Vazhdon rrëfimi i Ilir Hoxhës
Intervistoi Xhevdet Shehu
Në këtë pjesë të dytë të intervistën me djalin e Enver Hoxhës, biseda përqendrohet në dy momente të rëndësishme të kohës së luftës: Themelimin e Partisë Komuniste dhe Marrëveshjen e Mukjes. Çfarë ka thënë akdamiku kosovar Ali Hadri mbi rolin e jugosllavëve Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha në themelimin e PKSH-së dhe pse Enver Hoxha e prishi marrëveshjen që u arrit mes komunistëve dhe ballistëve në Mukje në vitin 1943. Bashkëpunimi i Ballit Kombëtar me pushtuesit fashistë, të pathënat e takimit të Enverit me Titon në vitin 1946, pse u anulua vizita e Enverit në Kosovë dhe takimi i papritur me nënën e Miladinit në Beograd…
– Ilir, periudha e Luftës së Dytë Botërore, është koha kur Enver Hoxha doli në skenë si udhëheqës. Ka nga ata që mendojnë edhe sot e kësaj dite se ajo luftë ishte një fat i keq për Shqipërinë, pasi na solli komunistët në pushtet, që na sunduan për gjysmë shekulli. Ju si e konsideroni rreshtimin historik që zgjodhi Enveri dhe vendi në atë luftë?
– Nuk kishte dy rreshtime, front antikomunist dhe front antifashist, sepse gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore u formua njё front i vetёm, ai kundёr bishёs nazi-fashiste. Dhe madhёshtia e Partisё Komuniste Shqiptare dhe e Enver Hoxhёs ishte qё u rreshtuan pikёrisht nё anёn e këtij fronti tё madh qё udhёhiqej nga koalicioni antifashist i kryesuar nga aleatёt e mёdhenj Anglo-Sovjeto-Amerikanё. Lufta e Dytё botёrore u fitua nga aleatёt, ku rolin kryesor në Evropё e pati Bashkimi Sovjetik. Shqipёria bashkё me vende tё tjera tё Evropёs Lindore, u pёrfshi nё zonёn sovjetike tё influencёs. Kёshtu qё edhe zgjedhja e sistemit tё ardhshёm politik dhe ekonomik, nuk mund tё mos kushtёzohej nga ky fakt. Mendimi im ёshtё se sistemi socialist, bёri tё mundur ҫuarjen e vendit pёrpara, drejt zhvillimit ekonomik, kulturor dhe social.
– Formimi i PKSH-së është padyshim një pikë kthese në historinë e Shqipërisë moderne. Ka nga ata që mendojnë se PKSH u krijua nga komunistët jugosllavë, ndërkohë që të tjerë, si psh historiani i Kosovës, akademik Ali Hadri, ka mendim të kundërt. Cili është mendimi juaj në këtë çështje? A keni biseduar ndonjëherë me babain tuaj për rolin dhe ndikimin e komunistëve jugosllavë për themelimin e PKSH-së?
– Kёto janё ngjarje qё unё nuk i kam jetuar. Pavarёsisht se kjo ёshtё njё temё qё u pёrket historianёve tё thonё fjalёn e tyre, unё po jap mendimin tim, bazuar nё ato qё më ka treguar babai, por edhe nga sa kam lexuar nё librat e tij me kujtime qё koha pak nga pak po e tregon vёrtetёsinё e tyre, nga dokumentet qё po dalin nga arkiva tё shumё vendeve qё kanё qenё tё interesuara pёr Shqipёrinё.
Akademiku Ali Hadri, ka të drejtë kur thotё se PKSH-në nuk e themeluan të dërguarit jugosllavë, por u themelua nga vetë shqiptarët. Por jugosllavëve iu shkonte për shtat të ishte ashtu për planet e tyre që Shqipëria të bëhej Republika e shtatë e Jugosllavisë. Por ishte Enver Hoxha, me gjithë vёshtirёsitë e krijuara nga të deleguarit në vazhdimёsi tё tё dёrguarёve te Titos, dhe tё bashkёpunёtorёve tё tij brёnda PKSH si Koçi Xoxe e tё tjerё, ju a prishi kёtë plan. Por le tё flasim më konkretisht. Miladin Popoviçi ishte njё komunist malazes, internacionalist dhe i devotshёm ndaj Federatës Jugosllave dhe Titos. Para themelimit tё PKSH, ai ishte burgosur nga okupatori dhe dёrguar nё burgun e Peqinit nё Shqipёri. Shokёve komunistё shqiptarё ju kërkua qё të organizonin arratisjen e tij nga burgu. Dhe kёshtu u bё. Atё e strehuan dhe duke qёnё se pati lidhje me komunistёt shqitarё qё e liruan nga burgu,filloi tё interesohej se si ishte situata e grupeve tё ndryshme nё vend, tё cilёt kishin filluar tё organizoheshin pёr t’u bashkuar nё njё parti komuniste. Miladini kishte punuar nё Kosovё si njё instruktor partie kёshtu qё me kёrkesёn e komunistёve shqiptarё, ai dha ndihmёn pёr anёn organizative por kurrsesi tё dominonte mbi Enver Hoxhen. Ai ishte larg problemeve me tё cilat po ndeshej lёvizja komuniste nё Shqipёri, por nё procesin e zhvillimit te situatave, ai mёsoi shumё gjёra nga Enveri. Pasi u aprovua kёrkesa qё PKSH i kishte drejtuar PK Jugosllave qё, ky shok tё qёndronte nё Shqipёri, aprovimin e sё cilёs e solli i dёrguari tjetër, serbi Dushan Mugosha, i cili gjithnjё veproi si agjent i UDB-së, duke rekrutuar kuadro dhe duke mbajtur lidhjet. Pra Miladini qёndroi si arbitёr midis grupeve dhe i udhёzonte se si formoheshin celulat, zgjedhjet nё parti, pёr organizimin e konferencave nё qarqe dhe i diskutonte me Enver Hoxhën dhe vetёm kaq. Vendimin, dhe organizimin e mbledhjes pёr themelimin e partisё e organizuan komunistёt shqiptarë, ku grupi i Korçёs ishte mё i organizuari, ku siç dihet nё kёtë grup bёnte pjesё edhe Enver Hoxha. Miladini nuk ndёrhyri fare nё zhvillimin e mbledhjes. Atij i pёlqeu propozimi i komunistёve shqiptarё qё, nё krye tё shpallej krijimi i partisё dhe pastaj tё vazhdohej me diskutime se do tё thoshte qё bisedimet zhvilloheshin brenda partisё. Por dhe komunistёt shqiptarё pёr tё shuar mosmarrëveshjet midis tyre qё ishin tё shumta, ranё dakord me propozimin e Miladinit qё i sugjeroi mbledhjes qё nё pёrbёrjen e Komitetit Qendror të Pёrkohshёm tё mos zgjidhej asnjё nga drejtuesit e ish grupeve, as kryetar e as nёnkryetar. Dhe kёshtu u bё. Pra Miladin Popoviçi apo më pak Dushan Mugosha nuk ishin ata qё themeluan partinё, por u ndodhёn aty pёr rrethanat qё pёrmenda. Ndёrsa Miladin Popoviçi punoi mё pas me njё ndёrgjegje tё pastёr pёr tё ndihmuar apo pёr tё shkёmbyer mendime me Enver Hoxhёn etj, Dushan Mugosha punoi hapur kundёr interesave tё vendit tonё.
Miladin Popoviçi punoi pranё Enver Hoxhёs dhe mёsoi shumё nga ky, gjatё procesit tё luftёs nacional çlirimtare, mёsoi pёr popullin shqiptar, historinё e tij, klasat shoqёrore dhe kujt i shёrbenin. Miladin Popoviçi e kuptoj fare mirë qё Enver Hoxha po luftonte pёr njё kauzë tё drejtё. Nё letrёn e tij tё fundit drejtuar KQ tё partisё sё tij, ai mbёshteti tezёn e Partisё Komuniste Shqiptare pёr vetёvendosje tё shqiptarёve nё Kosovё. Por Tito kishte plane tё tjera qё, Kosova t’i bashkohej Shqipërisё kur kjo tё ishte Republika e shtatë e Jugosllavisё. Pёr kёtё arsye, Tito e tërhoqi nga Shqipëria duke e zёvendёsuar me dy tё besuar të tij qё organizuan prapaskenёn e njohur tё Beratit pёr tё rrёzuar Enver Hoxhёn, si i vetmi qё ishte pengesё pёr tё realizuar planet e tij.
Dihet se si Miladin Popoviҫi u vra nё zyrёn e tij me atentat, nё Prishtinё, dhe babai na thoshte qё u vra nga UDB-ja. Kur babai shkoi pёr vizitё zyrtare tek Tito na tregonte qё i kishte bёrё pёrshtypje luksi nё tё cilin jetonte ai. Nё pritjet qё u dhanё nuk ishte prezent asnjё përfaqёsues i Kosovёs qё disa prej tyre ai i njihte personalisht si Fadil Hoxha, Ymer Pulen, Nimanajt e tё tjerё. Enver Hoxha i kёrkoi Titos pёr tё vizituar Kosovёn, por ai iu pёrgjigj se ёshtё organizuar vizita zyrtare nё Kroaci e Slloveni dhe nuk mund ta ndryshonin. Ishte njё pretekst qё ai mos takohej me bashkёkombasit e tij. Por nё Beograd, nё njё takim qё do tё mbahej, nga turma del njё grua e moshuar dhe i thёrret babait “Enver, jam nёna e Miladinit e Mihajlos qё kanë luftuar nё krah tёnd”. Babai tregonte qё u mallёngjye shumё, u pёrqafuan dhe nё fjalimin e tij foli pёr Miladinin.
– A fliste me ju Enver Hoxha për shokët e tij të luftës, për të cilët tani akuzohet se edhe babi juaj ka pasur dorë në eliminimin e kundërshtarëve eventualë?
– Na ka folur pёr shokёt, pёr heroizmin e tyre, pёr luftën e popullit kundra okupatorit. Kёto qё shtroni nё pyetjen tuaj pёr eliminim shokёsh e luftё eleminimesh pёr pushtet, janё shpifje mё se ordinere, fantazira tё sёmura qё kanё si qёllim tё diskreditojnё Enver Hoxhёn dhe bashkё me tё gjithё komunistёt dhe ish partizanёt, pra tё diskreditojnё Luftёn e lavdishme Nacional-Ҫlirimtare. Unё i neveris gjithё kёto insinuata tё poshtra. Enver Hoxha asnjёherё nuk ka luftuar pёr pushtet.
– Një ngjarje që vazhdon të ngjallë debate edhe sot e kësaj dite është prishja e Marrëveshjes së Mukjes. Cili ishte roli i Enver Hoxhës në prishjen e asaj marrëveshjeje dhe cilat ishin, sipas jush, shkaqet e vërteta që ajo marrëveshje u prish?
– Pyetja është vërtet interesante dhe kërkon një përgjigje të gjatë. Do të përpiqem ta përmbledh arsyetimin dhe bindjen time për atë ngjarje. Mё 2 gusht 1943 u mblodh ajo qё njihet si ‘’Konferenca e Mukjes”. Kjo ndodhi pasi lёvizja nacional-ҫlirimtare kishte marrё njё hov tё madh dhe ishte shtrirё sё tepёrmi. Njё rol tё rёndёsishёm luajti Konferenca e Pezёs, nё shtator tё vitit 1942, e organizuar nga komunistёt shqiptarё, e cila bёri bashkimin e gjithё atyre qё donin tё luftonin fashizmin dhe hodhi themelet e Frontit NҪL, si edhe Konferenca e Labinotit, nё korrik tё vitit 1943, ku u krijua Shtabi i Pёrgjithshёm i Ushtrisё NҪL. Nё kёtё kohё repartet partizane gjёndeshin nga tё katёr anёt e vendit, ҫetat ishin shndёrruar nё batalione dhe nё gusht 1943 u krijua Brigada e Parё Sulmuese qё mё pas u pasua edhe nga brigada tё tjera. Ndёrkohё lёviznin vetёm tre a katёr ҫeta ballistёsh nё njё zonё shumё tё kufizuar, Kolonjё, Gramsh, Mallakastёr. Nё kёtё kohё edhe situata ndёrkombёtare ishte e favorshme. Nazi-fashistёt kishin marrё kudo goditje vdekjeprurёse. Nё kёto rrethana ҫёshtja e bashkimit tё tё gjitha forcave pёr tё luftuar pushtuesit ishte urgjente. Pёr kёtё qёllim Kёshilli i Pёrgjithshёm i Frontit u propozoi krerёve tё Ballit Kombёtar qё tё takoheshin pёrfaqёsues tё tё dy palёve. Delegacioni i Frontit NҪL kryesohej nga Ymer Dishnica dhe Mustafa Gjinishi, ndёrsa delegacionin e Ballit Kombёtar e kryesonte Mitat Frashёri. Detyra kryesore e delegacionit te Frontit NҪL ishte bashkimi i tё dy forcave nё luftё kundёr pushtuesit dhe pёr kёtё qёllim duhej tё angazhohej botёrisht dhe Balli Kombёtar. Ndёrsa pёrfaqёsuesit e Ballit kishin tё tjera qёllime. Ata donin qё pa hedhur asnjё pushkё, me shpresёn e ndihmёs sё anglo-amerikanёve, tё zinin vend kryesor nё pushtetin e ardhshёm. Delegacioni i Frontit NҪL nuk iu pёrmbajt detyrёs sё vet kryesore, bashkimit nё luftё, por iu nёnshtrua krejtёsisht kёrkesave tё Ballit. Pse Dokumenti u hodh poshtё nga Partia Komuniste Shqiptare, kuptohet qartazi nga njё letёr e Enver Hoxhёs drejtuar mё 9 gusht tё vitit 1943 kryetarit tё delegacionit tё Frontit NҪL, Y.Dishnica: “Nё Labinot tё ishte thёnё, si ty ashtu dhe Tafarit (Mustafa Gjinishit) se kompetenca juaj nuk shkonte deri nё kёtё pikё… Ju vetёm duhet tё bisedonit me Ballin, ta shtynit pёr njё bashkim konkret me ne; por ky bashkim nuk kryhet nё tryezё, por nё terren, nё luftё… Ti ke rёnё kokё e kёmbё nё pozitat e Ballit me kёtё fakt, ku flitet pёr Shqipёrinё etnike dhe nuk flitet aspak pёr luftёn kundёr fashizmit… Bashkimin e keni bёrё me kondita pariteti nё mes tё Ballit, qё ёshtё njё organizatё me njё numёr tё kufizuar njerёzish, dhe Frontit Antifashist tё popullit. Me kёtё trakt, ju pranoni t’i hidhet njё perde tёrё sё kaluarёs dhe sё tashmes sё fёlliqur tё Ballit dhe ia hapni dyert, qё tё hyjё triumfalisht nё histori… .”
Nё letёrkёmbimet, Enver Hoxha vuri re qё ishte propozuar Komiteti i Pёrbashkёt ndёrmjet Frontit dhe Ballit dhe ai i shkruan qё pёrderisa Balli Kombёtar nuk plotёson kushtet tona pёr bashkim, pёrderisa ai nuk ёshtё hedhur nё luftё, asnjё lloj “komiteti” midis Frontit dhe Ballit Kombёtar, nuk do tё pranohet nga ana e jonё. Aty u projektua nga Balli dhe shpallja e indipendencёs dhe Shqipёrisё etnike. Hasan Dosti i Ballit insistonte për shpalljen e indipendencës dhe sidomos tё rrёzohej vendimi i asamblesё tё 12 prillit 1939 tё asamblesё fashiste (shqiptare), e cila shpalli “bashkimin personal” tё Shqipёrisё me Italinё dhe mbretin italian Viktor Emanuelin III dhe mbreti i Shqipёrisё. Por Enver Hoxha i kundёrshtoi me forcё se nuk mund tё mbulonin dhe tё lanin aktin e pushtimit tё 7 prillit 1939. Ai nuk mund tё pranonte qё edhe komunistёt tё bёheshin pjesёmarrёs nё mbulimin e kёtij akti tё rёndё. Me anё tё njё trakti tё hedhur menjёherё nё ato ditё, Enver Hoxha deklaroi qe ky akt nuk ishte gabim i Partisё Komuniste, por i tё deleguarve qё kaluan kompetencat e ngarkuara dhe menjёherë bёri denoncimin e kësaj marrёveshjeje. Unë mendoj se me demaskimin e kёsaj marrёveshjeje, Enver Hoxha shpёtoi edhe Kosovёn, sepse shpallja e Shqipёrisё etnike, ide e fashizmit, do tё thoshte qё Kosova tё radhitej nё krahun e Italisё fashiste qё ishte mashtrim i tyre si premisё pёr bashkimin e saj me Shqipёrinё dhe mё vonё tё trajtoheshin si pakica kolaboracioniste tё fashizmit. Enver Hoxha pas ҫlirimit tё Shqipёrisё dha urdhёr qё divizione tё ushtrisё shqiptare tё kalonin nё Kosovё e mё tej pёr tё lufuar krah pёr krah me vёllezёrit e tyre qё jetonin nё Kosovё. Kjo i vuri vulёn qё populli i Kosovёs u rreshtua nё anёn e fituesve.
– Sidoqoftë, ballistët, edhe sot e kësaj dite ua hedhin fajin komunistëve për prishjen e asaj marrëveshjeje. Si do t’u përgjigjeshit sot atyre?
– Është fare e lehtë për mua të argumentoj pikërisht të kundërtën e asaj që thonë ballistët e sotëm. Tani thuhet se, po tё mos ishte prishur Mukja, Balli do tё bёnte luftё kundёr gjermanёve. Lind pyetja, pёrse Balli, menjёherё pas prishjes sё Mukjes bashkёpunoi me gjermanёt? Pra duket qartё qё Balli nuk e kishte nё objektivat e tij luftёn kundёr pushtuesit, por meqё Lufta po mbaronte, dhe sipas mendimit tё tyre, aleatёt do tё zbarkonin nё Shqipёri, ata i shqetёsonte ҫёshtja e pushtetit. Pёr kёtё nevojitej Mukja pёr tё krijuar idenё se edhe Balli ishte njё organizatё antifashiste. Por kur panё qё aleatёt nuk erdhёn dhe vendin e pushtuesit italian e zuri ai qё ishte dhe mё i egёr, pushtuesi gjerman, atёherё Ballistёt iu kthyen politikёs sё tyre tё mёparshme, asaj tё bashkёpunimit me pushtuesit. Nё kёto rrethana bashkёpunimi tё ngushtë me forcat gjermane, nё pjesёmarrje direkte nё luftё kundёr partizanёve, dhe popullsisё civile qё ishte e lidhur me Lёvizjen NҪL, forcat partizane goditёn edhe ato reparte tё Ballit qё ishin bёrё njёsh me forcat pushtuese. Sot e djathta , do e thotё, qё kjo ishte “luftё civile”qё erdhi gjoja nga prishja e marrёveshjes sё Mukjes. Si mund tё jetё luftё civile tё luftosh kundra forcave kolaboracioniste me pushtuesin?! Ndёrsa me jugosllavёt nuk kishte tё bёnte fare prishja e Marrёveshjes sё Mukjes.
Vijon nesër
Nesër do të lexoni:
Veprimtaria agjenturore e Koçi Xoxes dhe arsyet e vërteta të prishjes me jugosllavët
Pse në vitin 1968 Enver Hoxha ishte kundër shpalljes së Kosovës Republikë. Ndalimi i pronës private dhe e besimeve fetare
Eliminimi i ish-Kryeministrit Mehmet Shehu. Vrau veten apo e vranë? Roli i Kadri Hazbiut në këtë ngjarje
po ik o ilir se ti me nenen tende dhe me ramiz aline i bet pislleqet dhe ja hodhet Enverit pastaj!
Duhet te kuptojme se eshte ata te Ballit nuk ishin burra me te mire, madje me te keqinj them une duke pare edhe faktet. Konflikti per Mukjen ne fakt ishte lufte per pushtet. Po vinte fundi i luftes dhe Balli kerkonte te dilte ne krye te shtetit. Mos harrojme se shume eksponente te ballit dhe partive te tjera “nacionaliste” ishin njerez karrieriste dhe vdisnin per nje cike pushtet aq sa shume prej tyre u bene anetare te qeverive kuislinge. Nuk duhet te shofim ata te Ballit sikur ata te ishin “engjej” dhe ata komunstet si “djaj”. Po ta shikojme edhe optiken e sotme, e kuptojme se gjithe partite, apo kreret e tyre, nuk lene gje pa bere per nje cike pushtet. Suhkoni Ilir Meten qe mbeti ne pushtet duke levizur here majtas e here djathtas… Pra, ska sesi ata te Ballit te dalin njerez te kulluar dhe komunistet ishin negativet. Per kundrazi, ata te Ballit pas 29 nentorit 1944, u larguan si legene bashke me gjermanet e fundit, madje ata te Ballit lane grate, kalamjte e familjet pasi ishin egosite dhe karrieriste. Shembulli me i qarte ishte Hasan Dosti, i cili mori pjse ne qeverise naziste kuislinge, qe la 7 femijet dhe gruan e cila i vdiq nga marazi. Kurse vete Hasan Dosti beri jete perrallore ne Amerike, kur femijet i kercenonte uria…Keta burra leshi kerkonin ta drejtosnin Sqjiperise valle???
ca ti beje amerikes