10 hotelet më impresionuese nëpër botë

Dita

Renditja e hoteleve më të mira në botë zakonisht mbështetet tek çmimi, numri i dhomave, vizitorët e famshëm të tyre,etj. Por më poshtë, do të njiheni me një renditje të 10 hoteleve me pamjen më impresionuese në botë.

Kjo renditje është marrë nga “The Guardian”, dhe mbështetet kryesisht tek veçantia dhe surrealizimi i idesë arkitekturore.

Le të fillojmë menjëherë nga renditja e tyre: 

1.Hoteli “Yanqi Kempinski” në Pekin të Kinës është një instalim arkitekturor që paraqitet si surreal. I ndërtuar nga 60 projektues të ardhur nga e gjithë bota, hoteli është krijuar me qëllimin për të ngjarë si gojë peshku kur shihet nga përpara. Është i pozicionuar pranë një liqeni, çka e bën akoma dhe më interesante qëllimin e arkitektëve.

2.Hoteli Inntel në Zandam, një qytet jo shumë larg Amsterdamit, duket si një projekt thjesht i hedhur në kompjuter, por kurrsesi i realizuar. Ky hotel është krijuar si një homazh për  rezidencën tradicionale holandeze, dhe synon t’i japë çdo mysafiri të huaj ndjenjën e të qenit në shtëpinë e tyre edhe pse ndodhen larg saj.

3.“Dhoma” është një suitë me vetëm një dhomë gjumi, dhe është projektuar nga artisti Antony Gormley. Kritiku i artit i “The Guardian”, Jonathan Jones, e përshkroi këtë suit si një “njeri metalik Lego”. Kjo dhomë e rrallë u hap për publikun në qershor të 2014-s.

4.Hoteli “Juvet Landscape” gjendet në veriperëndim të Norvegjisë dhe është një strukturë minimaliste që synon të përfshijë totalisht mysafirin në natyrën që e rrethon. Hoteli përbëhet nga shtatë ndërtesa të bëra nga druri i pishës dhe xhami.

5.Është e pamundur të mohosh stilin e veçantë të arkitektit Frank Gehry, sidomos në projektimin e hotelit “Marques de Riscal” në rajonin e Rioja-s të Spanjës. Ky hotel karakterizohet nga modeli futurist dhe ngjyra e thellë vjolë në çatinë “rrëmujë”.

6. Pothuajse tërësisht i kamufluar brenda pyllit, “Mirror Cube” është vetëm një nga dhomat që mysafirët mund të qëndrojnë në Hotel “Tree” në Suedi. Hoteli aktualisht ka shtatë dhoma, duke përfshirë një që i ngjan një ufoje dhe një tjetër që duket si një fole zogu.

7.Me një fasadë të përshkruar si “të pandërtueshme”, hoteli “Davos” në Zvicër është një strukturë mahnitëse, e krijuar në Alpe. Arkitektët me bazë në Mynih, “OIKOS”, përdorën 62,000 copa individuale për të bashkuar pjesën unike të jashtme, të lakuar.

8.Me fjalët e tyre, hoteli “Miura” në Čeladná të Republikës Çeke është “e mbushur me art”. Disa nga veprat më të shquara të ndërtuara përreth ndërtesës ende-bashkëkohore janë statuja njerëzish nga artisti çek David Werný. Rreth hotelit gjenden punë skulpturore edhe nga shokët e tij si, Damien Hirst, Tony Cragg dhe Andy Warhol.

9. Duke ecur përgjatë horizontit dhe me pamje nga i gjithë parku kombëtar i Torres del Paine, hoteli luksoz “Tierra Patagonia” bëhet njësh me mjedisin përreth. Ai është i ndërtuar nga druri vendas Lengas, dhe përmban 40 dhoma. Ky hotel sjell një copëz Skandinavie në Kili.

10. Rrethuar nga ishulli “Newfound” , ky peizazh minimal dhe dramatik i hotelit “Fogo Island Inn” u përzgjodh nga ish-ekzekutivi teknologjik Zita Cobb. Hoteli luksoz përmban 29 dhoma hoteli, dhe është projektuar nga arkitekti Todd Saunders. Në të përfshihen edhe një galeri arti, bibliotekë, kinema dhe sauna në tarracë.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *