërë mashtrimin e tij të radhës, por sot do ta prish gjumin prapë o kryespiun i Meidanit.

Profesor, po të drejtohem kështu, si i pasionuar pas leximit të librave që je. A të kujtohet kur të propozoi Presidenti Meidani për kryetar të Shik-ut dhe Kryeministri Nano nuk ishte dakord, duke thënë se ti nuk merrje vesh nga kjo punë.

Argumenti i Meidanit në mbështetje të kandidaturës tende ishte: se ti ke patur pasion të madh të lexosh libra me spiunazh. Profesor, a vërtetë mendon se të beson njeri kur thua se në selinë e Shik-ut erdhi një vizitor si De Villers, dhe ti nuk e mban mend nëse e ke takuar?

Profesor takimin me De Villers e mban mend çdo shef i shërbimit sekret në botë, qofte ky amerikan, britanik, francez, izraelit rus apo kinez, japonez apo bullgar. Mohimi që i bën takimit me De Villers ngre shume dyshime ndaj jush.

Nëse këtu nuk do kishte patur diçka të pistë, ju nuk do ta mohonit këtë takim. Mohimi që i bëni takimit me De Villers profesor, është njëlloj sikur babai juaj Qemal Klosi, ish-oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit, i dërguar prej Enver Hoxhës si njeri i besuar në postin e Drejtorit të Portit të Durrësit, të mohonte se kishte pritur në zyrë autorin e romanit  “E Fshehta e Paketës Porti ”me temë spiunazhin e Sigurimit të Shtetit.

Se ju e dini profesor që ky roman është shkruar sipas tregimit të babait tuaj duke pirë raki e ngrënë peshk me autorin. Ju keni dorë në librin e De Villers, profesor. Jo më pak se babai juaj në romanin “E Fshehta e Paketës Porti”. Dhe babai juaj me porosi të Enver Hoxhës punonte në linjë të dubluar,edhe me ministrinë përkatëse nga ku varej porti kryesor i vendit, edhe me Sigurimin e Shtetit.

Këtë traditë e vazhdove edhe ti profesor, që përveç ShIK-ut punoje shumë edhe me portet e doganat, për të rritur jo të ardhurat e shtetit, por të klanit që përfaqësoje e vetes. Babai juaj tregoi integritet duke mbajtur në shtëpi e rritur vajzën e vëllait që ia vari Enver Hoxha si sabotator.

Por a di gjë ti profesor për një histori përdhunimi, ku një gjimnazist, bir i një kuadri të rëndësishëm tha: Edhe nëse kam përdhunuar, të bijën e armikut të partisë kam përdhunuar, dëm armikut i kam bërë.

Se nuk them ndonjë gjë të re profesor, nëse them se ti je i njohur si qejfli femrash e manjak seksual. Ty të bënë një video përgjimi punonjësit e tu, duke bërë orgji me femra në zyrë dhe pastaj kur deshe t’i pushosh nga puna, për arsyet që i di vetë, ta treguan atë video e ti u tërhoqe duke thënë se bëra shaka.

Desha të pyesja a të kujtohet shoku yt i fëmijërisë në Durrës Sali Tivari? Si ua shite terroristëve që të kërcënuan me jetë për rrëmbimin nga ana e ShIK-ut të celulës së të gjashtëve të Xhihadit Egjiptian, grupit aleat të Bin Laden, me ndërmjetësimin e amerikanëve?

Sali Tivari si noter kishte bërë dokumentet e tyre për qëndrim në Shqipëri dhe njihte identitetin e vërtetë të tyre. Ata ai ti dha ty që ua dhe amerikaneve, të cilët pasi bënë verifikimet zbuluan këta persona. Pra ti ke tradhtuar një bashkëpunëtor të CIA -s ,profesor, të cilin e vranë në zyrën e tij, në selinë e Komitet Mysliman Shqiptar.

Një vrasje ende e pazbuluar edhe sot. Por vrasja u bë në një mënyrë të caktuar për të dhënë mesazhin terrorist që ne vijmë, e gjejmë njeriun që na shiti tek CIA, dhe e vrasim në zyrën e tij mes Tiranës, jo larg ambasadës amerikane. Këtë ua mundësove ti profesor me tradhtinë tënde.

Por të kthehemi tek libri i De Villers, profesor. Atje përshkruhet vrasja e Azem Hajdarit. Në libër tregohet se personazhi kryesor ka qenë në vendngjarje. Nga entuziazmi për të bërë bashkautorin me De Villers, të ka shpëtuar një detaj profesor, jep të dhëna për vrasjen, ashtu si do të dukeshin jo nga rruga, por nga lartësia pranë ndërtesës së PD.

Këto të dhëna i ke nga kamera e fshehtë e vendosur në zyrën e Idajet Beqirit, në ndërtesën ngjitur me atë të PD-së? Për këtë qëllim i the Idajet Beqirit, të marrë me qira atë zyrë nga ku shihej si në pëllëmbë të dorës oborri i PD dhe vendi ku u vra Hajdari. Natën e vrasjes së Hajdarit ti dërgove njerëzit e tu të çmontojnë ato kamera dhe kjo nuk u përmend kurrë në hetimet, ashtu si edhe telefoni celular i zhdukur i Hajdarit.

Ajo kamera ka të vërtetën e vrasjes së Azem Hajdarit. Çfarë bleve me kasetën e asaj kamere profesor? A ruajte kopje, apo ia dërgove shitësit kamerën e kasetën bashkë? Ti bleve jetën tënde profesor, ne të dy e dimë. Si dhe përse do ta them njëherë tjetër.

