10 frazat në CV që ‘tërbojnë’ punëdhënësin

redaktor

Gjetja e një vendi pune nuk është aspak e lehtë. E ndërsa me këmbëngulje jemi në kërkim të një vendi pune, përpiqemi që të tërheqim vëmendjen e punëdhënësve që në fazat e para të aplikimit, që në CV.

Por jo rrallëherë ndodh që të përdorim shprehje apo fraza që nuk janë aspak të pëlqyeshme nga ana e punëdhënësve, jo vetëm kaq, por përdorimi i tyre do i irritonte ata. Hulumtimet tregojnë se rekrutuesit janë të lodhur nga klishetë e shkrimit të CV-ve dhe kjo mënyrë shkrimi fatkeqësisht mund të na heqë mundësinë për të qenë ne fituesit e vendit të punës.

Studimi i kryer nga një kolegj i Shkencave Humane tregon se më shumë se gjysma, 59 përqind e punëdhënësve, stresohen nga gabimet gramatikore.

Ndërsa disa nga shprehjet e përdorura gabim janë:

1- “Unë jam shumë punëtor”
2-“Punoj dhe nën presion”
3-“Mund të punoj në mënyrë të pavarur”
4-“Di të punoj në grup”
5-“Jam i aftë të zgjidh probleme”
6-“Aftësi të mira komunikuese”
7-“Jam proaktiv”
8-“Jam një dëgjues i mirë”
9-“Unë jam entuziast”
10-“Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim”

E nëse ju jeni duke menduar të përdorni “emoji” në CV-në tuaj, po ashtu bëni mirë të hiqni dorë. Nuk është aspak një ide e mirë. Për rreth 42 % të rekrutuesve, përdorimi i tyre është i papranueshëm dhe shumë shpejtë CV-ja juaj do përfundonte në kosh pa vazhduar më tej.

Vetëm një në pesë nga punëdhënësit kanë durim të përfundojnë leximin e një CV-je. Prandaj shkrimi i tyre me kujdes e pa gabime drejtshkrimore do të bëjë të mbajë “nën kontroll’’ stresin e tyre dhe pse jo ju të jeni mjaftueshëm atraktiv për të qënë punonjësi i përzgjedhur.

Share This Article
4 Comments
  • Punedhenesit ne Shqiperi jane ca funderrrrina,qe nga vjedhes kavanozash,lypes trenash,me dy gishta lart dhe sumen perpjete,u bene bosssa,duke vjedhur Shqiperine.

  • Ky artikull esht per punedhenesit jasht Shqiperise besoj
    Por nuk jane shum to verteta ato qe thuhen aty

    Une kam dhene shum here intervista sepse e kam nderruar shpesh punen
    Dhe mund te them me siguri se ato fraza aty perdoren dhe nuk bejne aspsk dem , por duhen pershtatur me lezet ne Rezymene tende dhe te mos kene fjale te teperta
    E megjithate keto qe jepen aty as nuk te demtojn , as nuk te ndihmojn
    Natyrisht kur gjen ndonje shprehje te goditur per punen qe ben ,dmth shprehje we ka ndonje fare inteligjence te vecante i ben pershtypje punedhenesit dhe te theret per Interviste, se thote me vete qe ;… Ky qenka tip inteligjent
    Ja psh , une e kam Rezymene online dhe megjithse jam ne pune me vijne shpesh kerkesa per interviste , se e kam shkruar mire intervisten , por nuk vrte se e kam gjetut punen te mire , megjithse jam pa dokumenta. Tani qe po shkruaj ketu jam ne pune

    Porse gjithe loja esht kur je ne interviste perballe punedhenesit

    Aty duhet te tregohesh inteligjent dhe tu tregosh atyre se je kopetent ne punen tende
    Dhe ketu ka nje klecke qe do ua them une tani :
    Ti megjithse mund te pergjigjesh shum mire ne interviste ne fund ata te thone :
    Ca pyetje ke ti per ne ?

    Kjo esht pyetje azgjesuese ,sepse ne pergjithesi i intervistuari thote qe nuk kam asnje pyetje dhe kjo gje e ben te humbi intervisten
    Ndaj ti patjeter duhet tu besh atyre nje pyetje dhe kjo pyetje duhet te jete pyetje ne lidhje me punen qe tu tregoje atyre se ti e njef punen shum mire .

    Po ju bere atyre nje pyetje te forte , atehere ti pothuaj e ke fituar intervisten

    Por sic thadhe duhet tu tregosh atyre se ti e njef punen shum mire , kjo kia rendesi pervec paraqitjes e cila duhet te reflektoj nje njeri prudent por inteligjent dhe me nje veshje qe tu imponoj atyre respekt
    Dmth nje veshje me pantallona tip kostumi dhe nje kemishe me menge te gjata te hekurosur mire , mundesisht ngjyre bojeqiell

    Kush do si te beje nje rezyme te me thote mua ketu dhe une do i sjell rezymene time

    Porse Rezymete behen edhe online , ka plot kopje se si te besh nje Rezyme
    Ndersa gabime ortografike nuk behen dot ne Rezyme sepse i ben nje spell check dhe i korigjon shum lehte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *