Nga Bedri Islami
Në Shqipëri, të gjithë jemi të bindur se, sistemi i drejtësisë nuk është i reformuar, por i deformuar.Deformimi i tij është përgatitur prej kohësh, si një hallkë e vënë nën kontrollin politik të qeverisjes që shkoi dhe shtrihet në të gjithë strukturën e tij piramidale, që nga kreu i Këshillit të lartë të Drejtësisë, që është njëkohsisht edhe ish ministri i drejtësisë berishiane, dhe deri tek passkutat e tij. Më shumë se gjithçka ky sistem i ngjan një oktopodi të përbindshëm, i cili, pasi ka gllabëruar miliona e miliona euro nga të gjitha drejtimet, tashmë i është kundërvënë haptas, me forcë dhe me cinizëm politik, pushtetit që duhet të kishte filluar prej kohe reformimin e kësaj oligarkie gjyqësore dhe thënë të vërtetën, deri më tani, ai e ka mposhtur këtë pushtet.
Të gjithë jo vetëm sot, flasin për reformimin e sistemit të Drejtësisë. Edhe gjyqtarët më të korruptuar dhe shembulltyrë e palosjes së këtij sistemi flasin për reformim. Për më tepër, që prej një viti flet edhe njësia qeveritare në nivelet e larta të saj, e në këtë bashkësi zërash, disa ironikë nga brenda sistemit; disa të trazuar seriozisht, nga jashtë sistemit, bashkohen edhe strukturat ndërkombëtare, të cilat e kanë ditur këtë të keqe prej shumë viteve dhe misionet e tyre as nuk kanë ndrequr e as nuk kanë prishur punë.
Përse duhet reformuar ky sistem dhe përse kjo është tashmë domosdoshmëria historike primare e pushtetit të sotëm qeverisës?
Le të sjellim disa shembuj që të njohur, akuzojnë edhe më shumë se sa ato që ende nuk kanë dalë në siperfaqen e dritës.
Në Shqipëri, mjerisht, ne kemi një ish-kryeministër, i cili, pa pikën e drojes, jo tinwzisht, por në një konferenfë shtypi, krejt haptas, pranon se Lazarati, i njohur në tërë kuptimin e fjalës si i tillë, është vepër e tij, se ai ka lejuar që të jetë ky oaz brenda shtetit, prej të cilit vërshonte droga dhe korrupsioni në një degët kryesore të saj. Ish- kryeministri i vendit këtë e pohoi me mburrje, në mesin e Tiranës dhe ishte krenar që e ka lejuar një gjë të tillë. Mirëpo në shtetin tonë, në ligjet e miratuara po nga ky kryeministër është edhe një nen, i cili dënon të gjithë kryetarët e komunave, të cilët, duke e ditur se është mbjellë mariuanë në komunën e tyre, nuk e kanë denoncuar. Dhe në këtë rast nuk është fjala për lejimin e kultivimit të bimëve narkotike, por vetëm për mos denoncimin e pranisë së saj.
Prokuroria jonë “ e nderuar” e di fare mirë këtë ligj, mbi bazën e këtij ligji ka pasur edhe arrestime, por nuk besoj të ketë ndonjë të dënuar, dhe po kjo prokurori ka dërguar para trupës gjykuese edhe pleq e plaka. Ndonjë nga të cilët, edhe për disa dhjetra bimë të mbjella, ka përfunduar në burg. Mirëpo në ligjin përkatës nuk është përjashtuar ish-kryeministri ynë. Ai, jo vetëm që e ka lejuar këtë oazë mariuane, jo vetëm që e ka ditur, por edhe e ka mbrojtur, duke thyer kështu të gjithë ligjet e shtetit. Mbrojtja e Berishës ndaj Lazaratit ishte një katastrofë politike e juridike, por edhe më tej se kaq: oza e lazaratësve ishte kthyer njëkohsisht edhe në një depo te pashoqe armatimi, duke pasur të gjitha llojet e armëve, dhe njëkohsisht edhe e rebelimit të dhnshëm ndaj pushtetit.Prokuria , deri tani, as që e ka pasur në mendje të thërrasë këtë ish kryeministër, të hetojë përse dhe ngacili ligj është nisur ai për të patur këtë vijë sjellje ndaj një fshati…çfarë di ai më tepër dhe cilat fije e kanë çuar atje..përse në kohën e pushtetit të tij është zënë vetëm 8 përqind e drogës së prodhuar dhe ku kanë përfunduar përqindjet e tjera. Në cilin vend të bozës sistemi i drejtësisë do të kishte heshtur nëse një ish qeveritar do të kishte bërë pohime të tilla dhe do të kishte lejuar oazë të tillë të kultivimit të drogës dhe të krimit.Të lejosh këtë do të thotë të jesh palë, ose më saktë, shefi i palëzimit të dyfishtë.
Në Shqipëri ne kemi një djalë ish kryeministri, i cili në kohën e lulëzimit të tij, ndërtoi një fabrikë vdekjeje, dërgoi atje njerëzit më të besuar, mes të tjerëve edhe baxhanakun e të atit të tij, shfrytëzoi mizorisht edhe djersën e gjakun e fëmijve në Gërdec, u bë pronar i disa ministrive, megjithëse nuk ishte i emëruar, e rriti pasurinë e tii maramendëse pa qenë askund zyrtarisht i punësuar, emëri i tij u bë i njohur në median prestigjioze ndërkombëtare,si bëhej dikur djali i Millosheviqit, në një ngjashmëri të habitshme vesesh dhe grykësie.Këtë media pastaj e mallkoi përsëri babai i tij,në atë stilin e njohur përvers me prostituta, hora dhe lavire, por kjo nuk e ndaloi faktin se djali i tij u njoh edhe më tej si djali me çantë,dhe pas shumë skenave të mjegullta në afera milionëshe qëndronin njerëzit e tij dhe askush deri më tani, nga sistemi ynë i drejtësisë, të paktën një herë të vetme, të merrte guximin për t’i bërë një pyetje të zakonshme, që bëhet në të gjithë vendet e botës: ku e gjete këtë pasuri? Ky djalthë, që pas pamjes së pafajshme fshihte mizorinë, u akuzua se ishte vrasësi i fshehur i 26 viktimave, por asnjëherë nuk u bë “pronë” e sistemit të drejtësisë, sepse ishte mbi këtë sistem, aq më tepër, kur vetë ministri i drejtësisë i raportonte atij me më shumë zell se sa vetë babait të tij kryeministër. Ky spurdhjak kryeministror, pa pikën e drojës, menjëherë pas katastrofës së Gërdecit, merr një telefonatë nga bashkëfajtori i tij, kur nuk kishin kaluar veç pak minuta pas shpërthimit dhe kur ende nuk dihej numri i të vdekurve, flasin me njëri tjetrin për disa minuta, gjë e pazakontë, por si d duket halli ishte i madh dhe fshehja e provave duhej bërë urgjentisht dhe askush, e theksoj , askush, n uk mori mundimin e as guximin të bënte një pyetje të vetme: Çfarë biseduat. Në të kundërtën e kësaj, babai i tij kryeministër u l[shua shtazërisht kundër ndonjë prokurori që i kishte rënë shorti të merrte përsipër këtë çështje, dhe e detyruan të largohej. Në cilin vend të botës mund të ndodhë kjo?
Në këtë shtëpi ish kryeministrore është edhe një grua, e cila, përmes një shoqate, që ka pamjen e jashtme aq altruiste, organizoi ankande, shiti vepra arti, pranoi dhurime të ndjeshme financiare vuri nën këmbët e saj biznesin e fuqishëm, thirri pranë vetes njeriun që burri i saj kur ishte në opozitë e kishte damkosur si koka e krimit, dhe që më pas do i bënte dhurata pa fund, ndërtoi alibinë e rreme të Gërdecit dhe të kunatit të saj të vrarë, lëvizi përmes skemave financiare, si lëvizste dikur Mira Markoviq.Bankierët u bënë financuesit e saj të fshehtë përmes blerjeve të shumërënduara të veprave të artit, fondi i saj asnjëherë nuk u bë publik, asnjëherë nuk u kontrullua, dhe kështu gjithka u bë private, deri në fshehtësinë e thellë.Askush nuk mori mundimin e as që kishte guximin të pyeste, qoftë edhe një herë të vetme: Ku vajtën paratë e mbledhura nga donacionet, nga financimet, nga dhurimet, si janë shpenzuar ato…Kush do të guxonte të bënte një tok pyetjesh të tilla, kur gjithësecili e dinte fare mirë se do të ishin para dy gjërave të mëdha: mallkimi kryeminstror, i cili e kishte “ të shenjtë” familjen, dhe dhënien e munxës nga detyra.Të parët që do të përfshiheshin në këtë gjëmë mallkimesh do të ishin vetë antarët e Këshillit të lartë të Drejtësisë, sepse fillesën e tyre ata e kishin pikërisht nga pjesët e kësaj familje dhe devotshmëria ndaj tyre do të jetë edhe sot pjesë e besnikërisë, por edhe e fshehjes së asaj që ka ndodhur mes tyre.
Në vendin tonë ne kemi një ish kryeparlamentare, e cila, në vitet e qeverisjes tetëvjeçare, por edhe më parë, duke e kthyer Shkodrën në një çiflig të saj dhe Shqipërinë në një vend ku mund të bësh farë të duash dhe si të fuash, e njohur për thirrje vrasëse, pa folur për kortezinë politike e parlamentare të spikatur dhe tashmë anekdodike, që njëkohsisht me rritjen e tërbimit, rriti edhe pronën e saj. Tashmë janë disa banesa në pronësi të ish spikeres së parlamentit,askush nuk e di vlerën e pasurisë së saj dhe burimin,askush nuk e di se si u bë ajo sundimtare e hekurt e qytetit, ku do gjë rridhte sipas urdhërit të saj, që nga lëvizjet e mëdha dhe vendosjet e deritashme në qytetin e vjetër ishin krejtësisht nomenklaturë e saj ( tani janë nomenklaturë e LSI). Njerëzit që kishin pritur ndryshimin papritmas e ndjenë veten të tradhtuar, por nëse revolta e tyre rritej në proporcion arithmetik, pasuria e spikeres rritej në proporcion gjeometrik.Askush nga sistemi i drejtësisë nuk ka pasur guximin të hetojë, qoftë edhe një minutë, si u bë kjo pasuri, në cilën rrugë, ku ishte burimi, cila është pjesa e ndershmërisë dhe cila ishte pjesa e pabesisë. Ndodh kjo sepse në sistemin tonë të drejtësisë sundon paraja mbi mendjen, dhuna mbi të vërtetën,politika e dhunshme mbi të pavarurën, sundon ligji i korruptimit mbi ligjet e shkruara, sundon kunati permbi faktin.
Një sistem i tillë drejtësie që e quan korruptimin si meritë dhe ndëshkimin si përjashtim nga rasti nuk i duhet askujt, në rradhë të parë nuk i duhet shtetit të vet. Ne kemi një sistem drejtësie i cili i ka krahët e mbuluara nga presidenti i vendit, që është njëkohsisht edhe shefi i kësaj ligarkie dhe, njëkohsisht, i ka këmbët e lidhura nga vetë ajo që ka bërë.Për secilin prej tyre në veanti dhe për gjykata të tëra në përgjithësi, grupi i skifterëve pranë Berishës ka dosjen përkatëse, di shumë më tepër se sa sistemi ynë i drejtësisë dhe është njëkohsisht peng i këtyre dosjeve, që do të thotë është peng i të bëmave të tyre. Por asnjëri prej tyre nuk tundet, ata e dinë se janë shumica dërmuese, se të ndershmit gjykohen si budallenj, se merita është një farsë dhe se mbi të gjitha besnikëria ndaj kreut të oligarkisë është shenjë besnikërie ndaj pushtetit që shkoi.
Askush nuk mund ta mendojë në Shqipëri se mund të kemi një sistem drejtësie , i cili, të ketë guximin, që qoftë edhe një herë të vetme, të thërrasë në ndërtesën e tij, edhe për një kafe, një ministër të dikurshëm apo të tashëm, apo, larg qoftë, si në Francë, ku thërrasin e hetojnë për korrupsion ish presidentin e repbulikës Franceze. Të ndodhte kjo, edhe si farsë, do të kishim para vetes një tërmet politik e oligarkik, do të tundeshin së prapshti themelet e këtij sistemi, do të trandeshin ngjarjet dhe përsonazhet politike.
E mendoni cdot një hetues, një gjykatës, një trupë gjykuese, që të ketë para vetes një njeri që ka dhënë urdhr të vriten katër demonstrues me duar në xhepa, në mesin e Bulevardit dhe të kërcënojë haptas se do të vrasë edhe 300 të tjerë? E mendoni dot se kemi mes nesh një trupë të tillë që do të kërkojë të vërtetën e fshirjes së serverit kryeministror në natën e vrasjeve, që do të hedhë poshtë urdhërin e kryeprokurores së republikës për hetimin e ngjarjes, që do të fshehë në qilaret e kryeministrisë vrasësit, që do të manipulojë provat ende pa u tharë gjaku, dhe që në fund do të shpërbleje vrasësësit me bujari të pashoqe?
Nëse mendoni se e kemi një trupë të tillë, atëherë mirë ju a bëjnë.
Nëse mendoni se nuk e kemi një trupë të tillë, atëherë ndryshojeni urgjentisht, sepse deri tani është plagë kanceroze, nesër do të jetë kanceri i gjithë shtetit.
Ndryshojeni, me hir apo me pahir. Me hirin e saj nuk do e bëni kurrë, me pahir do të thotë përmes ligjeve që e asfiksojnë atë.

O sa po me pelqeka ky Berisha ne foto. Ngjan pak me ate shefin e finances.
Sot,nje vit pas 23 qershorit te shenjteruar,nuk perbejne asfare problem zarat ne xhepat e brekedhjerit te historise,,,,sot problem perben respektimi dhe permbushja (prej shumices se cilesuar) e vullnetit te shenjteruar te shqiptareve.
Valorizimi i rrotes se jarit,gjin gjonit,zagar-njorit apo picirukut elvis cefa,eshte nje perpjekje e sforcuar dhe dhjakse per te zhvendosur vemendjen dhe pritmerine e njerezve nga pergjegjesit ne ligj te normalitetit dhe normalizimit te shtetit te gjithe shqiptareve.
Pra, sot shqiptaret monitorojne dhe masin vetem rezultatet e punes se atyre qe mandatuan ,per premtimin e ngritjes me kembe te shtetit te se drejtes,me 23 qershor 2013.E ndeshkimi ekzemplar i nahijes kusaro-bandite,me konfiskim deri ne cdo kacidhe te pajustifikuar ligjerisht dhe plasja tek shtete penxheret,,,eshte ajo qe shqiptaret po masin dhe presin ne cdo dite te perendise qe pason 23 qershorin.Ky parameter do te percaktoje edhe zgjedhjen e shqiptareve,ne shumice,ne zgjedhjet e 2015-es.
votuesit shqiptare prisnin me shume nga rilindasit e qershorit.Por cdo dite qe kalon popullit po i perplaset ne fytyre pamundesia e tyre ,borxhet e medha te qeverise Berisha qe duhet te shlyejne Rilndasit e Rametes,Borxhet e reja per te modernizuar qeverine dhe koncesionet e reja qe do zhvasin nga xhepat e qytetareve dhe qindarken e fundit
sic duken bathet Rilindasit kane fjetur gjume 8 vjet ne opozite ndersa at a te LSI te perjetshem ne pushtet I Jane gezuar dhuratave te Berishes.
.Sa per luften ndaj korrupsionit Rilindasit deri tani luajne kungulleshken ashtu sic e luajten me Nanon kryetar.
Shpresa e vetme eshte qe me voten e lire te shporret kjo klase bastarde politike e Napoleon -piktorit dhe e Sali berishes