****

Reagimi i Fatos Klosit

Pas statusit të djeshëm të Izet Haxhisë, gazeta “DITA” kontaktoi me ish-shefin e SHIK-ut Fatos Klosi i cili aktualisht ndodhet me pushime. Ai tha se nuk i ka lexuar ato që shkruan Izeti për të dhe se nuk ka ndërmend t’i përgjigjet atij për akuzat që bën. ”Izeti ishte një roje dhe nuk kishte si t’i dijë me saktësi për ato që flet”, tha Klosi.

 

Share This Article
2 Comments
  • zoti Izet.

    besoj se nje shumice e cilesuar shqiptaresh te kane ndjekur dhe simpatizuar per denoncimin me fakte te krimeve monstruoze te talebaneve me kollare dhe pa kollare te sali qenit..

    ke treguar dhe fakte qe vete shteti amerikan duhet te jete I pari qe te kerkoje arrestimin pa keto banalitetet e Donald lul bashes..

    per shembull:

    akti terrorist mbi kontigjentin gjerman ne rinas ne 1997 dhe plani per bombardimin e ambasdes amerikane jane te dokumentuara..:

    NQS KETO EKSTREMITETITE TERRORI TE BERISHES..ANASHKALOHEN NGA DIPLLOMACIA EUROATLLANTIKE..NGA MAZHORANCA DHE SHOQERIA CIVILE..ATEHERE…AI VEND QUHET ME KEQ SE I PUSHTUAR..

    DEKLARATAT E TUA SI ME POSHTE:

    SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
    Ish-badiguardi i Saleh Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia ka deklaruar fakte uluritëse nga analiza e te cilave duket hapur,qartë dhe saktë se ai kurrë nuk ka qene kryetar real i PD,president apo kryminister por vetem nje kobure ne duart e lobit te fuqishem serbo-amerikan te viteve 89-92 e në vazhdim qe me teorine antishqiptare te dekomunistifikimit te 1991 dhe tani te dekriminalizimin e vitit 2015 e prune ne pushtet artificjalisht dje dhe po e mbrojne sot hapur fare me Donaldin e Amerikes dhe Helmutin e Gjermanise.
    Cfare faktesh tronditese jep Izet Haxhia ?!
    ****
    Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë …Pra Berisha eshte nje hibrid i sherbimeve sekrete serbe -amerikane
    ****

    Kjo vizite u ndihmua dhe nga Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava….pra zyrtare te larte amerikane me interesa personale ne Serbi “ndihmojne” Sal halene…
    ****

    Në mitingun e Crans Montanes,ne kthim Berisha takohet privatisht & familjarisht me ministrin ejashtem jugo-serbo Ivanovic i cili kishte marre pjese aktive ne fitoren artificjale te 22 marsit 1992….A nuk duket qarte nje treshe Rajerson-Elezbiberaj-Ivanovic qe prune Berishen ne pushtet si Zogun ne 1924 por jo me ruset e bardhe nga beogradi….por me lobin serbo amerikan ne shtepine e bardhe
    ****

    Drejtuesit e ardhshëm te PD që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, ish rezident i sigurimit të shtetit i konvertuar per shërbimin sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret serbo- maqedonas”,
    Pra vetem keto fakte pambarimisht tronditese qe e nxjerrin mender me thane Berishoviqin nje kobure antishqiptare ne duart e lobit serbo-amerikan qe kane bere,po bejne nje “dirty job” gjoja per te luftuar komunizmin e vdekur..qe ne fakt u kthye ne nje shkaterrim total te Shqiperise per te bere te mundur serbizimin,greqizimin dhe islamizimin gje qe tashme eshte realizuar..aq me shume kur procesi i shplarjes se truve te shqiptareve pothuajse ka perfunduar…

    TREGOJNE SE JU NUK DUHET TE DILNI TE LUFTON KAPITENIN KLOS

    ESHTE SHPEJT AKOMA ..ESHTE E VERTETE SE TIPA SI KLOSI MEJDANI..KAC ISLAMI JANE PLEHRA..POR KETA E KANE RRADHEN PASI TI VIHN PRANGAT OSE PLUMBI BERISHES..

    PRA ZOTI IZET MOS U DHJAKS:
    JU DUHET TE MEERNI ME DONALD LUNE DHE ATO QE E MROJNE ATE PER TOLERIMIN KRIMINAL QE PO I BEJNE BASH-BERISHES..

    JU DUHET TE MEERENI PER KRIJIMIN E NJE SIX NAVY PER ELEMINIMIN E MONSTRES VIQIDOLIT..DHE MOS U JARGAVITNI NE MEDIUME

  • TE NDERUAR MODERATORE TE DITES

    E KENI BERE NATE KETE MOS BOTIMIN APO VONIMIN E KOMENTEVE PER NJ EKOHE TEPER TE GJATE..

    QE KUR PUBLIKUAT KOMENTET E PELLUMB KULLES DHE I FSHITE..TREGON SE PO SHISNI LIRE NJE ARE REPUTACJONI QE KENI FITUR

    MOS HUMBISNI KOMENTUESIT E SHUMTE QE ESHTE PASURIA JUAJ ME E MADHE.

    KOMEMTI I PABOTUAR ESHTE “6 NAVY SEAL”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *