Dhjetë është numri i kandidatëve që do të garojnë për postin e kryetarit të Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar dhe rrjedhimisht për atë të kryeministrit të Britanisë së Madhe, konfirmoi këtë të hënë komiteti i kësaj partie.
Kujtojmë se kryetarja e mëparshme, Theresa May, dha dorëheqje, si pati paralajmëruar javën e kaluar, ndërsa do të mbetet në krye të qeverisë, derisa të zgjidhet kryeministri i ri, në mënyrë që të evitohen problemet. Dorëheqja e saj erdhi pas mungesës së suksesit për të bindur parlamentin për rrugën që do të ndiqej në implementimin e Brexit.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar bëhet në mënyra automatike kryetari i partisë më të madhe në parlamentin britanik, që për momentin është Partia Konservatore.
10 kandidatët zyrtarë për këtë post janë:
Ish-Ministri i Jashtëm, Boris Johnson,
Ministri i Jashtëm, Jeremy Hunt,
Ministri i Mjedisit, Michael Gove,
Ish-Ministri për Brexit, Dominic Raab,
Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock
Ministri i Brendshëm, Sajid Javid
Ministri i Zhvillimit Ndërkombëtar, Rory Steëart,
Ish-Ministrja e Punës, Esther McVey,
Ish-kryetarja e Parlamentit, Andrea Leadsom,
Deputeti konservator, Mark Harper.
Raundi i parë i votimeve në mesin e ligjvënësve konservatorë do të mbahet të enjten, bën me dije Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
e.ll./dita
