‘1 Parti, 1 Kuvend’! Basha thërret në takim krerët e 71 degëve dhe zbulon moton e bashkimit

Ornela

Pas vendosjes me 2/3 e votave të kryesisë së PD për mbledhjen e Kuvendit kombëtar më 18 dhjetor, kryedemokrati Lulizm Basha ka thërritur sot në takim kryetarët e 71 degëve.

Në qendër të diskutimeve të Kolegjit të kryetarëve do të jenë çështjet që lidhen me organizmin e Kuvendit, i cili ka moton ‘1 parti, 1 Kuvend’.

Thirrja e Kuvendit Kombëtar u propozua nga kryetari Basha, pas refuzimit të mbështetësve të Sali Berisha për të verifikuar sipas statutit 4200 firmat e mbledhura prej tyre për thirrjen e Kuvendit.

Basha është treguar i vendosur në qëndrimin e tij për të mos njohur ato qe i quajti “struktura paralele” që tenton të krijojë Sali Berisha në PD, për interesat e tij personal.

Pas debateve të nxehta dhe akuzave të forta, Lulzim Basha fitoi betejën në kryesinë e Partisë Demokratike duke mbledhur 26 vota pro, 3 kundër dhe 7 abstenime për mbledhjen e Kuvendit me datë 18 dhjetor dhe jo me datë 11 si kërkonte grupi i Sali Berishës. Pas kësaj, Sali Berisha doli menjëherë në një konferencë për shtyp, duke mos u lëkundur nga data 11 dhjetor për mbajtjen e Kuvendit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *