Lemza është një kontraktim i vrullshëm i muskujve ndërbrinjor të frymëmarrjes dhe shkaktohet nga ushqimi me erëza, pije të gazuara, emocionet e forta, nervozizmi, ajri i ftohtë, apo pijet e ftohta. Lemza mund të jetë akute, tranzitore, ose beninje kur zgjat më pak se 48 orë. Megjithatë, ekziston një lloj lemze që tregon disa anomali serioze që kërkon vëmendje mjekësore dhe është ajo që zgjat më shumë se një muaj.
- Hani një lugë çaji sheqer.
- Kapni gjuhën me gishtin e madh dhe tregues nëpërmjet një pecete dhe tërhiqeni lehtësisht jashtë.
- Hani pak akull të grimcuar.
- Trembni lehtë personin që ka lemzë.
- Mbani një copë akull për një minutë në afërsi të fytit
- Shtrwngoni me gishtin e madh fillimin e stomakut dhe numëroni deri në 60.
- Pini një gotë ujë me pushim mes gllënjkave.
- Nuhasni një leckë të lagur me alkool.
- Merrni frymë thellë për të mbushur mushkëritë plotësisht me ajër dhe më pas mbani frymëmarrjen deri në 20 sekonda.
- Lagni gishtin tregues dhe të madh me pak pështymë dhe tërhiqni llapën e veshit të djathtë
Është e rëndësishme të theksohet se, në qoftë se metodat popullore nuk janë të efektshme dhe lemza është e vazhdueshme (nga 1 orë deri në 12 orë) ose bëhet e shpeshtë, duhet të vizitoni një mjek, pasi kjo mund të jetë tregues i një problemi më të rëndë si kanceri, insuficiencë e veshkave, sëmundje të mëlçisë, probleme të sistemit nervor ose sëmundje të zemrës.
O.J
