Edhe Shtëpia e Bardhë përfshihet nga mania për të bërë një rreng në ditën e gënjeshtrave. Dje, më 1 prill, Shtëpia e Bardhë ka lajmëruar për një mesazh të veçantë nga Presidenti Obama. Zyra e Presidentit deklaroi në Twitter se “Në orën 10:00 AM, Shtëpia e Bardhë do të publikojë një video mesazh nga Presidenti”. Por të gjithë harruan që ishte 1 prilli dhe në vend të Presidentit, një mini Obama doli në podium duke thënë: “Më duket sikur ju po prisnit dikë tjetër. Gëzuar Ditën e Rrenave të gjithëve!”.