1 milion nga 8 milion specie që jetojnë në planetin tonë rrezikojnë të zhduken. Shkaku? Njerzit.
Paralajmërimi vjen nga shkencëtarët përmes një raporti të publikuar këtë të hënë, i cili tregon gjendjen me të cilën po përballet planeti ynë. Ky raport u përpilua nga 145 ekspertë nga 50 shtete.
“Rritja gjithmonë e më e madhe e popullatës po konsumon planetin”, thotë raporti, i publikuar nga komiteti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Platformën shkencore-politike mbi Shërbimet e Biodiversitetit dhe Ekosistemit.
Norma e zhdukjes së specieve është dhjetëra apo qindra herë më e lartë se sa ka qenë mesatarisht në 10 milionë vite.
Zvogëlimi i vendbanimeve të specieve, shfrytëzimi i burimeve natyrore nga njeriu, ndryshimet klimatike dhe ndotja janë faktorët kryesorë që kanë sjellë këto pasoja dhe që kërcënojnë zhdukjen e 40% të amfibëve, 33% të barrierave koralore dhe 1/3 e gjitarëve detarë.





j.l./ dita

Sapo e shkrova une ne nje koment,sa shpejt e nxorret?Te pakten shoqerojeni me komentin tim.