1 minutë (heshtje), sa mijra fjalë!

anazapta

Ja, këtë askush nuk e priste: që në fillim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, do mbahej 1 minutë heshtje për viktimat e protestave në Ukrainë. Të gjitha të tjerat ishin të parashikueshme: edhe lloji i fjalimit të Bashës, edhe mospranimi i kërkesës s ish-kryeprokurores Ina Rama për t`u rikthyer në Gjykatën e Apelit, edhe reagimi nervoz i Presidentit Nishani për lirimin nga detyra të Zana Xhukës; madje dhe ca aksidente rrugore me dy viktima e ca të plagosur ishin të parashikueshme brenda një logjike fataliteti që mbizotëron mbi realitetin e përditshëm shqiptar, por që deputetët demokratë të ndërmerrnin një akt të tillë, ishte jashtë çdo parashikimi, sado të nuhatshme episodet ububu e tralalala të stinës së trishtimit e humbamendjes në kampin blu. Me të drejtë, mijra internaut e vendosnin këtë akt në peshoren e 21 Janarit, duke shfaqur një sekëlldi të hapur nga akte të tilla që qelben hipokrizi prej dyshes së patinatorëve në syprinën e akullt të PD-së Berisha-Basha, që ashtu të kapur për dore, tentojnë të performojnë një lloj politike krejt pa elegancë, duke u rrëzuar e e zhgryrë në  tentativën për të prodhuar politikë opozitare me truke qesharake e naive. Në të vertëtë, a ja vlen një nderim për viktimat e protestave në Kiev? Pa dyshim që po! Dhe një 1 minutë heshtjeje, është më e pakta që mund të bëhet për jetët e tyre të humbura nga plumba snajperash, ku mes tyre kishte Ziverë, Hekuranë, Faikë e Aleksë. Por ato 60 sekonda nuk duhet të jenë thjesht heshtje, por 60 sekonda moral që dyshja BB nuk e ka, pasi i konvertoi me plumba e gjak.

Email në adresën
[email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *