1 minutë pronar i “Google”-it, ja sa u pagua

Dita

Domeini i “Google”-it u shit aksidentalisht për një minutë vitin e shkuar dhe tani motori i kërkimit zbuloi se sa u pagua për ta rimarrë atë. Në tetor të vitit që lamë pas, Samnai Ved pa që “Google.com” ishte ofruar për shitje në domeinet që “Google” shet. Ai pagoi vetëm 12 dollarë për URL multi-miliarda dollarëshe të “Google”-it. Një minutë më pas, “Google” kuptoi se kishte gabuar dhe anuloi blerjen.

Ved nuk e zbuloi se sa para kishte derdhur “Google” në llogarinë e tij, por kompania e zbuloi të fshehtën në një postim në blogun e saj këtë jave. Shuma që ”Google” kishte paguar ishte 6 006 $.

Ved ka vendosur që shumën e fituar ta dhurojë për bamirësi. Sapo “Google” e mësoi këtë, e rriti dyfish shumën që do të shkojë për bamirësi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *