10 rregulla që mos të na marrë lumi…

redaktor

Ndërsa së bashku me skuadrën e Rafting më kanë kapur emocionet e përgatitjes për sezonin e ri dhe po i gëzohem reshjeve të shiut që po sjellin këta muaj dhe begatisë që po i vjen ktij vendi e këtyre tokave. Ky gëzim zgjat shumë pak pasi jo më shumë se ditën e dytë të reshjeve, vërshojnë dhe lajmet mbi gjendjen alarmante të brigjeve te lumenjve dhe rrezikut që i kanoset shumë familjeve shqiptare nga përmbytjet.

Vras mendjen se si mes mundësisë për t’i shfrytëzuar lumenjtë për aktivitete argëtuese si rafting, kayaking, peshkim, not, eksplorim, ecje dhe shplodhje me pamjen qetësuese të lumenjve; tradicionalisht në Shqipëri është abuzuar me ta duke i ndotur pa fund, duke shpërdoruar ujin e tyre, duke i ndryshuar rrjedhën dhe shkatërruar ekosistemin. A do arrijmë ndonjëherë të jemi mirënjohës për cfarë kemi?

2
Rafting në Kanionet e Osumit

Të gjithë lumenjtë i ka kapur çmenduria…Dëgjova e lexova këto ditë dhe nuk e kuptova mirë nëse përveç kapriçove të natyrës, kjo është shenjë e mosrespektit ndaj lumenjve apo të mosdijes se ç’janë ata. Kur ne mendojmë për një lumë të “shëndetshëm” krijojmë një imazh të një lumi të bukur, me një rrjedhë të sistemuar, me bimë në brigjet e tij, pa diskutim me shumë peshq dhe kaq…asnjëherë nuk merremi me përmbajtjen dhe funksionin e tij. Ndoshta duhet të rikujtojmë se uji i lumenjve dhe rrjedhave nëntokësore i siguron Shqipërisë pjesën më të madhe të ujit të pijshëm dhe bëhet burim për ushqimin tonë. Dhe në raste të tjera, nëpërmjet shfrytëzimit për aktivitete sportive ujore këta lumenj shndërrohen në pika tërheqëse për shumë turistë, që për komunitetet përreth lumenjve përkthehet në zhvillim ekonomik dhe vende të reja pune.

Problemet e ujit janë tejet të ndërlikuara dhe urgjente. Por sa nga ne kanë bërë diçka për të patur një ndikim sa më të ulët në shpërdorimin e ujit?

3
Federata e Rafting me 1000 të rinj jep mesazhin NE E DUAM LUMIN

Ja cilat janë 10 veprime të thjeshta dhe të lira, që secili prej nesh lehtësisht mund t’i ndjekë:

1. Bëj një aktivitet brenda ose pranë lumit si ecje, peshkim, not, kanotash, çiklizëm etj.Njerëzit i mbrojnë gjërat që u interesojnë!Duke kaluar kohë me të i kupton nevojat dhe rëndësinë e tij;

2. Mbill një pemë! Bimësia e ndihmon rrjedhën e lumenjve.

3. Denonco çdo rast abuzimi pranëautoriteteve kompetente, në rrjetet sociale dhe në media. Sa më shumë denoncime, aq më tepër presion për t’u marrë masa konkrete ndaj kërcënuesve të lumenjve;

4. Kurse energjinë. Në vendin tonë, uji është baza e thuajse çdo burimi energjie;

5. Mblidh dhe shpërnda informacion për lumin më të afërt me vendin ku banon. Burimin nga vjen, të mirat që i sjell komunitetit, rreziqet dhe mundësitë për përmirësim. Informacioni është pushtet!

6. Aktivizohu në grupime/shoqata/nisma në mbrojtje të natyrës dhe mjedisit. Bashkimi bën fuqinë!

7. Bëhu aktiv në mbledhjet e këshillit të bashkive të qytetit tuaj. Është e rëndësishme të ndalohet çdo mundësi për t’i ndotur edhe më shumë lumenjtë, kështu që kujdesuni që kompanitë, individët, pushteti vendor të bëjnë përpjekjet maksimale për ta mbajtur pastër lumin;

8. Bëhu një ambasador i lumenjve dhe mësoji të paktën një fëmijë në komunitetin tënd vlerat e lumit. Të parandalosh ështëgjithmonëmë mirë se të zgjidhësh problemin.

9. Riciklo sepse mbron produktet natyrore ose të paktën bli produkte të ricikluara!

10. Mbështet ata që punojnë për lumenjtë, që i pastrojnë ata, që zhvillojnë iniciativa të qëndrueshme dhe miqësore me lumenjtë.

Nuk mundemi t’i vëmë gjithmonë fajin dikujt tjetër. Lumenjtë e dëmtuar janë një problem që i përket gjithë komunitetit dhe të gjithë duhet të përballemi për të gjetur zgjidhe konkrete dhe reale, që të shpëtojmë lumin dhe veten tonë. Ty që gjete kohën të më lexoje, skuadra e Rafting të sfidon që individualisht ose me miqtë e tu të marrësh një angazhim konkret për lumenjtë, bëj fotografi me një përshkrim të fundit dhe dërgoje tek [email protected].

Me një komision të përbërë nga skuadra e rafting dhe gazeta DITA ne do dhurojmë nga një udhëtim rafting përmuajin mars për 10 fotot më të mira të cilat dokumentojnë veprimet më kuptimplota në mbrojtje të lumenjve.

4
Aktivitet i Federatës së Rafting në Ditën Ndërkombëtare të Veprimit për Lumenjtë

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *