10 mijë durrsakë të pastrehë, në 6 janar duhet të lënë hotelet

J L

Teksa përgjatë muajit janar pritet të dalë fatura financiare e dëmeve të shkaktuar nga termeti, në Durrës 4 mijë qyetarë ende po qëndrojnë në hotele, ndërsa mbi 6 mijë në çadra, tek të afërmit apo në shtëpi me qira.

6 janari diskutohet si dita kur të pastrehët duhet të lenë hotelet dhe njëkohësisht do të jepet bonusi i qirasë me një  kohëzgjatje 12-18 muaj, për 3800 persona.

Në Durrës ende nuk ka një statistikë përfundimtare të banesave apo pallateve të deklaruara të banueshme ose jo.

Nga 42 mijë vetëdeklarime te banorëve, grupet e vlerësimit kanë mundur të inspektojnë vetëm 31 mijë prej tyre.

Nga këto 12 mijë kanë pësuar dëmtime të renda, por të riparueshme, 1600 dëmtimet në strukturë që i bëjnë të pabanueshme.

Pjesa tjetër mbetet ende në proces vlerësimi.

Ndërkaq përgjatë vitit qe lamë pas, 300 qytetarë kanë aplikuar pranë njësive administrative për t’i bërë vetë punimet në shtëpitë e tyre të dëmtuara lehtë.

Gjithashtu nga 30 firma ndërtimi që kanë aplikuar në bashki, deri më tani leja është miratuar vetëm për 13 prej tyre.

Ata do të kryejnë ndërhyrje në pallatet e ndërtuara, në vitet e fundit nga vetë ato, por që u dëmtuan nga termeti i 26 Nëntorit.

Kohëzgjatja e punimeve do te jetë 5 muaj.

Ndërkaq nga 90 objekte, 1 deri në 6 katë të planifikuara për t’u shembur në Durrës, ka përfunduar procesi vetëm në 30 prej tyre.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Dimer eshte, -11. Mbajeni frymen ne Tirane.
    10 mije vete, rrini bashke dhe udhetoni si pinguinet derisa te arrini te Stadiumi
    Atje ka nje Kulle.
    Kur te arrin kendoni: Eja mblidhuni Ketu Kulltu

  • Ore nga eshte zhdukur Gjushi me duart akullore qe u be milioner te kurriz te ketyre fatkeqeve? Ju kujtohet si pelliste kryehalldupi “burg, burg, burg” per fshataret qe guxonin te ngrinin nje avlli? Tani kane rene squke e nuk ndihet madje ka nxjerre Dulakun me Shkrelin ne pararoje qe te mburren per rindertimin. Po sa mbani o popull akoma nga keta mashtrues?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *