Martesa është një rast i veçantë por edhe universal, në secilën traditë vjen me një listë të gjatë të ritualeve dhe traditave. Në shumë kultura, përgatitjet për dasmën përfshijnë: rezervimi i hapësirës, fustani i martesës, ftesa për mysafirët etj. Por ritualet në vazhdim janë mjaft të çuditshme gjë na rikujton të gjithë neve se sa e shumëllojshme është bota.
Rituali i qarjes, populli Tujia – Kinë
Në popullin Tujia fillojnë të përgatiten për dasmë 30 ditë para ditës së dasmës, këto 30 ditë kalohen duke qarë. Nusja çdo ditë duhet të qajë nga një orë.
Tradita e puthjes – Suedi
Puthje jo vetëm mes çiftit, kjo traditë lejon që secili nga mysafirët mund t’a puthë nusen apo dhëndrin.
Të pështysh nusen – Fisi Massai, Kenia
Me siguri që ky është një nga ritualet më të ccuditshme të fisit Massai në Kenia të Afrikës. Koka e nuses rruhet dhe lyhet me yndyrën e deles, e pastaj pështyhet. E pështyra në shumë vende është gjest përçmimi, por tek Massait e Kenias ky gjest besohet se sjellë fat dhe pasuri.
Tradita Kumbh Vivah – Indi
Kjo traditë e dasmave në Indi aplikohet me bindjen se fatkeqësitë që mund t’i ndodhin çiftit si vdekja, apo edhe probleme të tjera mund të largohen dhe parandalohen me anë të aplikimit të kësaj tradite. Nusja futet në një vend ku martohet me një zot imagjinar, dhe pasi përfundon kjo traditë ajo del jashtë dhe martohet me partnerin e saj.
Rrahja e këmbës së dhëndrit – Kore e Jugut
Ky ritual zhvillohet pas ceremonisë së dasmës, ku dhëndrit i lidhen këmbët dhe goditen me një lloj peshku. Qëllimi i këtij rituali është që të testohet forca dhe durimi i dhëndrit. Gjatë këtij rituali dhëndrit i bëhen pyetje të ndryshme duke testuar njohuritë e tij.
Mbajtja e nuses në shpinë për të kaluar pragun
Ky ritual nuk është i ri, daton shumë shekuj më parë dhe ka origjina të ndryshme. Por besohet se ka filluar në Evropën Mesjetare, ku besohej se nusja më shumë i ekspozohej të këqijave kështu që për t’ju shmangur atyre, dhe mënyra për t’ju shmangur kontaktit me tokën ishte mbajtja në shpinë nga dhëndri.
Vrasja e fantazmave duke u martuar me një kafshë, Indi
Në pjesë të ndryshme të Indisë besohet se fantazmat jetojnë në trupa të njerëzve. E veçanërisht vajzat të cilat lindin me një dhëmb besohet të jenë të pushtuara nga fantazmat, dhe e vetmja mënyrë për të larguar këtë lloj mallkimi është martesa me një kafshë, e pastaj me një njeri.
Ndotja e nuses, Skoci
Ky ritual është një ritual shumë i vjetër në Skoci, dhe është pjesë e një rituali të gjerë të para martesës ku nusja merret në befasi dhe miqtë e saj hedhin mbi të mbeturina të ndryshme dhe e mbulojnë të tërën. Edhe ky ritual ka si qëllim largimin e shpirtrave të këqij nga trupi i nuses.
Grabitja e nuses – Kirgistan
Kjo praktikë ndodhë kur dhëndri pranon përgjigjen e nuses për t’u martuar. Shpeshherë dhëndri shoqërohet nga meshkuj të familjes së tij, ku shkojnë dhe rrëmbejnë nusen për ta sjellë në shtëpinë e dhëndrit dhe e mbyllin në një dhomë. Femrat e shtëpisë shkojnë në dhomë për ta përgatitur për dasmë.
Vallëzimi me para (mysafirët paguajnë që të kërcejnë me nusen)
Ky ritual është i shprehur në kultura dhe tradita të ndryshme, dhe thuhet se ka filluar në Poloni rreth vitit 1990. Gjatë vallëzimeve, mysafirët meshkuj paguajnë që të kërcejnë me nusen, dhe e njëjta ndodhë edhe me mysafirët femra që duan të kërcejnë me dhëndrin

Mesazhi juaj..shum gjera te bukura