10 kompanitë më të mëdha në botë për vitin 2017

Edlira Shehu

1- WALMART

Walmart është një korporate shumëkombëshe amerikane për shitje me pakicë e themeluar nga Sam Walton në 2 Korrik 1962.

Kompania është pronë e familjes Walton dhe e ka selinë qendrore në Bentonville, Arkansas SH.B.A.

Të ardhurat e kësaj kompanie për 2017 janë në vlerën 485.9 bilion USD.

2- State Grid Corporation

State Grid Corporation është një kompani kineze dhe është aktualisht kompania më e madhe e shpërndarjes së energjisë elektrike në botë. Është pronë shtetërore.

Të ardhurat: $329.6 bilion

Kompania është themeluar në vitin 2002 dhe ka një total asetesh në vlerën 478.5 bilion USD.

Numri i punonjësve: 1,583,000

3- China National Petroleum

China National Petroluem Corporation është një kompani tjetër shtetërore kineze në fushën e naftës dhe të gazit natyror.

Kompania ka selinë qendrore në Pekin dhe është themeluar në 17 Shtator 1988.

Totali i aseteve: 4.034 trilion CNY (2015) dhe të ardhurat neto: 44.56 billion CNY.

4- Sinopec

Sinopec është kompani kineze në fushën e naftës me seli në Pekin.

Totali i aseteve: 1.451 trilion CNY (2014).

Kompania është në krye të bizneseve që udhëheqin ekonominë kineze. Të ardhurat janë rreth 294 bilion USD.

5- Royal Dutch Shell

Royal Dutch shell është njëra nga kompanitë lider të standardit botëror, që njihen si kompanitë Shell. Është një kompani shumëkombëshe anglo-hollandeze

në fushën e naftës dhe gazit dhe selinë qendrore e ka në Hollande dhe e inkorporuar dhe në Angli.

Drejtuesi Ekzekutiv aktual është Ben Van Beurden.

Të ardhurat: $233.6 bilion.

6- Exxon Mobil

Kompani shumëkombëshe me seli në Texas, SHBA.

Të ardhurat: 246 bilion USD

Drejtues Ekzekutiv: Darren W. Woods

7- Volkswagen

Kompani gjermane e prodhimit të automjeteve.

Të ardhurat: 245 bilion USD

Drejtues ekzekutiv: Matthias Muller.

Kompania u themelua në 28 Maj 1937 nga Fronti Punëtoreve Gjermane dhe selia qendrore është në Wolfsburg.

8- Toyota Motor Corporation

Toyota Motor Corporation është një kompani japoneze e prodhimit të automjeteve me seli qendrore në Toyota,Aichi, Japoni.

Drejtuesi ekzekutiv: Akio Toyoda.

Të ardhurat: $237 bilion USD.

9- Apple

Apple është një kompani shumëkombëshe amerikane me seli qendrore në Cupertino. Apple dizenjon dhe shet produkte konsumi elektronike, software si dhe shërbime te tjera online. Apple u themelua në 1 Prill 1976 nga Steve Jobs, Ronald Wayne dhe Steve Wozniak.

Të ardhurat rreth: $215.6 bilion USD (2016)

10- BP

British Petroluem (British Industry Company)- Kompani shumëkombëshe me seli në Londër e cila operon në fushën e naftës dhe gazit.

Të ardhurat e raportuara: 183 bilion.

Kompania vazhdon të ringrihet pas atij shpërthimi fatal në një nga platformat e saj në vitin 2010

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *