Vetëdorëzohet në polici bashkëpunëtori i autorit të vrasjes te Liqeni

Leda Hysa

Një 56-vjeçar është vetëdorëzuar në polici për ngjarjen e rëndë një ditë më parë tek Parku i Liqenit, ku mbeti i vrarë 62-vjeçari Haxhi Baçinozi.

Nga hetimet rezulton se 56-vjeçari ka qenë me autorin e vrasjes, kur Islam Myslaj qëlloi mbi 62-vjeçarin Haxhi Baçinozi, në sy të djalit të tij të mitur. E tashmë ai është ndaluar nga policia për moskallëzim krimi.

Burime nga policia bëjnë me dije se 56-vjeçari M.P, ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.

Sipas tij viktima, Haxhi Baçinozi, dhe autori, Islam Myslaj, ishin takuar rastësisht në rrugë dhe kishin nisur të debatonin për problemet e vjetra mes tyre për një biznes të përbashkët që e kishin mbyllur.

U ekzekutua në sy të djalit të mitur. Autori i kishte 46 mijë euro borxh.

“Pas debateve Islami e ka qëlluar fillimisht njëherë me një plumb dhe kur Haxhiu është rrëzuar, ai ka qëlluar edhe me dy plumba të tjerë”. mësohet të ketë thënë në polici M.P i cili dyshohet se është mik i autorit Islam Myslaj.

Aktualisht policia vijon kërkimin për kapjen e autorit Islam Myslaj.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Kaq mjafton te lindi konflikt i ashper. 46 mije euro jane nje jete e tere kursime, ndersa per qeverine jane para kazinoje.
    Keshtu nje nga nje te marrin jeten, ndersa per qindra miliona qe i merr qeveria i duartrokasim

  • Islami kunder haxhiut ,shqiptar puro.
    Mashtrusi i persekutuar iku per lesh se ishte mesuar ne kohen e enverit qe mashtronte dhe bente ca vjet burg.
    Iku koha verit sot te marin jeten edhe kot jo per borxhe qe ti rjep shoket.

  • Tashti edhe borxhin 46 mije euro nuk ka per ta marr kurr.Nese krimi me vdekje denohet me burgim te perjetshem.Te pakte nga 20 deri ne 25 vite do i ngopin vetvetes autori i krimit.Besoj qe do i vijne mendet ne burg sepse ka kohe boll per te pleqnue trimerin dhe borxhin e humbur.
    Cdo parakriminel te parallogarisin cdo detaj deri ne marrjen e vendimit final.I’a leverdise apo jo.
    Vetem ato qe e qesin vendimin te vdesin, kane te drejte te bahen kriminel.Keshtuqe kryen krimin vret dhe veten si trim per te mos ikur ne drejtim te paditun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *