10 nëntor 2019

anazapta

Nga Viktor Malaj

 

-Magjia e Rakisë

Njëri nga shtatë “musketjerët” e Republikës së Re, z. Dashamir Shehi u paraqit në studiot e RTSH-së para pak ditësh në gjendje të rënduar fizike dhe mendore për shkak të ndikimit të pamëshirshëm të rakisë që e kishte parë të arsyeshme ta pinte para se të vinte ora e emisionit që ishte mjaft larg kohës së ngrënies së drekës.

Konsumimi i alkoolit është një çështje krejt vetjake për të cilën nuk kemi të drejtë ta tallim z. Shehu apo të bëjmë humor me të duke e përqeshur. Por, ndonjëherë si në rastin e emisionit televiziv të përmendur, jemi në të drejtën tonë t’i thurim himn rakisë, pasi dashnorëve të paepur të saj u ndodh të nxjerrin në pah edhe gjëra që të dehurit i dinë dhe mendojnë për to, por kufizohen t’i pohojnë kur janë esëll, ngaqë nuk iu intereson t’i nxjerrin në shesh.

I sapoparaqitur për intervistë në studio, z. Shehi pohoi se “Votat i kemi mësu ne si t’i vjedhim, ne demokratët në 1996 e mbrapa dhe ky sistem ka vazhdu pastaj …”.

Në kohën kur filloi mësimi dhe praktikimi i vjedhjes së votave nga partia e tij që vazhdon të quhet “demokratike”, z. Shehi ishte anëtar i Kryesisë së Partisë dhe Zv.Kryeministër. Edhe nëse s’ka pasur rol të drejtpërdrejtë në formulimin dhe zbatimin e skenarit antidemokratik dhe antiligjor, z. Shehi është përgjegjës moral dhe politik sepse as e denoncoi dhe as e dënoi më parë. Përkundrazi, e lejoi të ndodhte dhe e soditi kur ndodhte në të gjitha proceset zgjedhore të pasvitit 1996.

Format dhe metodat që janë vënë në zbatim për të shtrembëruar vullnetin e zgjedhëseve, kanë ndryshuar, por pasojat aspak. Po kujtojmë se metoda e manipulimit të zgjedhjeve të 2009 ishte e ndryshme nga falsifikimi i rezultatit të zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës në 2011. Shëmtia dhe pasojat janë të njëjta, si ato të vitit ’96.

Kur nuk ndodhet në gjendje të rënduar për shkak të rakisë z. Shehi rreshtohet guximshëm dhe publikisht si pjesë e “shpëtimtarëve” të vendit dhe propagandues e premtues i “Republikës së Re”, i republikës ku s’do të ketë më prekje dhe shformime të vullnetit popullor, as lidhje të politikës me krimin, as padrejtësi, as oligarkë, as… as… as. Në gjendje të esëllt, z. Shehi as nuk i përmend dhe as i dënon autorët dhe krimet pambarimisht të shumtë, të shpeshtë dhe të rëndë të kryer nga qeverisjet e “ne demokratëve”.

Kryemusketjeri i tyre, z. Lulzim Basha, i sjellë në PD pasi ajo kishte kryer shumë krime, pjesë e strukturave vendimarrëse të saj dhe pjesë e ekzekutivit (qeverisjes) kur ajo kreu edhe shumë krime të tjera, jo vetëm që s’i përmend, por është krenar për partinë ku e sollën dhe, më pas, katapultuan si kryetar.

Hipur në poltronin e dhuruar, Basha u vetëshpall si pasardhës dhe trashëgues besnik i “shkollës berishiste”, shkollë teorike dhe praktike që ka pjellë dhe kultivuar krimet e kryer, të papohuara e të pandëshkuara. I papenduar aspak, ky trashëgimtar i sjelljes dhe moralit politik të ndëshkuar disa herë, këto ditë ka shpallur se ka marrë përsipër “kthimin e shpresës”. Si vallë mund ta kthejë atë shpresë që Partia e tij, edhe me bashkautorësinë e tij, e ka vrarë shumë herë?! Lulzim Basha i ka lëshuar premtimet e përbetimet varg e vistër njërin pas tjetrit, ashtu si babai i tij politik, por pa karizmën e tij tashmë të vdekur. Pakkush ia vë veshin librit të përrallave të z. Basha.

Sidoqoftë, rakia qenka ilaçi i duhur që të mësojmë të vërtetat. Prandaj është e udhës që të gjejmë mënyrat dhe mjetet t’i bëjmë ta gëlltisin rakinë e buteve edhe Basha me musketjerët e tjerë dhe kështu gjendja mendore e pafrenuar, e çliruar nga arsyeja që e mban të burgosur, do na japë mundësinë të dëgjojmë nga goja e tyre veprimet e kundërligjshme dhe krimet që kanë kryer.

Po të ndodhë kjo do të kishim fatin të dëgjonim L. Bashën si “luftëtar i padrejtësive” duke na treguar kush, si e pse e solli në PD, kush e urdhëroi të firmoste Marrëveshjen e Turpit me Greqinë, ku ndodhen 230 milion euro “të humbur” në rrugën Milot – Kukës dhe si e rregulloi mbylljen e gjykimit penal “me procedurë”, kush e ndihmoi për këtë, do të na tregonte çfarë pa, dëgjoi, urdhëroi dhe e urdhëruan atë gjatë protestës së 21 janarit 2011 kur u vranë katër protestues të pafajshëm dhe u plagosën tridhjetë të tjerë, kush urdhëroi fshirjen dhe kush i fshiu regjistrimet e kamerave të godinës qeveritare në mbasmesnatën e 21 janarit, kush e udhëzoi dhe urdhëroi ndryshimin e rezultatit të votimeve për bashkinë e Tiranës për ta bërë atë kryetar megjithëse kishte humbur me dhjetë vota ndaj kundërshtarit, si dhe me cilët e organizoi manipulimin e zgjedhjes së vet në krye të PD-së etj.etj.

Pastaj do të mund të dëgjonim Fatmir Mediun duke na treguar prapaskenat e bërjes kryetar i PR-së, si e pse këmbënguli si Ministër Mbrojtjeje për ndërtimin e fabrikës së municioneve luftarake dhe armëve në mes të një qendre të banuar që shkaktoi vrasjen e gati 30 njerëzve dhe plagosjen e qindra të tjerëve, si mundi t’i shpëtonte përgjegjësisë ligjore për këtë “krim shtetëror” (të përcaktuar të tillë nga vetë Saliu), pse dha aq shumë leje për ndërtim të furrave të gëlqeres në zonën Krujë – Tiranë dhe sa ishte çmimi për secilën leje etj.etj.

Në skenën e “tregimeve nga rakia” do të shfaqej edhe z. Agron Duka dhe do të na tregonte se si arriti të shndërrohej nga “Duka i krimit” në dashnor i Lulzimit.

Nëse do të ndodhte kjo me “musketjerët” e pozitës dhe me disa të pushtetit aktual, atëherë ne do të kishim detyrimin moral dhe historik t’i ngrinim rakisë një monument në kryeqytet dhe ta shpallnim si shpëtimtaren tonë.

 

– Pse jam kundër vendosjes së fotografive në bulevard

Po të kisha pasur ndonjë paraardhës në LNÇL e, sidomos dëshmor apo hero do të ndihesha krenar edhe sot ashtu siç do të ndihesha keq dhe me turp sikur gjyshi im të ishte aktivizuar në çfarëdo forme në shërbim të pushtuesve të vendit. Megjithëkëtë, unë jam kundër vendosjes së fotografive të disa dëshmorëve dhe heronjve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ashtu siç kam qenë kundër vendosjes së fotografive të disa klerikëve para pak vitesh. Ajo që i bashkon të dy kundërshtimet e mija është fakti se në të dy rastet veprimi qeveritar është thjesht ekzibicionist dhe për të fituar admirim dhe përkrahje, të brendshme apo të jashtme, dhe nuk buron nga ndonjë ideal.

Në rastin e para disa viteve isha kundër edhe për shkak se disa nga ata që iu ekspozuan fotografitë kishin qenë absolutisht të përzier në veprime të paligjshme, ashtu edhe sepse asnjë qeveri, asnjë politikë dhe asnjë parti nuk ka as të drejtë dhe as mundësi të marrë përsipër rolin e një supergjykate që konfirmon apo hedh poshtë ndëshkime të dhënë me vendime gjykatash.

Jam edhe sot kundër vendosjes së fotografive të heronjve dhe dëshmorëve të luftës nëpër bulevard, jo vetëm pse nesër Tufa e Dervishëve, Kaloqeve, Çelove, Gondoleve apo Rrosheve do të përpiqet, siç po bën përditë, të na ekspozojë, propagandojë me glorifikime si atdhetarë bashkëpunëtorët e pushtuesve, spiunët e të huajve dhe terroristët e tipit Matjani, Gjomarkaj, Halil Alia etj.etj. palavi të neveritshme të kombit, por edhe sepse “lartësimi” i heronjve të luftës nuk iu ka hije atyre që gjatë këtyre tridhjetë viteve, sa herë e kanë pasur pushtetin politik, qendror apo lokal, kanë bërë pak ose aspak për të respektuar luftën dhe autorët e saj, kanë lejuar të shkatërrohen thuajse të gjitha objektet përkujtimore të luftës dhe luftëtarëve, janë treguar mospërfillës ndaj pasardhësve të luftëtarëve, kanë lartësuar kryetarin e formacionit politik pamohueshëm dhe plotësisht vërtetueshëm bashkëpunues me pushtuesit dhe tani po planifikojnë t’i heqin stadiumit kombëtar emrin e simbolit të heroizmit të popullit shqiptar në luftën e Dytë Botërore, Qemal Stafës, heroizëm dhe sakrificë e njohur ndërkombëtarisht.

 

-Vrasës me Licencë avokati

Në të gjithë botën e qytetëruar, kur ndodh një krim, sado i rëndë qoftë ai, opozitat politike ose heshtin ose shprehin përkrahjen e tyre për organet ligjzbatuese, qofshin të policisë, prokurorisë apo të sistemit gjyqësor.

Ndërsa në vendin tonë, ata që kanë tridhjetë vjet që na thonë se “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” dhe betohen çdo ditë se janë të vetmit që “mund të na çojnë drejt Evropës”, mezi presin të ndodhë një vepër penale, duke nisur nga një zënkë e  rastit me grushta e deri tek ndonjë vrasje, që të dalin e të shpallin fajtorët, motivet, autorët dhe të bëjnë kështu hetuesin, prokurorin dhe gjykatësin suprem.

Duke e ditur se janë tërësisht të zhvlerësuar përpara popullit dhe, madje, disa prej tyre, autorë krimesh monstruoze por të pandëshkuar për shkak të kapjes së sistemit të drejtësisë qysh nga 1993, besojnë se duke ia faturuar çdo krim dhe paligjshmëri “bashkëpunimit të shtetit me krimin” do të mund të fitojnë pikë në opinion dhe të rikthehen në pushtetin e provuar, të shpërdoruar dhe të pamerituar.

Kur ndodhi krimi në Shkozet para një jave dhe u plagosën tre persona, midis të cilëve edhe një prokuror i Durrësit, kukuvajkat dhe çakenjt politikë u vërsulën t’ia faturojnë autorësinë qeverisë, të përcaktojnë autorët, motivet etj.,etj. Lehësit mediatikë u bënë iso duke u mbështetur në deklaratat e panevojshme të Kryeministrit dhe zëvendësit të tij, të bëra më herët për prokurorin e plagosur.

Deklaratat qeveritare se prokurori po merrte vendime nën ndikimin e lidhjeve të tij me botën e krimit, janë parimisht të gabuara dhe të palejueshëm për shtetarët seriozë. Fakti që prokurori i akuzuar nga qeveria ishte në shoqërinë e njerëzve me precedent penal dhe u plagos bashkë me ta, nuk i përligj deklarata publike që bënë qeveritarët për të. Qeveria ka rrugë ligjore për t’i adresuar denoncimet e saj. Sikundër ka të drejtën të ndërmarrë nismë ligjore për t’i përjashtuar nga shortimi i çështjeve prokurorët dhe gjyqtarët që nuk kanë kaluar vetingun. Të paktën të mos jenë, përkatësisht, udhëheqës të hetimeve për çështje të rëndësishme dhe relatorë për çështjet që gjykohen.

Vrasësi i protestuesve të pafajshëm të bulevardit, vrasësi i banorëve të Gërdecit, vrasësi i Remzi Hoxhës dhe dhunuesi i qindra shqiptarëve Sali Berisha pohoi se “ngjarja ishte një atentat mafioz qeveritar i paralajmëruar…”. Nën shembullin dhe në rrugën e tij u shpreh edhe biri i tij shpirtëror e politik L. Basha i cili, përveç se e konsideroi krimin si të paraprirë nga “kërcënime direkte të Kryeminsitrit”, u shpreh se “Atentati ndaj një prokurori është ngjarja më e rëndë që mund të ndodhë në një vend. Ngjarja tregon se krimi nuk e ka frikë shtetin”.

Këta individë që në të shkuarën kanë kryer krime, duke përfshirë edhe vrasje njerëzish të pafajshëm dhe që sot duhej të ishin në burg, i japin vetes atributet e avokatit të prokurorit të plagosur dhe mbrojtësit të sigurisë qytetare, ndërkohë që ne e dimë se, kur sundonin ata qenë vrarë gjyqtarë e punonjës SHIK-u dhe katër oficerë policie në të njëjtën kohë dhe jo fort larg vendit ku u plagos prokurori dhe dy të tjerët. Moralit dhe rrugës së tyre nuk mund t’i ndahej as grizhla politike me emrin Petrit Vasili i cili prej disa vitesh stërmundohet të bindë shqiptarët se edhe kur një grua tradhëton burrin e vet fajin e ka Kryeministri. Ja si shprehet ky individ i zhvlerësuar si dikur dinari jugosllav: “Edi Rama e mbajti fjalën… Ai, tri javë më parë e kërcënoi publikisht prokurorin Arian Ndoja se nuk do t’i shpëtonte ndëshkimit dhe… ndëshkimin ia dha me plumb”.

Pohimi i Kryeministrit Rama, pa ia përmendur emrin prokurorit, se do të ndëshkohet pasi bashkëpunon me grabitësit e tokave, iu mjafton “prokurorëve” Berisha, Basha dhe Vasili që t’ia faturojnë krimin e rrugës kryetarit të Qeverisë. Rama e shprehu qartë se prokurori do ndëshkohej nga Vetingu, por “prokurorët” e vjetër vazhdojnë ta vlerësojnë shtrembërimin si armën e tyre më të fortë.

A do të ishin dakord këta farë burrash që të fajësonin veten e tyre nëse nesër, larg qoftë, vritet ndonjë nga qindra punonjës të shtetit dhe të drejtësisë që këta i kanë kërcënuar me emër e mbiemër gjatë këtyre viteve? Sipas këtyre “detektivëve” na rezulton se Kryeministri aktual përdor banditët e rrugës për të ndëshkuar të korruptuarit, qofshin ata edhe prokurorë apo gjyqtarë. Sipas tyre, duhet miratuar një ligj që ia ndalon Kryeministrit të kritikojë apo përgojojë cilindo shtetas për korrupsion dhe, nga ana tjetër, ia lejon kujtdo të akuzojë Kryeministrin si kriminel dhe i korruptuar.

Këta ekspertë të mbaruar të budallallëkut dhe mjeshtër të ligësisë e dinë sapo krimi ndodh se kush ishte objekt i sulmit me armë, kush i shtyu autorët dhe cilat janë motivet e atentatit. Tani për ta nuk mbetet gjë tjetër veçse të pezullohet Reforma në Drejtësi dhe procedura e formimit të SPAK, Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese dhe këto funksione t’i marrë Çeta e Republikës së Re dhe Plaku i Malit, Hasan Sabaha me Tespihe. Atëherë do të mbeten vetëm Rrumat e Politikës dhe do të shkojnë në burg Rrumat e pazarit.

Do të ishte e udhës që ata dhe kushdo tjetër ta ngrenë zërin në mbrojtjen e Ndojës si njeri, si qytetar dhe jo si prokuror pasi jeta e cilitdo qytetar duhet konsideruar e barabartë me jetët e shtetasve të tjerë. Duke i dhënë përparësi, me hipokrizi, gënjeshtra dhe djallëzi, jetës së prokurorit Ndoja, luftëtarët e Republikës së Re dhe moralit të vjetër, jo vetëm që diferencojnë shtetasit e Republikës por nesër mund të gjenden përpara faktesh tronditëse që lidhen me të shkuarën e afërt të prokurorit i cili, me një rrogë modeste, bënte jetë milioneri në shtetin më të varfër të Evropës.

 

-Ta kapësh Demin nga Bishti

Një pjesë e medias dhe e pushtetit filluan ta “kryqëzojnë” z. Lulzim Basha pse e ka lënë banesën e tij në një pallat dhe ka blerë apo marrë me qira një vilë në një kompleks luksoz të ndërtuar nga njëri prej oligarkëve që ai i mallkon ditën dhe i bekon natën. Për një individ që ka deklaruar se ka mbi një milion euro në bankë, që ka në pronësi krejt katin e një pallati në qendër të Tiranës dhe një shtëpi në Holandë nuk ka arsye të çuditemi pse blen edhe një vilë.

Çështja shtrohet: si i bëri paratë ky milioner kur pretendon se, pas shkollës së lartë ka punuar pesë vjet për UNMIK-un në Kosovë si përkthyes dhe faktmbledhës dhe është paguar pesë mijë euro në muaj? Edhe sikur të mos ketë shpenzuar asnjë kacidhe nga paratë e pagesave, për 5 vjet (60 muaj) zotëria ka pasur treqind mijë euro të ardhura. Po pjesa tjetër nga i ka ardhur? Kur të kapet “demi” për brirësh, atëherë zgjidhet lehtësisht çështja e “bishtit”.

 

-Si ta kuptojmë z. Palmer

Zyrtari i lartë amerikan Mëthju Palmer, u shpreh nga Kosova para pak ditësh: “Dy fjalë edhe për opozitën e Shqipërisë që është jashtë Kuvendit. Ju mund të luani rolin tuaj. Shfrytëzojeni sepse bojkoti nuk ju solli fuqi më të madhe politike. Nuk detyroi dhe nuk mund të detyrojë zgjedhje të parakohshme. Prandaj shfrytëzojeni mundësinë për ta evokuar dhe negociuar në mirëbesim reformën zgjedhore”.

Pohimet, madje të përsëritura, të përfaqësuesit amerikan lexohen fare qartë në shqipen e drejtpërdrejtë: bojkoti parlamentar dhe ai i zgjedhjeve ka qenë një marifet politik i pajustifikuar; ky marifet politik u bë për të përfituar fuqi (pushtet) politike që nuk besohej se do të mund të fitohej në rrugë normale demokratike; bojkoti nuk solli zgjedhje të parakohshme dhe as duhet shpresuar për zgjedhje të përgjithshme përpara 2021; është më mirë për opozitën të përfshihet në jetën normale politike, qoftë edhe jashtë Parlamentit dhe të kontribuojë në realizimin e reformës zgjedhore; rruga e vetme për t’u kthyer në pushtet do të jetë pjesëmarrja në zgjedhjet e vitit 2021 me ligjin e ri të zgjedhjeve.

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

Share This Article
4 Comments
  • T’u lumte pena, Z. Viktor! Si gjihmone i sakte, i drejtperdrejte dhe koherent. Nje analize e perkryer e asaj qe po ndodh ne politiken tone “te kapur nga bishti” dhe se çfare duhet bere per te dale nga ky qerthull i pashprese, ku opozita e drejtuar ne prapaskene nga perbindeshi i Viçidolit, qe, ashtu si çimçakizi pas kepuce, nuk po i ndahet ketij populli, i cili, e them me shume keqardhje, paskesh lindur per te vuajtur.

    • O Guri, ti i ke kepucet e grisme mer lal, te prishka pune cimcakizi qe te qeka njit mas kepuce. Juve po ua merr shpirtin Edvin Piktori, ala e keni menjen ke Sali Doktori.

  • MURI I BERLINIT,MURET E BATHORES DHE MJERIMIT!

    ‘Kafshate qe s’kaperdihet asht,or vlla,mjerimi
    kafshate qe te mbet ne fyt edhe te ze trishtimi…”Migjeni
    ————–
    Nae vend te paraDhenjes
    Nder lajmet nga Bota dhe haber-akshamet dale nga hamam Bushatet e Bathores veçojme:

    Nga Bota
    -Ne gjithe Boten mbare dje u fol mbi ngjarjen ,30 vjetorin e renjes se murit te Berlinit si ‘SIMBOL’ i mbarimit te nje epoke te luftes se ftote midis dy ‘Boteve’ por mbi te gjitha si ‘Simbol’ i Paqes dhe Bashkimit!
    Ne tere analizat informative ne tere Boten u kerkua ti jepej pergjigje te vetemes pyetje:
    Ç’fare ndryshoi ne keto 30 vjet ,per ‘mire’mbas ‘Renjes se murit te Berlinit pe Boten Ballkanin Europen!?

    Ne shumicen e analizave mendimit filozofik e shkencor u arrit me te drejte mbi bazen e fakteve dhe realitetit se ne keto 30 vjet jo vetem nuk arrit asgje per ‘mire’ nga pikpamja gjeopolitike e aqe me teper ekonomike e ‘paqes e bashkimit’ por perkundrazi per KEQ ku nder shembujt e ‘KEQINJ’ pas tragjedise kronike te lindjes se mesme ,Ballkanit,Avganistanit u permend dhe nje vend dikur Shqiperi tashme 30 vjetpa shtet pa Zoit e ‘Perendi’ deri duke u permendur dhe dy fjaleshi Tragjik’Lufte civile?!

    Nga kalifati i Bathores:
    ————
    Ne te vetemin vend te Botes mbare ku nuk u fol per kete ngjarje,30 vjetorin e ‘Renjes se murit te Berlinit’ ish ky vend 30 vjet pa shtet i pushtuar nga xhihadi e ne terr informacioni si ne periudhe inkujzicioni!
    Dhe jo vetrem kaqe por aqe me teper te ‘analizohej’ se ç’fare pasojash TRAGJIKE òpati dhe vazhdon te kete populli shqiptar tashme 30 vjet koloni me shume kolonizatore pa shtet ,pa baze ekonomike,pa te ardhme drejt shperberjes se pa shmangeshme si asnjehere ne historine e tij perfshi edhe periudhen para pavaresise,edhe periudhes se ndarjes se kufijve dhe periudhes se pushtimit fashisto-nazist,njesoj si ttragjedija apo ‘Permbytja e madhe biblike’!

    Ç’fare ndodhi!?
    Per 30 vjet pas renjes se ‘Murit te Berlinit’ ne kete vend ne mes te Europes ne brigjet e Mesdheut pake a shume ndodhi e njejta gje qe i ka ndodhur popullit EBRE si dymije e ca vjet me pare 40 vjet i arratisur ne shkretetire ashtu dhe gjate luftes se dyte boterore nga pushtimi fashist ku u vrane mbi 6 Milion Ebrej!

    E njejta gje i ka ndodhur ketij POPULLI me te vetemin ndryshim qe qenjet AHUMANE nuk quhen EBREJ po quhen SHQIPTARE!

    Me regji te huaja ne ’emer te alla akbar’ u ndermoren kryqezata si ne mesjete ku TURMA qenjesh me bisht ‘Hajdare’,’kosovare’,’muxhahedine’,’xhihadiste”koloboracioniste’ e antishqiptare ndermoren KRYQEZATAT per te dshkaterruar nga thermelet ish shtetin shqiptar por mbi te gjitha ‘bazen ekonomike’ te shtetit dhe tere infrastrukturen e tij llogaritur ne MIJERA-MILIARDE te ndertuar me GJAK dhe DJERSE nga MILIONA shqiptare per mbi nje Shekull!
    Kryqezatat ne emer te ‘alla akbar’ sipas ideologjise INTEGRALISTE xhihadiste u udhehoqen nga TRE lloj ‘sektesh’ xhihadisto fashiste :
    -Ish Bllokmene apo ‘Çuna blloku’ me doktorin e bllokut serbin Karaxhixh Sali qe nuk donin te humbnin parajsen 50 vjeçare te se ashtuquajtur ‘E drejta borgjeze pa borgjezine’!
    -Ish minorritare serbe,greke maqedonas,po mbi te gjitha ‘Çobenj’ shumica po ‘Çuna blloku’ me mbiemra Nano,Ngjela,Lubonja,Blushi,Pollo gjithmon duke patiur ne krye doktorin e xhihadit ne bllok minoritarin Serb apo Karaxhixh Saline,Neronin qe drejtoj zjarrvenjen per tere ish Shqiperine!
    -Agjente shumica qe gjate luftes se dute boterore si vend i pushtuar nga fashizmi italjan qe kaluan dore me dore nga SIM tek UDB-KGB-CIJA ashtu si Zagaret edhe agjenmtet qe punojne tere jeten per Padronet shumica ‘Çuna blloku’ ose ‘Çuna TirOne’ gjithmon te udhehequr nga poliagjenti serb Karaxhixh Sali!
    -Ish te rekrutuar ne sherbim te agjensive te ish shtetit shqiptar,sigurimit dhe qe u shfrytezuan nga ‘pushtuesit’ apo kolonizatoret mbasi ua hapen dosjet dhe ua tundenin sa here per ti shantazhuar.Edhe ketu shumica çuna blloku,çuna TirOne dhe ne krye po ‘AI’ doktori Kaaraxhixh Sali,edhe bllokmen dhe minoritar dhe agjent i te huajve dhe ‘sigurims’ qe i sherbente numurit DY te dikttatures ‘shokut’ HYSNI jo rastesisht e per ‘koinCidence’ ne qindra e qindra mjeke intelektuale e specialiste!?
    Per keto lloj KRIMESH makaber rendojne me dhjetra vepra PENALE dhe tragjikisht Bota mbare po mban sehir ashtu si edhe tragjikisht ‘Aleati strategjik’ dhe BE-ja!?

    ,Ra muri Berlinet u ngriten muret e Bathores-Mjerimit!
    ———–
    1.-U ngrit muri i Mjerimit :’Prane Sofres i pa ngrene..”ku popullit shqiptar ju hoq nga goja BUKA!
    Nuk ka LIRI pa liri ekonomike,pa u çliruar nga ankthi i plotesimit te nevojave me te dpmosdoshme per te mbijetuar,pa u siguruar femijeve te hane tre here ne diter BUKE!

    U ngrit ‘Muri’ qe ndante popullin shqiptar nga pasurija e tij KOMBETARE mbi e nen tokesore natyrore,e tundeshme dhe pa tundeshme se bashku me tere kapitalet strategjike te arratisura jashte!
    Pas 30 vjetesh populli shqiptar pa shtet eshte 99 perqind pa LIRI pa PRONE pa PUNE shume me keq se skllaveri ose si asnje popull edhe gjate pushtimit FASHIST i SHPRONESUAR!?

    2.-U ngrit muri i ‘inkujzicionit’-terr informacioni:’Prane dijes i pa nxene..”!
    Permes ideologjise xhihadisto-fashiste e integraliste,ne emer te ‘alla akbar’ TURMAT per 30 vjet me tritol ne brez molotov ne dore e kafkat BOSH propoganduan permjet radio zhurmes ne duar te ‘koloboracionisteve’ qe kishin lyer duart me gkjak shqiptari mbeturinave zogiste e zogolljane e ashtuquajtur ‘Zeri i Amerikres’ luften e ISIS kunder mullinjve me ere te kAmunizmit dhe pas 30 vjetesh ‘lufte’ e drejtuar nga kfreret e ISIS ‘çjuna blloku’,’çuna TAirOne,’minoritare’,dhe agjente me ne krye bllokmeninin minoritarin,agjentin,sigurimsin karaxhix Sali,Neronin qe dogji Shqiperi..Nuk u vra as u zu rob asnje kAmunist!?

    3.-U ngrite ‘MURI’ njesoj si muri i madh kinez per gjate gjithe vijes bregdetare apo bregdetit ish shqiptar:’Prane detit i pa lare..’!Ku popullit shqiptar i eshte hequr e drejta jo vetem te lahet ne ujrat e tija ish teritoriale te ish shtetit shqiptar por as qe mund tu AFROHET sepse bregdeti eshte ‘fortifikuar’ nga PUSHTUESIT si vijat fortifikuese Ziggfrid e MAazhino ku jetijne PARAJSEN kreret e xhihadit ne pernberje te se cileve jane ‘òunat e bllokut’,’çunat e TirOnes’,,mkinoritare’,ish agjente e sigurimsa ANTISHQIPTARE!
    Edhe per te bere nje video nje çift i ri shqiptar ne ish bregdetin e ish tokes AME i duhet te paguaje nese nuk iken per lesh po qe se do beje kete video afer ndonje VILE te krereve te xhihadit qe ruhet nga ‘Garda e FRepublikes’ me bij shqiptaresh qe 30 vjet vrasin shqiptare jo ne bregdet po dhe ne mes te bulevardit si koke palare!

    4.-Muri ose IKJA pa kthim mbrapa se TOKA asht e ‘AXANUN’!
    Te njejten gje qe bene pushtuesit nazifashiste me shume vende kryesisht Polonine ku perzune Polaket,i populluan me Gjermane e njejta gje ndodhi dhe vazhdon ne kete vend 30 vjet piushtuar nga XHIHADI dihet numuri sipas informacionit te jashtem se xjane rreth 15 MIJE te huaj xhihadiste,muxhahedine,afgane Iraniane libandeze e akoma nuk thuhet numuri i UDB-asheve te veshur me MIJERA si IMAME dhe ‘kosovare’ qe jane bere zoter nder keto troje dhe u kane vene ‘Kufirin tek thana’ gte ashtuquajturve SHQIPTARE!
    Ne nje vend pa shtet jo vetem ka IKUR mbi gjysma e popullsise ajka e shoqerise e luftes qe derdhi GJAK per LIRI dhe DJERSE per NDERTIM po ajka e moshes RINISE qe ka ikur pa KTHIM dhe ish toka e te pareve eshte ne duar te xhihadit ISIS ndare ne çifligje sipas sekteve fetatre!

    5.-Muri qe ndan POPULLIN-Shqiptaret nga istitucionet pushtetet administraten e ANTISHTETIT apo tere sistemet ekonomik politik social akademik bankar tashme 30 vjet ne duar e te uzurpuar nga NEPOTIZMI e KLIENTALIZMI si pasoje e MONOPOLIZXIMIT te çdo qelize te shoqerise bazes dhe superstruktufres se antishtetit apo kalifatit te BATHORES!

    Asnje shqiptatr aqe me teper i moshave te REJA nuk mund tu afrohet istitucioneve pushteteve sistemeve mbi bazen e parimeve te ‘Ekonomise se lifre te tregut’ si Meritokraci-Barazi mun desish-Konkurence sepse ato tashme jane ‘MONOPOL’ ne duar te te FORTEVE qe jo vetem nuk kane nevoje per TRURIN por per MUSKUJT por kane ngritur MUFR qe permes arsyes trurit meritokracise nuk mund ti kaperxesh KURRE!
    Te FORTET jo vetem nuk e pranojne TRURIN por ata ne keto 30 vjet me metoiloda xhihadiste e MAFJOZE kane emeruar edhe ‘qeverrite’ edhe ‘presidentet’ edhe ‘deputetet’ pse jo edhe ‘ambasadoret’ ne kete vend pa shtet pa asnje nga 3 pushtetet legjislativ-gjhyqesor-egzekutiv,pa asnje istitucion kushtetues pa prokurori pa drejtesi pa siguri pa kufij —-KALIFAT-ISIS!

    Se fundi Muri STERRE i inkujzicionit ku pas 30 vjetesh jo vetem qe kemi ngelur pa shtet te pushtuar nga xhihadi por nuk ka ASNJE lloj treguesi e te dhene as demografike e as flitet fare per ‘tendence’ te rritjes se popullsise autoktone shqiptare drejt shuarjes!
    Nuk dihet ASGJE si òpas grup moshave sa shqiptare kane ngelur nder keto troje sa ne pune e sa te pa pune sa jane vrare sa jane zhdukur sa kane ikur pa kthi,m sa prostituohen sa jane te lidhur me krimin sa kontrabandiste e mbi te gjitha nder dy shtresat me te dlobeta sa GRA dhe FEMIJE ne keto 30 vjet jane VRARE,jane NGUJUAR,PROSTITUOHEN,VRITEN brenda familjes e,kontrabandohen si ‘MISH I BARDHE’ e detri sa THEREN per pjese kembimi organesh!?

    Nder krimet modstruoze te fashizmit nga ‘doktoret’ e Hitlerit ato me mostruozet ishin ndaj grave dhe FEMIJEVE deri duke prodhuar SAPUN’ me dhjamin e kadaverave skelete ashtu si po ben tridhjet vjet ATUFAT e krriminelet koloboracioniste qe kane pushtuar kete vend ne emer te ‘alla akbar’ qe zbatojne urdherat e kalifit Kafraxhixh SALI ‘doktorit’ te ‘shokut’ HYSNI!

    Po te analizohen KRIMET ndaj njerezimit gjate luftes se dyte boterore per 6 vjet ne krahesim me KRIMET ndaj ketij vendi e populli per 30 vjet e ne raport me numurin e popullsise jane shume e shume here me te MEDHA!
    Vetem se keto MALE-krimesh nuk ‘duken’ sepse kudo jane ndertuar MURE qe nuk te lejojne tu afrohesh per ti ‘zbuluar’!MURE dhe ‘BUSTE’ krriminelesh hajdaresh xhihadistesh apo ‘IDHUJ PA KRENA’!

    P.S Mbas luftes se dyte boterore u hap gjyqi i Noremberut per 24 kreret me te larte te ‘SS’ qe u denuan me denime kapitale vrasje ose varje ne litar dhe me von edhe gjyqi i ‘DOKTOREVE’ qe trupi gjykues ish amerikan!
    Kur do hapet gjyqi nderklombetar i Hages ne mes te ish kryeqytetit te ish shtetit shqiptar tani i pushtuar nga Xhihadi BATHORE qe te rrezohen MURET dhe nen to te VARROSEN ‘Idhujt pa krena’ qe mos perhapet epidemija qe te mos shuaje kombe si thosh Migjeni!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *