Tashmë është i njohur nga të gjithë fakti që nëse je i gatshëm të paguash, mund të bëhesh me shkollë sa hap e mbyll sytë. Për dijet që të tjerët i marrin duke studiuar intensivisht për katër vite me radhë, ai që paguan merr firmën brenda pak minutash. Gazeta “Mapo” sjell sot rastin e një vajze me inicialet M.A., të cilës i janë kërkuar 1 milion e 100 mijë lekë në këmbim të një dëftese të shkollës së mesme, pa shkuar asnjë ditë në shkollë. Një ish-inspektor i Drejtorisë Arsimore të Tiranës dhe një ndërmjetës janë përgjuar gjatë “pazarit” për dëftesën që do të merrej në gjimnazin e Yzberishtit, ku e interesuara do kalonte katër vite shkollë “me një hap”, duke u hedhur direkt në vitin e pestë. Gazeta “Mapo” tregon mënyrën si funksiononte skema korruptive e zbardhur nga prokuroria.
“B.E. dhe E.B. janë denoncuar nga shtetasja M.A., e cila pretendon se të pandehurit i kanë kërkuar 1 milion e 100 mijë lekë në këmbim të një dëftese të shkollës së mesme. Prokuroria thotë se të pandehurit kanë marrë 900 mijë lekë nga shuma e kërkuar, e cila është premtuar se do të paguhej ndaj drejtuesve të shkollës së mesme Yzberisht. M.A. ka shpjeguar se i pandehuri E.B ka qenë klient në lokalin ku ajo punonte. Ky i pandehur i ka thënë që mund ta pajiste me një diplomë të rregullt të shkollës së mesme, kundrejt shumës prej 110 mijë lekë të reja. Në bisedën e zhvilluar mes kallëzueses dhe të pandehurit, ky i fundit ka shpjeguar se ka njohje me një drejtor shkolle në një fshat të Tiranës, i cili prodhon diploma të rregullta të shkollës së mesme, kundrejt pagesës. Prokuroria ka urdhëruar përgjimin e bisedave që kallëzuesja ka bërë me të dyshuarit. Shtetasi B.E. ka qenë nëndrejtor në shkollën e Yzberishtit si dhe inspektor pranë Drejtorisë Arsimore Tiranë, funksion gjatë të cilit ka pasur nën kontroll edhe këtë shkollë të mesme. I pandehuri i ka kërkuar shtetases M.A. shumën prej 110 mijë lekësh për procedurën e prodhimit të diplomës. I pandehuri do të mundësonte regjistrimin e M.A. direkt në vitin e pesë të shkollës. Ky fakt do të pasqyrohej edhe në listën që do të afishohej pranë shkollës së Yzberishtit. Pas afishimit të listës, kallëzuesja do të pajisej me një vërtetim që konfirmonte regjistrimin e saj në shkollë”, shkruan “Mapo”.
Ne kapitullin e ligjeve ne shqiptaret e vertete do ti kerkojme z.Edi Rama kur te behet k/minister qe:
Shkurte dhe qarte,Te gjithe ata qe kane marre deftesa me leke pa qene asnje dite ne shkolle dhe se nuk dine se ku bie ajo shkolle duke filluare nga 8-vjeçarja dhe deri tek grada doktor ti dorzojne vete dhe te shikojne punen e tyre ,ne te kundert u kap zyrtar me keto deftesa ose diploma ose master te gjejne vend dhe te futen,ndryshje nuk ka me komb o shqiptar. Ndaç pranoje ndaç jo ,rruge te mesme nuk ka,dhe ska per te pasur per nje komb qe do prosperitet dhe zhvillim.
Po mire kjo legenia edhe donte diplome pa shku ne shkolle , edhe I denoncoi. Ata nuk ja moren leket me zor. Megjithate pune kurvash dhe spiunesh. Sepse ne kete sistem te degjeneruar arsimor nje diplome me shume apo nje me pak nuk ndryshon gje .