Nga Jovan Bizhyti
Në periudhën 1939-41, rezistenca popullore kundër pushtuesve fashistë italianë ishte e pa organizuar dhe spontane, me manifestime, greva, demostrata, dhe veprime të veçanta të armatosura nga njësitet guerilase. Me krijimin e forcës politike të PKSH, filloi të propagandohej ideja e luftës së armatosur kundër pushtuesve fashistë.
Nga fundi i viteve 1941-42, kjo lëvizje me njësitet guerilase dhe çetat me luftëtarë, nisi të marrë shtrirje si në qytete dhe në fshatra. Konferenca e Pezës në 16 shtator 1942, ndezi fuqishëm ndjenjat e zjarrta atdhetare, ku krahas ngritjes së këshillave Nac.Çl., dha sinjalet e para dhe për luftën e armatosur me thirrjen: “Për një organizim të shëndoshë të gjithë shqiptarëve të vërtetë, pa dallim feje, krahina, klase dhe rryme politike”. Kurse Këshilli i Përgjithshëm Nac.Çl., mbështetur në këtë platformë, me thirrjen e parë iu drejtua popullit shqiptarë: “Duhet të bashkohemi të gjithë shqiptarët me LANÇ. Ky vëllazërim duhet të bëhet jo me fjalë, por me gjak, se vetëm lufta kundër armikut e shenjtëron këtë bashkim”. Dhe menjëherë u hodh ideja e luftës së organizuar dhe krijimi i një strukture drejtuese qendrore, që do të ishte Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nac.Çl. (Dokumente të Konferencës së Pezës shtator 1942).
Përgatitjet për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, kishin nisur kohë më parë. Konferenca e I-rë e vendit e PKSH që u mblodh në Labinot të Elbasanit në 17-22 mars 1943, shtroi detyrën e organizimit të Kryengritjes së Përgjithshme popullore dhe vendosi krijimin edhe të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac.Çl. Në 4 korrik 1943, u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit Antifashist Nac.Çl., që analizoi gjendjen politike të brendshme dhe të jashtme, veprimtarinë e këshillave Nac.Çl. dhe u ndal sidomos në analizën e luftës së popullit shqiptar ndaj pushtuesve. Kjo mbledhje miratoi një zëri dhe propozimin e Enver Hoxhës për krijimin dhe përbërjen e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac.Çl. si një qendër organizative, politike dhe operative e forcave të armatosura partizane antifashiste.
Në proces-verbalin e mbledhjes së parë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac.Çl. thuhet: “Sot, ditë e hënë 5 korrik 1943, ora 10.15 minuta, u mblodh për të parën herë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nac.Çl., i dalë nga Këshilli i Përgjithshëm Nac.Çl. me këtë rend-dite:
-Kompetencat e Shtabit.
-Struktura e Shtabit.
-Ndarja e përgjegjësive.
-Të ndryshme”.
Në fjalën e tij, Enver Hoxha shtroi strukturën e këtij shtabi, që do përbëhej nga 12 anëtarë, në raportet 8 persona ose 2/3 do ishin civilë, dhe 4 ose 1/3 ushtarakë, si dhe ndarja e përgjegjësive. PKSH e kishte në programin e saj, që në komandimin e formacioneve ushtarake partizane, do ishin dy persona në drejtim, komandanti dhe komisari politik. Për kandidaturën e Komandantit, u propozua Major Spiro Moisiu, që u mirëprit me dashamirësi dhe në unanimitet nga anëtarët e Këshillit. Ndërsa Komisar u propozua Enver Hoxha, që gjithashtu u mirëprit me dashamirësi nga të pranishmit.
Dalja e Major Spiro Moisiut në drejtimin ushtarak në nivele të larta, siç ishte Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë partizane vullnetare Nac.Çl., që do drejtonte luftën Antifashiste, tregon zgjuarsinë dhe pjekurinë politike të Enver Hoxhës, i cili diti të përzgjedhë një kuadër të tillë për drejtimin e ushtrisë Nac.Çl. që dallohej nga një sërë cilësish, ku dominonin atdhedashuria, patriotizmi i lartë dhe profesionalizmi si drejtues dhe komandues shtabesh ushtarake me përvojë të gjatë. Major Spiro Moisiu ishte një figurë e pastër antifashiste, një ushtarak me kulturë dhe me shumë përvojë, madje dhe me mjaft popullaritet.
Në mbledhjen e parë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac.Çl., në 5 korrik 1943 kur u vendos kandidatura e Major Spiro Moisiut si Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac.Çl, Enver Hoxha midis të tjerave theksoi: “Propozoj që në detyrën e Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac.Çl., të ngarkojmë shokun Spiro Moisiu, si një patriot e specialist i çështjeve ushtarake. Majorin, siç e quajmë zakonisht shokun tonë, është një ndër ata oficerë patriotë, tek i cili dashuria për Atdheun dhe për popullin, ka qenë më e fortë se dëshira për poste e grada. Pikërisht, për merita patriotike dhe për faktin se Spiro Moisiu është një ushtarak i vjetër dhe me eksperiencë, Shtabi i Përgjithshëm e caktoi Komandant të vet, ndërsa unë u caktova Komisar politik”. (AQSH, dokumenta të Shtabit të Përgjithshëm, viti 1943).
Në 10 korrik 1943, në Labinot të Elbasanit, në shtëpinë e patriotëve të Bahollëve, u shënua në histori si dita e krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Antifashiste Nac.Çl. Kjo ishte një ngjarje e shënuar në historinë e Kombit tonë, në historikun e luftrave shekullore që kish zhvilluar populli i ynë, si dhe në historinë e ushtrisë shqiptare. Formimi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, shënoi një fazë të re, fazën e dytë të luftës për çlirimin e vendit, atë të shndërrimit të kryengritjes së armatosur, në luftë të përgjithshme popullore të organizuar. Po në këtë ditë, u shpall dhe proklamata drejtuar popullit shqiptar, që vihej në dijeni për krijimin e Shtabit Drejtues të Ushtrisë dhe kjo datë u quajt dita historike e ushtrisë dhe e Shtabit të saj të Përgjithshëm. Në Proklamatë midis të tjerave thuhej: “Organizimi i Shtabit të Përgjithshëm të Fuqive të Armatosura Nac.Çl., është një përgjigje flakë më flakë që po i japim armikut”. Sapo u formua, Shtabi i Përgjithshëm, mori një varg vendimesh, në përputhje me detyrat e mëdha që i qenë ngarkuar nga Këshilli i Përgjithshëm Nac.Çl.
Vendimi i parë ishte për organizimin e Ushtrisë Nac.Çl., ku në urdhërin përkatës shkruhet:“Në këto cirkostanca dhe momente, kur duhet me i dhënë grushtin e vdekjes zaptuesit dhe veglave të tij dhe me i shporr këta nga toka e atdheut tonë të dashur, Shtabi i Përgjithshëm urdhëron formimin e Ushtrisë Nac.Çl. partizane vullnetare shqiptare, në të cilën populli ynë ka vënë shpresat dhe pret çlirimin e shpejtë të Shqipërisë nga thonjtë e zaptuesit”. (Historia e LANÇl. e Popullit Shqiptarë 1939-44, viti 1975, faqe 416-417).
Në mbledhjen e Shtabit të Përgjithshëm në 5 korrik 1943, Enver Hoxha foli dhe për kopetencat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, detyrat, strukturën dhe përgjegjësitë midis anëtarëve. Ai tha se: “Janë pjekur kushtet për një kryengritje të përgjithshme të armatosur. Pra, të krijohet një ushtri kombëtare e drejtuar nga një qendër të vetme, Shtabin e Përgjithshëm të përbërë nga 12 shokë: Komandant Major Spiro Moisiu, Komisar Enver Hoxha dhe anëtarë, Haxhi Lleshi, Myslim Peza, Mustafa Xhani, Ramadan Çitaku, Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Sejfulla Malishova, Bedri Spahiu, e Dali Ndreu. Shtabi si qendër organizative politike dhe operative e forcave të armatosura, është forca udhëheqëse e luftës Antifashiste Nac.Çl. Ka kopetencë të plotë të bëjë luftën, t’a zhvillojë e t’a organizojë dhe t’a udhëheqë atë në bashkëpunim me Këshillin e Përgjithshëm Nac.Çl”.(AQSH, Dok. të SHPUNÇl., Dosja 1, faqa 1)
Shprehja “forca udhëheqëse e luftës” për Shtabin e Përgjithshëm, ishte e rëndësishme për rolin që do të luante kjo strukturë drejtuese. Edhe në fund thuhet, “Bashkëpunim” me Këshillin e Përgjithshëm Nac.Çl., e jo në vartësi prej tij, ose ndaj çdo forumi apo institucioni tjetër. Po ashtu në dokumentet e Shtabit të Përgjithshëm dhe të Komandës së Përgjithshme, nuk thuhet e nuk shënohet vartësia nga forumet partiake. Kjo nuk cilësohet as për Këshillin e Përgjithshëm Nac.Çl., deri dhe në repartet e ushtrisë Nac.Çl. në bazë.
Në të vërtetë, PKSH që udhëhiqte luftën dhe Ushtrinë Nac.Çl., bënte shumë kujdes në këtë drejtim, që të mos prekej karakteri nacional-çlirimtar i luftës, të cilën okupatorët dhe bashkëpunëtorët e tyre e paraqesnin si, “luftë të komunistëve” dhe partizanët si, “ushtri komuniste”, qëllimisht për të trembur popullin nga “gogoli” i komunizmit.
Në përbërje të 70.000 partizanëve që morën pjesë në formacionet luftarake në luftën Antifashiste Nac.Çl., vetëm rreth 2000 ishin deklaruar me statusin e komunistit. Pra, kjo përqindje kaq e vogël e komunistëve, nuk mund t’a etiketonte atë si “luftë e komunistëve”, dhe partizanët si “ushtri komuniste”. Ideali i luftëtarëve partizanë, ishte shporrja e pushtuesve nazi-fashistë dhe lufta për çlirimin e vendit, dhe me këtë ideal ata përballuan betejat e përgjakshme me armikun, po ashtu me këtë ideal, dhanë jetën dhe qindra e mijëra dëshmorë që u flijuan në lule të rinisë.
Megjithatë, politizimi i strukturave të ushtrisë partizane, nuk i shpëtoi plotësisht dorës së fortë të politikës, që erdhi duke u konsoliduar. PKSH ishte struktura politike që e udhëhoqi atë luftë. Pavarësisht ç’thuhej në vendime, në realitet celulat e partisë në njësitë partizane ishin jo vetëm prezente, por dhe me fuqi vendim-marrëse. Në programin e PKSH ishte e shkruar e zeza mbi të bardhë, që në udhëheqje të shtabeve ushtarake veç komandantit, ishte dhe komisari me fuqi vendim-marrëse të plotë dhe dihet që komisarët në të gjitha nivelet, përfaqësonin rrolin udhëheqës të partisë, duke qenë dhe komunistë.
Po ashtu, në strukturën e Shtabit të Përgjithshëm nga 12 anëtarë, 4 prej tyre ishin ushtarakë të mirëfilltë, të tjerët nacionalistë, patriotë e intelektualë, nga këta 5 ishin anëtarë të KQ të PKSH. Pra, roli udhëheqës i Partisë Komuniste, jo vetëm ishte prezent, por erdhi duke u rritur, kur dhe udhëheqësi kryesor i Partisë, Enver Hoxha, në Kongresin e Përmetit, u emërua dhe Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nac.Çl.
Pra, politizimi i luftës ishte prezent në strukturat drejtuese të njësive luftarake, kurse ideali i partizanëve nuk ishte komunizmi, por çlirimi i vendit dhe jo partia e regjimi që do vendosej pas çlirimit, sepse komunizmi nuk njihej thellësisht në popullin shqiptar. Për të argumentuar atë se ç’përfaqësonin në fakt repartet e ushtrisë partizane në sytë edhe të misionarëve të huaj anglez e amerikanë, që ndodheshin ato kohë në Shqipëri, shkrimtari dhe gazetari i njohur amerikan, Peter Lucas, në librin e titulluar, “Misioni amerikan në Shqipëri”, midis të tjerave shkruan:
“Shumica e partizanëve kishin një përgatitje sipërfaqësore ushtarake, por ajo që u mungonte në përvojë, plotësohej me guximin e tyre. Pjesa më e madhe e burrave dhe e djemve që përbënin ushtrinë partizane, ishin pothuaj fshatarë të pa arsimuar, që merrnin vesh pak nga çështjet politike, pale pastaj nga komunizmi. Ajo që i bashkonte ata, ishte urrejtja ndaj pushtuesit gjerman dhe lufta për çlirimin e Atdheut. Repartet partizane udhëhiqeshin nga motivi: disiplinë, energji dhe qartësia e mendimit, ndërsa objektivi ishte, luftë pa kompromis ndaj pushtuesit të vendit”. (Referuar arkivave angleze, nga studiuesi Irakli Koçollari. Gazeta Dita, 17 nëntor 2019).
Në realitet, PKSH kishte të drejtën ligjitime t’a administronte fitoren e luftës, duke marrë dhe pushtetin, sepse ishte e vetmja forcë politike që ngriti popullin në këmbë, e mobilizoi dhe e udhëhoqi me konseguencë në luftë kundër armikut, deri në fitoren e plotë, çlirimin përfundimtar të vendit dhe vendosjen e pushtetit të popullit. Forcat e tjera nacionaliste si Balli Kombëtar dhe Legaliteti gjatë luftës, e devijuan qendrimin e tyre, duke bashkëpunuar me forcat armike dhe duke iu kundërvënë Frontit Nac.Çl. dhe PKSH. Dhe në këtë luftë, partizanët tanë trima, treguan vendosmërinë dhe heroizmat e tyre për të luftuar armikun deri në fund, në fitoren përfundimtare, çlirimin e vendit.
Për drejtimin e luftës, kryesisht në planin ushtarako-operativ, u ngarkua Shtabi i Përgjithshëm, që të organizonte ushtrinë Nac.Çl., të realizonte udhëheqjen strategjike dhe operative të luftës së armatosur kundër pushtuesve dhe njëkohësisht dhe taktikën e kësaj lufte. Komandanti Major Spiro Moisiu dhe Komisari Enver Hoxha, përbënin komandën eprore të Shtabit, si dhe komandën operative, ku bënin pjesë dhe dy specialistë ushtarakë. Pra, Shtabi i Përgjithshëm mori përsipër detyra të rëndësishme që diktonte koha dhe momenti i zhvillimit të luftimeve ndaj një armiku të ri e të egër siç ishte nazizmi gjerman. Ai u zgjodh si një organ drejtues i luftës Antifashiste Nac.Çl. nga votat e Këshillit të Përgjithshëm Nac.Çl. Në rezolucionin e atij Këshilli shkruhet tekstualisht: “Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, ashtë i pamvarun në rrethin e kopetencës së tij, ashtu siç është shënue ma naltë”. (AQSH, dokumente të SHPUNÇl, viti 1943, Dosja 3 faqa.17).
Shtabi i Përgjithshëm në mbledhjen e tij të parë në 5 korrik 1943, pasi zgjodhi drejtuesit kryesorë, Komandantin dhe Komisarin, zgjodhi dhe anëtarët përbërës të tij, të cilët ishin personalitete të luftës Antifashiste Nac.Çl. Tre prej tyre, Myslim Peza, Haxhi Lleshi, dhe Mustafa Xhani, ishin komandant çetash antifashiste partizane, të shquar në luftën kundër pushtuesve italianë. Katër të tjerë ishin oficerë të ushtrisë shqiptare si, Major Spiro Moisiu, Major Abaz Kupi, Toger Bedri Spahiu dhe Nën/toger Dali Ndreu. Pesë të tjerët, Enver Hoxha, Mustafa Gjinishi, Ramadan Çitaku, Dr. Ymer Dishnica dhe Sejfulla Malishova, ishin politikanë të Frontit Nac.Çl. dhe anëtarë të KQ të PKSH. Malishova dhe Dr. Dishnica, ishin intelektualë të spikatur. Të gjithë këta anëtarë të shtabit, shquheshin për aktivitet e kontribut të pasur patriotik në shërbim të Atdheut.
Ky ishte një Shtab i Përgjithshëm ushtarak dhe politik. Ai, jo vetëm do komandonte gjithë njësitet dhe repartet e ushtrisë Nac.Çl., por do të merrej dhe me gjithë aspektet e luftës e të organizimit të ushtrisë, si dhe me marrëdhëniet me forcat Aleate Ndërkombëtare. Pra, nuk ishte thjeshtë një Shtab Ushtarak klasik, por ishte Shtab i Përgjithshëm lufte, ku afro gjysma e tyre, nuk ishin ushtarak, por njerëz të politikës, të kulturës, të ekonomisë, e të fesë. Pra ishte Shtab i Përgjithshëm i luftës, ku secili kishte rrolin e vet. U ngritën dhe shtabet e grupeve në qarqe si, në Berat, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Shkodër, Dibër Durrës, Vlorë, Krujë e tjera. U krijua dhe Brigada e Parë Sulmuese në 15 gusht 1943 në Vithkuq të Korçës.
Në planin e brendshëm, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nac.Çl. si një organizëm drejtues, ishte dhe një strukturë ushtarake e mirëfilltë dhe e domosdoshme, që e diktonte nevoja e organizimit të formacioneve luftarake ekzistuese, por dhe i atyre që do të krijoheshin më pas në fushën e luftës. Njëkohësishtë, ai ishte dhe një organ i specializuar ushtarak, një qendër e mirëfilltë drejtuese, përpunuese dhe bashkërenduese e veprimeve luftarake të formacioneve të të gjitha përmasave e niveleve. Ndërkohë, ky shtab përbënte dhe një garanci për drejtimin e zhvillimin me sukses të veprimeve luftarake kundër pushtuesve për zgjidhjen e situatave që krijoheshin. Detyra e Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm ishte supreme. Ai kishte fjalën e parë në çështjet ushtarake. Ndërsa Komisari merej me vijën politike në ushtri dhe me moralin e ushtarëve.
Pranë Shtabit të Përgjithshëm ishin dhe një sërë shërbimesh e seksionesh si, shërbimi i intendencës, i ndërlidhjes, shërbimi informativ (zbulim-përgjimi), shërbimi shëndetësor, gjyqësor, i agitacionit e propagandës e tjerë. Pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac.Çl. ishte dhe një kompani e posaçme partizane që emërtohej, “Kompania e Sigurimit të Shtabit të Përgjithshëm” me efektivat përkatëse. Pra Shtabi ishte si një organizëm qeverisës për kushtet e luftës, ku çdo veprim njerëzor e material kryhej me urdhëra e vendime nga organizmat dhe personat përkatës.
Në volumin e gjithë këtij dokumentacioni që përmban kryesisht emrin dhe firmën e Komandantit dhe Komisarit, përfshihen urdhëra dhe udhëzime dhe për lëvizjen, transportimin e mjekimin e të plagosurve e të sëmurëve gjatë luftës, për të cilët tregohej një përkujdesje e veçantë. Në raste të rënda shëndetsore, dërgoheshin për kurim edhe jashtë shtetit në spitalin e Aleatëve në Bari të Italisë. Po ashtu dhe për robërit e luftës zhvilloheshin herëpashere marrëveshje e bisedime me forcat armike për këmbime përkatëse midis tyre. Në një rast, Spiro Moisiu shkruan në kujtimet e tij:
-“Kur ishim në Helmës, na u propozua nga gjermanët që të shkëmbenim disa robër lufte me shokët tanë, që ndodheshin të burgosur në kampin gjerman. Vendi i takimit për shkëmbimin e robërve, u caktua afër Lavdarit në lartësitë e Oparit të Korçës. Udhëheqja e Shtabit parashikoi dhe të papritura, ndaj porositi që robërit gjermanë të mbahen larg vendit të takimit, pasi ka rrezik që gjermanët me pabesin e tyre, vijnë me forca ushtarake dhe mund të na sulmojnë, duke na i marrë robërit e tyre me zorë. Dhe kështu ndodhi me të vërtetë. Ata filluan luftën e pabesë kundër forcave tona, por robërit e tyre nuk i morrën dot se ishin vendosur shumë larg”. (Kujtime të Spiro Moisiut, Fondi i Shtabit të Përgjithshëm, viti 1943, Dosja Nr 70)
Ushtria partizane Antifashiste Nac.Çl. dhe Shtabi i saj i Përgjithshëm, patën mbështetjen masive të popullit, sepse bënin një luftë të drejtë çlirimtare kundër pushtuesve, duke vënë kurdoherë në krye patriotët dhe atdhetarët e vërtetë, që e donin Atdheun, e donin popullin dhe lirinë e pavarësinë e vendit. Një faqe e ndritur e kësaj lufte Nac.Çl. ishte dhe pjesëmarrja e grave dhe vajzave shqiptare në radhët e ushtrisë partizane. Nuk qenë pak, por rreth 5000 gra dhe vajza luftëtare, si në frontin e luftës dhe në prapavija si mjeke, infermjere dhe sanitare shëndetësore. Nuk kishte parë asnjëherë historia shqiptare formacione ushtarake të drejtuara nga gra e vajza komandante dhe ca më pak si komisare politike. Pati prej tyre që në luftime të përgjakshme kundër armikut, dhanë edhe jetën si dëshmore të Atdheut. Gjatë luftës Nac.Çl. u thyen deri diku dhe dallimet midis rinisë fshatare dhe asaj qytetare, midis shtetasve me shkollë dhe ata pa shkollë. Lufta partizane ishte një revolucion i vërtetë shoqëror, për faktin se shpartalloi prangat e robërisë dhe të shtypjes e varfërisë feudale, duke i sjellë lirinë e pavarësinë popullit shqiptarë.
Ndryshime ndodhën dhe në organizimin e reparteve luftarake. Njësitë partizane trajtoheshin jo vetëm si bashkësi luftarake, por njëkohësisht dhe si bashkësi shoqërore dhe kulturore. Në ato raste kur kishte vullnetarë partizanë që nuk dinin shkrim e lexim, organizoheshin kurse kundër analfabetizmit për shkollimin e tyre. Në intervale pushimesh, zhvilloheshin për partizanët dhe ligjërata politike dhe kulturore me përmbajtje patriotike, si dhe aktivitete kulturore e artistike. Gjatë viteve të luftës u ngritë dhe “Teatri Partizan”, si dhe u krijuan nga letrarë e kompozitorë partizanë edhe shunë këngë e marshe partizane, që u prinë në marshime e beteja luftarake ushtrisë partizane. Pra, lufta për masën e luftëtarëve ishte jo vetëm front luftimi kundër armikut, por në kohë të veçanta fushimi, ishte dhe shkollë për edukimin arsimor, patriotik e kulturorë të ushtrisë Nac.Çl..
Kjo ushtri që po rritej në numër e në formacione luftarake, kishte në krye një Shtab të Përgjithshëm, që ishte në thelb një organ ushtarak, i cili ka lozur një rol shumë të rëndësishëm për organizimin dhe drejtimin e luftës Nac.Çl., ku një ndikim pozitiv kanë luajtur specialistët e mirëfilltë ushtarak, të cilët përveç atdhetarizmit, kishin dhe përgjegjësinë juridike dhe morale në lartësinë e duhur, për të drejtuar me vendosmëri e besnikëri gjithë veprimtarinë ushtarake të ushtrisë Nac.Çl., deri në çlirimin e plotë të vendit.

Pse KOMUNISTET SHQIPTAR nuk denoncuan, qe kur u themelua partia komuniste shqiptare me 8 nentor 1941 nga TITO e kriminelat jugosllav, marreveshtjen NAZI-KOMUNISTE Sovjetike “Rippentrop – Molotov” te firmosur ne Moske me 26 gushtit 1939, ?
Keto shkrime qe beni nuk jane gje tjeter veçse perseritje e FORMAVE te EDUKIMIT gjate diktatures komuniste, ku TE VERTETAT SHTREMBEROHESHIN ose MSHEFESHIN.
HAHAHAHAh
Shkrim per muzhikë qe te jep vetem te qeshura.
Ky qe eshte ne fotografi nuk mbaroi as shkollen e mesme dhe as te larten. Ky buf nuk beri as sherbim ushtarak kur e pati moshen.
HAHAHAHAHAH
Me zero pervoje ushtarake, ky del ne fotografi si komandant shtabi….HAHAHAHAH…ky nu ishte kumandar por komisar.
HAHAHAHAHHAHAh
Perseritje ! Mos harrohet .
Komandant Major Spiro Moisiu, Komisar Enver Hoxha dhe anëtarë, Haxhi Lleshi, Myslim Peza, Mustafa Xhani, Ramadan Çitaku, Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Sejfulla Malishova, Bedri Spahiu, e Dali Ndreu..
Pas lufte-
Spiro Moisiu – u la menjane
Mustafa Xhani – Baba Faja Martaneshi u vra ne 1947, konflikte mes klerikve.
Sejfullah Maleshova – u menjanua ,jetoj ne Fier.
Ymer Dishnica – u menjanua jetoj ne Berat. ,
Mustafa Gjinishi – u vra tinezisht ne fund te 1944 nga shoket e tij.
Ramadan Citaku – gradualisht u menjanua me detyra dytesore.
Dali Ndreu – u pushkatua .
Bedri Spahiu – u burgos dhe internua
Abaz Kupi – u largua nga Fronti ne dhjetor 1943 ,vazhdoj me forcat zogiste dhe pas lufte iku ne emigracion.
10 korriku na nderon……..Enver Hoxha, Myslim Peza Haxhi Lleshi….
Ky nuk mori pyka nga Biollogjia..Si u bbe gjeni nga Ushtria?
Si u be ky sharlatan gjeni ushtarak,,kur ne 1967 ky shkaterroi ushtrine me gjithe ndihmat miljardere kineze?
Kur vdiq ky ushtria shqiptare ishte ne gjendje qe ta pushtonin jevgjit e kaculat,te hapnin 180 depo aematimi,dhe 5 vorio bejleri ta pushtonin kufirin ne Peshkepi.
Sa merrte vesh Sali maloku nga ekonomia,.
Talenti i ketij ishte artistik.
Ky duhet te kishte konkuruar ne Cinecita.
Pejetesi; LABINOTI Elbasanit… Marre !
*10 Korrik*1943-mes Luftes PARTIZANE!
Mes Lufte N. Clirimtar mes Elbasani -ne Labinot ,
U mblodhen trima Partizane, nga mbare Atdheu,
Luftetareve,ne Peze hedhur Themelet ate mot,
Ne Labinot Shtabi pergjithshem- zgjedh Atdheut.
Ishte *10 Korriku 1943 kryeluftetret mbledhur,
Krenarisht me te miret luftetare ajken Zgjedhe;
Shtab te Pergjithshem te Ushterise N. Clirimtare:
Krye Tyre..Majori Komndant -Spiro Mojsiu.
Sokolat Mustafa Xhani,Bedri Spahiu,Dali Ndreu,
Krah; Enver Hoxha KOMISAR e Ramazan Citaku,
Me Abaz Kupi,Mustafa Gjinushi e Dr. Deshnica,
Keta; KRYETRIBUNE te VEGJELISE per Atdhun.
**Per Atdhun-belbezon Pene atdhetri-Javan Bizhuti
Udhehoqen Luften N.Clirimtare dhe ate fituar,
Kra 70 mije-Partizaneve, me ta- tere POPULLI,
Me 29 Nendor,ne Tirane,Flamuri LIRESE valuar.
***78 vjetorin,ne Emigracion detyruar-festojme,
Bij e bija ATDHETARE krah *Pasuesit Veterane*!
Mes Torontos;Elbazanas-Tiranas e Vlonjate;
Nga tere krahinat,me ne krye KOSAVARE!
****UNITET mbarekombetar nga zemra urojme
Me Ushtrine POULLORE..behemi KRENARE.
Traditat ne BREZA te RILINDASVE ngadhnjojme
Mbare atdhetare nga ZEMRA i urojme:
BJERINI BOTES ANE e MBANE ..
PO…Mos e HARRONI V A T A N E !
Amanet nga te PARET tane!
USHTERINE Kombetar,gjithnje KRENARE!
Toronto 10 Korrik 2021 * Pasuesit Veterane*
Me ta *Guri Naimit D.
Po rri urte o idiot, rri urte. O plak i rrjedhur e i currufjepsur, po pusho o i vrare se je per gjynah, o matuf, o kokemut.
Qe i skllaveroi shqipetaret dhe ja ofroi ne tave te pjekur beogradit
Po ti si ke shpetuar nga tava dhe nuk te kane pjekur o kopil turku!
Lufta Nacional-Clirimtare,pa hyre ne pikpamiet politike,jo qe nuk duhet te na nderoje por duhet te na turperoje vetem per dy fakte 1- Lufte qe u udhehoq nga armiqte shekullore, serbet 2-Lufte ku shqiptare u vrane 28000 deshmore, plus viktimat, kurse armiq italo -gjermane, vetem 420. Do deshironja te dinja, keto shifra jane te sakta apo genjeshtra , Te ishin partizanet tane kaq idiota se saper ballistet e dime qe ishin tradhetare
Ik ore analfabet, do deshiroNJE te diNJE qe je nje cope debili, vetem kaq…nuk e diNJE kete ti?!….o xhevaHIR , po ti s’je turperuar qe je bere me kurriz gomari per pese shekuj nga turqit, dhe u turperove nga gjaku i deshmoreve te L2B qe si ne asnje vend tjeter te Europes pergojohen nga dallkauke si puna juaj!
Krenar per sakrificen e tyre eshte gjithmone shumica e popullit, nuk ngelen ata qe te gjykohen nga vulehumburit!
Z. Remo, eshte e vertete une jam pa shkolle,nuk ma dhane shkollen per pune biografie.Zotrote qe je me shkolle a di gje, jane te verteta keto shifra apo genjejne armiqte e shqiperis Po te jene te verteta, ka vetem nje shpegim, deshmoret tane ulnin pandallonat e prisnin fisheket e italo-gjermaneve ,ndryshe nuk shpegohet njezet e tetemije deshmore e vetem 420 armiq te vrare Te pershendes e te falnderoj per kulturen ne te shprehur
Per cfare lufte se s’kuptoj.Ah po per luften civile qe filloi me 1941 e pushoi me 1991.Dihet kush e vuri ne krye te asaj ushtrie bastardin gjirokastrit, ke imitoi ne cdo taktike lufte dhe pse ne cdo drejtim si ne fillimin e luftes ,mbarimin e saj e deri ne drejtimin e shtetit qe mori me pas me force e dhune ( pasi opozite nuk lejoi dhe s’pati kurre) i tejkaloi dhe mesuesive te tij nga egersia,moshumanizmi dhe injoranca .Mesuesve te tij ,Tito,Stalin dhe Mao.Quani si te doni se historia e gjymtuar e “fitimtarve” eshte ne fakt damka me zeze dhe e pafshire per popullit shqiptar.Shume pushtues kane kaluar mbi truallin tone por at shkatarrim ekonimik e shpirtror qe bone komunistet nuk harrohet e s”korigjohet me 10,30,apo 50 vjet Demokraci.
Historiani britanik Noel Malcolm e thot se Partia Komuniste e Shqiperise ishte pak a shume nje parti kukull e Titos!
Papapa, amon mer çer talenti kish pas qillu ky pederi gjirokastrit. Pa bo nji klase arsim ushtarak doli strateg i marum fare, fitoi luften ne masnej na çau menderen 40 vjet te tjera. Ene m’kohe t’luftes kur i thojshe si e ke emnin thojte, ta rras, ta rras, po ne katunaret nuk e merrshim vesht qi kishte fillu me nai rras qysh athere.
Dhe ne Afrike kolonizatoret krijuan diten e ushtrise mercenare. Nuk ka rendesi a ishte Enveri apo Mehmeti dikush do ishte,rendesi ka qe kush mbyll gojen me mire dhe kupton qe eshte aty per oportunizem,skemat i vendosin te mdhenjte.
Çetat partizane dhe Ballin i krijuan Englizet me konserva ,breke ,opinga, çamçakiza si dhe duke u premtuar qe mallin e vjedhur me arme te Italianeve apo Germaneve ta mbanin te gjithe vete. Kur mbaroi lufta “007-tat” u thane PKSH dhe Ballit ,bye bye,shkoni qiuni me Sovjetet se Greket dhe Jugosllavet me duhen me shume se jane me te zgjuar se Shqiptaret.
O plako tironc,
Amon me thuj:
Kush osht ma budall e pedher ai qe e hongri per 40 vjet apo ai qe ta rrasi per 40 vjet?
Po nuk e gjen dot thuj rites apo mollosit apo xhevos te te nihmojne.
Ca k… jeni mor zog. Tironc Trasse den abladen.
Po thuaj ish Diktator gjakatar e ku di une cfare.
Po te thush qe ish budall e pa shkolle e injorant dheeee pedher dmth
Qe ti je nje popull k… qe 40 vjet u udvehoqe nha nje pedher injorant qe e hongre sa krahu e sbone zo.
Dhe u kenaqshe e tu ka bo mire.
Shume mire tu ka bo e po tman akoma Plato.
Car race idiotisch man ky dhe ene kan gishta e shkrujn, te zeze mi tbardh se jane idiota, injorante, llafazane, burracake, zvaranike dhe pedher pasive
NIgjo or ti tarraso, qi ishte peder, ishte peder. A ke nigju ti per Dem Xhepen? Po Baba Fajen? Po Miladinin me mesteqe? Kto qi thu tina ia kan rrotullu atit Tarrasit deri ne rronxet. Ato qi thu tina masanej ene jon, ene s’jon. Ashtu osht kur te qin i qimi nuk osht mire, po i qimi, i qim se i qim metet. Ene mso me shkrujt se mca fjale t’prish shum pun spelleri gjermon. Ajo qi ka ronsi osht qi ai i qimi ka shku n’pidh t’nones vet ne o taku ene me baben e vet turk, bimbashn e Gjinokastres, kurse ne poplli i dhim ne i qim jena ala n’kom e po na qi ai i qimi tjeter. A e more vesh teshti qi ene ti je i qim si t’gjith ne t’qeret, pranej kot na shet men me pordha ktu m’ket forum t’nerum.
Hahaha tironc plaku te paska mejt ke ura beshirit, ti i q… me fis e sorollop. Shiko femrat e familjes se ti kom pa ktu ke semafori ne hamburgjet smeti ma plak se puna jote tuj ju…
E ne di car tutore ish nona jote tironce prej sajukut.
Pranej paske internet e kompjuter ti mer lal, tmaka nona me tmira.
Ik or pirdhu, or budall, ik e bjeri me dore se nuk te ka met gjo tjeter me bo. Te thote lala ty, lyje doren icik me voj ne jepi. Ne ven te truve paske kak ne hala pritke prej Enver Bythes. A e di ti qi ka shku n’pidh t’somes a nuk e di.
Mjaft *!me bo*sa na korite Tiranen- o *Tiranc i Vjete* Dhimbia e madhe POPULL
Fole ene ti or mut Kanadaje?
Une te them *shendet* ti thuaj **plac….ti qofsh!Si s’te vjen ndot per ate fjalor qe perdor….Mos na ndot..Tiranen.
Po “koqe gomari” te pelqen o Guri. o idiot i lindur, o i currufjepsur. E ben kaken ne breke mo? E c’pune ke me Tiranen ti or lesh, ti nuk je nga Tirana, apo te degjohet si Toronto. Te pelqen jeta si parazit mor qenef?