Të kapësh momentin e duhur nëpërmjet aparatit fotografik! Agjensitë ndërkombëtare kanë përzgjedhur fotot më të mira nga e gjithë bota dhe midis tyre është dhe Shqipëria.

1-Banorët e rajonit të Mendrisio të maskuar si personalitete biblike kryejnë procesionin e së enjtes së shenjtë, në Mendrisio të Zvicrës. Procesi quhet “Funziun di Giuedee”.

2- Policia arreston protestuesit ndërsa bllokojnë trafikun në Oxford Circus, në Londër.

3- Një modele paraqet një krijim të dizajnerit, Zaheer Abbas në Javën e Modës Hum Showcase, në Karaçi të Pakistanit.

4- Një grua e moshuar argëtohet në një kënd lojërash për fëmijë, pranë banesës së saj, një ndërtesë që i përket epokës sovjetike në qytetin Vasilkiv, rreth 30 kilometra në jug të Kievit, Ukrainë.

5- Danieli, katoliku bëhet gati për procesin e ‘Los Empalaos’ në Valverde de la Vera, në Spanjën perëndimore. ‘Los Empalos’ fillon herët të premten e Shenjtë dhe gjatë procesionit adhuruesi ecën në heshtje, zbathur dhe ngjitur në një rreze.

6- Një foto vendoset në vendin e aksidentit për viktimat e 40-viteve më parë, në Egjipt. Kjo ndodh sipas traditës etiopiane, në Bishoftu, Etiopi.

7- Vajzat pakistaneze ulen mbi rrënojat e shtëpive të tyre të shkatërruara nga shirat, që i morën jetën prindërve dhe motrës së tyre në Charsadda, të Pakistanit. Një stuhi e madhe shkatërruese, shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të papara më parë dëmtuan tonelata të grurit që ishte gati për t’u korrur dhe vranë disa njerëz në krahinat Punjab dhe Khyber Pukhtoon Khawa.

8- Një luan fotografohet në kafazin e tij në kopshtin zoologjik, në Tiranë. Një organizatë ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve më pas kryen një marrëveshje me qeverinë shqiptare mbi tre luanë, për t’u dërguar një vend të mbajtjes së kafshëve në Holandë.

9- Një vajzë ecën nëpër panelet LED të ndriçuara. Bwhet fjalw pwr festivalin ndërkombëtar tw dritës, i cili përfshin instalime të lehta dhe dixhitale artistike të krijuara nga artistë vendas dhe ndërkombëtarë nën temën “EuropeLights”.

10- Prindër të maskuar nga vëllazëria ”Exaltacion de La Santa Cruz” marrin pjesë në një procesion të Javës së Shenjtë në Zaragoza, në Spanjën veriore.
e.t./dita
