Dhjetë ditë pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka thirrur në Ministri, në një takimdrejtues të lartë të Policisë së Shtetit.
Sipas mediave, në takim marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, drejtor i policisë kriminale, Tonin Vocaj dhe drejtori i Policisë Kufitare, Eduart Merkaj.
Po ashtu pjesë e takimit janë bërë edhe disa drejtorë të policisë së rretheve.
Në këtë takim do të analizohen materialet e siguruara në vijim të hetimeve lidhur me të dyshuarin.
Ndërkohë gjatë interpelancës në seancën parlamentare të ditës së djeshme, me deputetët e “opozitës së re”, ministri e cilësoi si një ngjarje të rëndë që ka marrë vëmendjen e veçantë të policisë.
Ministri i Brendshëm tha se ngjarja është pasojë e një serie dështimesh e disa hallkave që janë përgjegjëse për sigurinë në aeroport.
Operatori privat i ngarkuar për sigurinë e aeroportit tha Lleshaj, e ka njoftuar policinë pas 5 minutave e 21 sekonda më vonë, ndërkohë që policia kishte mësuar për ngjarjen në rrugë të treta, ndërsa Tirana International Airport e ka njoftuar Aviacionin Civil Shqiptar, 30 minuta pasi ka ndodhur ngjarja.
“Policia nuk është lejuar të futet brenda pistës pas sinjalizimit për ngjarjen, pasi porta nuk është hapur nga kompania që ka përsipër sigurinë e aeroportit”, deklaroi ministri.
Zona e aeroportit me ligj, tha ai, është zonë përgjegjësi e koncesionarit, por se jashtë rrethimit të saj është përgjegjësi e Policisë së Shtetit, ashtu si çdo pjesë tjetër e vendit. Çështja e sigurisë në aeroportin e Rinasit sipas ministrit, në vitin 2018 është bërë objekt i diskutimit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Ai cilësoi si problematike portat e rrethimit të jashtëm dhe se rrethimi është pa sensorë, ashtu sikundër sipas tij kamerat nuk janë të mjaftueshme.
Lleshaj tha se janë marrë masa për forcimin e patrullimit si brenda dhe jashtë aeroportit dhe se policia ka marrë sigurinë e aeroportit, edhe në zonën brenda kamerave dhe se pjesa e jashtme është vënë nën ruajtjen e Forcave të Armatosura.
Grabitja e parave ndodhi pak para orës 15.00 të 9 prillit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës. Gjithçka ndodhi brenda një kohe shumë të shkurtër, kur një automjet dyshohet me katër persona në bord, theu derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, dhe iu afrua me shpejtësi avionit të linjës “Austrian Airlines”, ku sapo ishin ngarkuar për t’u transferuar jashtë vendit, paratë e disa bankave.
Grabitësit hipën në barkun e avionit, në zonën e bagazheve, duke marrë prej andej sasitë e mëdha të parave.
Gjatë largimit nga aeroporti, ata hasën në një patrullë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, me te cilët pati një shkëmbim zjarri. Një prej grabitësve, Admir Murataj, mbeti i vrarë me një plumb në kokë.
l.h/ dita

boll i lat te shijne ne emer te Demoktacise po
lulezon shkerdhateria mafiozet e perverset e cdo ngjyre ne ate vend .
Eshte koha per reagime nga Shteti dhe Ministria e Brendeshme .
Kush eshte Zote ne kte vende ?
bANKAT mafioze qe po shpartallojne Shqiperine apo
te huajt qe kan gjetur hanin e berdyshit ne Shqiperi dhe vjedhin me te dyja duart
sepse qorrat ne Qeverri nuk kan sy e Dinjitet .
Eshte ul mafie e vendit ne bashkpunim me rrospit e huaja e po pallojne shqiperine .
Nuk ka psojeterim me te madhe . O hunj behuni te gjalle si skeni turp njiher
Nje gje nuk shkon ne kete histori, ministri pranon qe kishte shkembim zjarri ku njeri mbeti i vrare. Deri ketu ok, une pyes si ka mundesi qe grabitesit jane kaq afer qe policia shkembeu zjarr me ta, dhe nuk mundi ti kapte dot apo edhe ti ekzekutonte te gjithe. E quaj sigurishte paaftesi te policise. Por kur do behen te afte?? Cfare kishte te pamundur per Policine kur shkemben zjarr me cfaredo keqberes, por keta zhduken pa lene gjurme!!! Kjo mungese aftesie me habit deri ne mos besim. Perse paguhen gjithe keta njerez. Diskutimi im eshte ne parim dhe jo thjeshte per kete si ngjarje.
cili do ti zbulojë dhe arestojë kriminelët që kanë vite që bëjnë qef në periferi midis Tiranës dhe Krujës.Ky që e ndriti ushtrinë.Bën mirë të marë një cifteli dhe së bashku me orkestrantët e këtij grupi ti.atrestojë hajdutët,dhe tja.cojë Edit.
Po sikur policet ti kene kapur grabitsit ti kene ndar parate me ta dhe ti ken lene te lire? A ben vaki kjo? Me sinqeritet u them qe njoh nje polic qe dikur vodhi shkollen e fshatit, me pas u be polic.Ka qen polic ne nje zone ku nisej droga jasht e vendit. Tani sic duket per merita eshte ngritur ne detyre dhe eshte ne Tirane ku ka blere edhe dy apartamente me parate e rroges. Po te ishte ky ne grupin e ndjekjes se bandes po ti kishte kapur banditet cfare do te bente?
aludimi jot qendron 100% -Posht hajduteria,
ktyre si politikaneve ,ministrave mpresidentave ,madje edhe kryeministrave
ee jo me kapterrave ,
mundet ti besosh gjithcka .
I bejn te gjitha .
Por fakti se asnji nga rruga nuk mundet te dij Orarin e sakte ,
dhe me aq perpikmeri si Teknika GJermane
te veprojne si me qen ne bahcen e plakut te tyre ,
le shumee dyshime se Organizatori qendron lart Bankes dhe Aeroportit
dhe kte e kupton edhe qytetari me naiv i Botes .
Pra luhet me Figura tee Medha ,