Gratë janë më të pacipa nga sa mund të mendonit: një studim anglez i udhëhequr në 1300 gra të moshave 18-30 vjeç, nga uebsaiti “MyCelebrityFashion.co.uk”, zbulon se cilat janë 10 gënjeshtrat më të përdorura nga seksi i bukur
10. 5% e grave betohen se janë bionde natyrale.
9. Mbi 9% e tyre pranojnë se e ekzagjerojnë kur tregojnë numrin e gjoksit.
8. 12% e të rejave nuk thonë të vërtetën mbi peshën e reale të tyre.
7. 16% pohojnë se nuk ia tregojnë kurrë tradhtiçkat partnerit për të mos prishur marrëdhënien.
6. Më shumë se 18% e grave gënjejnë mbi moshën duke hequr jo pak vite “nga supet”.
5. Për të mos lënduar sedrën mashkullore një në katër gra gënjen mbi të ardhurat e saj financiare, duke i ulur ndjeshëm ato.
4. Sa i takon punës, rreth 28% e femrave përpiqen të “përmirësojnë” situatën në të cilën ndodhen duke thënë ndonjë gënjeshtër “të pafajshme” mbi profesionin e tyre.
3. Rreth 33% zakonisht zgjedhin të mos e tregojnë çmimin e vërtetë të një veshjeje të sapoblerë për të mos u dukur sipërfaqësore dhe në rastin më të keq për të mos krijuar konflikte me partnerin.
2. Motivet e ndarjes me ishin. 38% e femrave vendosin të mos flasin me partnerin aktual për marrëdhëniet e kaluara dhe të mos tregojnë shkaqet e dështimeve të tyre.
1. Numri i partnerëve. Praktikisht një në dy gra ka gënjyer të paktën një herë në jetë mbi numrin e partnerëve seksualë duke e zvogëluar atë./D.Gjuzi