Edhe pse të famshëm ata janë përballur si shumë të tjerë me problemet ekonomike gjatë periudhave të ndryshme të jetës së tyre. Jeta ekstravagante i rrëmben, apo nuk dinë të menaxhojnë financat? Më poshtë po ju paraqesim 10 VIP-at, të cilët i bashkon një tipar, “drita e kuqe” në llogarinë e tyre bankare. Gjithmonë, nëse ende e kanë një të tillë…

Aktores Kim Basinger gjithashtu iu desh të deklarohej e falimentuar në vitin 1993, pasi humbi gjyqin me një producente, që iu desh t’i paguante 6 milion euro. Kim u detyrua të shiste të gjitha pronat e saj për të dalë nga borxhi.

Zonja dhe zotërinj: Lindsay Lohan! Kaloi një moment të keq në vitin 2007 kur si pasojë e shpenzimit të parave në lojëra, alkool, drogë dhe veshje e gjeti veten pa asnjë dollarë në llogari. Sigurisht që vjen një moment kur paratë përfundojnë!

Aktorja Anne Heche gjithashtu thotë se po kalon një periudhë të keqe ekonomike. Duket se nuk ka asnjë euro dhe se nuk mund të kujdeset për mbajtjen e fëmijëve të saj, sepse nuk po gjen punë.

Aktori që ka bërë publike problemet e tij ekonomike Nicolas Cage i është dashur të shesë kështjellat, vilat, flotën e jahteve dhe makinat e luksit.

Vetë Lily Allen ka pohuar se është në një krizë financiare, pavarësisht suksesit që po korr me albumin e saj të fundit. Ajo ka shitur BMW-në e saj për 50.000 euro dhe thotë se ka “shpenzuar shumë para këtë vit. Duhet të presë një vit për të parë benefitet e diskut tim të fundit”.

Sipas deklarimeve të Courtney Love, aktroja kanadeze Pamela Anderson e famshme për serialin amerikan Baywatch nuk ka asnjë dollar në llogarinë e saj bankare dhe iu desh të jetonte në një rulot kur rimodeloi shtëpinë e saj.

Këngëtarja Toni Braxton u deklarua e falimentuar në vitin 1998, sepse kishte një borxh prej 3 milion eurosh dhe i konfiskuan të gjitha pronat e saj (përfshirë edhe Grammy-t që kishte fituar) për të paguar.

Thuhet 10 borxhlinj e jepen 7 ne lajm?