1 janar 2014, Letonia i bashkohet Eurozonës

redaktor

Letonia, në vitin e ri 2014, hyri në Eurozonë, duke u bërë vendi i 18-të i bllokut të monedhës së përbashkët euro. Euroja u bë monedha zyrtare e Letonisë ndërkohë që fishekzjarret e Vitit të Ri shkëlqenin në qiellin mbi kryeqytetin e vendit, Riga.
Kryeministri në detyrë i Letonisë, Valdis Dombrovskis, i cili e udhëhoqi vendin e tij në krizën më të rëndë ekonomike që nga shkëputja e tij nga ish-Bashkimi Sovjetik në fillim të viteve 1990, tha se masa ishte një mundësi, por jo një garanci e begatisë dhe pasurisë.
Ekonomia e Letonisë u tkurr me një të katërtën gjatë viteve 2008-2010, por pastaj u rrit me ritmin më të shpejtë në BE, duke u zgjeruar me 5.6 për qind në vitin 2012, pasi qeveria shkurtoi shpenzimet, pagat dhe rriti taksat, në një nga programet më të ashpra shtrënguese në Evropë.
Anketat e opinionit tregojnë se shumica e 2 milionë qytetarëve të Letonisë janë të shqetësuar se adoptimi i euros mund të shkaktojë rritjen e çmimeve, ndërsa të tjerët nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga monedha e vendit. VOA

Share This Article
1 Comment
  • Ne fakt nuk ke ce do te futesh ne EU , se keta jane ne krize dhe po u fute aty do marresh nje pjese nga kriza e tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *