1.2 miliardë dollarë në pak ditë, “Avengers: Endgame” thyen çdo rekord

Leda Hysa

Filmi “Avengers: Endgame” theu mbi 20 rekorde në arkëtime, vetëm për disa ditë pasi doli në kinematë botërore.

Vetëm gjatë kësaj fundjave arriti 350 milionë dollarë fitime. Në këtë mënyrë, theu rekordin e mëparshëm që mbahej nga “Avengers: Infinity War” me 92 milionë dollarë.

Endgame” kapërceu një tjetër rekord të “Infinity War”, duke grumbulluar 1.2 miliard dollarë arkëtime në të gjithë botën, me një diferencë marramendëse prej 559 milionë dollarësh.

Heronjtë e Marvel të gjithë bashkë në serinë e Avengers

Një raport i “Box Office” tregon se rreth 9 nga 10 persona që frekuentuan kinematë këtë fundjavë, ndoqën filmin “Endgame”, duke mposhtur në këtë mënyrë mbajtësin e rekordit, “Star Wars: The Force Awakens.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *