5 mijë deri në 10 mijë euro për të ikur në Francë dhe Angli. Ky ishte çmimi i një rrjeti që bënte të mundur lëvizjen në mënyrë klandestine të të interesuarve drejt vendeve perëndimore. Një hetim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është finalizuar sot me arrestimin e tre personave që realizonin largimin drejt Anglisë, ku pritet që në bashkëpunim me autoritete vendase të arrestohen edhe tre bashkëpunëtorë të tjerë. Të arrestuarit janë: Agron Pecaku, Shaqir Salihu dhe Hacir Maci. Sipas hetimeve, Maci rezulton të jetë në krye të rrjetit që mundësonte dërgimin e klandestinëve nga Rinasi në drejtim të dy shteteve. Hetimet zbardhën edhe rrugën e trafikimit, e cila niste në Rinas, vijonte në Francë, nga ku më pas, të interesuarit dërgoheshin në drejtim të Anglisë me kamionë dhe me dokumente të falsifikuara.
i moren me qaf njerzit e shkret qe enderrojn token angleze.