10 arsye përse nuk do të bëheni i pasur

anazapta

 Ka një parim interesant për kohëzgjatjen e pasurisë tek një person dhe pasardhësit e tij. Teoria përfshin tre breza: një që e ndërton, një që e shpenzon dhe një që e hedh në erë. Natyrisht, ka përjashtime nga ky rregull, por jeni ulur ndonjëherë të mendoni seriozisht për pasurinë dhe atë çka do të thotë ajo për ju? Nëse mendon se nuk mund të bëhesh dot i pasur nuk jeni i vetmi. Sipas ekspertëve, ka miliona “milionerë të mundshëm në errësirë”, të cilët mund të jenë në krye të shkallës së pasurisë në qoftë se frenojnë vetëm disa zakone të këqija. Megjithatë mund të jeni skeptikë dhe me të drejtë. Pasuria do të thotë diçka të ndryshme në njerëz të ndryshëm. Por sipas ekspertëve, ka gabime financiare që shumë njerëz bëjnë duke i larguar ata nga të pasurit e një jete pasanikësh.

 

Çfarë është pasuria?

Shumica e njerëzve nuk e vlerësojnë pasurinë me një vilë, apo një jaht. Në fakt, të paktën 7 % e njerëzve të anketuar e lidhin pasurinë me vlera materiale si makina, shtëpia, apo anija. Përkundrazi, për shumë njerëz, të qenit i pasur do të thotë të kesh aq sa të mos shqetësohesh për të nesërmen, kjo sipas 33 % të të anketuarve. Një shtesë prej 26 % e përcaktojnë të qenit i pasur, nëse kanë më shumë para aq sa të lënë punët e tyre. Vetëm 17 % mendonin se të qenit i pasur do të thotë të kesh së paku 1 milionë dollarë, ose më shumë dhe për 11 %, deklarimi i të ardhura vjetore me gjashtë shifra do t’i bënte ata të ndjeheshin të pasur. Megjithatë, shumica e njerëzve të cilët janë të pasur as nuk e konsiderojnë veten të pasur. Ndoshta kjo sepse të qenit i pasur ” ka shumë pak të bëjë me pasurinë materiale dhe më shumë të bëjë me atë se si njerëzit ndjehen. Sipas ekspertëve financiarë ju kurrë nuk do të bëheni i pasur në qoftë se bëni çdo gjë si në listën e mëposhtme.

 

1 . Shpenzoni shumë 

Nëse keni një oreks të egër për shpenzimet përtej mundësive, nuk jeni i vetmi. Sipas një studimi, 52% e njerëzve që zakonisht shpenzojnë tepër, balancojnë mungesat duke marrë nga kursimet e tyre dhe 22 % marrin kredi. Të marrësh para nga rezervat çdo muaj nuk është rruga e duhur drejt pasurisë. Filloni të gjurmoni se ku shkojnë paratë tuaja çdo muaj. Kontrolloni se si mund të shkurtoni buxhetin dhe krijoni një buxhet ‘realist’ që ju lejon të paguani faturat tuaja dhe të investoni në një llogari për daljen në pension, ose një fond emergjence.

 

2. Të mos kursesh shumë

Mirë se vini në klub! Përqindja personale e kursimit në SHBA është mesatarisht 4.9 % e të ardhurave të disponueshme. Kursimi duhet të bëhet prioritet në qoftë se doni të grumbulloni pasuri. Filloni me një fond emergjence dhe pasi fondi i emergjencës është i konsiderueshëm, mund të drejtoni sasi të vogla drejt qëllimeve të tjera si për të blerë një shtëpi, apo për të aguar një shkollë.

 

3. Keni shumë borxh

Disa kredi janë shenjë paralajmëruese për sukses financiar, pasi me to mund të blihen pasuri të patundshme,  ose mund të filloni një biznes. Megjithatë, një kredi me interes të lartë nuk është një fillim i mbarë.

 

4. Nuk keni një plan

Pa një plan të caktuar, të përcaktuar qartë, të bërit i pasur duket si një ëndërr e parealizueshme. Kjo vetëm do të ngrijë arsyetime tuaja për shpenzimet e shumta dhe mos kursimin. Të bësh një plan financiar mund të duket e lodhshme, por nuk duhet të jetë i tillë dhe duhet të mësoheni me këtë.

 

5. Nuk keni një fond emergjence

Ekspertët thonë se keni nevojë që të paktën të keni kursyer gjashtë paga në një rast emergjence. Jeta është e ndërlikuar dhe nëse nuk ke siguri, çdo situatë mund të shndërrohet në fatkeqësi.

 

6. Keni filluar vonë

Ashtu si dhe te ushtrimet fizike, pjesa më e vështirë është fillimi. Edhe në qoftë se keni borxh, një sasi të vogël parash mund ta hiqni mënjanë përveç kësteve që duhet të shlyeni, sado e vogël qoftë ajo.

 

7 . Ankoheni në vend se të angazhoheni

“Nuk fitoj para mjaftueshëm”; “Jeta është shumë e shtrenjtë”; “Jam i pashpresë, nuk do të dal kurrë nga borxhi. I keni shprehur më parë këto deklarata? Zakonet e vjetra janë të vështira për tu thyer, megjithatë për sa kohë që ju nuk bëni asgjë për të ndryshuar, asgjë nuk do të ndryshojë. Mos u ankoni dhe mos u justifikoni. Në vend të kësaj, merrni përgjegjësinë për shprehitë tuaja jo- produktive dhe përqendrohuni se si t’i ndryshoni ato.

 

8 . Jetoni për sot dhe harroni të nesërmen.

Nuk është qejf të bëhesh serioz dhe të mendosh për daljen në pension. Megjithatë, në fund ka për të ndodhur. Problemi është se shpenzimet impulsive dhe të parregullta të çojnë në borxh, vazhdimisht. Bëjini vetes një nder të madh: Hiqni qafe qëndrimet: “Blej tani, më vonë nuk i dihet” dhe filloni të mendoni “kurse tani për t’u pasuruar më vonë”.

 

9 . I vendosni të gjitha vezët në një shportë

Mund të jeni me fat duke i investuar të gjitha paratë tuaja në një lloj investimi. Ashtu si mund të jeni me fat duke fituar një lotari. Por kjo nuk është një strategji për tu bërë i pasur. Të investosh të gjitha paratë në një drejtim nuk është e këshillueshme, sepse ju vë në rrezik. Portofoli juaj i investimeve duhet të përfshijë investimet të shumta me nivele të ndryshme rreziku.

 

10. Thjesht nuk e kuptoni

Ju mund të jeni një nga ata njerëz që besojnë se në një farë mënyre diçka do të vijë dhe do ju shpëtojë, kështu që përse të shqetësoheni duke kursyer, apo të përpiqeni të dilni nga borxhet. Ndoshta do të jeni me fat dhe do të filloni një punë fantastike, të merrni një rritje rroge të konsiderueshme, të trashëgoni para, të fitoni lotarinë… Jeta është e pasigurt. Askush nuk e di se çfarë do të ndodh, ose nuk do të ndodh në të vërtetë, pra përse nuk përqendroheni në atë që mund të kontrolloni sot? Shpëtoni veten në rast se dikush, apo diçka tjetër nuk do ta bëjë.

Një gjë, për të cilën duhet të jeni të sigurt është se, ju jeni tashmë i pasur. Mendoheni! Nëse dikush vjen tek ju dhe ju ofron një milion dollarë për krahun tuaj, do ta jepnit? Pse jo? Ju keni dy. Sigurisht përgjigja do të jetë jo. Të qenit i pasur shkon përtej pronësisë fizike, është një gjendje lumturie dhe mirëqenie. Kështu, ndërsa jeni duke punuar për tu bërë i pasur materialisht, mos harroni të jeni i lumtur përgjatë rrugës. / O. Jaupaj

Share This Article
3 Comments
  • I pasur nuk behesh me punen tende ,por duke shfrytezuar te tjeret ose duke vjedhur shtet e privat..Ne nje vend pa konkurrence te ndershme smund te besh pasur. Per mua pasuri e vleshme eshte ajo shpirterore.

  • Nuk ka pasuri më të madhe se sa shëndeti…Prandaj dhe njeriu duhet të ketë aq sa të kujdeset për shëndetin e tij, të tjerat janë “qari me qederin..”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *