10 arsyet më të shpeshta pse bebet zgjohen papritur natën

Pranvera Kola

Gjatë 18 muajve të parë të jetës, bebet zgjohen shpesh natën duke e vështirësuar dhe zvogëluar mundësitë që prindërit të bëjnë një gjumë të qetë.

Por, a është zgjuar ndonjëherë bebi juaj në mes të natës pavarësisht përpjekjeve tuaja për ta bërë atë të ndihet sa më rehat?

Nëse ende nuk e keni idenë se përse ndodh kjo gjë, në vijim do të lexoni se cilët mund të jenë shkaktarët.

Bebi juaj mund të zgjohet papritur në mes të natës:

  1. Nëse ka ftohtë ose vapë.
  2. Në rastet kur një burim drite i prish gjumin.
  3. Kur dëgjon një zhurmë të papritur.
  4. Nëse ai nuk ndihet mirë.
  5. Shikon se rutina e tij ka pësuar ndryshime.
  6. Në qoftë se bebi sapo ka mësuar një aftësi të re, mund të jetë duke e “provuar” atë gjatë natës.
  7. Në momentet kur bebi është duke hyrë në një fazë të re zhvillimi.
  8. Nëse bebi është mësuar të flejë me “çuço”, atëherë mund të zgjohet nëse i bie ajo.
  9. Po qe se bebi është mësuar të flejë duke u tundur.
  10. Gjatë ditëve kur bebi nuk është ushqyer si duhet përpara gjumit.

Çfarë mund të bëni për të minimizuar këto raste?

  1. E vishni bebin në mënyrën e duhur.
  2. Rregulloni temperature e dhomës.
  3. Mundohuni të qëndroni strikt ndaj rutinës së tij.
  4. Sigurohuni që në dhomën e tij nuk ka drita që e shqetësojnë.
  5. Dhoma e tij duhet të jetë e izoluar nga zhurmat.
  6. Kujdesuni ta ushqeni mirë përpara gjumit.

 

p.k/dita 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *