10 mijë euro në muaj për të rruar e qethur François Hollande

Ornela

E përjavshmja franceze “Le Canard Enchaîné” publikoi sot kontratën e Olivier B. berberit zyrtar të kreut të shtetit francez, Francois Hollande, me një pagë stratosferike prej 9,895 euro në muaj.

Stilisti i vlerësuar punon çdo ditë me Hollande që nga maji 2012 në bazë të një kontrate që do të përfundojë paralelisht me mandatin e Hollande, duke arritur një total bruto prej 593,700 eurosh. “Le Canard Enchaîné” , i njohur jo vetëm për zbulimet e saj, por edhe për tonin satirik ironizon punën e berberit që duhet të qeth, rruaj, lajë, lyej flokët e presidentit.

Avokatja e berberit, Sarah Levy, ka shpjeguar se kërkesat e punës së klientit, kërkojnë që ai të jetë në dispozicion “24 orë” . “Nuk është zëvendësuar kurrë. Ka humbur lindjen e fëmijëve, kur ata kanë thyer krahët, kur janë operuar…..”, thotë Levy.

Pallati i Elizesë ka justifikuar pagën e asistentit të bukurisë së socialistit që e fillon shumë herët ditën e punës me shumë orare. Kreh presidentin çdo mëngjes dhe sa herë të jetë e nevojshme dhe natyrisht sa herë që merr fjalën në publik, përfshirë dhe fundjavat.

Media sqaron se kontrata kërkon që berberi ta shoqërojë Hollande në çdo udhëtim ku duhet të kalojë të paktën një natë jashtë. /DITA

Share This Article
4 Comments
  • Tani varet ne qofte se rruan e qeth vetem lart apo edhe poshte …. ne qofte eshte e gjithperfshishme atehere jane te merituara te ardhurat … kush do donte te rruante Hollandene lart e poshte!!!!

  • …dhe thone ne Bruksel se partite Ekstremiste e Radikale nxiten nga Vladimir Putin!
    Mjafton ky lajmi per kete Holond bolen per te kuptuar se sa larg realitetit jane Li-dhjeret e BE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *