Në 1-vjetorin e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, e shoqja bën apel që drejtësia të vendoset në vend dhe gjaku e kontributi i tij të vlerësohen siç duhet. Në një intervistë për MAPO, Anila Lamaj, bashkëshortja e kryekomisarit të vrarë, të cilit iu dha statusi “Dëshmor i Atdheut”, thotë se drejtësia është i vetmi ngushëllim për të dhe familjarët.
“Unë shpresoj që shteti të zbulojë krimin dhe të vërë drejtësinë në vend. Nuk më intereson asgjë tani, derisa im shoq nuk është më. Më ngushëllon së paku vetëm fakti se një ditë, drejtësia mund të vendoset dhe besoj që ajo do të bëhet”.
Ajo denoncon edhe një tjetër fakt të panjohur më parë.
“Vetura është akoma e bllokuar në polici. Telefonat, po ashtu. Madje as kuletën e tij me shumë sende personale dhe një sasi parash nuk kemi mundur ta gjejmë. Na kanë thënë se ata nuk i kanë, ndërsa ne nuk kemi mundur ta gjejmë. I bie të ketë humbur. Ne e kemi kërkuar, por nuk gjendet”.
Dritan Lamaj ekzekutua më 24 shkurt të vitit të kaluar, fare pranë shtëpisë së tij. Persona të paidentifikuar me maska qëlluan duke derdhur 39 plumba ndaj oficerit. Policia dhe prokuroria akuzuan biznesmenin Arben Frroku për këtë vrasje, ndërsa si motiv u përcaktuan konfliktet mes tyre gjatë kohës që Dritani drejtonte komisariatin nr.6. Aktualisht dosja ndodhet nën shqyrtimin e gjykatës.

Ne Amerike ,po kaloi me shume se nje ore nga krimi i ndodhur, nuk merren per baze sasia e tymit te barutit e gjendur ne rrobat dhe duart.
Me Kaq sa zgjatin hetimet dhe gjykimet ketu,me këto zvarritje pa fund në identifikimin e provave,me këta lloje policesh që i kane vjedhur te ndjerit edhe portofolin,zor se kriminelët do te gjenden ndònjeherë? Pastaj,cfarë bëri saliu gjithë ato vite në pushtet? Ja u them une? Fshiu nga faqja e dheut gjené me te rendesishme të nje polici a prokurori,- fshiu “p r o f e s i o n a l i z m i n”! Po nuk gjetët këtë,as vrasesin e dritan lamajt nuk kini për ta gjetur!?
VR !!! Me Kaq sa zgjatin hetimet dhe gjykimet ketu,me këto zvarritje pa fund në identifikimin e provave,me këta lloje policesh që i kane vjedhur te ndjerit edhe portofolin,zor se kriminelët do te gjenden ndònjeherë? Pastaj,cfarë bëri saliu gjithë ato vite në pushtet? Ja u them une? Fshiu nga faqja e dheut gjené me te rendesishme të nje polici a prokurori,- fshiu “p r o f e s i o n a l i z m i n”! Po nuk gjetët këtë,as vrasesin e dritan lamajt nuk kini për ta gjetur!?