“10 korrik 1914, kulmi i barbarisë greke në Panarit të Korçës, 374 vetë të therur!

Elena Tase

Nga Petrit Zeneli

Gazeta prestigjioze “Times” e Londrës, dt. 28 korrik 1914, nënvizonte:

“Vendasit e fshatrave të Shqipërisë së Jugut po shuhen nga grekërit, të cilët kanë ndihmë edhe gjiritlinjtë. Në Vlorë ndodhen 60 mijë deri në 100 mijë refugjatë, të cilët po vdesin nga urija. Grekërit dogjën tërë vendin duke dëshiruar të mbulojnë gjurmët e ligësive të tyre. Qëllimi i grekërve është të shuajnë popullin shqiptar nga faqja e dheut…Në muajin maj të vitit 1914, qeveria greke organizoi një fuqi ushtarake të rregullt, nën urdhërin e kolonel Tsantos Vardas, që në bashkëpunim me të tjerë oficerë të ushtrisë greke dogji pothuaj tërë katundet myslimane të krahinës së Korçës. Nëntogeri Stratos me bandën e tij masakroi 455 vetë, burra, gra dhe fëmijë, në Katundin Panarit, më 10 korrik 1914” (Nga shkrimi me titull “Ç’bënë andartët e Greqisë”, botuar në gazetën  shqiptare  “Bashkimi”,  e mërkurë, 4 shtator 1946, f. 3). Ndërkohë ne ndjehemi borxhlinj e të turpëruar kur ballafaqohemi me ngjarje të tilla, – thekson Prof. Pëllumb Xhufi, – politika hesht, shoqëria hesht, historia hesht…! Por atë që s’e bëri shteti, politika dhe historiografia shqiptare (me heshtjen e saj 100-vjeçare) e bëri vetë populli i thjeshtë i asaj zone, që i cilësoi me të drejtë gjithë të masakruarit martirë, dëshmorë të kombit, sepse gjaku i tyre nxori bllof propogandën dhe fytyrën hipokrite greke para botës, duke e detyruar këtë të fundit që në Konferencën e Paqes, 1919, t’i thotë jo shkëputjes së asaj treve nga tokat shqiptare. Një çmim tepër i kushtueshëm ky, lumenj gjaku, kodra me kufoma, por që sipas Prof. Pëllumb Xhufi, “me therrorinë e tyre, viktimat e pafajshme të mizorisë greke u bënë edhe garanci për mbrojtjen e integritetit territorial të shtetit shqiptar”. Për më tepër, “Martirizimi i shqiptarëve në Hormovë, Panarit, Kosinë e gjetkë, më 1914, vuri një hipotekë të përgjakur mbi trojet e Shqipërisë së Jugut dhe ngjalli simpatitë e para për shqiptarët tek një Evropë, që deri atëhere kishte qenë cinike me ta.

Le të vimë 85 vite më vonë…Masakra e Reçakut nga ana e saj (në 15 janar 1999, me 45 civilë të vrarë nga forcat serbe), farkëtoi një lidhje të re e të fortë të shqiptarëve me SHBA dhe Europën demokratike; i dha fund hezitimeve të komunitetit ndërkombëtar, i hapi rrugë bombardimeve të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës” (P. Xh, Telegraf, 30 prill, 2014, fq 9).

Por ndërsa shteti kosovar në Reçak ka harxhuar mbi 2 milion euro për ngritjen e memorialit kushtuar 45 martirëve të saj,  në Panarit, edhe sot pas 105 vjetëve, shteti shqiptar nuk ka harxhuar as një qindarkë për të nderuar 374 dëshmorët e kombit, që s’pranuan të quheshin grekë dhe vunë hipotekë gjakun e tyre për të mos lejuar shkëputjen e trojeve tona nga trualli amë. Vetë komuniteti panaritas, vakëfllinj dhe dashamirës të tjerë, kontribuan 5 vjet më parë për të ngritur një memorial modest më 2014, të cilën po e përmirësojnë dhe në ditët e sotme, me dhurimet e tyre, për të përkujtuar si duhet 105-vjetorin e saj! Lavdi të përjetshme martirëve panaritas!”

Share This Article
10 Comments
  • Nuk ka cfare pret me qeveria te shpalle diten e kujteses per masakren e Panaritit.Nqs qeveria nuk guxon atehere qarku i Korces e pushteti lokal atje duhet ta shpallin diten e kujteses.

  • Po varret per keta korrofillaket e ’14-s I ka ne plan qeveria, apo ndonje permendore te pakten. Ne qoftese jane therrur vetem shqiptare, qeveria jone duhet t’i propozoje qeverise greke ta shpalle nje nga festat e saj kombetare!!!

  • Mortje,mortje,mortje.Mortje per Sali Berishen,Edi Ramen,qe ngrene vareza greke per kriminelet qe pushtuan Shqiperine e Jugut.

  • Populli duhet te reagoje si ne Finiq me permendoren e kriminelit te luftes.Ata qe humben dhimbshem te afermit e tyre duhet te reagojne dhe nuk duhet te lejojne nderime per masakruesit e grave dhe femijeve te pafajshem ne jug te Shqiperise.A duhet te shkoje dem gjaku i tyre vetem sepse ne na thone qe duhet te harrojme historine tone te dhimbshme ?

  • Si shume te ngaterruara po na i thua o zoti Zeneli. Nga gazeta Times te gazeta Bashkimi pastaj kalon te Pellumb Xhufi dhe me pas te masakra naziste e Hormoves dhe lufta e Kosoves. Pastaj kalon nga Korca ne jug. Mundet te na japesh ate linkun e gazetes Times qe te lexojme per verifikim artikullin origjinal te asaj kohe se c’fare eshte shkruajtur?

  • Greket gjithmon kane qene armiku i shipetareve qi jane myslymane. Une e mbaj mend ne vitin 1940 te gjithe banorer te Devollit u larguan nga devolli. Familja ime ishte nga ata. Kur u kethrme prap ne mars 1941 te gjitha shtepite ne katund tone ishin rezuare. Po kejo ishte vetem ne katundet ku jetonin myslymanet. Jo ne katundet ku jetonin othodokset as nje shtepi nuk ishte demtuare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *