Gjykatës si Fatriu

anazapta

Një portret i 33-vjeçarit që drejton Gjykatën e Tiranës dhe një material sekret për KLD-në që u ka shkuar disa selive diplomatike.

Kush është Fatri Islamaj gjykatësi nga fshati Tropojë e Vjetër, me lidhje familjare me Berishën dhe asistenti i vajzës së ish-kryeministrit. Akuzat e mohuara për fshehje pasurie dhe ndërtim pallatesh në rrugën Don Bosko. Emrat e gjykatësve që përmenden nga ish-shefi i opozitës në një mbledhje të deputetëve në nëntor 2011, por që vijojnë të mbajne poste, e të marrin vendime nga ato që kanë kthyer sistemin e Drejtësisë në një kancer me metastaza të plota që po shkatërron shoqërinë shqiptare

Kur disa muaj më parë u akuzua se qëndronte pas ndërtimit të një pallati në zonën e Don Boskos në Tiranë, gjykatësi Fatri Islamaj i mohoi akuzat publikisht. Por në portalin e Ministrisë së Drejtësisë “Stop Korrupsionit në Drejtësi” akuza për fshehje pasurie nga Islamaj qëndroi gjatë pa përgjigje: “Pallati që po ndërton kryetari aktual i Gjykatës së Tiranës te Don Bosko a ka leje, nga kush e ka, ku i ka gjetur paratë e ndërtimit dhe të tokës? – shkruhej në denoncim.

Fatri Islamaj
Fatri Islamaj

Islamaj, i diplomuar në 2006, u emërua fillimisht gjyqtar në Gjykatën e Fierit. Ai ishte vetëm 33 vjeç kur (pas disa muajsh si kryetar i komanduar), u zgjodh nga KLD-ja në mbledhjen e 18 janarit 2013, si kryetar i Gjykatës së shkallës së parë të kryeqytetit. Ai zëvendësoi në këtë post ish-kryetarin Artan Zeneli, që u zgjodh anëtar i KLD-së.

Shumë shprehën habi si ishte e mundur që në një moshë të tillë të drejtoje një nga gjykatat më të rëndësishme në vend. Jo pak ishin ata që e konsideruan nën zë këtë emërim si nepotizëm të pastër.

Familja e Islamajt është me origjinë dhe fshati Tropojë e Vjetër, në Tropojë dhe ka lidhje gjaku me familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Përveç detyrës së gjyqtar ai është edhe asistenti i vajzës së kryeministrit, Argita Berisha Malltezi që jep mësim si pedagoge e lëndës “E drejtë Tregtare” në Fakultetin Juridik të Tiranës.

Ky “fat” në emërime nuk mbaronte këtu. Vëllai i kryegjyqtarit të Tiranës, është 39-vjeçari Fatbardh Islamaj, i cili u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë, më 17 janar 2013, në vend të Sahit Dollapit që u bë administrator shtetëror i CEZ Shpërndarje.

Po emërimet në poste të tilla nuk ishin thjesht sepse ishin nga fshati i Berishës edhe pse shumë shpesh ka mjaftuar edhe kaq gjë. Gjykatësi në fjalë ngjashëm me Gjonin dhe të tjerë, angazhoheshin rregullisht në dënimet e ish-opozitarëve sot në pushtet, të cilët kanë premtuar se do të rivinin drejtësi edhe në sistemin e drejtësisë.

Në 16 nëntor 2011 ish lideri i opozitës, sot kryeministër Edi Rama, në mbledhjen e përjavshme të Grupit Kuvendor, deklaronte se drejtësia e kapur nga pushteti, po shkel jo vetëm të drejtat e opozitarëve, por edhe vetë Kushtetutën e vendit.

“Kush janë Rezarta Balliu Vigani, Elona Gjoka, Fatri Islamaj apo Ergys Pëllumbi që veshur me togën e zezë japin vendime për llogari të Saliut dhe të klanit të tij të zhytur në korrupsion duke ndëshkuar me gjoba si të mafies deputetët e opozitës për fjalën e tyre të lirë në Kuvendin e Shqipërisë. Ç’janë këta, zotërinj dhe zonja që marrin guximin dhe ndëshkojnë opozitën e Shqipërisë pa marrë as mundimin të dëgjojnë dhe shqyrtojnë prova, duke shkelur dhunshëm çdo procedurë dhe duke i trajtuar deputetët në sallën e gjyqit si njerëz pa asnjë liri dhe asnjë të drejtë. Ku e gjejnë këta togëzinj dhe këto togëzeza kurajën të shkelin Kushtetutën, ligjin, etikën dhe të japin drejtësi me dy standarde katëcipërisht të kundërt. Shpifja qenka fjalë e lirë për Saliun dhe për pushtetin, ndërsa akuzat e bazuara mbi fakte qenkan shpifje të ndëshkueshme për opozitën. Me një qëllim të vetëm mbylljen e gojëve për të vërteta rrëqethëse të barkut të kalbur në korrupsion të shtëpisë së pushtetit të Saliut”,  – shprehej Rama.

Ish-kreu i opozitës deklaronte me tej se çdo individë që shkel ligjin do të vij dita që do të përballet me të. “E siguroj çdo dallkauk dhe puthadorë që i bie çekiçit përditë për të marrë në qafë këdo që s’ka pushtet dhe para për xhepat e vet të pistë, se drejtësia në Shqipëri do të vihet, në një ditë jo të largët. Dhe, do vihet duke filluar nga ndarja e pushtetit gjyqësor me gjykatësit e padenjë, që i kanë lënë mëkatet e tyre me shkrim dhe me vula në malin e dosjeve të padrejtësive të të gjitha këtyre viteve mbi mijëra, e mijëra, e mijëra, e mijëra shqiptarë të zakonshëm dhe të pafajshëm që janë viktima të padrejtësive të tyre”.

Por ndërkohë pak javë përpara mbushjes së 1 viti që prej zgjedhejve të 23 qershorit, drejtësia vijon të jetë e kapur nga gjykatës të kamur që përdorin shërbimin politik si licensë për të vazhduar zhytjen në degjenerim moral të një prej pushteteve që është kthyer në një kancer me metastaza të plota për shqopqërinë shqiptare.

 

KLD, materiali sekret i shumicës

Ka disa ditë që një material “sekret” i prodhuar nga maxhoranca dhe që është dhe në dispozicion të disa prej selive diplomatike në Tiranë, ka bërë një radiografi dramatike të situatës në KLD. Situata në qeverinë e gjyqësorit në shkelje të ligjit, shumica dërmuese e kryetarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit, pa mandat. Gjykatat administrative punojnë me gjysmën e kapacitetit të tyre. Një listë e gjatë me probleme që në thelb janë akuzë për Presidentin e Republikës, kryetar i saj.

 

Lorenc Vangjeli – JAVA

Eshtë një mal me paligjshmëri. Eshtë një situatë e fshehur në vite nga sytë e publikut, e cila e nxjerr në dritën më të keqe të mundshme KLD-në, atë që quhet qeverisja e gjyqësorit. Një material dramatik i përpiluar me gjasë nga maxhoranca, ministria e drejtësisë, dhe që ka përfunduar edhe në tryezat e punës së disa prej ambasadorëve më të rëndësishëm të akredituar në Tiranë bëhet sot për herë të parë publik. Zyra e njërit prej këtyre ambasadorëve e vuri këtë material voluminoz në dispozicion të revistës JAVA me një koment të vetëm: “E njihnim situatën deri diku, por kjo që shohim është thjesht e pabesueshme. Akuzat janë shumë të rënda, duhet që KLD të reagojë urgjentisht për të pozuar versionin e saj për to”.

Dhe në fakt, nëse do të ishin të vërteta pretendimet e maxhorancës, situata e paligjshmërisë në KLD është padyshim jashtëzakonisht e rëndë. Me probleme të mbartura në vite dhe me një pafundësi shkeljesh të të gjitha natyrave. Duke publikuar këtë material, JAVA është e hapur të publikojë dhe përgjigjen zyrtare të KLD-së mbi të.

 

KLD, çfarë ka pas perdes

“…KLD ka qenë dhe mbetet jo eficiente në përmbushje të detyrave të saj funksionale…”, ky është konkluzioni i parë i nxjerrë nga materiali, që faqe mbas faqeje plotësohet me prova të qëmtuara me kujdes dhe që i përkasin disa viteve rresht.

Informacioni i parë ka të bëjë me faktin që ministri i drejtësisë Nasip Naço, duke nisur që nga shtatori i vitit të kaluar ka depozituar në KLD kërkesën për shqyrtim të 13 dosjeve për procedim disiplinor, për 13 gjyqtarë që ushtrojnë detyrën në gjykata të ndryshme të shkallës së parë. Por për ironi, …KLD nuk ka shqyrtuar ende katër kërkesa të tilla të depozituara që prej vitit 2012, kohë kur ministër i drejtësisë ishte zoti Eduard Halimi, sot deputet i PD-së. Kjo gjë ka shkaktuar si reakzion zinxhir një tjetër mëkat. Një gjykatës shkodran, i cili ishte në “listë pritjeje” për t’u proceduar, në të vërtetë është promovuar në detyrë. Kurse në një rast tjetër, një gjykatës në të njëjtat kushte në Kukës për të cilin është kërkuar ndërprerja e ushtrimit të detyrës si kryetar i gjykatës, ka pasur gjithashtu të njëjtin fat. Natyrisht më të mirë. Natyrisht me ngritje në detyrë dhe në karrierë, kur duhej të priste të kundërtën.

Drejtuesit e gjykatave

Ligji i kërkon dhe i jep tagër KLD-së që të bëjë emërimin e kryetarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit. Por KLD, për arsye të “çuditshme”, nuk e ka ushtruar këtë kompetencë. “…ka lënë në krye të gjykatave kryetarë të cilëve ju ka mbaruar mandati prej vitesh ose gjyqtarë të komanduar apo të deleguar prej vitesh. Një shembull: kryetari i gjykatës së Apelit të Vlorës është në këtë situatë prej gjashtë vitesh. “…një gjë e tillë ka krijuar një situatë pasigurie dhe papërgjegjshmërie që sigurisht është përdorur për t’i vënë ata nën presion”, thuhet në materialin që disponon revista JAVA. “Presion”? Materiali nuk i vë një emër konkret atij individi, institucioni apo personazhesh të tjerë që e bëjnë një gjë të tillë.

Materiali pretendon se KLD ka shkelur dhe një vendim të KLD-së të gjashtë viteve më parë, të marsit 2008 për funksionin drejtues në gjykata. Nën urdhëresën e këtij vendimi, vendi vakant për detyrën e kryetarit të gjykatave duhet të plotësohet brenda tre muajve nga krijimi i tij. Dhe po kështu, delegimi i i kryetarit të një gjykate në detyrë, do të ishte vetëm përjashtim dhe jo rregull. Dhe në çdo rast, për një periudhë jo më të gjatë se tre muaj. Por çfarë ndodh në realitet? Nga 29 gjykata të shkallës së parë, 23 prej tyre i kanë kryetarët që ushtrojnë detyrën në kundërshtim me ligjin. 11 prej tyre drejtohen nga kryetarë të komanduar për të cilët ka përfunduar çdo lloj mandati ligjor për të ushtruar funksionin. Kurse në katër raste të tjera është dhe më keq: këtyre të katërve ju ka mbaruar mandati i drejtuesit, por vazhdojnë të jenë të tillë pa qenë as të komanduar nga KLD-ja.

E njëjta situatë dhe në gjykatat e apelit. Tre në tetë kryetarë janë të paligjshëm në funksionin që kryejnë. Në apelin e Durrësit dhe atë të krimeve të rënda kryetarët janë me mandat të mbaruar dhe për më tepër, gjithashtu nuk janë as të komanduar nga KLD-ja në këtë detyrë.

Edhe emërimet e fundit të kryetarëve të gjykatave të apelit në këtë fillim viti, në janar-shkurt 2014, janë kryer në shkelje të ligjit, pretendohet në materialin e maxhorancës. Për të marrë këtë funksion, i zgjedhuri duhet që të ketë një vlerësim “shumë mirë” të performancës së punës në dy vlerësime të njëpasnjëshme të tilla. “Asnjëri nga të emëruarit nuk e plotësonte këtë kriter”. Dhe po kështu, për asnjë nga të emëruarit nuk ka pasur, ashtu siç kërkon ligji, një raport të paraqitur prej tij përpara KLD-së.

Emërimet pezull

KLD mban pezull emërimet e kryetarëve në gjykatat e rrethit në Durrës dhe Shkodër. Arsyeja? E thjeshtë. Dy kryetarët e komanduar që duket se janë të parazgjedhurit e KLD-së për t’u emëruar nuk plotësojnë kriterin e vjetërsisë në detyrë prej katër vjetësh për të marrë këtë funksion. Kështu që, shty ta shtyjmë deri sa t’u vijë rradha pikërisht atyre.

Progres raporti i vitit 2013 përcaktonte: “Raundi i emërimeve, transferimeve dhe ngritjeve në detyrë të gjyqtarëve i muajit korrik, tregoi se marzhi i diskrecionit i gëzuar nga KLD-ja është ende shumë i gjerë dhe duhet të ulet”. Si përkthehet në realitet ky marzh? Të paktën sipas maxhorancës KLD ka shkelur ligjin për organizimin e pushtetit gjyqësor për sa kohë “…nuk ka kryer vlerësimin profesional të gjyqtarëve”. Një gjë që duhet të bëhej të paktën njëherë në tre vjet. Vetëm në janar të këtij viti kanë përfunduar vlerësimet profesionale për vitet 2005-2006. Për KLD-në koha ka mbetur ende në mandatin e parë qeverisës së Partisë Demokratike, që sot ka pothuaj një vit në opozitë.

KLD nuk ka mundësuar listën e përhershme të renditjes së gjyqtarëve duke shkelur sërish ligjin. Kjo është një listë që duhet të përditësohet çdo gjashtë muaj. Pikërisht mungesa e kësaj liste që është detyrim ligjor që të bëhet, i jep mundësi KLD-së që në procesin e promovimit të gjyqtarëve të jetë subjektive.

 

Konflikti i interesit

Ka shumë të tillë brenda këtij institucioni, por një prej tyre është më pikanti. “…KLD ka promovuar antarët e saj përgjatë mandatit si antarë të këshillit. Ky fakt ka sjellë si pasojë një gjendje paligjshmërie në KLD për shkak të prishjes së balancave të përfaqësimit të gjyqtarëve të niveleve të ndryshme”, thuhet në material. Konkretisht, institucioni i drejtuar nga Presidenti i Republikës, në shkelje të ligjit, ka promovuar një gjykatës të shkallës së parë në Tiranë për në apelin e kryeqytetit dhe një tjetër nga Lushnja e ka sjellë në Tiranë, ndërkohë që kanë qenë vetë antarë të KLD-së.

Gjykata administrative

Ka qenë një temë e fortë debati në vitet e fundit. Maxhoranca e djeshme akuzonte socialistët për bllokimin e këtij projekti jetik për marrëdhëniet e tij me biznesin. Por çfarë ka ndodhur realisht mbas perdeve të mbyllura? Gjykatat Administrative në Durrës, Shkodër, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, nuk funksionojnë me kapacitetin e tyre normal, sipas organikës, sepse…, sepse KLD nuk ka bërë emërimet e gjykatësve sipas ligjit. Punojnë pothuaj gjysma e gjykatësve të nevojshëm. Dhe kur vjen puna tek emërimet, KLD ka shumë halle. Për shembull, tetë studentët e magjistraturës që kanë përfunduar studimet e tyre që dy vjet më parë dhe po tetë të tjerë që kanë përfunduar studimet në 2013, për më shumë se një vit nuk janë emëruar në detyrë. “Zvarritja e emërimit të tyre është bërë në mënyrë të qëllimshme për të plotësuar vendet vakante në gjykatën e Tiranës me emërime të tjera në kundërshtim me ligjin dhe me mbështetje ekonomike”, akuzohet direkt në material.

Ina Rama

“KLD shkeli ligjin dhe votoi kundër propozimit të ministrit të drejtësisë për rikthimin në detyrë të ish-prokurores së përgjithshme Ina Rama. Ligji përcakton se pas përfundimit të mandatit, me pëlqimin e tij, Prokurori i Përgjithshëm ka të drejtë të emërohet në funksionin e prokurorit në prokurorinë e përgjithshme ose në vendin e mëparshëm aopo në një vend të barazvlefshëm me vendin e mëparshëm…”. Por një gjë e tillë ndodhi. Zonja Rama e ka kundërshtuar në gjykatë këtë shkelje të së drejtës së saj dhe është në pritje të gjykimit. Ajo që bënte përshtypje në mbledhjen e KLD-së kur u rrëzuar kandidatura e saj ishte megjithatë dhe tjetër gjë: niveli shpesh pothuaj banal i diskutimeve të disa prej antarëve të KLD-së.

Lista e shkeljeve vazhdon dhe më tej. Por dhe kaq është e mjaftueshme për të kuptuar humorin e maxhorancës ndaj këtij institucioni. Gjithmonë nëse pretendimet e saj janë të të drejta. Megjithatë, ky material që bëhet publik për herë të parë, në thelb është një sfidë. Një sfidë për KLD-në që të japë përgjigje për këto akuza. Qoftë nga zyra e kryetarit të saj, Presidentit të Republikës, zotit Bujar Nishani, qoftë nga zyra e nënkryetarit të saj të zgjedhur nga kuvendi. Heshtja në këtë rast nuk është flori. Eshtë një argument më shumë për vërtetësinë e akuzave që maxhoranca në qeverisje i bën qeverisë së gjyqësorit. Këtij pushteti që ka besimin më të ulët të publikut që e konsideron në mënyrë dramatike si pushtetin më të korruptuar në vend.

Share This Article
6 Comments
  • fjal fjal fjal ku je komunizeme qe ke nje ligjesi te drejte dhe te zbatoshe ashtu si duhete dhe tia nxjereshe nga goja gjite ate padrejtesi qe kane bere keto 8 vite teroristae e serbise qe ti pushkatoshe dhe ti djegeshe e vareshe ne cdo qytete te shqiperise si ne kohen tende keta antishqiptare te betuare po ne fise e ne gene se po le gje gjalle jane te reziksheme dhe smbahene po erdhene prape ne pushtete

  • sa gjyhna ,,,,,kete mavrine kushedi sa here do ta ket rrahur bac saliu …..ai dhe perendia e di ….cmereni me kete oftikaqar ….zbytheni nga karikja …ai qe ne surat duket qe eshte me te meta mendore …..Mua do me vdesin ..ca gjykatesa ….qe egersojne surratin …kur jane ne gjykim …dhe kur i shikon ,jashte detyres ….duken si legena …hahahahaha o zot te falem …qe mes gjithe gjithesise ….bere dhe gjykatesa shqiptare ….aman aman ..te qeshim pak mes gjithe ketyre halleve qe na shkaktojne keta palaco ……poshte gjykatesit ,sahanlepires dhe puthadoresh …poshte gjykatesit ekoruptuar dhe te lidhur me krimin ….

  • Gazeta Dita ben mire qe ben shkrime se helbete skane cbejne se duhen nxjerre ca kopje gazete megjithate Gazeta Dita le te merret me bizneset te cilat ajo i reklamon ne faqen e saj jo sepse e meriton ne sensin e tirazhit (lexueshmerise) qe ka por sepse eshte gazete e qeverise. Perse Gazeta Dita nuk merret me lejet e ndertimit qe ka marre Bashkim Ulaj, i konsideruar i afert me interesat e familjes Berisha, gjate kohes kur bashkine e kishte PS dhe aq me teper keto leje a i jane nenshtruar nje procedure te rregullte ne ate kohe ?? Perse Gazeta Dita nuk merret me bizneset e patriarkut te grupit parlamentar te PS-se qe ka biznese me disa ish drejtues te perpolur per korrupsion gjate kohes se qeverisjes se Berishes?? Perse Gazeta Dita konsideron si absurditet, sic e kishte cilesuar Baze, nje nder te pakenaqurit e ndarjes se pushtetit te Berishes dhe shkrimi i te cilit eshte marre copy-paste nga ju, emerimin ne krye te Gjykates te nje 33 vjecari i cili ka mbaruar nje fakultet dhe magjistraturen sikurse edhe ka pasur eksperience pune ne Gjyqesor para ardhjes ne krye te gjykates se Tiranes ??? Mos valle austriaket qe kane nje 28 vjecar si Minister te Jashtem jane edhe ata gabim ?? Mos u merrni me barcoletat e Meros se ai e ka nga xhelozia por merruni me faktet. Nese paska informacione per korrupsion te ketij apo atij individi ne krye te institucioneve atehere hetoni. Shteti e ka mundesine te kontrolloje cdo pallat, dhe apo ndertim, ne te gjithe republiken per te pare se a ka leje dhe ne emer te kujt eshte leja; a ka lidhje bartesi i lejes me individin ne fjale dhe pastaj te dilet me vendimevte cilat nuk mund te kontestohen as ne rruge e as ne institucione. Persa kohe nuk beni kete atehere heshtni dhe mos ngrini akuza per lufte e presione politike. Nese doni te vini drejtesine atehere flisni per gruan e Soko Balles qe drejton agjencine e kontrollit te aviacionit civil. E meritonte nga ana profesionale apo se ka nivel te larte IQ ( Zoti Rama do te takohet me Z. Haradinaj gjate vizites ne Prishtine, nderkohe qe Haradinaj ishte Hage )

  • Bashkim Rama eshte nje njeri i ndershem, familjar shembullor , mesues fizike i pa lodhur me te gjitha virtutet dhe femijet ika edukuar qe te jene te ndershem . Mos i bini legenit pa i njohur . Respekte per familjen e Bashkim Rames

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *