10 BETEJAT E BERISHËS ME MULLINJTË E ERËS

redaktor

Gjithkush në jetën e tij ka beteja me fitore apo me humbje, dinjitoze ose jo, të cilat duhet të thuhen, ashtu siç ka edhe beteja qesharake, ku nuk ka rëndësi humbja apo fitorja. Edhe këto duhet të thuhen. Berisha ka regjistruar edhe mjaftë beteja, të cilat i kanë ngjasuar mullinjve të erës, duke tingëlluar qesharake që në nisjen e tyre.

1.Beteja ndaj komunizmit e ndërmarrë nga Berisha është qesharake dhe e pabesueshme. Për të zhvilluar këtë betejë, mund të gjendej një ish i persekutuar nga ai regjim, mund të gjendej një kundërshtar i heshtur, mund të gjendej një indiferentë, mund të gjendej edhe një ish komunist i ndershëm, por që arma e luftës kundër komunizmit t’i jepej në dorë një prej komunistëve të linjës më të ashpër, kjo ishte një gjetje të cilën as vet Berisha nuk do ta besonte. Për t’u bindur për pasojat që la pas kjo betejë tragjiko-komike e Berishës shikoni efektet e saj. Gjykimi ndaj ish udhëheqjes së lartë komunistëve u banalizua në gjyq kafesh, dosjet u degraduan deri sa humbi çdo gjurmë e tyre, ish bashkëpunëtorë të sigurimit vazhdojnë të jenë në poste drejtuese, askush nuk është dënuar për krimet gjatë regjimit të komunizmit, figura të tilla të cilat vijnë nga majat e regjimit që iku si Xhuveli a Islami, u rehabilituan në strukturat e PD-së. Si askund në vendet e lindjes ne ende vazhdojmë betejën qesharake me komunizmin sikur të jemi në fillim të viteve nëntëdhjetë dhe kjo për faktin e thjesht sepse zgjodhëm që ta “luftojmë” komunizmin me një komunist.

2.Beteja ndaj ish të persekutuarëve, ndaj ish kundërshtarëve të regjimit të djeshëm, zbulon falsitetin e luftës së Berishës ndaj komunizmit. Nëse shikon në vazhdimësi sjelljen e Berishës ndaj kësaj shtrese, do të konstatohet fare lehtë se marrëdhëniet e tij me ta, në thelb nuk ndryshojnë shumë me kohën që lamë pas. Armiqësia e tyre është aq e gjatë në aspektin kohor, plotë njëzetë e tri vite para viteve nëntëdhjetë dhe njëzetë e tre vite që erdhën më pas, duket se nuk kanë mjaftuar për të vendosur ura komunikimi mes tyre. Përdhosja e grevës së tyre të urisë, vite më parë, përçarja e kësaj shtrese në të majtë dhe të djathtë, mos përfshirja në të gjitha strukturat e shtetit të ri, apo dhe mos dëmshpërblimi i tyre deri në kufijtë e vdekjes, tregojnë se Berisha është në një betejë qesharake dhe të heshtur ndaj tyre.

3.Beteja me të kaluarën e tij është një makth që duket se fundi i saj do të ketë vetëm një fund biologjik. Është i vetmi kryeministër në botë që duket se ka frikë nga e kaluara e tij. Është i vetmi kryeministër në botë që nuk guxoi që në krye të herës të shpaloste publikisht të kaluarën e tij, duke thënë se po, unë kam qenë komunist, unë kam qenë në udhëheqjen e saj, unë kam qenë mik i asaj udhëheqje, unë kam besuar tek ai sistem dhe pas kësaj njerëzit të besonin tek sinqeriteti i tij. Është i vetmi kryeministër në botë që urren të kaluarën e tij, që e lufton pas sukses atë, duke u munduar pa sukses që ta retushojë gjithçka që ka lidhje me të.

4.Beteja për t’u bërë “mbret” është beteja që ai ndërmori sa erdhi në pushtet. Nisur nga një kulturë aspak demokratike, trashëguar nga regjimi komunist, ai kishte bindjen se kryetari i partisë, ishte prijësi, ishte mbreti, ishte uji dhe ajri dhe për ta çimentuar këtë obsesion të tij nisi të ndërmarrë hapa “ligjore”, e cila kulmoi me hartimin e një kushtetute “mbretërore” në vitin 1994. Duhet theksuar se kjo betejë ende vazhdon në psikologjinë e tij, ndoshta tani jo për t’u bërë tamam “mbret”, por të paktën, nëse do të mundej, një lloj prijësi që t’i ketë në dorë të gjitha fijet e këtij vendi.

5.Beteja për të krijuar një ndarje artificiale, “Veri – Jug”, ndarje kjo, të cilën e vendosëm në thonjëza, për ta parë këtë ndarje në aspektin figurativ dhe më gjerë, sepse shpesh kjo ndarje merr nuanca partiake, duke evidentuar faktin se nuk i intereson shumë ndarja territorialja se sa ajo ndarje që i shërben atij, duke vënë disa kundër disave të tjerë. Edhe kjo është një betejë sa qesharake aq edhe e humbur për të, që në nisje. Ai nuk e ka kuptuar faktin e thjeshtë se ky popull mund të ketë plotë të meta, por lidhjen”veri-jug” e ka çimentuar edhe me lidhje gjaku, që nuk mund të ç’bëhet më kurrë.

6.Beteja kundër të gjithëve në vitin 1997, shënon betejën më tragjike për nga pasojat dhe më qesharaken, për nga pozicioni që mbajti Berisha ndaj saj. Është beteja ku edhe logjika më elementare presidenciale doli nga kuadri institucional dhe mori arratinë drejt kullës. Është beteja ku ai pranoi vetminë, pranoi braktisjen nga të gjithë, pranoi që të vinte e të ndërhynte kush të donte e të jepej çdo lloj zgjidhje, me kushtin e vetëm që ai të mos lëvizte nga kulla. Është vërtet beteja më qesharake e Berishës, me të cilën absolutisht nuk mund të qeshet, sepse ajo u shpagua me jetë të ikura.

7.Beteja për t’i parë kosovarët si të vetët është një merak i vazhdueshëm i Berishës, i pakuptueshëm dhe qesharak që në fillimet e tij. Ai është kujdesur për të përçuar tek opinioni kosovar mendimin se e djathta është ajo që ndodhet më afër tyre, pavarësisht se kjo në sytë e tyre mund të krijonte ndarje të shoqërisë shqiptare këtej kufirit, pavarësisht se kjo bie ndesh me unifikimin që ekziston kur është fjala për çështje kombëtare, pjesë e së cilës është Kosova. Më keq akoma, ai jo rrallë herë është munduar të përdorë edhe opinionin kosovar në momente të tilla si zgjedhjet në Shqipëri. Edhe kjo betejë veçse qesharake, është e destinuar të dështojë pa nisur ende. Historia ka treguar se kur ka qenë fjala për çështjen kombëtare, bijtë e Kosovës kanë ecur shumë më thellë se kulla e Berishës, drejt Jugut të vendit të tyre.

8.Beteja kundër amerikanëve është një nga betejat e Berishës, e cila, nisur nga komiciteti i saj nuk duhet të përmendet fare, por fakti është se ajo ka ekzistuar dhe si e tillë nuk mund të anashkalohet. Po të shikosh periudhat kur Berisha ka qenë në pushtet, në një lloj mënyre, ato janë edhe periudha të “luftës” ndaj amerikanëve. Kujtoni për një çast raportet e tij problematike me ish ambasadorët e SHBA-ve deri në vitin 1997, por edhe dhe ata të pas vitit 2005. Ky karshillëk ndaj SHBA-ve është qesharak në shumë drejtimet. Qesharak deri ekstrem ky “guxim” i Berishës për t’u “ballafaquar me SHBA-në.

9.Beteja për ta lënë këtë vend pa një datë çlirimi, ishte akt i denjë për një estradë katundi, për të cilën edhe vet Berisha, ndoshta nuk e di as vet pse e ndërmori një gjë tillë dhe natyrisht që tani në fundin e karrierës së tij, nuk mund të mendohet që ai të gjejë forca për ta shpëtuar veten nga kjo betejë pa kuptim. Por me sa duket Shqipëria do “të çlirohet” edhe nga Lufta e Dytë Botërore, pas ikjes së tij. Ne nuk mund të jemi aktorë në çdo kohë veç kohës që jetojmë, ndërsa për kohërat e ikura kanë qenë të tjerë aktorë.

10.Beteja ndaj së ardhmes së vetvetes dhe ndaj viteve që po i ikin, është ndoshta beteja më absurde e Berishës. Edhe me një shikim sa do pak të vëmendshëm, do të konstatohet se që nga koha e qeverisjes së parë e deri tani, kanë ndodhur disa ndryshime në perceptimin e tij në raport me veten, me jetën dhe vdekjen. Kështu në fillimet e tij, ai nuk kishte asnjë frazë që të kishte të bënte me të si individ në aspektin biologjik, por kur konstatoi vrapimin e viteve, ju përkushtua me pasion “garave” të tilla, si “thyerje e rekordit” të qëndrimit në ujë, ecjes në këmbë shpatit të malit, etj. Kur po trokiste në të shtatëdhjetat, në deklarimet e tij në parlament, u bë e njohur shprehja e përhershme e tij se këtu më keni edhe njëzetë, a më shumë vite. Le të shpresojmë se kjo është dhe beteja e fundit qesharake e ndërmarrë prej tij.

Share This Article
16 Comments
    • Beteja ndaj komunizmit: kush do ta luftonte, saliu, komunisti qe ndjek gjurmet e diktatorit idhullit te tij qe ende sot I sherben me devotshmeri? Ai qe krijoi nje parti monopol dhe qe cdo ze ndryshe mbytej?
      Ai qe mblodhi funderrinat si kadeli e islami?

    • Te perndjekurit as nuk I dha demshperblimet, nuk reagoi as ndaj greves se urise, as kur I vuri flaken vetes, por vetem u mor me opoziten qe sipas tij kishte orkestruar greven. Per saliun kush kerkon te drejtat e tij eshte nje qe kerkon te rrezoje pushtetin dhe pas saj qendron opozita.

  • Shqipetare ruani qetesine,mos bini pre e qeverise ne ikje e cila me presionet e saje kerkon te ndryshoje verdiktin tuaj.
    Silluni si Qytetare te denje
    Mos nguroni te VOTONI,per te ardhmen tuaj dhe te femijeve tuaj
    VOTA JUAJ DO TE NDRYSHOJE SHQIPERINE
    RILINDJE..RILINDJE

  • berisha do kete tashi nje beteje te forte e cila eshte lufta me e madhe kundra popullit dhe do tja tregojm dhe atij vendi e merituar dhe mos te shpetoj nga asnje krim qe ka bere dhe sduam te jetojm ne tiranin e atij !! se kuptoje se si ka njerez qe e pelqejn ate kur nderkoh ky vetem po vret e po vjedh !! kaq injorant jan keto njerez qe e perkrahin sa pa ate sdin me lidh as nje lidhse kpucesh ?!

  • lexojeni kate analize dhe nuk do pendoheni nje Berish i pare realisht dhe pak ndryshe dhe shume sakte.

  • Bijte e nipat e komunisteve sot ankohet kot, cfare kane vuajtur ne keto 23 vjet demokraci ? Vuajtje ishin ato para 90 :
    -3 % shans me kalu kufirin pa u vrare tek kloni, kapja i gjalle = 20 vjet burg, Fisi komplet ne internim.
    -nuk kishim liri fjale, shkoje ne burg.
    -jete qeni, ushqimi minimal, makinat nuk lejoheshin, vetem 1 here ne vitet 70 sollen banane, banonim shume ngushte, rradhat e gjata ne dyqane per gjerat me te domosdoshme ne jete.
    Kjo ishte koha e babait dhe dajes te Edi Rames,Ilir Gjonit, Dash Pezes dhe e drejtueseve te tjere te PS sot, dje PPSH.

  • Rilindja do te fitoje
    Te gjithe kane dale dhe do te dalin masivisht ne votime.E nesermja do te gdhihet VJOLLCE.
    Tregonim maturi dhe durim,
    Votoni nr 29 per RIlindjen dhe per shqiperine Europine
    Neser nuk do te ndiheni te zhvenyer,por krenare

  • Dita e shumepritur erdhi!
    Sot te gjithe shqipetaret kane rastin qe me vullnetin e tyre te shkundin pushtetin e deshtura te Partise Demokratike.
    Ky eshte nje pushtet simbol i korrupsionit dhe i formave te ndryshme te DHUNES
    NXITONI PRANE QENDRAVE TE VOTIMIT DHE SHKUNDENI VOTEN,
    VOTONI PER RILINDJEN E SHQIPERISE DHE PER NJE TE ARDHME ME TE MIRE!

  • KURTESH !
    Te pergezoj per shkrimin ,eshte nje APOLOGJI e vertete .
    Nuk e dija se do te ishe kaq analist i forte dhe me vjen keq qe redaksia e “DITES” nuk e ka vene shkrimin tend ne faqen kryesore .
    Me habit fakti se si mund te vihet ,fjala vjen shkrimi I EUNUKUT ANDUSH -BIBILUSH -BUSHATIT ne “PLATEN” e MERO BAZES ,kur ti mund t’a botoje shkrimin tend si editorial tek TEMA .
    Ja kam dhene pergjigjen ketij BENIT diku tjeter ,dhe nuk do te doja qe t’a perdhosja komentin tim me provoktore dhe funderrina si puna e tij .
    KURTESH , te pergezoj per analizen precize .—MARK MARLEKU .

  • Me tingellon i vonuar sllogani ” Rilindje”, por mjerisht duhet te rilindim. Nje kohe kaq e gjate me ne krye nje Don Kishot, na duhet te rilindim vertet. Mjaft me Meeeeeeeeeeeeeeeee…!

  • Shikojeni mire kete portret kafshe te nderkrye qe nepekemb dinjitetin e nje populli te terre.0oooo shikojeni, fiksojeni dhe mbani mend per te mos perseritur gafa te tilla historike per ti lene pushtetin nje qelbesire te tille.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *