1 milion euro pasuri nën sekuestro, vijnë nga trafiku i drogës

anazapta

Prokuroria e Durrësit vë nën sekuestro pasuritë e shtetasit Kreshnik Bodlle (Farruku). Pasuria me vlerë 1 milion euro dyshohet të ketë ardhur nga trafiku i lëndëve narkotike.

Sipas prokurorisë kjo pasuri me prejardhje nga aktivitete të dyshimta përdorej nga shtetasit Reshit Farruku dhe Roland Farruku, babai dhe vëllai i të dyshuarit. Pasuria e vënë në sekuestro me vendim të gjykatës është kryesisht pronë në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Kreshnik Farruku, i cili më pas e ka kthyer mbiemrin në Bodlle, është dënuar në Itali në vitin 2007, me 5 vite burg, për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *