Pikëpyetjet që lindën kur me votat e maxhorancës, Kuvendi i Shqipërisë,miratoi Lefterie Lleshin si pasardhëse të Arben Ristanit për kreun e KQZ-së, po vërtetohen. Kemi të bëjmë me një kryetare të ndërvarur totalisht nga partia në pushtet.
Gjithnjë e më shumë po vërtetohet se Lefterije Lleshi nuk është gjë tjetër por një Ristan me fustan në krye të KQZ-së. Dhe dihen bëmat e Arben Ristanit si shkatërrues i dy palë zgjedhjeve të fundit, pra të 2009-s dhe të 2011-s. Mbi Ristanin, tashmë zëvendësministër i Brendshëm dhe kandidat për deputet i Partisë Demokratike rëndojnë shumë mëkate për shkelje flagrante të ligjit duke dhunuar votën e qytetarëve.
Shenjat nuk janë aspak të mira edhe për kryetaren Lleshi. Pse e themi këtë? Dje gazeta ‘DITA ’ publikoi mashtrimin që konsumoi kjo KQZ gjysmake me regjistrimin e listës së PD për kandidatët për deputetë të 23 qershorit, një proces që duhej të kishte mbaruar në orën 24 të ditës së hënë.
Një KQZ me në krye znj.Lleshi nuk mund të vijojë të funksionojë më. Pjesëmarrja e saj në taktkat elektorale të Berishës është flagrante dhe dhe ka vetëm një precedent: të sipërcituarin Arben Ristani.
Zonja Lleshi e cila prej 2007-s ka qenë Drejtore në Shërbimin Juridik, në Kuvendin e Shqipërisë dhe përpara kësaj ka punuar 8 vjet në SHIK-un e Gazidedes (deri në vitin 2000, ndërsa filloi punë në Kuvend, pasi erdhi në pushtet PD-ja) ka edhe shumë kusure të tjera të mbyllura me ndikimin e Topallit, sidomos cështje që kanë të bëjnë me deklarimin e saj të pasurisë. Por nuk është kjo që na intereson: Burime të besueshme thanë mbrëmë për gazetën ‘DITA’ se zonja Lleshi ka protokolluar dje me urgjencë listën e kandidatëve të PD-së, pas publikimit në DITA që Kosovrasti ka dorëzuar një listë të bardhë në mbarim të afatit ligjor mesnatën mes 6 dhe 7 majit. Protokollimi është bërë dje por sërish me shkelje, ende pa dokumentacionin shoqërues përkatës, sikurse kërkohet në Kodin Zgjedhor.
Po i bëjmë zonjës Lleshi disa pyetje publike: Cili ligj e pengon të bëjë transparencën e “çantës së Kosovrastit?”
Përse refuzoi dje të publikonte dokumentat e plota të PD-së për emrat e kandidatëve sic iu kërkua? A mund ta bëjë një gjë të tillë sot? Po dje mësuam se një nga drejtuesit e administratës së KQZ-së është shkarkuar për “rrjedhje informacioni”. Ky është standarti i KQZ-së së sotme. Znj.Lleshi hyn tek prototipat e rinj të pushtetit, tek sëra e fundit që Berisha përdor gjithmonë para se të ikë. Këta tipa janë njerëz që e kanë të ndaluar të mendojnë vetë dhe të tentojnë të bëjnë diçka, qoftë dhe pro pushtetit, pa ia kërkuar ai. Ky është prototipi i Bujar Nishanit, Visho Ajazit dhe gjithë sërës së njerëzve që Berisha po i përzgjedh për t’i pasur në ditën e keqe të tij thjesht ushtarë që nuk kanë të drejt të mendojnë. Në këtë pikë, dështimi i KQZ është një llogari e Berishës për të dekurajuar opozitën dhe për të krijuar një klimë pesimizmi për mungesë të zgjedhjeve të lira. Ai kërkon me çdo kusht të prodhojë lajme të këqija për të ardhmen e zgjedhjeve. Lefteria është atje për të plotësuar dëshirat e tij. Ajo është atje jo për të menduar dhe drejtuar, por për të zbatuar atë që i thonë, pikë më pikë. Nuk ka për të bërë asnjë përpjekje të duket si kryetare KQZ-je apo zyrtare zgjedhjesh. Është atje për t’i dëshmuar opozitës që zgjedhjet i ka në dorë Sali Berisha. Mund të thuhen shumë gjëra por zonja Lleshi dhe tre anëtarët e mbetur në KQZ duhet të marrin prej sot paralajmërimin serioz të opozitës që do përballen me ligjin menjëherë pas 23 qershorit.
Çfarë do ndodhë me KQZ-në?
Propozimi i PS-LSI
Dy partitë kryesore të opozitës kanë kundërshtuar fortë shkarkimin e një anëtari të KQZ-së. Në mënyrë publike dhe zyrtare ato kanë kërkuar që KQZ-ja të kthehet siç ishte, ose të ulen në bisedime me mazhorancën për të diskutuar një tjetër formulë. Opozita ka bërë propozimin që të ribëhet KQZ-ja, duke propozuar nga tre anëtarë të dy kampet dhe kryetari të zgjidhet një person me konsensus nga të dyja palët. Sipas opozitës, kryetarja aktuale nuk përmbush kushtet për të qenë e pavarur dhe nuk krijon besueshmërinë se do të kemi një proces zgjedhor të ndershëm.
Propozimi i PD
Partia Demokratike është shprehur se është kategorikisht kundër ndryshimit të anëtarëve të saj në KQZ. PD kërkon që opozita të plotësojë vendet e mbetura bosh pas dorëheqjeve të tre anëtarëve të propozuar nga opozita. Ekspertët e PD nuk e shikojnë problematik faktin që KQZ ka vetëm katër anëtarë, sepse sipas tyre, plotësohet kuorumi, ndërsa për ato vendime që mungon kuorumi do të duhet të shprehet Kolegji Zgjedhor, i cili është shkalla e fundit në gjykimin për çështjet zgjedhore. Sipas demokratëve, opozita kërkon të prish procesin me largimin e anëtarëve nga KQZ. Propozimi i ndërkombëtarëve Ndërkombëtarët janë shprehur se zgjedhjet nuk mund të mbahen me këtë KQZ të përgjysmuar. I fundit në radhë nga zërat ndërkombëtarë ishte Filip Riker, i cili u shpreh se mbajtja e zgjedhjeve është e pamundur me këtë KQZ. “Mosfunksionimi i KQZ-së rrezikon zhvillimin e zgjedhjeve. Kur isha unë në Shqipëri, KQZ-ja ishte me 5 anëtarë, ndërsa tani ka mbetur vetëm me katër. KQZ-ja duhet të funksionojë si duhet”, tha Riker dy ditë më parë. Ndërkombëtarët bëjnë thirrje të përsëritur që duhet gjetur një zgjidhje konsensuale.
A ka dorëzuar Njazi Kosovrasti një listë të bardhë në KQZ?
Ndërsa mediat ishin të gjitha në ankthin e listave të kandidatëve për deputet, përfaqësuesit ligjorë të partive kryesore nxituan drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të dorëzuar listat përpara orës 24:00 të ditës së hënë, kur mbyllej edhe afati ligjor. Pasi nga KQZ doli Njazi Kosovrasti, që supozohej se kishte dorëzuar listën e kandidatëve të Partisë Demokratike, nisën spekulimet se ai mund të ketë dorëzuar një listë të bardhë, pa asnjë kandidat. Dyshohej se lista nuk ishte përpiluar dhe se kryeministri Sali Berisha do përdorte edhe këto ditë deri më 14 maj, për të plotësuar listën. Për çudi, Berisha që flet për transparencë, akuzoi mediat se kanë gabuar katërcipërisht me listat që kanë publikuar paraprakisht. Këto dyshime janë ngritur në KQZ edhe nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste. “Besoj se është një çështje që shkon më së miri me parimin e transparencës së punës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe besoj se ndihmon procesin lidhur me identifikimin e kandidatëve nga të gjithë aktorët që do të marrin pjesë në zgjedhje,” tha përfaqësuesi ligjor i PS, Genc Gjonçaj. Por kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi, tha se listat do të publikohen brenda 14 maj, kur dhe është afati i shqyrtimit dhe i miratimit nga KQZ. “Bazuar në nenin 73 të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja në fakt është duke përpunuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e listave, të cilat kanë ardhur nga të gjitha partitë,” tha Lleshi. “Nuk do të guxoja të kërkoja asgjë të paligjshme në propozimet e mia, por ne na intereson transparenca në këtë proces,” tha Gjonçaj.
Niazi Jaho: “Kandidatët që po shkelin Kushtetutën”
KQZ-ja, aktualisht është duke verifikuar rregullsinë e dokumentacionit të paraqitur nga subjektet zgjedhore lidhur me listat shumemërore të kandidatëve për deputetë. Ka të dhëna se në këto lista janë përfshirë edhe kandidatë që sipas Kushtetutës, paraprakisht duhet të hiqnin dorë nga detyrat apo funksionet që kanë. Meqë kjo është një histori tashmë e njohur, pasi edhe në zgjedhjet e kaluara funksionarët e PD-së nuk dhanë dorëheqjen nga postet që mbanin, po i rikthehemi duke theksuar se kjo është një shkelje e hapur e Kushtetutës. Për sqarimin e kësaj çështjeje iu drejtuam konstitucionalistit Niazi Jaho.
– Zoti Jaho, a ka emra në listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit, të cilët duhet të japin dorëheqjen nga detyrat dhe postet zyrtare që mbajnë pasi bien ndesh me ligjin?
– Po, ka, por nuk e di numrin e saktë të tyre, pasi nuk kam përpara listën zyrtare. Nuk më pëlqen të përsëris ato që kam thënë më parë. Katër vjet më parë unë e kam sqaruar gjatë një interviste të titulluar “Neni 69 I Kushtetutës” dhe e kam përfshirë në librin “Refleksione mbi shtetin e së drejtës”.
– Sidoqoftë, le të hyjmë në terrenin konkret të zgjedhjeve të 23 qershorit. Partia demokratike dhe ndonjë parti tjetër në listën shumemërore të kandidatëve për deputetë, kanë paraqitur edhe persona që duhet të japin dorëheqjen. A është shkelur në këto raste neni 69 i Kushtetutës?
– Neni 69 i Kushtetutës, siç dihet, ndalon kandidimin zgjedhjen si deputet pa hequr dorë nga detyra të gjyqtarëve, prokurorëve, ushtarakëve të shërbimit të punonjësve të policisë dhe të sigurimit kombëtar, përfaqësuesve diplomatikë, kryetarëve të bashkive dhe komunave si dhe prefektëve në vendet ku kryejnë detyrat e tyre, të kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve zgjedhore, Presidentit të Republikës dhe funksionarëve të lartë shtetërorë të parashikuar nga ligji. Nuk jam njohur as me listat shumemërore të PD-së dhe as me listat e ndonjë partie tjetër të regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor. Nuk jam në dijeni se cilat lista shumemërore janë pranuar të rregullta dhe cilat lista janë kthyer nga KQZja për parregullsi, dhe të ç›natyre kanë qenë këto parregullsi. Ende nuk jemi njohur me vendimin e KQZ-së për miratimin ose refuzimin e dokumentacionit përfundimtar të përcaktuar në Kodin Zgjedhor për kandidim. Prandaj, pyetjen që më bëni, do të jap sqarime kryesisht në aspektin ligjor dhe kushtetues. Lista e kandidatëve shumëemërorë të çdo partie të regjistruar si subjekt zgjedhor ose të çdo koalicioni në tërësi duhet të jetë në përputhje me nenin 69 të Kushtetutës. Kjo do të thotë se në këto lista nuk duhet të figurojë si kandidat asnjë person i zgjedhur apo i emëruar që parashikohet në dispozitën e mësipërme kushtetuese, pa hequr dorë nga detyra që ka. Nëse subjektet zgjedhore në listat shumëemërore të dorëzuara në KQZ, nuk kanë respektuar kërkesat e nenit 69 të Kushtetutës, është detyrë e KQZ-së që në zbatim të nenit 73 të Kodit Zgjedhor, gjatë verifikimit të dokumentacionit përkatës, kur konstaton cënimin e nenit 69 të Kushtetutës, ose mospërmbushjen e normave të Kodit Zgjedhor, ta kthejë dokumentacionin për korrigjim. Është KQZ-ja gjithashtu organi kompetent që miraton ose refuzon dokumentacionin përfundimtar të paraqitur nga subjektet zgjedhore.
– Cila është arsyeja që neni 69 i Kushtetutës nuk lejon kandidimin dhe as zgjedhjen si deputet të një kategorie zyrtarësh pa hequr dorë nga detyra?
– Mendoj se arsyeja është e qartë, madje është në interes të zgjedhjeve të lira, të ndershme, të paanshme dhe të pakontestuara. Konkretisht: nëse të themi gjyqtari, prokurori, punonjësi i policisë etj, kandidon si deputet pa hequr më parë dorë nga detyra, gjatë fushatës zgjedhore dhe aspekteve të ndryshme të procesit zgjedhor mund të ndikojë në favorin e tij dhe të subjektit zgjedhor që e ka përfshirë atë në listën shumëemërore. Është pikërisht kjo arsye që në nenin 69 të Kushtetutës thuhet se këta persona jo vetëm nuk duhet të kandidojnë pa hequr dorë nga detyra që kanë, por as të zgjidhen si deputetë, përndryshe sipas pikës 2 të nenit 69 të Kushtetutës, mandati i fituar në kundërshtim me paragrafin e parë të këtij neni do të ishte i pavlefshëm. Kam mendimin se fenomene të tilla duhen parandaluar. Do të ishte negative që një mandat i fituar në kundërshtim me Kushtetutën të shpallej i pavlefshëm. Nuk duhet harruar gjithashtu se në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, Komisioni i Përkohshëm për verifikimin e mandateve do të shqyrtojë dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve. Në rast se ky komision do të vërente paligjshmëri në zgjedhje, sipas nenit 3 të Rregullores së Kuvendit do t’i propozonte Kuvendit dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Është në kompetencë të Gjykatës Kushtetuese që të vendosë lidhur me çështjen e zgjedhshmërisë dhe papajtueshmërisë në ushtrimin e funksioneve të deputetëve si dhe verifikimin zgjedhjes së tyre (neni 131, gërma «e» e Kushtetutës).
Si duhet vepruar nëse KQZ-ja ka miratuar listën shumëemërore të kandidatëve për deputetë që nuk kanë dhënë dorëheqjen nga detyra e prokurorit, gjyqtarit, kryetarit të bashkisë, të komunës apo prefektit?
– Ky vendim ose këto vendime mund të atakohen nga subjekti i interesuar në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë. E shikoj të nevojshme të theksoj se kryetarët e bashkive dhe të komunave si dhe prefektët nuk lejohen kandidojnë në vendet ku kryejnë detyrat e tyre, pikërisht për të parandaluar ndikimin e mundshëm në favorin e tyre ose të subjektit zgjedhor që i ka kandiduar.
– Sipas nenit 69 të Kushtetutës, nuk duhet të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë funksionarë të lartë të administrates shtetërore, por kategoria e këtyre funksionarëve duhet të parashikohet në ligj. Ç’mendim keni për këtë?
– Fill mbas miratimit të Kushtetutës të vitit 1998 do të duhej të miratohej ligji për të përcaktuar kategorinë e atyre që do të përfshiheshin në grupin e «funksionarëve të lartë të administratës shtetërore». Në fakt deri më sot, një ligj i tillë nuk është miratuar. Megjithatë, mendoj se nuk do të ishte as e drejtë dhe as në interes të zgjedhjeve të ndershme dhe të paanshme që persona që në fakt janë funksionarë të administratës së lartë shtetërore të mos hiqnin dorë nga detyrat që kanë, me arsyetimin se «nuk ka ligj që t’i ndalojë». Në fakt, për gjykatën që eventualisht mund të shqyrtonte (në bazë të ankesës) një çështje të tillë, mungesa e këtij ligji nuk duhet të përbënte pengesë. Gjykatat zbatojnë drejtpërsëdrejti Kushtetutën. Ato kanë parasysh frymën dhe qëllimin e saj. Veç kësaj do të mjaftonte të përmendim nenin 1, paragrafi i dytë të Kodit të Procedurës Civile ku thuhet se: «Gjykata nuk mund të refuzojë të shqyrtojë dhe të japë vendime për çështjet që i paraqiten me arsyetimin se ligji mungon, nuk është i plotë, ka kundërthënie ose është i paqartë». Ndërsa, në nenin 155, pika 1 e Kodit Zgjedhor thuhet: «Në shqyrtimin gjyqësor të kërkesë padive për të gjitha veprimet proceduriale që nuk rregullohen nga ky kod, Kolegji Zgjedhor zbaton dispozitat e Kodit të Procedures Civile për gjykimin e çështjeve në shkallë të parë».
– Cili është momenti që lista shumëemërore të konsiderohet e miratuar?
– Këtë e sqarova edhe më parë. Lista konsiderohet e miratuar qysh nga momenti i vendimit që merr KQZ-ja. KQZ-ja sipas pikës ‹3› të nenit ‹73› të Kodit Zgjedhor, publikon listën e plotë të kandidatëve në tri gazeta me tirazh në shkallë vendi, në median elektronike si dhe në faqen e saj në internet.
– Mbas miratimit a mund të ndryshojë lista shumëemërore?
– Emrat në listat shumëemërore dhe renditja e tyre, siç thuhet në pikën ‹4› të nenit të mësipërm të Kodit Zgjedhor «nuk mund të ndryshohen pas miratimit përfundimtar nga ana e KQZ-së». Kjo do të thotë se, subjekti zgjedhor që kandidon persona në kundërshtim me nenin ‘69’ të Kushtetutës dhe vetë kandidati, direkt apo indirekt, kanë pranuar edhe riskun e mundshëm.
Ja 14 kandidatët për deputetë të PD-së dhe PS-së që duhet të japin dorëheqjen nga postet dhe funksionet që mbajnë aktualisht:
KANDIDATËT E PD-së ME POSTE SHTETËRORE
Sahit Dollapi – Administrator i CEZ
Elvana Hana – Drejtoreshë e ISKSH-së
Jorida Tabaku – Nënkryetare e Bashkisë Tiranë
Keltis Kruja – Prefekti i Qarkut të Tiranës
Ivi Kaso – Drejtor i Departamentit të Kontrollit te Brendshëm dhe Anti-Korrupisonit
Andia Pustina – Drejtoresha e Përgjithshme e Taksave në Bashkinë e Tiranës
Vullnet Topalli – Drejtor i Policisë Bashkiake
Zamir Ramadani- Drejtor i Pergjithshëm i Hekurudhave
Helidon Bushati – Drejtor i QSUT-së
Voltana Ademi – Prefekte e Qarkut Shkodër
Krenar Alimehmeti- Administrator i klubit të futbollit, Tirana
Roland Keta- kryetar i Bashkisë Bulqizë
Rrahim Kaleci – Drejtor në Inspektoratin Kombëtar i Arsimit Parauniversitar
Kandidatë të PS-së
Lindita Nikolli – Kryetare e Njësisë Bashkiake Nr. 1, Tiranë
lefter lleshi nje travestit ne sherbim te kriminelit sali ..
Analiza eshte shume e qarte.
Atehere si duhet vepruar?
Duhet lene Saliu te vjedhe perseri? Ne rast se ndodh kjo, opozita duhet te ngrihet fuqishem dhe ta rrezoje kete zagar qe po mban peng Shqiperine.
Per Lefterine:
Lefteri moj Lefteri, ku me ha mua ,e ku te kruhet ty. Edhe zoti e ka shemtuar ne fytyre si shpirti qe ka. Ndersa habitem me Jozin: shpirtin katran, surratin balsam.
Une nuk jam mesuar te ofendoj,por nuk mbaj dot me,kjo duket qe ne fytyre se cfare ujku eshte….RROFTE SHQIPERIA POSHTE SHQIPTARET!
Kur eshte miratuar ligji i martesave midis meshkujve ne Shqiperi ? 🙂
Do ta morim Partizone kete zonje,sa po te beje Divorsin.4
Turp e pa ftyre.Familja nderi dhe karakteri
Natyrisht ska burre qe te mbaje per grua nje pisanjose qe e fut vehten ne aferat e politikaneve te qelbur te Shqiperise.
Te njejten gje do te pesojne edhe ato zedheneset e familjes Berisha, qe e kane futur vehten ne lojen e thashethemeve te ndyra te familjes Berisha, se sdo te kete burre qe ti duroje talljet neper rruge, vetem ne qofte se keto jane te martuara me pederaste qe sduan tja dine se me cpune merret gruaja.
turpi po pushton vendin pak nga pak……..
Gjithcka qe ndodh ne Shqiperi kur drejton Saliu behet objekte diskutimi ose ore gazmore per te vegjlit.Ja se si i drejtohet babaj femijes kur shohin dokumentar me kafshe :Ujku dhe Sali qimen ndryshon por zakonin nuk e harron .Cprisni ju opozitar te ndryshoje bojen Saliu .Kushedi se ku eshte prodhuar e paguar qe ti sherbeje qimes se tije? Edhe ne se nuk pranohet do thone: Nuk kemi para per te blere tjeter.Si gjithmone dopjo 6 u mbetet opozitarve.Ja ata na sabotojne standartet me llogjiken bllokuese.
Po duket qartazi se Topalli e ka marre
L.L(leshin) me vehte dhe e ka fshehur thelle
per ti mbuluar ate pamje te mistereshme qe i ka dhene.
Ne rrugen e tyre kalojne vetem Sorra te zeza nen nje
Qiell te vrejtur.
Te dyja flasin nen ze,siduket nga frika se mos nuk
zbatohen urdherat nje per nje.
Ne kete mesele,Topalli luan Murgun dhe Lleshi sherbyesin.
Ne mes tyre si femra,nuk ka asnje shenje delikatese.
Te dyja Trazovace.por te gateshme per te plotesuar
me fanatizem urdherat e kapos se tyre,-hipokritit Sali.
Me urdher te tij te dyja po hapin gropa te zeza ku te
varrosin pjese nga Ligji.
Po te vazhdojne keshtu edhe Kushtetuten mund ta vidhisin aty
brenda,duke rrezikuar keshtu edhe reputacionin e vendit.
(ndonese ky fenomen ka kohe qe ka nisur)
Nga e tera,prej tyre ne Shqiperi vetem kafshet dhe zogjte
nuk kane ndryshuar,pra kane mbetur sic kane qene;te tjerat
Jeta,njerezit por edhe muzika,jane skalitur ne nostalgji
nga e kaluara,pasi e sotmja eshte ndeshkuar rende.
Kuptohet se keto pasoja kane detyruar parine berishjane
qe ta mbajne forte te lidhur njeri tjetrin.Dhe kjo per faktin se po tu prishen keto ekujlibra,mendja ju shkone se nje dite Vere,
aty nga fundi i Qeshorit,te ndodhen sebashku te gremisur
ne ato gropa te zeza,ku tere jeten e tyre kane flakur Ligjet.
Ne te vertete kjo ndodhi mbetet e hapur,dhe Lleshi do te
jete mbulese prej leshi per ta….
Me LLAFTARINE MOS U KRUANI SE UA BEN ME ZI SE IA BERI DASHNORES SE ISH BURRIT NE MES TE KORIDOREVE TE MINISTRISE SE PUNES dhe ndonese e pane te gjithe burra e gra,ASKUSH NUK BERI ZE!!!!
Nje pyetje kisha per simpatizanet e PD dhe te kesaj grua-burre: arrini te dalloni ndryshimin ne sjellje dhe komunikim ndermjet perfaqesuesve te PS dhe te atyre te PD? Arrini te shihni sesa qytetar, te sjellshem dhe komunikues jane ata te PS dhe sa kafshe, te eger dhe te trashe jane keta te PD? Dhe pastaj beni habi kur dikush iken nga PD dhe thoni se nuk arriten te lepinen ndonje kocke nga PD. Jo mor jo nuk arrijne te komunikojne dot me keta kafshe prandaj ikin.
O edo po ta bon rrethimin sala. Do e hash si ke zgjedhjet e bashkis. Duhet te vesh nje vij te kuqe qe nese e kalon maloku, te terhiqesh nga kjo maskarade. Me mire nje fund i tmerrshem sesa nje tmerr pa fund.
e papame ideja e kesaj kopertine! Klas!
PD nuk fiton kurrrrrrrr me vota te ndershme.Ai di vetem te VJEDH dhe FALLSIFIKOJ.Do pergjigjesh edhe ti o Lefter Leshi.
Lefter e ka emrin apo Lefteri-kjo si BURRE!! Oh zot cfare GoNGALLE! Gjynah zotit qe e ak bere femer me fytyre amshkulli!!
po pse, cfare priste opozita, qe Salehu te bente zgjedhje te ndershme? Salehu do beje gjithcka per te vjedhur, duke filluar pikerisht nga boja..
pastaj, kryetare ka vene kete “burrin” qe duhet te jete pak a shume si Zhellefina, qe “te kap prej zhellesh dhe te qit jashte”…
nga njerez kurva, vetem shtet kurve mund te presesh..
Lefteri moj lefteri ku me ha mua e ku te kruhet ty!
E ka ndonjeri numrin cel t ksaj Lefteri Ristanit? Ta ftoj per nji kafe ktej nga blloku, thon qe asht divorcu kjo goca kushdi sa merzitet vetem, tash qi kan hik dhe shoket nga Kamisioni
Ne zgjedhjet tjera doli nje perfaqsues i ps ne tv deklaroji se boja fshihet.E provuen me Dyljent dhe nuk fshihej.Kjo prove u be para kamerave ne mos gaboj gazetar ishte Arian Cani.Mirpo socialisti tha fshihet me SOLVEN.Ariani i tha nuk e kemi provue me solven.Mirpo Solveni eshte shume me i dobet per fshirje bojrash .Solveni ka shume pak perparsi krahasuar me benzinen.Ndersa Dylijenti fshin cdo boje .
Fjalet per bojen jane teori sajesash per te justifikue humbjen e ps
Lista e krimeve te legjenkarit shal berisha mbajtesit te kavanozave te shurres se diktatorit dhe feceve te ambasadorit.
Eshte i vetmi vend ne bote qe akoma nuk ka mundur te beje zgjedhje te lira demokratike per 20 vjet.Eshte i vetmi vend ne bote qe nuk eshte zbardhur asnje vrasje politike ose mafjoze si:
-remzi hoxha
-kosta trebicka
-fatmir xhindi
-komunari ne kukes
-oficeri shikut
-gjyqtari konomi
-26 viktimat e gerdecit
-4 protestuesit e 21 janarit
Eshte i vetmi vend ne bote qe ka nje K/M qe eshte fajtor direkt per shume krime te tij si:
1- prishjen e qeverise stabilitetit 91′
2- fronezimi i janullatusit
3- aderimi ne konferencen islamike pa referedum
4- sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
5- furnizimi me nafte i milloshevicit
6- vjedhjen e votimeve te 96′
7- rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
8- rrezimin e shtetit dhe vellavraja ne 97′
8- grushti i shtetit shtator 98′
10- impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
11- miratimi i varrezave te ushtareve greke
12- injorimi total i ceshtjes came
13- shitja e detit jon
14- implikimi me ligjin e plehrave
15- vjedhje e votimeve ne 2009
16- masakra e 21 janarit
17- vjedhja e votimeve 2011
18- perdhosja e luftes N.CL
19- glorifikimi i satrapit zog
20- deklarata qe kemi gjak turku.
21- Shitja e resurseve strategjike
22- debilizimi i mentareve te kelmendit
skenen e poshterimit te Shqiperise nga SRB-i, une do ta pershkruaja keshtu:
Pasi e zhveshi teresisht dhe nuk i la gje me veshur ne trup, duke ja rrembyer e vjedhur veshjet e bukura qe i mbullonin dikur trupin, SRB-i, e ka shtrire Shqiperise lakuriq, dac, dhe i ka hipur persiper dhe po e perdhunon. Perdhunimin nuk po e kryen vetem. Ata po bejne nje treshe, nje kaçe, apo nje tetshe me memen tone Shqiperi. Kjo bertet e renkon. SRB-i, duke e perdhunuar deklamon me te madhe, se nena Shqiperi renkon nga kenaqesia, qe ky i ka hipur dhe nuk po i le vrime pa ja germuar.Ka shume qe e duartrokasin dhe i japin zemer.Jepi, futja me thelle.Dhe duke degjuar klithmat- Ja, po kenaqet, po kenaqet…!!!
Jo! Shqiperia po kelthet nga dhimbjet e ketij perdhunimi makaber. Ajo po jep shpirt dhe nuk ka force me te kundershtoje. Cfare do te ndodhe ? Kush do ta shpetoje?
A ka me djem te saj qe kane mbetur gjalle, dhe te marin hak per perdhunimin 20 vecar qe po i ben ky plakaruq i cmendur? A do ta mbajne fjalen keta djem, se së shpejti do ti fusin hellin e nxehte ketij barbari….
si zhapik mocali e paska ftyren
besueshmerija ke ky person eshte O.OOOOOOOOOOOOOO
po pse ai mashkulli aty te fotoja do jete kryetar KQZ-je ??? hajde kryetar hajde, burrneshe kryetar,.. njesoj si zhellefina.. “kapeni mor prej zhellesh dhe nxirreni perjashta, hajt shpejt.. bakabant..”
Ka nje problem te madh,qe asht e zorshme me u zgjedh.Me ligje e drejtesi vote,vetem ne 92 jan zhvilluar zgjedhje te pastra.Ironike asht se ishte akoma PPSH ne pushtet.Prej asaj kohe e kendej,asnjehere nuk ka qene e djathta force e pare.Te gjitha zgjedhjet tjera jane vjedhur e tjetersuar.Nje malok,qe ka ardh prej Tropoje a Kukesi,me tana plackat ngarkuar mbi nje kendez,fukara i keputur,na del i djathte.PS duke pase interes per nje kod elektoral,shpejtoi ta aprovoje ate,duke pare renjen kokposhte te qeverise.Qeveria deklaron arritje imagjinare,mashtron popullin dhe nderkombetaret,per ti bindur se ne baze te “Sukseseve” ka fituar besimin e popullit.Keshtu justifikon vjedhjen e votes.
Po kjo Lefteri Leshi keto dite kishte gjyqin per ndarjen me burrin, u nda apo jo? S’na dhate asnje lajm. Aresyet e ndarjes etj, keshtu do ndaje dhe votat.
Sa larg zgjedhjeve jemi dhe sa afer eshte bojkutimi nga populli i ketyre zgjedhjeve te ekzistences se kombit.Keto zgjedhje jo se do vleresohen nga Europa dhe Amerika e cila na e ka hequr fillin,por populli i mençur do shmange ç’do shkaterim te metejshem te ketij vendi qe si ka mbetur me asnje pasuri e vene me gjak e djerse ne 70 vjet.
Populli nik do pyese as [er nje parti dhe me vetedije do te bojkutoje,nuk do dali ne zgjedhje duke treguar,urejtjen ndaj ketyre politikaneve maskarenj qe edhe si vjedhin,edhe tallen me te.Sot po ngrihet dyshimi per vjedhjen e zgjedhjeve,po pas 6 muajsh?
Popull vendos: ASNJE NE VOTIME,KY DO JETE NDESHKIMI ME I MADHE QE I BEHET POLITIKES ANTI SHQIPTARE DHE PERKRAHESVE TE TYRE EUROPJANE.
Perse vall te gjitha grat e PD ndahen ose jan pa burra, kish i ndan dhe perse,SI eshte nje shprehje, ruaju rrases se lemume dhe me shum gruas se leshume ,si keto te PD.
Eh moj Lefteri e Jugut ; martuar me Lleshin e Veriut ; Shume te Nxin Nuri;Cdite te veshtira puna te pruri,a thu do ti therrashes ti truriT,qe ti thush JOOOOOOOOOOOatij qe te vuri?????????????????????
BURRI E KA NDAR PASI KA KUPTUR NE CFAR LLUMI KISHTE HYR LEFTERIA.PER LEFIN GJERAT DO SHKOJN KEQ E ME KEQ PO NDOQI QORRAZI URDHRAT E USTAIT TE VET.
Dhe nje AK me pantallona.
Prandaj sa te ekzistoi Aleanca Kuq e Zi,Partia Socialaiste nuk i fiton kurre me zgjedhjet.
E nuk vjen dot me ne pushtet.