1 milion lek gjobë, kush përdor qese plastike pas 1 qershorit 2020

Leda Hysa
LONDON - FEBRUARY 29: Shoppers leave a Sainsburys store with their purchases in plastic bags on February 29, 2008 in London, England. The Prime Minister Gordon Brown has stated that he will force retailers to help reduce the use of plastic bags if they do not do so voluntarily. (Photo by Cate Gillon/Getty Images)

Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim disa amendime në ligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar” që parashikon shtrëngime administrative për importuesit, prodhuesit e madhe edhe përdoruesit e qeseve plastike. Në një prej amendamenteve thuhet:

Çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon, apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.

Çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 30 000 (tridhjetë mijë) deri në 100 000 (një qind mijë)  lekë.

Projektligji parashikon dispozita kalimtare për afatin e nxjerrjes jashtë qarkullimit të qeseve plastike deri në datën 1 shkurt 2020/1 qershor 2020, pra vetëm pak muaj. Është një afat thuajse ireal sidomos për sa i përket përdoruesve. Nga ana tjetër mbetet e paqartë sesi do të aplikohen këto gjova ndaj njerëzve në rrugë, përderisa qeset tashmë janë gjendje dhe duhet një kohë për t’I nxjerrë nga qarkullimi. Është më së paku një projektligj ireal dhe me pamundësi praktike zbatimi, pa folur për karakterin radikal të tij përderisa lufta ndaj plastikës vërtet që ka nisur, por nuk dihet ndonjë vend që një ditë të bukur të dalë me propozimin e atypëratyshëm të ndalimit të qeseve.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Bravo qeveri e rilindasve….robte e shtepise kujtdo qe i votoi e na i beri peshqesh keta plehra…do gjobisin me 300 mije leke nje Pensioniste qe merr 150 mije leke ne muaj…keshtu do bejne shtet keta robshkerdhyer…me qeset plastike…

  • Kur fillon politika bythembrapsht ia gillon me qeset plastike ! Po per HECet qe demtojme edhe ma shume mjedisin apo benzinin e prishte te kastratit asnje fjale!?
    Jo qest na pengojne , po shishet e ujit qe na detyroni me ble ?! Asnje fjale?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *