10 shqiptarët më të mëdhenj sipas gazetës zvicerane ‘Blick’

Elton Tafaruci

Nuk është vetëm Nënë Tereza. Ka edhe 10 shqiptarë tjerë që kanë bërë gjëra të mëdha, nis shkrimin suplimenti “Am Abend” i së përditshmes zvicerane.

Gazeta “Blick”, një nga më të lexuarat në Zvicër, ka përmbledhur një listë të 10 shqiptarëve të famshëm, të cilët kanë lënë gjurmë në fusha të ndryshme në gjithë botën. Ajo ka marrë shkas nga shenjtërimi i humanistes shqiptare, Nënë Tereza, që ndodhi një javë më parë në Vatikan.

“Blick” shkruan se, “Shën Tereza nuk është shqiptarja e vetme që duhet ta njihni”.

Kjo gazetë të parin pas Gonxhe Bojaxhiut rendit heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin.

“Skënderbeu ishte një nga mbrojtësit më të mëdhenj të Evropës së krishterë kundër Perandorisë Osmane në shekullin e 15”,- shkruan e përditshmja zvicerane.

Të dytët në listë janë vëllezërit John dhe James Belushi – aktorë të njohur në SHBA. Vëllai i madh John vdiq në vitin 1982, shkruan ‘Blick’, derisa James që vazhdon aktrimin, disa herë ka përsëritur për origjinën e tyre shqiptare.

Rita Ora vjen pas tyre. Për të gazeta në fjalë përmend faktin se ajo ka lindur në Prishtinë, më pas prindërit e saj emigruan në Londër dhe pas disa viteve vajza e tyre u bë e famshme në gjithë botën për hitet e saja “Hot Right Now”, “RIP”, “How we do”, etj.

Action Bronson, emri i vërtetë i të cilit është Arian Asllani, është shqiptari tjetër i famshëm. Sot një reper amerikan, më parë ai ka punuar si kuzhinier.

E pesta radhitet Era Istrefi. ‘Blick’ për Erën shkruan se është gjeni në muzikë. E ardhur nga Kosova, ajo tani krahasohet me emrat më të mëdhenj të muzikës si Rihann dhe Sia.
Pas Erës, natyrisht se në këtë listë nuk mund të mungojë Bebe Rexha.

Sipas të përditshmes zvicerane, nëse ju se keni dëgjuar ende ndonjë këngë të Bebe Rexhes, gjithsesi keni dëgjuar një që ajo e kompozuar – duke aluduar në hitin e krijuar nga shqiptarja, “Monster” të interpretuar nga Eminem dhe Rihanna.

Balerini amerikano-shqiptar, fitues i edicionit të 15-të të ‘Dancing with the Stars’ në SHBA, Tony Davolani, është i shtati në këtë radhitje. Pasur nga një tjetër artiste, shqiptaro-amerikane. Eliza Dushku renditet e 8-ta.

I parafundit ndodhet Patrick Nuo. “Huh, është zviceran”, do të pyesni, shkruan Blick. Por, gazeta shkruan se ai vjen nga Kosova. Nuo, sipas ‘Blick’, albumi i parë ‘Welcome’, i të cilit debutoni në Top 20-të në Gjeramni e Zvicër, prej disa vitesh jeton në Los Angeles, pas sukseseve si kantautor dhe anëtar i jurisë në ‘DSDS’.

E listën e përmbyllin, talentet e futbollit Behrami, Shaqiri, Xhaka & Co. (etj.), që edhe pse me prejardhje shqiptare, gazeta zviceriane i quan “Futbollistët tanë”.

Ndonëse ata e përmbyllin listën, si të 10’it shqiptarë që bënë gjera të mëdha, ‘Blick’ i falënderon ata për angazhimin e tyre në përfaqësuesen e Zvicrës në futboll – që së fundi ishin edhe pjesë e ‘Euro 2016’.

Share This Article
3 Comments
  • Une mendoj se gazeta nuk ka permendur kryesorin: Enver Hoxhen, te cilin asnje armik nuk mundi ta mposhte dot. Megjithese diktator, ai beri qe Shqiperia te njihej , madje dhe te adhurohej shume, pavaresisht regjimit qe u instalua, Kete emer, gazeta e ka menjanuar me kujdes, pasi, perndryshe do etiketohej si perkrahese e komunizmit, megjithese ai ngeli nje utopi per shqiptaret. Disa prej emrave te cituar me lart, jam i sigurte qe pjesa me e madhe e shqiptareve, as i ka degjuar ndonjehere! Ky ishte mendimi im!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *