10 njerëzit e parë të drejtësisë së re, çfarë do ndodhë më pas?

Ornela

Parlamenti Shqiptar ka miratuar mbrëmë një nga vendimet më të rëndësishme për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Në mungesë të konsensusit politike dhe të 93 votave, në seancën e djeshme plenare është miratuar automatikisht lista me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dy organet më të rëndësishme të drejtësisë së re.

Mbrëmë janë zyrtarizuar 10 njerëzit e parë të drejtësisë së re. Zyrtarisht, anëtarë të KLGJ janë Fatmira Luli, Alban Toro, Maksim Qoku, Erion Muharremaj dhe Naurela Llagami.

Anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë Tartar Bazaj, Nurihan Seiti, Gent Ibrahimi, Sandër Beci dhe Alfred Balla.

Lista me kandidatët mori vetëm 72 vota nga 93 që duheshin, por megjithatë, votat ishin të mjaftueshme, për shkak se ky ishte raundi i tretë, pas të cilit lista konsiderohet automatikisht e miratuar.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë të Prokurorisë kanë nga 11 anëtarë secili. 10 anëtarë zgjidhen nga Kuvendit, ndërsa 12 anëtarë zgjidhjen nga gjyqtarët dhe prokurorët. Kuvendi i zgjodhi mbrëmë 10 anëtarë.

Që të plotësohen këto dy organe, duhet që gjyqtarët dhe prokurorët të përzgjedhin, sipas një procedure të parashikuar në ligj, anëtarët e tjerë. Por, kandidatët nga gjyqësori për anëtarë të KLGJ dhe KLP, aktualisht po i nënshtrohen procesit të Vetingut.

Çfarë do ndodhë?

Konstituimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë i hap rrugë ngritjes së organeve të SPAK-ut, Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale.

Tek këto organe janë përqendruar të gjitha shpresat dhe pritshmëritë e shqiptarëve dhe Perëndimit për ndëshkimin e kokave të korrupsionit dhe krimit në Shqipëri.

Në kompetencë të Byrosë së Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme do të jenë 40 vepra të ndryshme penale dhe të gjitha dosjet e funksionarëve dhe ish-funksionarëve shtetërorë që nuk janë hetuar apo gjykuar deri më sot.

Disa nga veprat penale që do hetohen nga Byroja dhe do gjykohen nga Gjykatat e Speciale janë korrupsioni pasiv dhe aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë si dhe korrupsioni aktiv dhe pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë./Marrë me shkurtime nga shqiptarja.com

o.j/dita

Share This Article
11 Comments
  • Filliiiiiim i riiiii, shteeeeet i riiiiiiiii drejtesiiiii e reeeeeee. E degjoni akoma ekon e pellitjeve te kriepsikopatit qe perpiqet te shese per te reja e “trendy” ca rroba teritali te dala boje.

    • U shofte fara PeDe dhe analeve informative neper blogje. Prangat po kercasin per kliken kriminale. Ruaj sumen infotrahanaja se po te vjen rradha edhe ty. Corben e prishur qe keni gelltitur do tjua nxjerrim nga veshet o vemje te Vicidolit.

  • Po ato komisjionere qe do te bejne vetingun e gjyqtareve dhe prokuroreve, kush u a beri vetingun?!!!! Rama Me Lulin qe i zgjodhen sipas qejfit?!!!

  • akoma dyshoni qe ca do e hane… ore miq, nuk eshte mielli jone, eshte SHBA pas, i del tymi zi dhe behet cfare do ajo.

  • “Perkthyesi” ! Zoteri po te mos ishin ne mes nderkombe-
    taret Reforma ne drejtesi me keta politikane nuk do te be-
    hej kurre ! Keshtuqe fale punes kembengulese te amba-
    sadoreve te nderuar LU dhe VLLAHUTIN kjo Reforme do
    te kurorezohet me sukses ,por sigurish jo 100 per 100 ,
    sic e kerkojne shqiptaret .

  • E pame drejtesine e qoftelargut, prandaj u ideua reforma ne drejtesi! Qe kjo reforme do te jete shume here me e mire se cka qen, kjo nuk vihet ne dyshim, por puna qendron se a do te jet ne ate nivel qe ne kerkojme? E ketu duhet le te presim e te shpresojme!

  • Skepticizmi i shqiptareve eshte shume i thelle dhe ka arsye. Ka arsye se per 27 vjet(pa folur per periudhen komuniste) eshte vjedhur masivisht gjaku i ketij populli dhe asnje gjemb nuk ka hyre ne kembet e politkaneve e zyrtareve plehra ne Shqiperi. Megjithate le te shpresojme se mund te behet ajo qe thuhet. Do “perendia”!

  • A e degjuat thirrjen: “Une jam Sali Berisha!” Mbajeni mend, sa te rroje perbindeshi i Trustit te Geshtenjave te Tropojes, kurre nuk do te vendoset drejtesi ne Shqiperi!

  • Kur palet nuk afrohen per zgjidhjen e ceshtjeve vendos diktati , forca . Ja qe edhe ne “demokraci”vepron forca , kur gjerat nuk gjejne zgjidhje ne rruge demokratike!

  • Nje faleminderit te madhe ,pa kufi ,ti themi Amerikes dhe BE .Se te ishte per ne popullin kokpalare , skishim as edhe nje shanc . Mafja nga te ghithe partite kryesore eshte ndertuar me kujdesin me te madh ,dhe me brutalitetin fshataresk, nga ish PPSH , te ndare ne tre pjese . Optimiste duhet te jemi ,tani koha do punoje ,per te drejten ,shtetin ligjor ,per interesat e popullit te pa perkrahur e te ndershem shqiptar , e mbi te gjitha ardhjen e dinjitetit te popullit mbare shqiptar qe na i kane hedhur e flakur ne hale keto e 26 vite .. TUNG :.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *