1) Dekriminalizimi! Ajo që të habit në këtë fushatë është vështirësia me të cilën partitë u ndanë (jo plotësisht) nga kandidatët me rekorde të dyshimta. Shqipëria megjithëse vijon të tkurret nga largimi i shqiptarëve nuk meriton të ketë kandidatë me të shkuar të dyshimtë apo kandidatë mediokër që fyejnë inteligjencën e çdo njeriu normal. Në ndonjë rast janë aq banal dhe të frikshëm sa I vetmi ngushëllim mbetet fakti se vetëm njëri prej tyre do të fitojë. Hipokrizia shfaqet në formën e vet më të plotë kur kërkohet ligj për të ndaluar të “inkriminuarit”, a thua se po garojnë më vete dhe po i voton populli. E kundërta, i kanë zgjedhur dhe i ofrojnë për kryetarë bashkish.
2) Partitë raportuan për veten. Epoka kur politika ushtronte presion ndaj gazetarëve se si t’i bënin kronikat zgjedhore ka marrë fund. Tani media ka për detyrë vetëm të transmetojë kronikat që i kanë përgatitur shtabet e kandidatëve. Të rrimë shtrembër e të flasim drejt. Nuk bëjnë kronika të këqija. Janë aq të mira sa të kujtojnë shkodranët me thënien: “të hipt vetja në qef”. Rastet që gazetarët shkuan dhe ndoqën takimet elektorale mund të numërohen me gishtat e njërës dorë. Publiku ende nuk e di se në lajme kanë parë lajmet e gatuara nga partitë.
3) Debatet e munguara. Afërmendsh që kur kontrollon lajmet, pse të rrezikojnë me debate. Me përjashtim të kandidatëve të Shkodrës, Fierit, Kamzës … në televizione munguan debatet. Debati fundit në Tiranë u bë në fillim të shekullit 21, tetor 2000!
47) Pak njerëz në shesh- shumë në ekrane. Risi e fushatës ishte takimet e vogla, me njerëz të ulur në karrige, takime që në televizione dukeshin gjigante – falë efektit të lenteve. Zhvendosja nga mitingjet e zhurmshme ku debati në media ka qenë ishin 1 mijë apo 100 mijë pjesëmarrjes, tek ekranet është diçka për t’u përshëndetur.
5) Votuesit e transferuar. Në kuadrin e lirisë së lëvizjes, nuk përbën lajm fakti që njerëzit shkojnë dhe regjistrohen për të banuar në cilin qytet të duan. Aq më tepër kur bëhet fjalë për qytete bregdetare. Ajo që të bën përshtypje është se pse numri tyre shkon në qindra e mijëra një muaj para zgjedhjeve?! Dhe gallata më e madhe është: po heton prokuroria?! Çfarë ka këtu për t’u hetuar. Duhet një gjykatës që të marrë një vendim për 2800 votues të transfeuar në Durrës, 250 në Kavaja apo 600 në Vorë.
6) Mijëra flamuj-asnjë program. Në ka një gjë që ta shpif në retorikë zgjedhore është fjalia e mësuar dhe e thënë përmendësh: “Unë kam një program”. Në fakt nuk u pa asnjë program. U panë mijëra flamuj. Mbizotërojnë flamujt e LSI-së, në vend të dytë flamujt e PS-së dhe fushata e PD-së duket më e varfra në 25 vjet, edhe më e varfër se ajo e vitit 1991. Çmim special në këto zgjedhje meritojnë edhe kandidatët me shumë flamuj.
7) Gratë. Një risi është përcaktimi ligjor që 50% e këshillave bashkiake do të jenë me vajza dhe gra. Po ashtu edhe pjesëmarrja në garë për kryebashkiake në Shkodër, Durrës, Burrel, Gjirokastër, Sarandë, Pogradec, Përrenjas etj.., është një kontribut.
8) Liderët fushatë kombëtare! Tonet e kryetarëve të partive të krijuan përshtypjen e fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme! Aty ku shkuan kryetarët, lanë në hije kandidatët, aty ku ishin kandidatët lanë në hije anëtarët e këshillave bashkiakë dhe të gjithë se bashki lanë në hije votuesit! Në këtë fushatë u dëgjua vetëm zëri kryetarëve dhe kandidatëve! Shpresa mbetet të numërohet me korrektësi vota e votuesve!
9) Shitblerja e votës! Për herë të parë në këto zgjedhje pamë një spot elektoral kundër shitblerjes së votës! Spoti u realizua nga LSI! Në rrjete sociale dhe jo vetëm teksti u modifikua: “Mos e shisni votën…te të tjerët”.
10) Dhoma Zgjedhore! Megjithëse janë zgjedhje lokale, ushtria e vëzhguesve ndërkombëtar dhe vendas arrin në mbi 3500! Ushtria jonë, ushtri e NATO-s ka më pak se 3000 ushtarë. Për herë të parë, krahas raportit të arbitrit ndërkombëtar, do të ketë edhe një vlerësim vendor, të Dhomës Zgjedhore (7 organizata vendore me ekspertizë në çështjet zgjedhore po monitorojnë dhe ftojnë qytetarët të denoncojnë çdo parregullsi edhe përmes platformave online si www.zanalt.al,/ SYRI.net
nje nga risite qe kam pare eshte qe partija socialiste ka bere nje fushate me nje kandidat super te mire dhe qe i ka dhene provat dhe kur ishte ne ministri!! me pelqen qe me ne fund po i jepet dore e lire nje kandidati qe ka deshiren te ringrej tiranen me rini !! ne rinija jemi e ardhmja dhe e meritojm te kemi mundesin te tregojm sa vlejm!! erion veliaj je drejtimi i duhur
Risia eshte nje edhe vetem nje. aleanca per shqiperine europina i ofroj gjithe shqiptarve projekte konkrete puna edhe deshiren e saj per ta cuar administrimin e qyteteve ne drejtimin e duhur si e vetmja rruge per te shpetuar shqiptaret nga politika e perbuzjes edhe shpifjes!
fushatat e ktyere zgjedhjve ishin te ndara ne dy:
ne nje krahe kishim Pd qe vetem shpifte mashtronte duke i ofruar shqiptave vetem mashtrime edhe kurr gjera reale por vetem idiotesi per perfitimin e tyre personal.
ne krahun tjeter kemi nje aleance qe po tregon qe puna e atyre ne 18 mua edhe projektet e tyre do ta cojne shqiperine ne drejtimin e duhur.
eshte e sigurt qe qytetareet nee vend te shpifjes sigurisht do zgjedhin drejtimin e duhur per qytetet e tyre!
Dihet qe tashme fushatat duhet te ndryshojne dhe per te ndryushuar duhet qe edhe rregullat te ndryshojne, njerezit jane lodhur me ato fushata ku te gjithe dilnin dhe benin vetem zhurme tashme ka ardhur koha e fushatave per popullin e jo per partine, fokusi duhet te jete gjithmone populli.
Nga 1991 e tutje ka qene epoka e fushatave masive, shume e per lume, pra ka qene koha e sasise, sa me e madhe te jete fushata apo sa me shume njerez te vine ne miting aq me mire eshte, por sot eshte koha e cilesise, duhen njerez pak dhe sakte, pasi te gjithe e dine se tashme cilesia eshte gjeja kryesore qe keron populli.
risi ishte dhe standarti i bashes per te inkriminuarit ku perseri ne kamez kandidon me xhelalin. kjo ishte nje pike shume e forte ku nuk u fol aq sa duhet gjate fushates. me kete mund ti vihet kapaku pd-se. gjithashtu duhet te themi qe debatet i refuzuan dy kandidatet e pd, grida dhe halimi
ne kete zgjedhje lokale partia socialiste ka paraqitur nje model per te patur zili dhe per tu marre shembull si model i perkryer te nje fushate te perkyer si edhe te nje platforma te perkryer!! ajo qe ben me shume pershtypje pozitive, eshte gjuha e moderuar e perdorur edhe perfshirja e grave ne politike. eshte per tu pershendetur qe nje numer i konsiderueshem per kryetar bashkie jane gra te cilat partia socialiste mbeshtet fuqimisht!!
Nje nga risite me te mira te partise socialiste eshte qe edi rama vendosi per kandidat bashkie erion veliaj qe eshte super kandidat, njeri plot energji, plot vullnet dhe deshire per pune,, me ate ne krah te tiranes vendi do ece perpara… me 21 qershor presim nje fitore te madhe ne drejtimin e duhur…
risia me e madhe dhe me e cuditshme eshte se ku merr zemer tradhetari qe shet vendin ,hajduti qe vjedh leket e popullit ,udheheqesi vrases qe vret ne demokraci ,si flasin per dekriminalizim keto felliqesira duke perjashtu veten ,vertet cudi por mos harroni ,hajduti gjithmon cirret ,bertet ; kapeni hajdutin ,
Megjithese jam nje nga komentuesit e hershem te kesaj gazete te nderuar me mandat trevjecar,nuk i njoh 8 komentuesit e mesiperm.Vershimi i nick name te panjohur eshte risi e kesaj fushate dhe tregon sa rendesi i japin agallaret e pushtetit ndikimit te komenteve tek votuesit.Nuk po shoh firmen e brigadjerit te zgjedhur me vote demokratike z.Pellumb Zaimi,as Nastradinin,as Pellazgun,Horrin,por edhe Mark-ukun e perditshem qe ka braktisur post bllokun.