10 foto që ngjajnë si të pikturuara me dorë

anazapta

Kemi parë shpesh piktura që riprodhojnë në mënyrë aq besnike peizazhe, objekte apo personazhe, saqë na ngjajnë si foto. Por është krejt e pazakontë të shohësh të kundërtën, pra foto që ngjanjë si piktura. Dhjetë fotot e renditura më poshtë duken sikur janë piktura me bojë vaji, akrilik apo bojëra uji, por kurrsesi nuk ngjajnë si produkt i aparatit fotografik. / Përgatiti: Gazmira Sokoli

Foto 1 –  Kompleksi San Buenaventura, ndërtuar në Ixtapaluca, në zonën lindore të kryeqytetit meksikan, Meksiko. Autori është Oscar Ruiz. Drita e diellit të pasdites dhe fasadat e sapolyera të ndërtesave kanë arritur efektin “pikturë”.

Foto 2 -  Palouse Valley, Uashington, SHBA. Fotografi Michael Brandt ka realizuar foton e peizazhit shumëngjyrësh të kësaj zone, e cila është atraksion për të gjithë fotografët e pasionuar pas natyrës.
Foto 2 – Palouse Valley, Uashington, SHBA. Fotografi Michael Brandt ka realizuar foton e peizazhit shumëngjyrësh të kësaj zone, e cila është atraksion për të gjithë fotografët e pasionuar pas natyrës.
Foto 3 – Lumenjtë vullkanikë të Islandës. Foto e realizuar nga Andre Ermolaev. Ajo që ngjan si një pikturë ku janë kombinuar bukur ngjyrat, vijat dhe materialet është në fakt fotoja e derdhjes së një lumi në oqean.

Foto 4 – Ngjan si një pikturë me bojëra vaji, por nuk është aspak e tillë. Shkrepja e James dhe Kelly Stone është ka “ngrirë në kohë” peizazhin e Parkut Kombëtar Vullkanik Lassen, në Kaliforni.
Foto 4 – Ngjan si një pikturë me bojëra vaji, por nuk është aspak e tillë. Shkrepja e James dhe Kelly Stone është ka “ngrirë në kohë” peizazhin e Parkut Kombëtar Vullkanik Lassen, në Kaliforni.
Foto 5 -  Duket si një liqen me bojë. Por është një fotografi e realizuar nga Jianan Yu, në liqenin Chaohu, Kinë. Liqeni është vërtet aty, por uji i ndotur dhe algat jeshile i kanë dhënë një pamje që vetëm natyrale nuk mund të jetë.
Foto 5 – Duket si një liqen me bojë. Por është një fotografi e realizuar nga Jianan Yu, në liqenin Chaohu, Kinë. Liqeni është vërtet aty, por uji i ndotur dhe algat jeshile i kanë dhënë një pamje që vetëm natyrale nuk mund të jetë.
Foto  6 – Malet Huangshan, Anhui, Kinë. Chaluntorn Preeyasombat e ka shkrepur këtë foto një mëngjes pasi bora ka pushuar së rëni mbi malet e thepisura kineze.
Foto 6 – Malet Huangshan, Anhui, Kinë. Chaluntorn Preeyasombat e ka shkrepur këtë foto një mëngjes pasi bora ka pushuar së rëni mbi malet e thepisura kineze.
Foto 7 – Fotografi kalifornian David Orias ka një seri fotosh që ngjajnë si piktura me bojëra vaji. Drita e mëngjesit dhe lentet speciale që përdor ai, kanë krijuar disa fotografi të tilla.
Foto 7 – Fotografi kalifornian David Orias ka një seri fotosh që ngjajnë si piktura me bojëra vaji. Drita e mëngjesit dhe lentet speciale që përdor ai, kanë krijuar disa fotografi të tilla.
Fotot 8 - Denis Collette ka një seri fotosh me temën “My Waterbox”, një koleksion peizazhesh të reflektuara në ujin e liqenit. Ngjyrat e natyrës, era mbi ujë dhe niveli i liqenit apo lumenjve janë faktorët që të kombinuar kanë dhënë foto të ngjashme me pikturat e Van Gogut apo Monet-së.
Fotot 8 – Denis Collette ka një seri fotosh me temën “My Waterbox”, një koleksion peizazhesh të reflektuara në ujin e liqenit. Ngjyrat e natyrës, era mbi ujë dhe niveli i liqenit apo lumenjve janë faktorët që të kombinuar kanë dhënë foto të ngjashme me pikturat e Van Gogut apo Monet-së.

Pol

Foto 9 – “Vajzat e pikturuara”, foto e shkrepur nga Barbara Cole, ngjan në fakt si një pikturë. Por sekreti qëndron tek përdorimi I filmave Polaroid, drita Tungsten dhe ngjyrat e ngrohta të veshjeve dhe ambientit.

Foto 10 -  Drita e mëngjesit mbi një liqen në Namibi. Bluja e qiellit reflektohet mbi ujë, ndërsa dunat e rërës në sfond ndriçohen nga rrezet e mëngjesit. Foto e realizuar nga Frans Lanting.
Foto 10 – Drita e mëngjesit mbi një liqen në Namibi. Bluja e qiellit reflektohet mbi ujë, ndërsa dunat e rërës në sfond ndriçohen nga rrezet e mëngjesit. Foto e realizuar nga Frans Lanting.
Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *